Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Xha’fer Ahmed ibën Muhammed ibën Selame ibën Seleme ibën Abdul Melik El Ezdi Et Tahavi[1]. El-Ezdi është emër fisi të mirënjohur nga Kahtani. Nofkën Et Tahavi e ka fituar nga fshati Et Taha në krahinën Said të Egjiptit. Ai ishte Imami, Muhadith, Fekih, dhe dijetar i nderuar.  Babai i tij ishte një nga dijetarët prej të cilëve përfitoi shumë. Mësuesi i dytë ishte daja i tij Imam Ismail ibën Jahja El Muzeni.(vdiq në vitin 264). El Muzeni ishte një nga dijetarët më të ditur prej shokëve të Imam Muhammed ibën Idris Esh Shafiut. Edhe nëna e tij ishte nga dijetaret e fikhut dhe hadithit. I prirë gjithnjë të hulumtoj, ishte i dhënë shumë pas literaturës, e kjo gjë e nxiti që t’i konsulton librat e medhhebit hanefij dhe të shqyrton bazat e tij dhe degëzimin e çështjeve prej tyre. Kur njohuritë e tij mbi medhhebin hanefij u plotësuan ai u bë një nga përfaqësuesit e kësaj shkolle juridike, gjë kjo e cila nuk donë të thotë se ishte bërë pasues i verbër i saj.

Për sa i përket shkrimeve të tij ato janë dëshmi për hulumtimin e tij, verifikimet që i bën dhe përpunim të mirë të temës që e shqyrton. Midis shkrimeve të tij është “El Akide Et Tahavije”, gjithashtu libri i tij “Me’ani El Athar” i cili është një libër në të cilin ai prezanton kapituj të fikhut, mendimet e dijetarëve dhe argumentet e tyre dhe i përmend analizën e argumenteve të tyre. Tahaviu pas veti la shumë libra të mëdhenj, përafësisht 40 libra të ndryshëm midis të cilëve janë: “Sunan Esh Shafi’ij, Mushkil El Athar, Ahkamul Kur’an, El-Muhtesar, Sherh El Xhami’il Kebir, Sherh El Xhami’is Sagir, Esh Shurut, Nevadir El Fikhije, Er Redd ala Ebi Ubejd, Er Redd ala ‘Isa ibën Eban dhe vepra tjera të dobishme.

Si imam Tahaviu kishte qenë erudit dhe dijetar i kohës së tij, krahas veprave të tija që mjaftojnë për dëshmi të dituris slë tij, për palodhshmërin e tij në studime dhe dituri dëshmuan edhe shumë dijetarë eminent e që ne do të mjaftonte të përmendim vetëm e Imam Dhehebiun[2] i cili ka thënë: imam Tahaviu ishte: Fekihu, muhadithi, hafidhi, një nga njerëzit më me reputacion, i besueshmi i dituri në fikh dhe i mençuri.  Imam Tahavi ka vdekur në vitin 321h dhe është varrosur në varrezat Karafe në Egjipt.



[1] . Mula Alij Sultan Muhamed el Karij, Sherh fikhul ekber li ebi Hanife En-Nu’man, f.37. Abdulganij el Gunejmi el Midani, El-lubab fi sherhil kitab, f. 12.- Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti, – Ismail pasha el Bagdadi, hedijetul arifin.

[2]. Imam Dhehebiu, Et-tarihul kebir.

Shkrime të ngjashme