Ebu Mudhafer Jusuf b. Kozoogli b. Abdullah Et-turki el Auvfij el Bagdadi imam ebul Ferexh b. El Xhevziju[1] . Kishte lindur në Bagdad, kurse mësimet i kishte marr nga gjyshi i tij Abdulmen’am b. Tajib dhe nga ebul El Jemen el Kindiu dhe disa të tjerë. Pas një kohe kishte emigruar nga Bagdadi për në Damask ku u vendos dhe atje vdiq. Ishte dijetar i mirë, i urtë dhe shumë i sjellshëm. Gjatë luftërave të kryqëzatave gjithnjë apelonte në xhihad, kurse edhe vet ai personalisht kishte marrë pjesë në formacionet ushtarake në qytetin e Nablusit. Veprat e tija më të njohura janë: “Meratu Ez-zeman fi fejatil fudala vel eajan” shpjegim i veprës së Shejbanit “Xhamiul kebir”. Pastaj vepra “Kenzul muluk fi kejfijeti es-suluk”, pastaj “El-levami fi ehadithil muhtesar vel xhami” “tefsirul Kur’an”, “Menakib ebi Hanife”. Vdiq në Damask në moshën 73 vjeçare.
[1] . Mevsuatu islamije el mujesere 6/1259