Autor: Jusuf ZIMERI
Sipas parimeve të përgjithshme të jurisprudencës islame, të gjitha format e adhurimeve për nga forma dhe mënyra e zbatimit të tyre kryesisht ndahen në tre lloje që janë;
a. Adhurimet që kryerja e tyre ka karakter trupor – fizik, siç janë namazi dhe agjërimi, në këto lloje të ibadetit dijetarët islam janë unik se nuk lejohet zëvendësimi, sepse qëllimi i këtij ibadeti është ndjeshmëria dhe lodhja fizike e kjo nuk arrihet me zëvendësim.
b. Adhurimet që kryerja e tyre ka karakter të pastër ekonomik siç janë dhënia e zeqatit, kefareteve, kurbaneve, sadekave të ndryshme etj, dhe juristët islam janë unik në mendimet e tyre se zëvendësimi është i lejuar islamikisht në këto lloje të ibadeteve, sepse qëllimi i tyre është dobia e tjerëve, andaj me zëvendësim arrihet ky qëllim.
c. Adhurime të cilat në kryerjen e tyre kombinohet elementi trupor fizik dhe ai ekonomik, siç është haxh-xhi, andaj edhe në kryerjen e këtij lloji të ibadetit lejohet zëvendësimi por me kushte të veçanta që do të përmenden më pas.
Sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, personi të cilit i është bërë obligim (farz) haxh-xhi porse për zbatimin e tij praktik nuk ka mundësi fizike për shkak të sëmundjes apo pleqësisë e ndoshta edhe vdekjes së tij, lejohet kryerja e haxhit për te nga dikush tjetër, pra të bëhet zëvendësimi. Nga kjo nënkuptohet se zëvendësimi lejohet vetëm në rastet e pamundësisë së zbatimit personalisht, kurse në rastet e mundësisë nuk lejohet zëvendësimi. Pra që kryerja e haxhit të zëvendësohet me dikë tjetër kushtëzohet me pamundësinë që zgjatë deri në vdekje, dhe zëvendësimi për haxh-xh pas vdekjes i bazuar në testament.
Nga kjo që u tha deri tani nënkuptohet se haxhi bedel sipas fukahave hanefij mund të bëhet për personin i cili jeton dhe i ka plotësuar kushtet e obligueshmëris së haxh-xhit por nuk i plotëson kushtet e zbatimit të haxhit, që nënkupton se haxhi për te është farz, por zbatimin nuk mund ta përballoj, ose për personin i cili haxhi e ka pasur obligim – farz porse ka vdekur para se ta kryejë këtë obligim.
Argument për lejimin e zëvendësimit të haxhit nga dikush tjetër që në terminologjinë e sheriatit njihet me termin Haxh-xhi Bedel është hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme që e transmeton Abdullah Ibni Abasi r.a. ku thotë:
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ جَاءَتِ امْرَأَةٌ مِنْ خَثْعَمَ عَامَ حَجَّةِ الْوَدَاعِ قَالَتْ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنَّ فَرِيضَةَ اللَّهِ عَلَى عِبَادِهِ فِي الْحَجِّ أَدْرَكَتْ أَبِي شَيْخًا كَبِيرًا لَا يَسْتَطِيعُ أَنْ يَسْتَوِيَ عَلَى الرَّاحِلَةِ فَهَلْ يَقْضِي عَنْهُ أَنْ أَحُجَّ عَنْهُ قَالَ نَعَمْ
“Erdhi një grua nga Hashami te i dërguari i All-llahut xh.sh. dhe i tha :O i dërguari i All-llahut vërtetë të atin tim e kishte nxënë obligimi i All-llahut xh.sh. Haxhi në moshën e vjetër, dhe nuk ka mundësi të rrinë në shpinën e devesë a mund që të kompensohet për te, të bëjë haxhin për te ? Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme tha :Po. Kjo ishte në haxhin e lamtumirës.”[1]
Poashtu hadithi tjetër i transmetuar nga Ibni Abasi r.a. thotë
عَنِ ا بْنِ عَبَّاسٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا أَنَّ امْرَأَةً مِنْ جُهَيْنَةَ جَاءَتْ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَتْ إِنَّ أُمِّي نَذَرَتْ أَنْ تَحُجَّ فَلَمْ تَحُجَّ حَتَّى مَاتَتْ أَفَأَحُجُّ عَنْهَا قَالَ نَعَمْ حُجِّي عَنْهَا أَرَأَيْتِ لَوْ كَانَ عَلَى أُمِّكِ دَيْنٌ أَكُنْتِ قَاضِيَةً اقْضُوا اللَّهَ فَاللَّهُ أَحَقُّ بِالْوَفَاءِ
“ Kishte ardhur një grua te Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nga Xhuhejni dhe i tha :”Vërtetë nëna ime kishte premtuar që ta bënë haxhin, por nuk e bëri haxhin deerisa vdiq, a mundë që ta bëjë haxhin për te ? Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha :”Bëre haxhin për te, si e shihni sikur nëna juaj të ketë pasur borxh a do ta kishit kryer-plotësuar atë, atëherë borxhi i All-llahut është më prioritar për plotësim.[2]
Këto hadithe të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme në mënyrë të qartë na bëjnë me dije se kryerja e haxh-xhit për të tjerët pavarësisht se bëhet fjalë të moshuarin në moshë që nuk ka mundësi udhëtimi apo edhe për të vdekurin është veprim i lejuar sipas normave islame.
Kushtet e haxhit bedel
Dijetarët – fukahat e medhhebit hanefij për lejimin e haxh-xhit bedel që ai të jetë i vlefshëm dhe të arrij frytin e tij përveç kushteve primare për çdo adhurim që janë Islami, mosha-puberteti dhe mendja, për haxhi bedel kanë kushtëzuar disa kushte shtesë që janë:
– Vdekja e personit për të cilin shkohet në haxh para se ta kryen haxhin.
– Personi i cili e autorizon tjetrin për kryerjen e haxh-xhit, duhet që vërtetë të jetë i pa mundur për kryerjen e haxh-xhit, sepse po qe se ai ka mundësi vetë për kryerjen e tij, atëherë haxh-xhi i bedelit është i pavlefshëm. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve islam, me përjashtim të Malikive të cilët në asnjë mënyrë nuk lejojnë haxhi bedel për personin i cili është i gallë.
– Nijeti i haxh-xhit nga i autorizuari (bedeli) të bëhet për personin të cilin e zëvendëson, sepse i autorizuari (bedeli) haxhi e kryen për tjetrin e jo për veti, andaj patjetër duhet theksur” e bëra nijet haxhi për filanin” Ajo që më së paku plotëson kushtin në këtë rast është nijeti zemërorë.
– Pamundësia e kryerjes së haxh-xhit duhet të vazhdojë deri në vdekje, sepse nëse evitohet pamundësia dhe kthehet në gjendje të rëndomtë, atëherë haxh-xhi bedel është i pa vlefshëm dhe ai personalisht duhet ta kryej haxhi.
– Personi i cili e autorizon tjetrin për kryerjen e haxh-xhit në vend të tij, duhet ta ketë obligim haxhi, sepse po nuk e pati haxhi obligim, haxh-xhi bedel nuk konsiderohet i vlefshëm. Nga kjo nënkuptohet se nëse një njeri i cili nuk ka pasuri të mjaftueshme dhe haxhi nuk e ka obligim porse e autorizon dikë për kryerjen e haxh-xhit bedel, kurse më vonë vjen deri te pasuria, haxh-xhi bedel konsiderohet i pa vlefshëm dhe ky duhet përsëritur haxhi.
– Të gjitha shpenzimet apo shumica e tyre që i bënë bedeli për kryerjen e haxh-xhit duhet të jenë nga pasuria e atij që e autorizon me haxh-xh bedel, me përjashtim kur trashëgimtari nga vet pasuria e tij në mënyrë vullnetare shpenzon për atë që nga ai ka trashëguar. Nëse haxh-xhi bedel kryhet në bazë të testamentit – vasietit nga i vdekuri, dhe për te ka përcaktuar pasuri dhe vendin prej ku duhet ti kryhet haxh-xhi, atëherë veprohet sipas testamentit, e nëse në testament nuk ka përcaktuar asgjë as për pasurinë e as për vendin, haxhi duhet ti kryhet nga vendi i të vdekurit dhe nga 1/3 e pasurisë së tij, ose nga vendi prej ku mjafton pasuria e tij për ta kryer haxhin. Nga kjo nënkuptohet se për haxhin bedel që është farz, ai duhet të kryhet nga vendi që i është bërë farz e jo nga ndonjë vend tjetër, duke u bazuar në analogjinë – Kijasin me namazin.
– Personi i cili autorizohet me kryerjen e haxh-xhit bedel, duhet që haxhi ta kryej personalisht dhe nuk posedon të drejtën që për kryerjen e këtij haxh-xhi të autorizoj dikë tjetër, me përjashtim nëse për këtë e lejon autorizuesi. Në rastin e parë nëse i autorizuari pa lejen e autorizuesit e obligon dikë tjetër për kryerjen e këtij haxh-xhi, ky haxh-xh është i pa vlefshëm, kurse i autorizuesi bartë përgjegjësi fetare dhe morale si dhe pasojat materiale duke kompensuar harxhimet për autorizuesin e parë.
– Personi i cili autorizohet të kryej haxhin bedel, duhet të ketë kryer haxhi e tij për vete, ngase nuk lejohet të shkohet për tjetrin në haxh-xh nëse ate nuk e ka kryer për vete. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve islam, i cili mbështetet në hadithin e transmetuar nga Ibni Abasi r.a. ku thotë:
عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَمِعَ رَجُلًا يَقُولُ لَبَّيْكَ عَنْ شُبْرُمَةَ قَالَ مَنْ شُبْرُمَةُ قَالَ أَخٌ لِي أَوْ قَرِيبٌ لِي قَالَ حَجَجْتَ عَنْ نَفْسِكَ قَالَ لَا قَالَ حُجَّ عَنْ نَفْسِكَ ثُمَّ حُجَّ عَنْ شُبْرُمَةَ
Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e kishte dëgjuar njërin duke thënë “Lebejke an Shubrume” Pejgamberi e pyeti: Kush është Shubrume ? Ai iu përgjigj: Një vëlla i imi. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha: a e ke bërë haxhi për vete ? Tha jo. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha: Bëre haxhi për vete, e pastaj për Shubrumen. [3]
Në këtë çështje distancohen dijetarët e medhhebit hanefij të cilët lejuan shkuarjen në haxh-xh për tjetrin pa e kryer këtë obligim për vete, porse ky veprim është i urrejtur (Mekruhi tahrimen). Dijetarët hanefij mendimin e tyre e ndërtojnë në përgjithshmërinë e hadithit të Hath’amit sepse Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i kishte thënë: Bëre haxhi për babanë tënd, pa e pyetur se ajo kishte bërë haxhi për vete apo jo. Megjithatë edhe dijetarët hanefij këtë veprim nuk e preferuan, porse këtë veprim e lejuan me urrejte të rëndë duke e afruan shumë afër haramit.
– I autorizuari për haxhi bedel, është i detyruar të kryej atë lloj të haxh-xhit me të cilin është autorizuar, andaj nëse është autorizuar të kryej haxhi Ifrad duhet të veproj sipas autorizimit, sepse nëse ai ka autorizim për ifrad dhe e bënë nijet për haxhi Temet-tu ose Kiran, ky haxh-xh sipas Ebu Hanifes është i pa vlefshëm dhe i autorizuari obligohet të kompensoj shpenzimet, sepse nuk i është përmbajtur porosis së autorizuesit. Megjithatë sipas mendimit të dy nxënësve të Ebu Hanifes, Imam Ebu Jusufit dhe Imam Muhammedit ky haxh-xh është i vlefshëm sepse vërtetë i autorizuari ka ndryshuar porosinë por ndryshimi është bërë në të mirë, andaj edhe haxh-xhi është i vlefshëm.
Me qenë se haxh-xhi bedel, kryhet për tjetrin e jo për vete, atëherë i autorizuari për kryerjen e këtij haxh-xhi duhet në përpikshmëri ti përmbahet porosisë nga i cili autorizohet dhe nuk guxon të ndryshojë porosinë sepse po nuk iu përmbajt porosisë atëherë bartë përgjegjësinë morale dhe fetare si dhe pasojat materiale. Nga kjo nënkuptohet se personi i dëshiron të autorizoj dikë për kryerjen e haxh-xhit bedel, duhet të jetë vigjilent dhe të zgjedh personin i cili mirë i dinë rregullat dhe dispozitat e haxh-xhit bedel, të jetë i sinqertë dhe të dinë rolin dhe rëndësinë e përgjegjësisë. Këto çështje dijetarët islam i kanë elaboruar dhe shkoqitur në detaje, andaj edhe duhet përmbajtur këtyre rregullave.
– I autorizuari për haxhi bedel, duhet të bëjë nijet vetëm për një haxh-xh, pra nuk guxon të ketë më shumë se një bedel, andaj nëse një person autorizohet nga dy persona për kryerjen e haxh-xhit dhe i njëjti bënë nijetin për të dy, haxh-xhi i tyre është i prishur kurse i autorizuari patjetër duhet të bartë përgjegjësi dhe pasojat materiale duke ua kompensuar të dyve shpenzimet e haxh-xhit.
– Nëse haxh-xhiu që shkon bedel për tjetrin, gjatë haxh-xhit kryen ndonjë veprim që e prishë haxhi tërësisht, atëherë barra e përgjegjësisë bie mbi personin e autorizuar dhe i njëjti ka për obligim që shpenzimet ti kompensoj autorizuesit në mënyrë që ai të ketë mundësit a përsërisë atë. Gjykohet kështu ngase i autorizuari është autorizuar të kryej haxhi e plotë, e jo haxh-xh të prishur. Në anën tjetër nëse haxh-xhiu bedel bënë ndonjë veprim që dëmton haxhi dhe për përmirësimin e haxh-xhit, duhet therrë kurban apo ndonjë kefaret tjetër, bedeli është ai i cili kefaretet apo shpenzimet i bartë nga pasuria e tij.
– Që edhe urdhëruesi edhe i urdhëruari të jenë mysliman, psiqikisht të shëndoshë. Mirëpo nëse ka obliguar ndonjë person e pastaj është sëmurë psiqikisht lejohet për të që të bëhet haxhi.
Haxhi sarure
Me shprehjen Sarure në terminologjinë e Sheriatit Islam nënkuptojmë haxhin bedel i personit i cili nuk ka bërë haxhin për vete.
Sipas dijetarëve të medhhebit Hanefij lejohet haxhi bedel i personit i cili nuk ka bërë haxhin për vete por është Mekruhi Tahrimen.. Këtë e arsyetojnë nga universalja e hadithit të lartpërmendur. Të këtij mendimi janë edhe dijetarët e medhhebuit Malikij.Kurse sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit Shafiij dhe Hambelij nuk lejohet haxhi për tjetrin pa e kryer për veti .
[1] Buhariu
[2] Buhariu
[3] Ebu Davudi