Autor:Jusuf ZIMERI
Kushtet e zeqatit ndahen në kushtet e obligueshmëtisë së zeqatit dhe kushtet e vlefshmërisë së zeqatit.
I. Kushtet e obligushmërisë së zeqatit.
Kushtet e obligueshmërisë së zeqatit janë:
1. Islami. Që të jetë obligim zeqati patjetër duhet të jetë musliman, sepse zeqati është ibadet, kurse pa besimtarët nuk janë të obliguar me ibadete islame derisa të besojnë në All-llahun xh.sh.
2. Bulugi. Sipas dijetarëve të medhhebit Hanefij
[1] fëmiu dhe i çmenduri nuk obligohen me dhënien e zeqatit, sepse zeqati është ibadet e fëmija nuk është i ngarkuar me te. Kjo vërtetohet me hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë:
رُفِعَ الْقَلَمُ عَنْ ثَلاَثَةٍ عَنِ الصَّبِىِّ حَتَّى يَبْلُغَ وَعَنِ النَّائِمِ حَتَّى يَسْتَيْقِظَ وَعَنِ الْمَعْتُوهِ حَتَّى يَبْرَأَ
“Është ngritur lapsi prej tre personave, prej fëmijës deri sa të hyjë në pubertet, prej atij që flenë derisa të zgjohet, dhe prej të sëmurit psikik deri sa të shërohet”[2]
3. Liria. Të gjithë dijetarët janë dakord se robi nuk obligohet me zeqatë sepse pasuria e tij është e pronarit të tij.
4. Nisabi, posedimi i sasisë së përcaktuar Nisabi është:
Sasi e përcaktuar e pasurisë që All-llahu xh.sh. e ka përcaktuar si shenjë që obligonë zeqatin. Nisabi është i përcaktuar në disa lloje të pasurisë e për këtë do të flasim më vonë.
5. Rrotullimi i vitit ( havelani el havl). Me rrotullimin e vitit është për qëllim që nisabi i përcaktuar të plotësohet në dy skajet e vitit, pavarësisht se gjatë vitit është pakuar diç apo jo. Andaj nëse gjatë vitit është pakësuar, por në fund të vitit plotësohet, obligohet me zeqatë. Kalimi i vitit për plotësimin e vitit për dhënien e zeqatit konsiderohet viti i hënës i cili ka 354 ditë e jo viti që llogaritet me diell. P.sh, nëse ekziston Nisabi me 1 Muharrem të vitit 1418 h. dhe ai nisab qëndron deri më 1 Muharrem 1419, konsiderohet se është plotësuar kushti “Havelani Havl” dhe obligohet me dhënien e zeqatit. Mirëpo. Nëse në fillim e ka plotësuar nisabin, më pas gjatë viti është pakësuar nisabi dhe ka ngelur kështu i pakësuar deri në përfundim të viti, atëherë bie obligueshmëria e zeqatit.
6. Pasuria të jetë që shtohet. Me këtë nënkuptojmë që për dhënien e zeqatit, është kusht që pasuria e cila plotëson nisabin të jetë nga pasuria e cila rritet- shtohet, ose pasuri e cila në esencë pranon shtimin dhe rritjen.
7. Të jetë i liruar nga borxhi. Nëse dikush posedon nisabin e caktuar, por ka borxh dikujt tjetër, atëherë nuk është i obliguar me Zeqat. Juristët e medhhebit hanefij këtë lloj të borxhit për nga natyra e tij e ndajnë në tre lloje që janë:
1- Kur njeriu i ka borxh dikujt tjetër, por për ky borxh është pastër e drejtë e njeriut. Ky lloj i borxhit pengon dhënien e zeqatit
2- Kur borxhi të jetë ndaj All-llahut xh.sh., porse ky borxh mund të kërkohet edhe nga njeriu, si p.sh borxhi i zeqatit të cilin e kërkon udhëheqësi islam apo zëvendësi dhe i autorizuari i tij. nëse personi posedon 200 mithkal ari, dhe është plotësuar viti e ai nuk e ka dhënë zeqatin, pastaj përsëri është plotësuar edhe viti i dytë, në këtë rast obligohet me zeqat vetëm për vitin e parë, e jo edhe për të dytin, sepse vitin e parë ka ngelur borxh me dhënien e zeqatit, e sikur ta kishte dhënë do t’i binte nisabi dhe për vitin e dytë nuk obigohet pa nisab. Edhe ky lloj i borxhit pengon dhënien e zeqatit.
3- që borxhi të jetë pastër e drejtë e All-llahut dhe atë nuk mund ta kërkojë askush nga njerëzit, si p.sh borxhi nga moszbatimi i haxhit, apo kefareteve. Nëse njeriu nuk ka paguar kefaretin apo nuk ka bërë hxhin, ai ngelë borxh para All-llahut xh.sh. por këtë borxh nuk e kërkon askush nga njerëzit. Ky lloj i borxhit nuk pengon dhënien e zqatit
[1] Sipas juristëve të medhhebit Shafijë fëmija nuk obligohet me Zeqat, por obligimi ngelë në pasurinë e tij, andaj zeqatin e pasurisë së fëmijës duhet ta japë kujdestari i tij.
[2] Ebu Davudi, Nisaiju dhe Hakimi