Jusuf ZIMERI
Imam Ebu Jusufi rrjedh nga një familje e varfër, andaj prindi i tij për shkaqe materiale Ebu Jusufin e kishte ndaluar nga mësimi te Ebu Hanifja dhe çdo ditë e çonte në treg për të fituar diçka, andaj sa herë që mungonte nga mësimi, Ebu Hanifja e qortonte, si mësuesi nxënësin. Një ditë prej ditësh, Ebu Jusufi u ankua te mësuesi i tij Ebu Hanifja, se prindi i tij për shkak të varfërisë po e dërgon në treg dhe po e pengon nga mësimi.
Ebu Hanifja, ia thirri prindin në bisedë dhe e pyeti: Sa fiton biri i juaj në ditë nga tregu ?
Prindi i Ebu Jusufit tha : Fiton 2 dirhem
Ebu Hanifja tha: Unë do t’ia japë nga 2 dirhem çdo ditë, vetëm mos e pengo nga mësimi (sepse ai kishte vërejtur zgjuarsinë e Ebu Jusufit).
Kjo bujari e Ebu Hanifes i mundësoi Ebu Jusufit të jetë i rregullt në mësimet e tij te Ebu Hanifja.
Mirëpo pas një kohe, kur Ebu Jusufi vërtetë kishte fituar dituri të shumta, për fat të keqë e godet një sëmundje e rëndë, dhe si pasojë e kësaj sëmundje, u detyrua ta ndalë prezencën e tij në mexhlisin e Ebu Hanifes.
Pas disa ditëve Mësuesi i tij, Ebu Hanifja, kishte shkuar në shtëpinë e Ebu Jusufit për ta vizituar si të sëmurë. Kur e pa në atë gjendje të rëndë nxënësin e tij që e donte shumë, u frikua se do të vdesë dhe shumë u dëshpërua. Doli nga shtëpia e tij ashtu i dëshpëruar dhe duke ecur në mendime i mërzitur tha: Ah Ebu Jusuf, unë kisha shpresë që ti të më zëvendësosh para njerëzve me diturinë tënde. Kështu Ebu Hanifja i dëshpëruar u kthye te nxënësit e tij.
Mirëpo, dëshira e Allahut ishte që Ebu Jusufi shpejt të shërohet, u ngrit nga shtrati, u pastrua dhe u bë gati të shkojë te mësuesi i tij për të vazhduar mësimet.
Njerëzit kur e panë e pyetën: Ku po shkon e Ebu Jusuf ?
Ebu Jusufi tha: Në mësim te mësuesi im, Ebu hafifja !
I thanë: A edhe më tutje do të kërkosh dituri ? Ti tani je bërë dijetar. A nuk ke dëgjuar çfarë ka thënë Ebu Hanifja për ty ??!!
Ebu Jusufi i mahnitur tha: Çfarë ka thënë ?
Njerëzit i thanë: Ai ka thënë: unë kisha shpresë që ti të më zëvendësosh para njerëzve me diturinë tënde. Kjo nënkupton se ti ke arritur nivelin e Ebu Hanifes, andaj nëse vdes hoxha i juaj, ju do ta zëvendësonit !
Këto, fjalë sikur i pëlqyen Ebu Jusufit, dhe sikur filloj ta vlerësoj veten e tij. Andaj shkoi në Xhami dhe atje nuk shkoi te mësuesi i tij, por filloi që në një mexhlis tjetër të mësojë nxënës i pa varur nga Ebu Hanifja. Ebu Hanifja kur e pa këtë mexhlis pyeti: Mexhlis i kujt është ky ?! I thanë: ky është mexhlisi i Ebu Jusufit !
Ebu hafifja tha. Qenka shëruar nga sëmundja ?! I thanë Po.
Ebu hafifja: Dhe nuk erdhi në mexhlisin tonë ?!!! I Thanë të pranishmit. Njerëzit i kanë treguar se çka ke thënë për te, andaj u pavarësua nga ju dhe filloi që ky vetë ti mësojë njerëzit dhe të japë feta !
Ebu Hanifja u thellua në mendime si ta zgjidhë këtë problem, me qëllim të mos i ndahet mexhlisi sepse bashkimi është simbol i forcës. Pas pak gjeti zgjidhjen. I tha njërit nga nxënësve të tij: Shko te mexhlisi i Ebu Jusufit, dhe pyete për një pyetje. Ia mësoi pyetjen dhe i tha: Nëse të përgjigjet me po, thuaj përgjigja është gabim, e nëse të përgjigjet me jo, sërish thuaj përgjigja është gabim.
Nxënësi shkoi te mexhlsi i Ebu Jusufit, dhe pas disa çasteve i tha: I Nderuari hoxhë, a mundet një pyetje ? Ebu Jusufi i tha: Urdhëro.
Nxënësi: Një njeri i kishte dërguar pantallonat e tij te rrobaqepësi për ti shkurtuar, por kur shkoi pas disa ditëve për ti marrë, rrobaqepësi kontestoi se ka marrë pantallona nga ai. Njeriu lajmëroi policinë e ata erdhën kontrolluan dyqanin e tij dhe i gjetën pantolonat ishin të shkurtuara: Në këtë rast, pyetja është: pronari i pantolonave, a duhet të paguaj rrobaqepësin për punën e bërë ?
Ebu Jusufi pa u menduar shumë tha: Po duhet të paguaj, pasi që e ka bërë punën, pra i ka shkurtuar pantolonat…
Nxënësi tha: E ke gabim !!
U mahnit Ebu Jusufi, u mendua pak më thellë dhe tha: Jo, nuk duhet paguar, nuk meriton pagesë rrobaqepësi !
Nxënësi tha: E ke gabim !
Ebu Jusufi ra në hall, i mahnitur e pyeti: Për Zotin më trego, kush të ka dërguar me këtë pyetje ?
Nxënësi tha: Hoxha, Ebu Hanifja !
Atëherël u ngrit Ebu Jusufi dhe bashkë me nxënësit e tij shkuan te mexhlisi i Imam Ebu Hanifes dhe iu bashkëngjiten atij. Ebu Jusufi u ul në gjunjë para Ebu Hanifes dhe i tha: Një pyetje Hoxhë i nderuar ! Ai u bë kinse nuk e dëgjoi. Ebu Jusufi plot me edukatë iu lut të parashtroj një pyetjen Ebu Hanifes.
Ebu Hanifja i tha: Cila është pyetja juaj ?
Ebu Jusufi tha: Ti e din!
Ebu Hanifja i tha: Çështja e rrobaqepësit me pantallonat ?
Ebu Jusufi tha: Po, ajo është !
Ebu Hanifja tha: Shko përgjigju, a nuk je hoxhë ??!!
Ebu Jusufi me një edukatë të lartë tha: O Hoxhë ti …. Andaj Ebu Hanifja nuk voni dhe i dha përgjigjen çështjes duke i thënë:
Duhet shikuar në prerjen e pantolonave që i shkurtuar rrobaqepësi, nëse shkurtimi i tyre është bërë sipas trupit të pronarit, kjo nënkupton se ai i ka shkurtuar për te dhe ka kryer punën e vet, e nëse shkurtimi është bërë me trupin e rrobaqepësit, atëherë nënkuptohet se i ka shkurtuar për veti dhe punën e ka bërë për veti. Andaj në rastin e parë duhet të paguhet rrobaqepësi. Kurse në të dytin jo.
Ebu Jusufi u ngrit në këmbë dhe puthi Ebu Hanifen në kokë, dhe më kurrë nuk u nda nga mexhlisi i tij deri në vdekjen e mësuesit të tij .