Kur bëhet obligim namazi dhe detyrimi i fëmijëve për të

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, kur bëhet obligim namazi dhe kur duhet detyruar fëmijët që të falin namaz?

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, që namazi të jetë obligim është puberteti, që nënkupton se fëmija para moshës së pubertetit nuk ka e ka obligim (farz) faljen e namazit dhe ibadeteve të tjera. Sa i përket namazit të fëmijës, prindi ka për obligim që atij t’ia mësojë mënyrë praktike për faljen e namazit dhe atë prej moshës shtatë vjeçare, kurse prej moshës dhjetë vjeçare lejohet edhe kërcënimi duke përdorë rrahjen por jo ta dëmtojë. Tërë kjo mbështetet në hadithin e Pejgamberit a.s., në të cilin thuhet: „Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin prej moshës shtatë vjeçare, kurse kur t’i mbushin të dhjetat edhe sanksiononi, dhe ndani ata kur të flejnë”. Nga ky hadith nënkuptohet se falja e namazin për fëmijët fillon diku kah mosha shtatë vjeçare, por jo në mënyrë obligative, kurse namazi si obligim (farz) fillon pas pubertetit. Koha e pubertetit nuk mund, saktësisht, të përcaktohet, sepse kjo çështje varet nga shumë faktorë si zhvillimi fizik i fëmijës, rrethanat, kushtet e jetës, vendbanimi etj.

Allahu e di më së miri!

________________
Jusuf Zimeri
21. Shtator, 2011

Shkrime të ngjashme