Kontrata vlefshme është ajo kontratë e cila ka plotësuar ruknet dhe kushtet e saja, e që sipas juristëve të shkollës juridike islame hanefite definohet si: “kontrata e cila është e ligjësuar si në esencë, ashtu edhe në cilësi". Implementimi dhe përmbushja e detyrimeve për dy palët kontraktuese që dalin nga kjo kontratë janë detyrimore.
“Shitblerja- këmbimi i parasë me para nga i njëjti lloj apo edhe nga lloji tjetër siç është shitja e arit me ari, argjendit me argjend, ose shitja e arit me argjend apo me para".
Dijetarët e shkollës juridike Hanefij, kontratën e qirasë e definuan: “Kontratë e cila nënkupton pronësinë e dobisë së caktuar nga sendi i marrë me qira, por me kompensim”.
Kontrata e emëruar. është ajo kontratë që është e paraparë dhe e rregulluar shprehimisht nga ligjdhënësi përmes dispozitës ligjore dhe i ka venduar emër të veçantë, siç është kontrata e shitblerjes, kontrata e qirasë, kontrata e këmbimit, etj.
Kontratë e kotë (batile) konsiderohet ajo kontratë që ka mangësi në shtyllën esenciale (ruknin) e kontratës, ose thënë ndryshe kontrata e cila nuk është e ligjësuar as në esencë e as në cilësi. Nga kjo nënkuptohet se pala kontraktuese nuk ka aftësi as të drejtë të bëjë lidhjen e kësaj kontrate, andaj kjo kontratë nuk ka fuqi juridike për implementim dhe nga kjo kontratë nuk pason asnjë nga detyrimet e saja për asnjërën palë kontraktuese.
Kontratë e prishur Kontratë e prishur العقد الفاسد është ajo kontratë, e cila është shoqëruar me ndonjë të metë në ndonjë kusht prej kushteve të saj, andaj kjo kontratë konsiderohet e lidhur dhe pason disa pasoja, siç është martesa e prishur (pa dëshmitar) të cilës i radhiten disa pasoja, sepse obligohet dhënia e mehrit pas marrëdhënieve seksuale, i vërtetohet prejardhja fëmijës, gruaja obligohet me iddet.
Kontratë e pa emrëuar: është ajo kontratë që ligjdhënës nuk ka rregulluar shprehimisht e as që i ka venduar emër, siç është kontrata e ekspozimit, kontrata e botuesit me autorin, kontrata për angazhime hotelerie etj. Këto lloje të kontratave arrihen duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese.
Kontratë e zbatuar është ajo kontratë e cila buron nga personi kompetent, pavarësisht se bëhet fjalë për kontratën nga vetë pronari i pasurisë, apo nga i autorizuari i tij. Dispozita e kësaj kontrate është se menjëherë pas lidhjen e kontratës palët kontraktuese detyrohen me zbatimin e kontratës duke plotësuar detyrimet që dalin nga kontrata.
Kontratë Formale: janë kontratat të cilat krahas vullnetit të dy palëve kontraktuese, ajo kontratë për lidhjen dhe vlefshmërinë e saj, me ligj është përcaktuar edhe forma e sajë, pra duhet patjetër të bëhet në formë të veçantë, që nënkupton se për lidhjen e kësaj kontrate nuk mjafton vetëm vullneti i palëve kontraktuese, por forma është element konstituiv i kësaj kontrate.
“El Batil الباطل” do të thotë: “Sjellja, në të cilën e meta është në thelb, ose në shtyllën e kontratës”. (Apo, “El Batil” është vepër që nuk është ligjësuar as në thelb e as në cilësi). Siç është shitja e sendit që nuk ekziston, apo martesa ndërmjet të afërmve
Në aspektin terminologjik të sheriatit islam nënkuptojmë: “Kontratën e cila detyron pagimin e çmimit të menjëhershëm, kurse pronësimi i mallit të blerë me vonesë”, ose sipas një definicioni tjetër: “Shitja me çmim të menjëhershëm, kurse pranimin e mallit me afat të mëvonshëm.
Shitblerja me kapar. Shitblerja me kapar është për qëllim kur blerësi i paguan një sasi të caktuar shitësit të pasurisë me atë që nëse plotësohet blerja, ato para llogariten në çmimin e sendit, e nëse nuk realizohet atëherë ajo pagesë i ngelë shitësit si dhuratë.
Nocionin “bej’ul gareri” shitblerje me rrezik, apo siç quhet shitje afërfajt nënkuptohet kontrata e shitblerjes e cila përmban dozë të pasigurisë dhe paqartësisë pavarësisht se paqartësia paraqitet në lëndën e kontratës apo në çmim, ose në mundësinë dhe pamundësinë e dorëzimit.
Sqarim, shpjegim, shfaqje, paraqitje, manifestim. Shpjegimi i kuptimit dhe sqarimi i saj për ligjëruesin- folësin. Nxjerrja e sendit nga hapësira e dyshimit në hapësirën e qartësisë.
Abrogim, heqje, anulim. Shpjegimi për përfundimin apo për anulimin e dispozitës ligjore me argument juridik. Ky lloj i shpjegimi quhet edhe abrogim sepse abrogon një dispozitë me një dispozitë tjetër.
Modifikim, shndërrim. Sqarimi i cili jep modifikim apo shndërrim të kuptimit të shprehjes nga kuptimi sipërfaqësor nënkuptim tjetër. Sqarim i një dispozite se kjo dispozitë nuk përfshinë të gjitha derivatet e saja, e kjo sipas juristëve hanefij tahsis (specifikim) mbi bazën e argumentimit. Dallimi mes modifikimit dhe abrogimit (Heqjes) është se “Bejanu tebdil) është pezullimi i dispozitës pasi që ajo ekzistonte, kurse “tagjir)nuk nënkupton abrogimin e dispozitës por lidhshmërinë me të.
Shpjegim konfirmues. Teksti i qartë (argumenti) për të cilin nuk mund të bëhet interpretim. Ky shpjegim te disa usulistë quhet edhe “bejanu et-takrir”.
Abrogim, heqje, anulim. Shpjegimi për përfundimin apo për anulimin e dispozitës ligjore me argument juridik. Ky lloj i shpjegimi quhet edhe abrogim sepse abrogon një dispozitë me një dispozitë tjetër.
Shtjellim, shpjegim, përshkrim i hollësishëm, interpretim, komentim. Sqarimi apo shpjegimi i një shprehje që natyrshëm në brendësinë e vet ka fshehtësi, si psh, shpjegimi i fjalës me më shumë se një kuptim, ose shprehjes së pa qartë (muxhmel).
Shtjellim, shpjegim, përshkrim i hollësishëm, interpretim, komentim. Sqarimi apo shpjegimi i një shprehje që natyrshëm në brendësinë e vet ka fshehtësi, si psh, shpjegimi i fjalës me më shumë se një kuptim, ose shprehjes së pa qartë (muxhmel).
Sqarim, shpjegim, shfaqje, paraqitje, manifestim. Shpjegimi i kuptimit dhe sqarimi i saj për ligjëruesin- folësin. Nxjerrja e sendit nga hapësira e dyshimit në hapësirën e qartësisë.
Shpjegim konfirmues. Teksti i qartë (argumenti) për të cilin nuk mund të bëhet interpretim. Ky shpjegim te disa usulistë quhet edhe “bejanu et-takrir”.
Risi, gjë e re, inovacion,, çdo risi e cila nuk ka shembull më parë. Çdo vepër e cila nuk është ligjësuar nga Allahu xh.sh e as nga Pejgamberi a.s. e as nga ndonjë prej dijetarëve nga radhët e sahabëve, Risia është dy lloje:
بدعة هدى risi e cila përputhet me qëllimet e sheriatit.
بدعة ضلالة risi e cila kundërshtohet me qëllimet e sheriatit
Arritje, pubertet, bylyk, pjekuri, fazë e pjekurisë. Përfundimi i periudhës së fëmijërisë dhe fillimi i periudhës së ngarkesës me obligime, prej ku njeriu fillon me kryerjen e detyrimeve islame si, namazi, agjërimi, haxhi etj. Moshë kjo prej ku fillon njeriu të ketë edhe përgjegjësi të plotë.
Mikati për haxhitë që shkojnë nga rruga e Irakut. Vendi ku haxhitë që shkojnë në haxh apo umre nuk guxojnë të tejkalojnë atë vend pa veshjen e hiramit.
Dilaletul Ibare apo ibaretun nasi do të thotë: shprehja nga e cila nënkuptohet qëllimi i folësit (ligjvënësit) në mënyrë origjinale (autentike- direkte) ose në mënyrë indirekte (ndjekëse, pasuese).
Dileletul Iktidai do të thotë: Kur nga shprehja nënkuptohen (nxjerrët) ajo çështje e cila është e heshtur (nuk është përmendur në tekst), çështje kjo mbi të cilën varet vlefshmëria dhe besueshmëria e fjalimit (argumentit), apo nëse nuk paramendohet një gjë e tillë argumenti nuk do të ketë ndonjë kuptim.
Dilaletul Ishareti do të thotë: Të nënkuptohet prej shprehjes ajo që nuk është e kuptuar në shikim të parë as në mënyrë origjinale e as në mënyrë ndjekëse (pasuese), por një kuptim i tillë është i domosdoshëm dhe i pa ndashëm nga vetë shprehja për të cilin (kuptimin) është sjellë ai tekst (shprehja).
Dilaletun Nasi دلالة النص. Dilaletun Nasi do të thotë: të kuptuarit e shprehjes kur ajo që shprehet se dispozita e asaj që shprehet, nënkupton edhe dispozitën e asaj që heshtet (nuk është e përmendur), për shkak të motivit të përbashkët (kanë të njëjtin motiv). Këtë argument mund ta kuptojë lehtë çdokush se, dispozita e tillë varet nga ai motiv, pavarësisht se ajo e cila është e heshtur është më prioritare se sa dispozita e çështjes esenciale e cila përmendet të tekst, apo ajo që është e heshtur është e barabartë me dispozitën esenciale të përmendur në tekst.
Quhet një zgjidhje e një problemi pronësor në të drejtën e trashëgimisë tek As’habul furudi. Ky problem është kur vdes gruaja dhe ka lënë burrin, nënën, motrën dhe gjyshin.
Behaizmi, doktrinë-fe që buron nga Mirza Husejn b. Mirza Alij Muhamed. Buron nga Irani nën përkujdesjen e ambasadës Ruse. Këto besojnë në Allahun por nuk besojnë në ditën e ringjalljes
Në aspektin gjuhësor: lejim të një sendi. Vepra e lejuar të veprohet. Në aspektin terminologjik: Barazia mes veprimit dhe mosveprimit. Vepra për të cilën nuk ka shpërblim e as sanksionin as për veprim e as për mosveprim. Sipas usulistëve El Ibahatu definohet: Fjalimi i Allahut që nënkupton zgjedhjen e vepruesit për veprim apo mosveprim. El Ibahatu në këtë formë është një nga dispozitat e sheriatit Islam.
Mëkat, gjynah, krim. Vepra e cila nuk lejohet të veprohet sipas ligjit. Mëkati- vepra e cila detyron ndëshkueshmëri në botën tjetër për shkak të ekzistimit të tekstit të qartë nga Kur’ani apo sunneti që vërteton një gjë të tillë.
Ixhtihadi kreativ. Dhënia e përpjekjes maksimale nga dijetari për të arritur në kuptimin e thellë që nuk është reflektuar më parë në tekstet kur’anore apo nga suneti, duke u ndihmuar edhe me një sërë mjetesh bashkëkohore të kohës. Dhënia e përpjekjes maksimale në përfitimin e dispozitës së re për një çështje për të cilën nuk është deklaruar askush më parë.
Ixhtihad, përpjekje, dhënie e mundit për të arritur diçka, gjykim i pavarur, ofertë intelektuale. Dhënia e kontributit maksimal për të njohur dispozitën e sheriatit nga argumenti jo i prerë. Dhënia e kontributit maksimal për personin që i plotëson kriteret shkencore të caktuara në një kohë të caktuar për të arritur te koncepti më i mirë që reflekton nga tesktet e shpallura.
Ixhtihadi individual. Përpjekja maksimale e dijetarit (muxhtehidit) në mënyrë individuale për të arritur te mënyra më e mirë e të kuptuarit të tekstit qoftë nga Kur’ani apo Suneti dhe nuk mbështetet në ixhtihadin e dijetarëve tjerë. Kjo nënkuptonë se muxhtehidët tjerë kanë mendimet e tyre në këtë çështje.
Ixhtihadi Reformativ. Dhënia e maksimale e mundit për të arritur te kuptuarit e reflektimit të qëllimit të Ligjdhënësit nga tekstet e shpallura, duke u mbështetur në rregullat e përgjithshme të përfituara nga Kur’ani e Suneti, në përfitimin e të mirës dhe largimin e të keqes. Rast i kësaj është respektimi i shenjave të komunikacionit, që nënkupton se mosrespektimi i shenjave të komunikacionit është veprim i ndaluar (haram) dhe sanksionohet për një veprim të tillë. Kjo dispozitë vjen si rezultat i këtij lloji të ixhtihadit.
Ixhtihadi i kufizuar. Ixhtihadi i kufizuar është ixhtihadi që buron nga dijetari që i plotëson kriteret e ixhtihadit, por brenda fondamenteve të medhhebit të caktuar, duke mbrojtur imamin e tij dhe duke verifikuar çështje sipas medhhebit të tij.
Ixhtihadi i kombinuar. Ixhtihadi i muxhtehidëve në një kohë për një çështje apo tematikë të caktuar, e për këtë çështje kanë dy mendime të njohura dhe të kufizuara.
Ixhtihadi i pa kufizuar. Ixhtihad i pa kufizuar është ixhtihadi që i plotëson kushtet dhe kriteret e ixhtihadit komfor shkencës së suli fikut apo metodologjisë së përcaktuar. Personi që bënë këtë ixhtihad quhet Muxhtehid mutlak – Muxhtehid i pa kufizuar.
Ixxhtihadi Kolektiv. Ixhtihadi kolektiv është përpjekja e muxhtehidëve në mënyrë kolektive duke pasur një mendim të përbashkët për të arritur deri te dispozita juridike islame.
Sahabij konsiderohet ai i cili e ka takuar pejgamberin a.s. si besimtarë dhe ka vdekur si besimtarë, pavarësisht sa kohë ka qëndruar me te dhe se a ka transmetuar nga ai apo jo
Nga shokët e Pejgamberit a,s. quhen Ebu Bekri dhe Omeri radiallahu anhuma, kurse te dijetarët hanefij është për qëllim Ebu Jusufi dhe imam Muhamedi (dy nxënësit e ebu Hanifes).
Farzi i papërcaktuar, me mundësi zgjedhje që do të thotë: vepra e cila kërkohet të veprohet është një nga disa çështje të caktuara, e që i obliguari zgjedh njërën nga to, siç janë llojet e kefaretit të betimit, të kufizuar në: ushqimin e dhjetë të varfërve, veshmbathjen e tyre, ose lirimin e një robi.
Farzi personal, është ai obligim me të cilin obligohet çdo person mukelef në veçanti, dhe nuk lirohet nga ai obligim me veprimin e tjetrit, si p.sh. namazi, agjërimi etj.
Farz i pa kufizuar me sasi të caktuar, është ai farzi që Ligjdhënësi nuk e kufizoi me sasi të caktuar, por e kërkoi prej të obliguarit duke mos ia caktua sasinë, të drejtën e kufizimit të sasisë ia la në disponim dijetarëve islamë, siç janë shpenzimi për hir të Allahut xh.sh. në raste urgjente, sasia e shpenzimeve të obligueshme për bashkëshorten dhe të afërmit etj.
Farzi i kufizuar me sasi të caktuar, është ai farz që Ligjdhënësi e kufizoi me sasi të caktuar, siç janë rekatet e namazeve, sasia e dhënies së zekatit etj.
Në aspektin gjuhësor do të thotë: detyrim, obligim, përcaktim, prerje,etj.
Farz, në aspektin terminologjik të jurisprudencës islame e definuan: “Farzi është vepra që e ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë të prerë, me argument të vërtetuar në mënyrë të prerë, e që argumenton po në atë mënyrë (në mënyrë të prerë), siç është namazi, zekati etj.
Imam Nesefiju, farzin e definon: “Emër i një norme juridike, i fiksuar që nuk mund as të shtohet e as të pakësohet, është dispozitë e prerë, sepse vërtetohet me argument të prerë”.
Farz është ajo vepër veprimi i së cilës është vërtetuar me argument të prerë pa alternativë tjetër, mohusi i farzit konsiderohet kafir e zbaatuesi shpërblehet, siç është namazi, agjërimi, zekati etj.
Farzi i përcaktuar do të thotë kur vepra e cila kërkohet të veprohet është e përcaktuar dhe nuk ka mundësi zgjedhje, siç janë namazet, agjërimi, dhënia e borxhit etj.
El-Fasid الفاسد” do të thotë: “Sjellja në të cilën e meta e saj është në ndonjë cilësi prej cilësive të saj, ashtu që e meta të jetë, në ndonjë kusht prej kushteve të sjelljes, e që nuk konsiderohet prej shtyllave الاركان dhe vetë thelbit të sjelljes apo kontratës."
Me shprehjen “Fidje” në terminologjinë e Sheriatit islam nënkuptojmë dhënien e ushqimit ditor nga personi, i cili nuk ka mundësi të agjërojë për ndonjë arsye juridike e që nuk pritet evitimi i atij arsyetimi, siç është pleqëria, dhe sëmundja kronike.
Çdo gjë që i referohet ose që mbështetet te Pejgamberi a.s. pavarësisht nëse ajo është fjalë,vepër, miratim, cilësi e natyreshme ose etike, quhet hadith. (sipas hadithologëve).
Hadith meshhur është hadithi të cilin e ka transmetuar nga i dërguari i Allahut s.a.v.s. një sahabij, dy ose më shumë , por numri i transmetuesve nuk arrin numrin emutevatirit, pastaj nga këta është transmetuar prej një numri të madh të cilët nuk mund të takordohet për të gënjyer.
Hadithul Ahad është hafithi të cilin e kanë transmetuar nga i dërguar a.s. një ose dy sahabij por numri i transmetuesve nuk ka arritur nivelin e mutevatirit, pastaj nga kët ësht transmetuar në mëlnyrë të ngjajshme deri në kohën e përmbledhjes së hadithit.
Titulli shkencor Hafidh është për shkenctarin i cili plotëson të gjitha kriteret e muhadithit, ashtu që duhet të di numrin më të madh të haditheve në çdo gjeneratë. Dijetari i cili di përmendësh njëqin (100) mijë hadithe bashkë me senedet.
“Vënduesi (caktuesi) i normave, i cili është burim i tyre dhe i vërteton ata. Ai i cili i kupton dhe i rumbullakëson normat, i njehë, i zbulon dhe i demonstron ato”.
E ndaluara vetvetiu, në esencë që është:“Veprimi që Ligjdhënësi e ka ndaluar që në fillim dhe në mënyrë origjinale, ngase ky veprim vetvetiu përmban dëm, siç janë: vjedhja, prostituocioni, pirja alkoolit, konsumimi i drogës, etj
E ndaluara aksidentale për shkaqe të jashtme, e që është: “Vepra që në vetvete është e lejuar, por për shkaqe aksidentale të jashtme që e kanë shoqëruar atë vepër e që shkaktojnë dëme te njerëzit, është haram, si p.sh. namazi në tokë të uzurpuar, shitblerja në kohën e namazit të xhumasë etj.
Nocioni “haram” ose “tahrim” në terminologjinë e sheriati Islam, definohet: “Vepra që Ligjdhënësi ka kërkuar të mos veprohet me argument të prerë (kat’iju thubut) dhe mënyra e argumentimit është e prerë (Kat’iju dilale)”, siç është mbytja e njeriut, kamata, ngrënia e pasurisë së huaj, etj. Vepruesi i haramit dënohet, kurse mos vepruesi shpërblehet, kontestuesi i haramit konsiderohet pabesimtar (kafir), ngase farzi dhe harami janë veprime të vërtetuar me argument të prerë dhe mënyra e argumentimit është e prerë (Kat’iju thukut ved-dilale(.
Titulli Huxhe i jepet muhadithit- dijetarit të shkencës së hadithit i cili di përmendësh mbi 100 mijë hadithe, respektivisht që di përmendësh dyqind (200) deri treqind (300)mijë hadithe.
Shprehja “It-tikaf” në kuptimin gjuhësor do të thotë: qëndrim, ndejtje, mbyllje, izolim dhe vazhdimsi në një send pa marrë parasysh se është vepër e mirë apo keqe.
Kurse shprehja “Itikaf” në terminologjinë e jurispudencës islame nënkupton: ”Qëndrimi (ndejtja) në xhaminë në të cilën falet namazi me xhematë duke qenë agjërueshëm, me qëllim Itikafi“.
Nocioni "Ibadat" te juristët e shkollës hanefite definohet: "Vepra e të obliguarit (mukel-lefit) që është në kundërshtim me tekat e tij, për të madhëruar Zotin e tij. Për këtë vepër, kryerësi shpërblehet e për tu konsideruar adhurim varet nga nijeti.
Ibnu Sebil konsiderohet udhëtari që duke qenë në udhëtim ka humbur pasurinë dhe ka ngelur pa pasuri pavarësisht se në shtëpinë e tij ka pasuri apo jo, e këtij i takon të jepez nga zekati.
Nocioni “el ikrahu” nënkupton: veprimin e dhunshëm që e kryen dhunuesi ndaj palës tjetër. Në veprën “Mexheletul adlije” definohet: “Imponimi që i bëhet tjetrit duke ju kërcënuar për ta kryer një veprim pa pëlqimin e tij.
Nocioni "el xherhu" do të thotë: diskreditim ose kontestim i drejtësisë dhe përpikërisë së transmetuesit, kurse nocioni "et-ta'dil" do të thotë rekomandim ose gjykim pozitiv në favor të drejtësisë dhe përpikërisë së transmetuesit të hadithit.
Ilmul xherhi ve ta'dil si disiplinë shkencore llogaritet si lloj peshore me të së cilës peshohen transmetuesit e hadithit.
Istihsan në kuptimin etimologjik do të thotë: konsiderimi dhe besimi se një gjë është e bukur (e mirë).
Kurse në kuptimin terminologjik do të thotë: “Nëse muxhtehidi braktis (lë) dipozitën, e cila është kuptuar nga analogjia e qartë (e dukshme) dhe merr një dispozitë tjetër, e cila është kuptuar nga analogjia e fshehtë”. ose
“Braktisja e muxhtehidit dispozitën e përgjithshme dhe marrja e një dispozite të veçantë (jashtëzakonshme) për shkak të ndonjë argumenti, i cili e shtynë që t’i japë përparësi dispozitës së veçantë dhe ta braktisë atë të përgjithshmen”.
Istis’hsabi do të thotë: dhënia e dispozitës (gjykimit) mbi një çështje siç ka qenë në gjendjen e mëparshme, derisa të ekzistojë argument tjetër, i cili e ndryshon gjendjen e mëparshme. apo
Apo, vërtetimi i dispozitës së një çështjeje që ka qenë më parë, derisa të gjendet argument tjetër për ndryshimin e asaj gjendjeje.
Nocioni “It-tisal” në kuptimin gjuhësor ka kuptimin: Lidhje, koneksion, lidhje. Shprehja “It-tisalu es-senedi” nënkupton: Mos këputja e zinxhirit të transmetuesve të hadithit prej fillimit deri në fund të transmetimit. Ky zinxhir (sened) është kusht për shëndoshmërinë e hadithit te shumica e hadithologëve.
Vërtetim, provë, pozitiv, i prerë. Vërtetimi i argumenteve për vlefshmërinë e akuzës para gjykatësit. Dispozita e vërtetuar me diçka duke u bazuar në një provë tjetër, p.sh. vërtetimi i veprës penale me dëshmi.
Konsensusi me heshtje, konsensus implicit i nënkuptuar. Ky konsensus është kur një grup muxhtehidësh paraqesin mendimin e tyre për një dispozitë që veç ka ndodhur, pastaj kjo dispozitë përhapet në atë dhe asnjë nga muxhtehidët nuk kundërshton apo nuk refuzon atë dispozitë.
Leje, lejim, autorizim, miratim, zbatim. Leja e muhadithit që i jep tjetrit për transmetimin e hadithit qoftë ajo me shprehje apo me shkrim. Miratimi i një veprimi duke e konsideruar si të vlefshëm dhe të zbatuar, siç është rasti me kontratën e stopuar nga leja kujdestarit.
Detyrim, shtrëngim. Detyrim për një çështje nëse vepruesi e urren. Detyrim kur autoriteti e ushtron ndaj tjetrit për të vepruar një veprim pa pëlqimin e tij.
Vendim, bashkim, konsensus. Konsensus. Bashkimi -takordimi i dijetarëve islam të një kohe, pas vdekjes së Pejgamberit a.s. për një dispozitë islame për një çështje që ka ndodhur.
Konsensusi i familjes së Pejgamberit a.s. Ky lloj i konsensusit është veçuar te Shiat Zejdije dhe imamije që paraqesin pajtimin e familjes së Pejgamberit a.s., që sipas tyre janë: Aliju, Fatimja, dhe dy bijtë e tyre Hasani dhe Husejni.
Konsensusi i dijetarëve të Mekës dhe Medinës. Ky konsensus paraqet bashkimin e mendimit të dijetarëve të dy vendeve për një dispozitë duke mos marrë parasysh qëndrimin e dijetarëve të vendeve tjera. Ky konsensus te disa dijetar përdoret për argument.
Konsensus i qartë deklarativ. Pajtimi i muxhtehidëve të një kohe për një çështje juridike të sheriatit e cila është në studim në mënyrë që secili nga muxhtehidët të japë mendimin e tij me shkrim ose deklarativisht në atë mënyrë që mendmet e tyre janë unike për një dispozitë. Ky lloj i konsensusit quhet edhe “Ixhmaan kat’ijen” konsensus i prerë.
Ixhmai i heshtur është atëherë kur disa muxhtehid japin mendimin e tyre për një çështje të sheriatit islam në mënyrë deklarative, e ky mendim arrin edhe te muxhtehidët tjerë të të njëjtës kohë dhe ata heshtin në këtë dispozitë.
Konsensus i aplikuar, i zbatuar. Pajtimi i shumicës së muxhtehidëve të metit islam të një kohe për zbatimin e një veprimi pa pasur asnjë fjalë të qartë prej tyre për ndalim apo lejim.
Ixhmai deklarativ arrihet atëherë kur të gjithë muxhtehidët pa dallim vendi dhe përkatësie deklarohen qartazi në mënyrë gojore përmes fetvasë së tyre, ose me shkrim për një dispozitë aktuale të sheriatit islam
Ixhmai i kombinuar. Ixhmai i kombinuar është kur muxhtehidët janë të ndarë në dy grupe për dispozitën e një çështjeje, si p.sh. Njëra grup të thotë haram e tjetra Mekruh. Prandaj, bashkimi i dy grupeve është në faktin se njëra thotë haram e tjetra mekruh, por asnjëra nuk thotë se është vaxhib, mendua apo mubah.
Përjekja maksimale për të kuptuar dhe për të nxjerrë dispozitat e sheriatit islam, ose Dhënia e kontributit maksimal për të njohur dispozitën e sheriatit nga argumenti jo i prerë.
Ixhtihad individual është çdo ixhtihad për ndonjë çështje për të cilën nuk është vërtetuar se muxhtehidët kanë ndonjë qëndrim , që nënbkupton se çdo muxhtehid ka qëndrimin e tij individual.
Ixhtihadi kolektiv. Ixhtihadi kolektiv është çdo ixhtihad për ndonjë çështje për të cilën është vërtetuar se muxhtehidët kanë një qëndrim të përbashkët unik.
Dita e dyshimtë, është dita e tridhjetë e muajit Shaban ngase nuk dihet se është dita e parë e muajit ramazan apo e tridhjeta e muajit shaban nëse nuk duket hëna e re.
Analogjia. Kijasi është: Barazimi i një ngjarjeje (çështje), për dispozitën e së cilës nuk ka tekst (argument) me një ngjarje tjetër e cila për dispozitën e saj ka tekst (argument) e që kanë të njëjtin motiv
“Kur'ani është fjala e Allahut, e zbritur Muhammedit a.s, me shprehje (me fjal) arabe, mrekulli, i transmetuar deri te ne përmes transmetimit bindës, leximi i së cilit është adhurim, i shkruar në mus 'haf e fillon me suren El Fatiha dhe mbaron me snren En Nas”.
“Çështja legjitime e cila, ekzistimi i saj obligon anulimin e dispozitës, ose eliminimin e shkakut, mosekzistimi i saj nuk obligon ekzistim e as mosekzistim”.
Maslahatul Mursele në kuptimin terminologjik do të thotë: “Dobi (interes), e cila është brenda qëllimeve të Ligjdhënësit, por për atë (dobi) nuk ekziston argument, i cili dëshmon se Ligjdhënësi një gjë të tillë e konsideroi dobi, apo nuk e konsideroi si të tillë.
El-Mefhum El-Muvafekati المفهوم الموافقة .do të thotë: T’i vërtetohet dispozita e cila nënkuptohet prej vetë shprehjes, asaj të cilës është heshtur për të (nuk është përmendur në tekst).
Nocioni “Mekruh” sipas juristëve të Medhhebit Hanefij dhe shafij definohet: Vepra që ligjdhënësi i ka dhënë më shumë përparësi të mos veprohet, se sa të veprohet.
Mekruhi tahrimen në aspektin terminologjik të sheriatit islam nënkupton veprën që e ka ndaluar Ligjdhënësi të veprohet e që ndalimi është vërtetuar me argument jo të prerë (Dhannij) ose mënyra e argumentimit është jo e prerë. Vepruesi i mekruhi tahrimen sipas juristëve të Medhhebit Hanefij ndëshkohet, por mohuesi i saj nuk konsiderohet kafir
Mekruhi Tenzihen është veprim për të cilin mosveprimi ka më shumë përparësi se sa veprimi i tij. Kurse vepruesi i Mekruhi Tenzihen nuk ndëshkohet dhe nuk është mëkatar, por ai ka vepruar atë që nuk është e udhës të përdoret
Mendubi në terminologjinë e sheriatit islam nënkuptohet: “Vepra që ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë jo të prerë, por që nuk ndëshkohet nëse nuk e vepron”. Pra, mendub është ajo vepër për të cilën vepruesi i saj shpërblehet, kurse mos vepruesi i saj nuk ndëshkohet.
Burime jo të njëzëshme (dytësore) janë ato argumente për të cilat dijetarët e Sheriatit islam kanë qëndrime të ndryshme, rreth asaj se a mund të jetë argument mbi të cilin bazohet nxjerrja e dispozitave të Sheriatit islam.
Alegori. Shprehje Alegorike do të thotë: “Përdorimi i shprehjes jo në kuptimin për të cilin është venduar (por në kuptim tjetër) për shkak të ndonjë lidhshmërie që ekziston mes tyre ( shprehjes konkrete dhe asaj alegorike).
Muhadith quhtet shkenctari i cili merret ose që i di disiplinat dhe që ka arritur të mësojë shumicën e transmetimeve të hadithit dhe që ka njohuri për gjendjen e transmetuesve.,
Fjala “Mukel-lef" مُكَلَّف do të thotë i obliguar, andaj i obliguar konsiderohet çdo person moshërritur (بالغ), mentalisht i shëndosh,عاقل të cilit i ka arritur thirrja islame, edhe nëse i ndodhë ndonjë pengesë aksidentale siç është harresa, dhe dhunimi (ikrahi الإكراه) por, nuk gjendet tek ai pengesa që e pengojnë obligimin e tij siç është: çmenduria, dhe fëmirija.
Ndalesë: Ndalesë në kuptimin etimologjik do të thotë: e kundërta e urdhrit- imperativit. Kurse në kuptimin etimologjik është “shprehje e cila tregon, kërkim ndalimi, në mënyrë epërsie“
Kontratë martese me kompensim (ndërrime), është martesa kur një njeri ia marton dikujt vajzën e tij, me kusht që edhe ai ta martojë vajzën e tij pa mehr. (ky lloj martese është i ndaluar islamikisht).
Rafiditë, sekt nga shiat që sipas tyre lejohet sharja e sahabeve. Quhen rafidij për arsye se ata e refuzuan Zejd b. Aliun si imam për arsye se ai ua ndaloi sharjen dhe fyerjen e sahabeve.
“Ajo që të obliguarit ia ka zgjeruar fushën e veprimit të tij, në momentin kur ekziston shkaku që e ndalon atë, për shkak të ndonjë arsye ose pamundësie që ai t'a veproj atë. (Ato dispozita të cilat janë bërë ligje për arsye, në ekzistimin e shkakut që një gjë të tillë e ndalon).
Namazi i dy bajrameve: Janë dy reqate namaz që falen ditën e fitër dhe kurban bajramit pas lindjes së diellit 45 minuta dhe kanë tekbire shtesë nga namazet e rëndomta.
Salavetet mbi pejgamberin a.s., thënia: All-llahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali muhamedan... Salevati nga Allahu nënkuptonë mëshirën, nga melekët istigarin (kërkimin faljes) dhe nga njeriu nënshtrueshmëri dhe lutje.
Shkaku - Es-sebebu është: cilësi e qartë- e dukshme dhe e rregullt të cilën Ligjdhënësi e vendoi që të jetë shenjë për ekzistimin e normës, e lidhi ekzistimin e saj (normës) me ekzistimin e tij (shkakut), dhe mos ekzistimin e saj (normës) me mos ekzistimin e tij (shkakut).
"Çështje prej së cilës varet ekzistimi i dispozitës, mos ekzistimi i saj obligon mosekzistimin e dispozitës, por ekzistimi i saj nuk obligon ekzistimin e dispozitës e as mos ekzistimin e saj, dhe nuk është nga esenca e dispozitës, por jashtë saj.
Kusht me marrëveshje është atë që njëri nga të obliguarit e kushtëzon në lidhjen e kontratës, pasi që Ligjdhënësi një gjë të tillë e ka lejuar për palët kontraktuese, p.sh nëse blerësi i kushtëzon shitësit që ai t'ia transferoj ose dorëzoj artikullin në një vend të caktuar.
Kusht legjitim është ai kusht që e ka kushtëzuar Ligjdhënësi për kryerjen e dispozitave الأحكام dhe sjelljeve التصرفات ,siç janë kushtet e adhurimeve العبادات dhe marrëdhënieve reciproke. المعاملات .
Kushtet e zgjedhjes, konsiderohen ato kusht të cilat shënohen në aktin e kontratës që njëra palë apo dy palët të posedojnë të drejtën anulimit të kontratës.
Shoqëri me përgjegjësi të pakufizuar – është kur dy persona në mënyrë të barabartë bashkojnë pronën, borxhin dhe veprimet e tyre, dhe secili prej tyre konsiderohet i autorizuari i tjetrit në të drejta dhe garantues i të drejtave.
Kontratë e partneritetit e cila ngritët mbi parimin e ndershmërisë dhe autoritetit, është kur dy persona nuk kanë pasuri por blejnë në bazë të autoritetit dhe më pas shesin atë që e kanë blerë.
Një rrotullim në Qabe që fillon nga Guri i zi dhe përfundon te guri i zi. Ose tavaf saji i cili fillon nga Safaja deri në Merve, ose prej Merves deri në safa
Konfuziteti në veprim, kur bënë ndonjë veprim duke menduar se është i lejuar por realisht ai veprim është i ndaluar, si marrëdhëniet me gruan e shkurorëzuar pas tre shkurorëzimeve.
Konfuziteti në vendveprim, duke menduar se vendveprimi është në rregull por del e kundërta, si të bëjë marrëdhënie në shtratin e tij duke menduar se është gruaja e tij, e më pas del se ajo është tjetër.
Sinnu temjiz, quhet periudha e jetës para pubertetit, respektivisht pas moshës shtatë vjeçare deri në pubertet, periudhë kjo kur fëmija ka aftësi të menduarit dhe të shprehurit dhe të dalloj të mirën nga e keqja.
Shprehjen (es-sunnetu السنة dijetarët e Usulit në kuptimin terminologjik të sheriatit islam definuan: "Çdofjalë, vepër dhe pëlqim i cili është transmetuar nga i dërguari Alejhis-selam.
Te hadithologët nosioni Es-sune definohet: çdo referencë që i referohet pejgamberit a.s. quhet sunne.
Suneti i shprehur me fjalë السنة القولية e që janë hadithet që i dërguar a.s i ka thënë në raste dhe për qëllime të ndryshme, e që të cilat Sahabet i kanë dëgjuar dhe i kanë transmetuar nga ai.
Sunneti jo i vërtetuar, Sunneti gajri muekked është për atë që vepruesi i tij shpërblehet, kurse mos vepruesi i nuk ndëshkohet, e as nuk qortohet, siç janë sadakatë vullnetare, sunneti para farzëve të ikindis, etj
Suneti Zaide është ai sunet që vepruesi shpërblehet nëse vendos t'i bëhet tabijj dhe që Ai të jetë shembulli i tij në atë vepër. Ky lloj sunneti është ndjekje e veprave të Pejgamberit Alejhis-selam në çështjet normale të përditshme, e që nuk kanë të bëjnë me legjislacion ose me interpretimin e Pejgamberit Alejhis-selam por këto sjellje burojnë nga cilësitë e tij njerëzore të rëndomta, p.sh të hanë, të pinë, të ecë, të vishet, të flenë siç i ka vepruar I dërguari i All-llahut xh.sh..
Veprimet praktike السنة الفعلية, e që janë veprat dhe sjelljet të cilat i vepronte i dërguari Alejhis-selam gjatë jetës së tij, e që kan të bëjnë me sheriatin, dhe që Sahabet transmetuan cilësinë e tyre deri te ne në mënyrë precize, pavarësisht se cilësimi dhe transmetimi janë bërë me kërkesën e Pejgamberit Alejhis-selam siç është thënia e të dërguarit Alejhis-selam خُذُوا عنِّي مَنأسِكَكُم "merrni nga unë (mësoni) mënyrën e kryerjes së veprave të Haxhit, dhe kërkesa e Pejgamberit Alejhis-selam صَلُّوا كَمَا رَأَيْتُمُونِي اصَلِّ "Falni (namazin) ashtu siç keni parë mua duke e falur (namazin) apo pas kërkimin e Pejgamberit Alejhis-selam, siç është rasti kur Sahabet i cilësonin veprat e të dërguarit gjatë jetës së Tij, në luftëra, gjatë gjykimit i cili gjykonte me dëshmitar dhe betim بشاهد و يمين gjatë shitblerjes, mënyrën e të vërtetuarit të borxhit (huas) etj.
Pëlqimet e Pejgamberit Alejhis-selam السنة التقريرية . Me këtë sunet nënkuptojmë pëlqimin e Pejgamberit Alejhis-selam mbi fjalët dhe veprat e Sahabeve që demonstroheshin para tij, për të cila Pejgamberi Alejhis-selam heshti dhe nuk refuzoi një gjë të tillë.
Suneti i vërtetuar, i fortë. Për këtë lloj veprimi, vepruesi meriton shpërblim, e mos vepruesi i saj nuk meriton ndëshkim, por meriton qortim. Ky mendub njihet me emrin Sunnetu-l-Huda سنة الهدى, p.sh , ezani i namazeve, falja e namazeve ma xhemat, sunnetet muekkede para ose pas namazeve etj.
Lavd, lëvdatë, lavdërim, falënderim,, lavdërim me fjalë. Duaja, lutja e veçantë e cila këndohet në fillim të namazit pas tekbirit fillestar.(subhaneke….”
Shkenca e cila merret mse studimin e rregullave të përgjithshme, përmes së cilave arrihet nxjerrja e dispozitave praktike të sheriatit islam nga argumentet në detaje.
Vaxhibi është: vepra që e ka kërkuar Ligjdhënësi të veprohet në mënyrë të prerë, me argument jo të prerë, qoftë jo i prerë në të vërtetuarit e argumentit, ose në të argumentuarit me te, siç është leximi i Fatihasë në namaz, Sadakai Fitri etj. Veprimi me te është obligativ siç është Farzi, porse mohuesi i tij nuk është jomusliman (kafir) por i prishur (Fasik), ai që e asgjëson vaxhibin dhe nuk vepron është i prishur Fasik.
Në aspektin gjuhësor: lejim të një sendi. Vepra e lejuar të veprohet. Në aspektin terminologjik: Barazia mes veprimit dhe mosveprimit. Vepra për të cilën nuk ka shpërblim e as sanksionin as për veprim e as për mosveprim. Sipas usulistëve El Ibahatu definohet: Fjalimi i Allahut që nënkupton zgjedhjen e vepruesit për veprim apo mosveprim. El Ibahatu në këtë formë është një nga dispozitat e sheriatit Islam.