Shkruan: Jusuf ZIMERI
Mbaj mend se dikur kur isha i vogël si fëmijë gjatë stinës së dimrit në fshatin tim nuk kishim shumë mjete për të luajtur, por të gjitha që ishin vetëm të natyrshme, andaj edhe loja jonë kishte karaker dhe shumë e natyrshmëri. Gjatë dimrit shtohej hareja kur binte borë, sepse rrëshqitnim me najllonë dhe saja e ski që i ndërtonim vetë me tela edhe pse nuk ksihim dorza sërish ndo ndërtonim edhe ndonjë gogol, e për të marrë formën më të mirë në kokë i vëndonim edhe nga në gogozhare.
Sot në mungesë të borës, gogolat janë shndrëruar në gogolesha artficialë me një kaçirubë në kokë, me një kaçule nga leshi i bardhë dhe me gogishte në këmbë, e në mungesë të gogozhareve i mbështjellim me xixa vizëlluese që të ndalin jo vetëm shikimin por edhe frymëmarrjen.
Nejse, dallimi mes të atëhershmes dhe të sotit fshehet në faktin se ne dikur këto dordulecë i ndërtonim për rekreacione, jo për të simbolizuar diçka, kurse sot ato janë bërë si pjesë e pa ndashme e krenarisë së identitetit tonë të rrejshëm, që gjithnjë po ndërtohet mbi parimin e hipokrizisë. Janë bërë pjesë e gëzimit familjar me rastin e krishtlindjeve dhe festave të vitit të ri që simbolizon vetëm paganizmin e asgjë më shumë. Ky lloj i ndërtimit të identitetit tonë të rrejshëm mbi parimin e hipokrizisë, i ngjanë shembullit banal të gomarit i cili ëndërronte zgjuar derisa ujku e coptonte prapanicën e tij.
Dëshmi e kësaj që po e them janë dritat me shumë ngjyra nëpër ballkanët e shtëpive, dekorimi i pemëve të krishtlindjeve par dyerve të hyrjes dhe nëpër sallonet e luksoze që janë simbolikë e lindjes dhe vdekjes si dhe, qirinjtë që vehen mbi pemën që simbolizojnë shpirtin. Kurse dhuratat që na i sjellë Gogolesha pa gogozhare për fëmijët tanë, janë simbolikë që dhuroheshin nga zoti i dionisit – zoti i fetsimeve te grekët e vjetër, apo zotit otragatis te skandinavët e vjetër.
Dimensioni i freskisë shpirtërore arrihet përmes pijeve të serta nën zhurmën e pa kontrolluar të muzikës pa aromë dhe shije, kurse kulkminacioni i çmendurisë arrihet me humbjen e vetëdijes së përkohshme, e krejt kjo bëhet me qëllim që të harrohen brengat e të kaluarës, dhe të fillojmë të ardhmen me lumturi edhe pse pa mend. Këto akte janë akte më të larta të patriotizmit, sepse sagllam aty nga fillimi i ahengut, derisa kanë pak mendë fillohet me naj këngë patriotike, dhe kështu në emër të kombit dhe pse jo edhe të dëshmorëve të kombit të mos festojmë, pse të mos humbim vetëdijen për ta, kur ata kanë dhënë jetën që ne të këndojmë, etj,etj e ska lidhje pse fëmijët e tyre kanë rënë në gjumë pa ngrënë darkë, për shkak të varfërisë!!
Edhe reklamat “falas” nëpër mediume për pritjen e festave të krishtlindjeve dhe vitit të ri, të gjitha këto janë në emër të patriotizmit kombëtar, por, cilit komb, ska rëndësi, me rëndësi që dikush i mbush xhepat. Meqë Gogoleshat, nana-baba-dimrat, pemët e dekoruara, shpërndarja e dhuratave nga (nana)baba-dimri, kanë të bëjnë me paganizmit, atëherë këto besëtytni dhe mitologji cilit komb apo cilës fe i shërbejnë?!!. Paganizmi është besim në shumë hyjni dhe në shumë zota, si psh. besimi në tokën, në diellin, në erën, në drurin, në yjet, në dielli, në lopën, në viçin, në gjarprin etj etj, dhe nëse dikush është përcaktuar për këtë besim, atëherë s’ka asnjë problem, por sëpaku le të bëhet pagan i mirë, dhe pas tërë ceremonisë së kësaj nate, në fund le të shkojë dhe le ti përluet viçit e lopës që t’ia falë mëkatet e vitit të shkuar dhe ta bekojë që vitin e ardhshmëm të jetë fatlumë??? Zaten këtë punë nuk mund ta bëjë askush derisa ka mendët në kokë, e kur t’i fluturojnë mendët, qoftë edhe nga alkooli, sagllam ka mundësi dhe arsye ta bëjë edhe këtë veprim!
Nejse, mos ti hiperbolizoj sendet, se ne edhe pas tërë kësaj që e bëjmë me këtë rast jemi musliman, dhe askush ska të drejtë të na akuzoj se nuk jemi musliman!!! Ky ishte motivi që më detyroj të them në fillim se po e ndërojmë identitetin tonë të rrejshëm mbi parimin e hipokrizisë, sepse deklarojmë diçka tjetër, e veprojmë diçka tjetër.
Ku ta di unë, ndoshta kam ngelur pak fanatik, sepse kështu më quajti një patriot i këtij lloji, por ja që edhe fanatizmi është pasuri e imja dhe unë krenohem me të, ngase nuk e kam ndërmend të integrohem. Të Integrohem hë hë ! Ku të integrohem, nga bota e realitetit në botën e ëndrrave!!! Të integrohem në botën e artit, kulturës, cilivilizimit dhe emancipimit? Një artiste e jona pra me emër shqiptare –muslimane në një emsion ku flitej për integrimin, cilivilizimin, dashurinë, prostitucionin, emancipimin etj, tha kështu: po citoj: “Edhe pse deri më tani kam pasur kontakte seksuale me mbi 50 meshkuj, nuk ndihem protitutkë !!!!!!!!, po pra, ajo është e ndershme, ku ta di ndoshta nënat tona të pa civilizuara, të prapambetura me një jetë të ndershme bashkëshortore e familjare paskan qenë protituta. Më falni Nënë!
Të integrohem në stilin e kësaj jete??? Jo asnjë herë. Pra të bëshë veprime të ndaluara islamikisht (HARAME) dhe mëkate të mëdha, dhe të ngelësh edhe më tutje musliman (i mirë), është identike me artisten e emancipuar që ka mbajtur marrëdhënie me mbi 50 meshkuj, por nuk është prostitutë.