Prof. Dr. Ratib Nabulsi
Suksesi më i madh që e arrin njeriu në këtë botë.
Të nderuar vëllezër, suksesi më i madh që e arrin njeriu në jetën e kësaj bote është nëse ka arritur të përfitojë dashurinë e Allahut xh.sh. Çdo njeri në sipërfaqen e tokës duke filluar nga Ademi a.s. e deri ditën e kiametit në praninë dhe natyrshmërinë e tij posedon dashurinë e ekzistimit të tij dhe, posedon dashurinë e sigurisë dhe cilësisë së ekzistimit të tij, posedon dashurinë e vazhdimësisë së ekzistimit të tij etj, etj,. Atëherë meqë njeriu në natyrshmërinë e tij posedon dashurinë për ekzistim, dashurinë e tij për sigurim ekzistence, dashurinë për vazhdimësi të jetës së tij, atëherë shtrohet pyetja: prej çka ankon njeriu, pse pikëllohet ai? Shkaku i ankimit dhe pikëllimit është padituria (xhehli), sepse padituri është armiku më i përbetuar i njeriut. I padituri dëmton veten e tij deri në atë shkallë sa armiku i tij nuk ka mundësi ta dëmtojë deri në atë shkallë. Për këtë arsye shumica e xhehenemlinjve janë nga të paditurit, e për këtë argumentoj ajeti kur’anor ku thotë:
وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ
“Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.(Mulk:10)
Vëllezër të nderuar, absolutisht nga sukseset më të mëdha që ka realizuar njeriu në jetën e kësaj bote është përfitimi i dashurisë së Allahut xh.sh. dhe të thirret në univers se Unë e dua atë (filanin) dhe këtë zë e dëgjojnë të gjithë ata që janë në univers se Allahu xh.sh. na don neve. Pra, nëse të don Allahu xh.sh. ke arritur çdo gjë. Mirëpo, siç thuhet: shmangja e të këqijave është më prioritare se sjellja e dobive.
Cilët janë ata që nuk i don Allahu xh.sh.?
Tema e jonë që sot do të bisedojmë për të është, kush janë ata që nuk i don Allahu xh.sh., si ti tejkalojmë këto probleme dhe të rikthehemei në një gjendje që të na dojë Allahu xh.sh.
- 1. Agresioni- armiqësia
Allahu xh.sh. thotë:
وَلَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
“dhe mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).(El Bekare:190)
Agresioni ndaj njeriut për ta abuzuar atë, për ta torturuar, për ta vrarë, pastaj agresioni ndaj pasurisë së tjetrit duke e vjedhur dhe abuzuar, agresioni ndaj personalitetit të njeriut përmes shpifjeve, përgojimeve dhe veprave tjera, të gjitha këto konsiderohen agresion dhe armiqësi. Andaj, mos bënë agresion dhe armiqësi, as në njeriun, as në pasurinë e tij as në personalitetin dhe ndershmërinë e tjetrit përmes gënjeshtrave, shpifjeve, përgojimeve etj, sepse Allahu xh.sh. ka thënë:
َلَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
“dhe mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).(El Bekare:190)
Mirëpo, kjo nuk donë të thotë se në momentin kur ndaj teje është bërë armiqësi dhe agresion, ti duhet të qëndrosh duar kryq, sepse kjo është në kundërshtim me dinjitetin dhe krenarinë e besimtarit islam. Allahu xh.sh. ka thënë:
وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمُ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ
“edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen” (Eshura: 39)
Nocioni “El bag’ju” në ajet ka kuptimin agresion – armiqësi. Mirëpo nëse njeriu anon nga bindja se amnistia (falja) në të mirë apo në përmirësim të tjetrit, atëherë le të amnistoj, le të falë, e shpërblimi le ti ngelë te Allahu xh.sh.
“Kërkoni çështjet me krenari dhe dinjitet, sepse çështjet ecin sipas përcaktimit” Ibni Asakiri b. Abdullah b. Bisri. Besimtari islam është krenar dhe ka dinjitet, edhe kur amniston me krenari dhe dinjitet, e nëse hakmerret atëherë ajo bëhet sipas parimit ku Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ ﴾
“Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu” (Shura:40)
Fjalë shumë të kujdeshme dhe precize që nënkuptojnë se nëse anon nga bindja se amnistia dhe falja jote do ti bëjë përmirësim tjetrit, atëherë Allahu xh.sh. të thotë: Robi im, fale ti atë, sepse dëmtimin që ta bëri ai ty, unë ta kompnesoj. Allahu xh.sh. thotë:
﴿ فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ ﴾
“e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu”
Për ta bërë më të qartë këtë që e thamë po ilustrojmë me një shembull. Nëse një shofer i makinës drejton automjetin e tij me një shpejtësi të vogël, dhe befas një fëmijë kërcen në rrugë dhe shoferi e aksidentin fëmijën. Sipas ligjit ky shofer bartë përgjegjësi për aksidentin, por e vërteta faktike është se shoferi është fajtor sepse ky ishte në një shpejtësi të lejuar, por fajtor është fëmija, atëherë në këtë rast nëse e falim, kemi bërë një veprim të mirë që e ndihmon dhe përmirëson shoferin e makinës. Mirëpo nëse shoferi ka ngarendur makinën e tij me shpejtësi të madhe, sa nuk është e lejuar, e nëse gabon, atëherë duhet të mbajë llogari dhe duhet sanksionuar. Nga këtu përfitohet rregulli kur themi: Nëse mendimi yt anon nga ana se nëse falë, kjo falje do ta përmirësoj tjetrin, atëherë fale dhe shpërblimin , respektivisht kompensimin do ta gjesh te Allahu xh.sh., mirëpo nëse falja jote motivon tjetrin që ai edhe më tutje të vazhdojë me devijime dhe armiqësi, atëherë nuk duhet falur. Allahu xh.sh. ka thënë:
﴿ وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمْ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ*وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ
“Edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. (Shura:30-40).
Gibeti është më i rrezikshëm, më i rëndë se sa prostitucioni, sepse gibeti konsiderohet agresion dhe armiqësi ndaj dinjitetit të të tjerëve. Të nderuar vëllezër, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Gibeti (përfolja) është më i dëmshëm se prostitucioni. (Ed-dare Kutni nga Xhabiri b. Abdullahi).
Pra gibeti (përfolja) është më e rëndë sepse konisdrohet armiqso dhe agresion mbi dinjitetin e tjetrit, e dinjiteti është pika që lavdron apo poshtëron njeriun. Pejgamberi a.s. ka thënë:
Kini kujdes nga gibeti (përfolja) sepse gibeti është më i rëndë se sa prostitucioni.të pranishmit i thanë;O i Dërguari i Allahut si është e mundur që gibeti të jetë më i rëndë se sa prostitucioni? Tha:Vërtetë ndoshta njeriu bënë prostitucion e pastaj pendohet dhe Allahu e falë, kurse ai që bënë gibet nuk falet nga Allahu xh.sh. për pa e falur ai për të cilin ka bërë gibet”(Ed-dare Kutni nga Xhabir b. Abdullahi)
Një njeri i kishte thënë tjetrit: më ke bërë gibet (përfolur). Ai tha: Kush je ti që unë të bëjë ginet për ty, sikur të isha gibetxhi, do të kisha bërë gibet ndaj babait dhe nënës sime, sepse ata mund të më falin para teje. Për këtë arsye thuhet se akuza e femrës së ndershme për prostitucion shkatrron veprimtarinë e njëqind viteve.
Prandaj gibeti konisderohet armiqësi fizike, tortura konsiderohet armiqësi, vrasja konisderohet armiqësi etj. Anadaj mos shiko në atë që kreu çështjen, por shiko në pronarin e çështjes, shiko në Allahun Një, shiko në atë që ti je në dorëne Tij. Allahu xh.sh,. thotë:
﴿ وَالَّذِينَ إِذَا أَصَابَهُمْ الْبَغْيُ هُمْ يَنْتَصِرُونَ*وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ
“Edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. (Shura:30-40).
Pejgamberi s.a.v.s ka ndaluar nga gibeti (përfolja) por ka ndaluar që edhe të dëgjohet gibeti. Të nderuar vëllezër edhe më tutje jemi te ajeti kur’anor ku thotë:
لَا تَعْتَدُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
“dhe mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).(El Bekare:190)
Se Pejgamberi a.s. ka ndalur nga përfolja (Gibeti) kjo është çështje tani më veç e njohur dhe e ditur për ju, por ajo shpeshëherë ne e harrojmë është dhe anashkalojmë është ndalimi i dëgjimit të përfoljes (gibetit). Njëherë në këtë vend jetionte një dijetar i ndershëm, kur ndonjë njeri përfolte para tij për dike , ai thoshte: hesht, po e dëmton zemrën time, sepse Pejgamberi a.s. ka ndaluar nga gibeti dhe nga dëgjimi i gibetit.
Çështja e parë që duhet kuptuar mirë nga ajeti ku thotë “All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (armiqësojnë)” nuk është për qëllim agresioni ndaj qenies njeri përmes vrasjes, apo dinjitetit të tij, apo pasurisë së tij por që ëashtë për qëllim është humbja e dashurisë së Allahut xh.sh. ndaj tij. Andaj nga llojet më të rënda të zullumit që i bënë njeriu vetes së tij është përshkrimi shok Allahut xh.sh., shirki. Në ajetin tjetër Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ ﴾
“All-llahu nuk i do zullumqarët”(Ali Imran :140)
Kurse prej llojeve të zullumeve më të mëdha është Shirki që i bëhet Allahut xh.sh.. allahu xh.sh. thotë:
يَا بُنَيَّ لا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!(Lukamn: 13)
Atëherë, kur ti i drejtohesh një njeriu duke supozuar se mirësia jote qëndron nga ai, frika nga ai, përcaktimi dhe fati i jot është në dorën e tij dhe kur mendon se ti je në dorëne tij dhe ke harruar Allahun xh.sh. kjo nënkupton se ti adhuron atë njeri e jo Allahin xh.sh., atëherë ky është shirku i madh. I vrari ditën e gjykimit, e tërheq vrassin e tij para Allahut xh.sh. dhe thotë: O Zoti im, ky më ka vrarë mua! Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Vjen një njeri ditën e gjykimin duke e mbajtur për dore njerioun tjetër dhe thotë: O Zoti im, ky më ka mbytur mua. Allahu xh.sh. i thotë vrasësit: pse e ke vrarë?Ai thotë: E vrava që krenaria të jetë për Ty. Allahu xh.sh. thotë: Ajo (krenaria) është e imja. Vjen njeriu tjetër duke e marrë për dore një njeri tjetër dhe thotë: O Ziti im, ky më ka vrarë mua. Allahu xh.sh. thotë: Pse e ke vrarë? Ai thotë:Që krenaria të jetë për filanin.Allahu xh.sh. thotë:Krenaria nuk është e filanit, dhe e dënon me mëkatin e tij” Nisaiju nga Abdullah b. Mes’udi).
Besimtari islam është nën ndikim të urdhrave të Kur’anit dhe sunnetit, andaj çdo gjë që i afrohet atij dhe urdhrohet për ta bërë nëse është në kundërshtim me Kur’anin dhe sunnetin duhet që mos ta zbatojë, le të jetë çka të jetë. Kjo është metodologjia e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ ﴾
“All-llahu nuk i do zullumqarët”(Ali Imran :140)
Pra nga llojet më të rënda të zullumit është shirki ndaj allahut xh.sh., të besosh se me Allahun xh.sh. ka edhe forcë tjetër, të mendosh se Allahu ka rivalitet, dhe të mendosh se të fuqishmit i kanë në duart e tare çështjet. Allahu xh.sh. kur të urdhëroi ty që ta adhurosh? Pasi u binde në fuqinë Tij, andaj thotë:
﴿ وَإِلَيْهِ يُرْجَعُ الْأَمْرُ كُلُّهُ فَاعْبُدْهُ ﴾
“çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë” (Hud:123)
Kur të urdhëroi Allahu xh.sh. të ta adhurosh? Pasi të jesh bindur se të gjitha çështjet janë në dorën e tij, jeta e jote është në dorën e Allahut, vdekja jote në dorën e Allahut, furnizimi yt në dorën e Allahut, kënaqësia jote në dorën e Allahut, familja jote në dorën e Allahut, fëmijët tu në dorën e Allahut, ato që janë mbi ty, janë në dorën e Allahut, ato që janë nën ty, janë në dorën e Allahut. Ky është besimi, ky është Tevhidi, që njeriu nuk ka njohur tevhid më të vlefshëm se ky.
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ ﴾
“Vërtetë shirki është padrejtësia (zullumi) më e madhe!(Lukamn: 13)
﴿ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ ﴾
“All-llahu nuk i do zullumqarët”(Ali Imran :140)
- 2. Zullumqarët
Tash jemi duke shpjeguar rreth temës, kush janë ata që nuk i donë Allahu, e në mesin e tyre është edhe zullumqari. Njëherë më parë e kam shpjeguar ajetin ku Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ ﴾
“Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok,” (En-Nisa:116)
Një njeri nga Damaski i cili ka një pronë në Halep, dhe që ta merrë në pronësi atë pronë duhet që në ora dymbëdhjetë të gjendet në Halep. Treni që shkon nga Damaski për në Halep do të arrijë në ora njëmbëdhjetë. Njeriu ka nxjerrë biuletën për klasin e parë, por është vendosur në klasin e tretë. Ky veprim është i gabuar, por edhe pse është i gabuar, sërisht treni do të arrijë në ora njëmbëdhjetë. Personi ka hipur në trenë dhe është shumë i uritur, në tren ka restauran, por ky nuk e din këtë, e ky është gabim i tij, por treni sërish do të arrijë në kohë, pra nuk pengohet nga gabimi i tij. Gabime të tilla njeriu mund të ketë bërë m ë shumë se dhjetë gabime, por këto gabime nuk e kanë ndaluar treni, ai sërish ka arritur në Halep ora njëmbëdhjetë. Mirëpo ekzistojnë disa gabime që pengojnë arritjen në qëllim, si psh, nëse ky njeri ka hipur në trenin që shkon për në Amman, nuk do të arrij në qëllimin e caktuar. Pra nëse njeriu i drejtohet dikujt tjetër përveç Allahit, ai ka bërë shirk, e kjo rrugë është larg qëllimit tënd. Pra nëse i drejtohesh dikujt tjetër përveç Allahit, ti ke rënë në shirkun e madh, e Allahau xh.sh. ka thënë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْماً عَظِيماً ﴾
“S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (Nisa:48)
Pra, kjo nënkupton se krahas shirkut ka edhe gabime tjera siç janë ngrënia e pasurisë së tjetrit me pa të drejtë, armiqësia ndaj njerëzve etj etj.
- 3. Shpenzuesit
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلَا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ ﴾
“..hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). (El earaf:31)
Pra, Allahu xh.sh. nuk i don ata që armiqësojnë, ata që bëjnë zullum dhe ata që bëjnë shpenzime të tepruara.
- 4. Të gëzuarit – shfrenuesit
Kjo ësdhtë një çështje që të tërheq vëmendjen. Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ﴾
“Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!” (El Kasas:76)
A është e ndaluar (haram) të manifestosh gëzimin? Ajeti tjetër që pason pas këtij është ai i cili sqaron dhe shpjegon këtë ajet të shenjtë, se kur duhet gëzuar dhe në çka nuk duhet gëzuar. Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنْ الدُّنْيَا وَأَحْسِنْ كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ إِلَيْكَ وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْأَرْضِ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ ﴾
“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit. (El kasas: 77)
Mos u gëzo, mos u kreno me pasurinë, sepse pasuria atëherë të shpien drejt mëkateve ndaj Allahut xh.sh., e All-llahu nuk i do të shfrenuarit për shkak të pasurisë së tyre. Njeriu duhet të gëzohet për të mirat e Allahut xh.sh. për udhëzimin e tij, për veprat e tij të mira, e këtë e vërteton ajeti kur’anor ku thotë:
﴿ قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا ﴾
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”.(Junus:58)
Gëzohu nëse je besimtar, gëzohu nëse je i përqendruar në islam, gëzohu nëse Allahu xh.sh. të ka dhuruar ndonjë të mirë, gëzohu me njohjen e Allahut, gëzohu nëse e ke kuptuar kur’anin, gëzohu për punë të mira që të afrojnë te Allahu xh.sh.. Pra, ndalimi për gëzim nuk është i përgjithshëm por për çështje të caktuara.
5 Tradhtarët
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًا ﴾
“All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar. (En-Nisa: 107)
Cilët janë ato tradhëti në fytyrën e tokës që Allahu xh.sh. nuk i donë?
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ ﴾
“Vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. (Jusuf:52)
Komplot dhe tradhti është nëse njeriu tradhton emanetin e tij. Nëse betohet se do ta mbrojë atdheun, pastaj nuk e bënë këtë , kjo është tradhti, nëse betohet se do ti mbrojë të drejtat e pacientit për mjekun dhe këtë nuk e bënë, është tradhti, nëse avokati betohet se do të mbrojë të drejtat e atyre që u është bërë e pa drejtë dhe këtë nuk e realizon, kjo është tradhti, etj. Kjo është tradhtia në parim. Pra kur njeriu zotohet dhe merr mbi supe një emanet dhe nuk e zbaton, është tradhti, e Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًا ﴾
“. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar. (En-Nisa: 107)
﴿ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ ﴾
“Vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. (Jusuf:52)
- 5. Mendjemdhenjtë
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ ﴾
“All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet”. (Lukman : 18)
Mendjemadhsi, në çka dhe pse ? Ti o njeri, për një sekondë mund të shndrrohesh nga banorët e varrezave. Ti je një pikë gjaku që nëse ngriret në arterien tënde, mund të paraizohesh për gjithmonë, ose do të goditesh me ndonjë sëmundje të pa parashikuar. E tërë fuqia jote, i tërë potenciali yt, e tërë çështja jote është ndërtuar mbi një pikë gjaku që nëse ngriret do të psosh si më keqë. Atëherë kush je ti që të jesh mendjemadh?Pra mos thuaj se unë bëjë këtë e bëjë atë, unë jam dikush! Allahu xh.sh. thotë:
﴿ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي كَيْدَ الْخَائِنِينَ ﴾
“Vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. (Jusuf:52)
﴿ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ ﴾
“All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet”. (Lukman : 18)
Pra bëhu modest para Zotit të Arshit, bëhu modest dhe përulu para Allahut të Lartëmadhërishëm, vetëm atij përulju dhe trego modestinë tënde ndaj njerëzve rrethe teje.
- 6. Publikuesit e së keqes
Të nderuar vëllezër, Allahu xh.sh thotë:
﴿ لَا يُحِبُّ اللَّهُ الْجَهْرَ بِالسُّوءِ مِنْ الْقَوْلِ إِلَّا مَنْ ظُلِمَ ﴾
“All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt”. (Nisa:148)
Në këtë çështje kemi një udhëzim shumë mahnitës nga pejgamberi a.s.. Njëri nga sahabët e shau Ebu Xhehlin i cili për njëzet vite kishte shpallur armiqësi ngaj pejgamberit a.s., kishte maltretuar sahabët e tij, mirëpo kur erdhi ky sahabij e shau atë, Pejgamberi a.s. tha: Në mesin tuaj është Ikrime b. Ebu Xhehli, besimtar dhe emigrues, andaj mos e fyeni babanë e tij, sepse fyerja e të vdekurit e dëmton të gjallin e nuk i arrin të vdekurit”(hakimi nga Abdullah b. Zubejri)
Tërë kjo edukatë! Ndaloi të fyhet ebu Xheli për nder dhe respekt të Ikrimes, birit të Ebu Xhehlit. Ktheu në vetvete, mos e përdor sharjen asnjëherë në jetën tënde.
08. Arrogantët
Allahu xh.sh. thotë:
﴿ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْتَكْبِرِينَ ﴾
“Ai nuk i do arrogantët”. (Nahl:23)
Allahu xh.sh. në hadithi kudsij thotë. Krenaria është manteli im, madhështia është petku im, e kush më kundërvihen në njërën prej tyre, do ta hesh në zjarr. Ahmedi nga Ebu Hurejreja.
9. Pabesimtarët – Qafirët
Ndoshta dikush nga ju mendon se Kufri ndaj Allahut është mohimi i ekzistimit të Allahut. Jo, dëgjo nçfarë thtoë Allahu xh.sh.
﴿ وَمَا مَنَعَهُمْ أَنْ تُقْبَلَ مِنْهُمْ نَفَقَاتُهُمْ إِلَّا أَنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَبِرَسُولِهِ وَلَا يَأْتُونَ الصَّلَاةَ إِلَّا وَهُمْ كُسَالَى وَلَا يُنفِقُونَ إِلَّا وَهُمْ كَارِهُونَ ﴾
“Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira” (Teuvbe : 54)
Për në fund po e përmbyllë vëlla i nderuar me këto fjalë. Njeriu mos ti frikohet askujt përveç mëkateve të veta. Mos u friko nga i forti, mos u friko nga asgjë, por frikohu vetem nga mëkatet tua. Mëkati është shkaku i çdo problemi në jetë, këtë e përforcojnë edhe ajetet kur’anore, sepse çdo sprovë që vie vjen si pasojë e mëkateve, e ngritja e tyre është vetëm përmes teuvbes –pendimit.
Ve bil-lahi teufik.
Përshtat nga arabishtja:
Jusuf ZIMERI