xxx-938 = xxx-1531
Muhamed b. Omer b. Hamza Muhjudin, dijetar dhe fikhist i pushtetit osman . Ka lindur në Antaki të Turqis dhe atje ishte shkolluar, porse në kërkim të diturisë kishte vizituar shumë vende. Kishte udhëtuar në Egjipt dhe në takim me sultanin Kajtabaj në Egjipt dhe për te kishte shkruar një vepër të quajtur “En-nihaje” nga lëmia e fikhut.

Pastaj sërish udhëton në Turqi ku kishte shkruar veprën “Tehdhibu esh-shemail” nga biografia e pejgamberit a.s.. Më pas kishte udhëtuar në Halep dhe atje kishte qëndruar tetë vite. Nga halepi ishte kthyer në Rumeli dhe kishte shkruar veprën “el gazvu” dhe “Fedailul xhihadi”. Më vonë ishte shpërngulur në Brusë dhe atje kishte vdekur.

Shkrime të ngjashme