Shkruan: Jusuf ZIMERI

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, kurse salevatet dhe selamet mbi zotriun tonë Muhamed Mustafanë s.a.v.s., mbi familjen e tij, sahabët dhe gjithë besimtarët islamë kudo që të jenë. All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”1

Të nderuar besimtarë Islamë, nëse me vëmendje e vështrojmë këtë ajet kur’anor, duke i plotësuar kriteret e studimit dhe analizës që mund ti bëhet një tejsti autentik islam, atëherë në skenë na dalin shumë të vërteta madhore, nga të cilat besimtarët islamë janë të detyruar të përfitojnë mësime në jetën e tyre të përditshme.

Fillimisht vërejmë se Allahu xh.sh.  vërejmë në formën se si na drejtohet Allahu xh.sh. përmes këtij ajeti, duke na ftuar me atributin më të dashur te Allahu xh.sh. dhe më të përkëdhelur te muslimanët, e që është atributi i besimit. Kjo me këtë cilësi nuk janë dekoruar e tërë bota njerëzore, por vetëm një kategori e njerëzve, a ata janë ata të cilët i besuan Allahut xh.sh. në të gjitha cilësitë  Tij absolute, besuan në shpalljen, të dërguarit e tij, besuan në përcaktimin e Allahut xh.sh. dhe asnjëherë nuk u hamendën në çështjet e besimit të tyre.  Ftesa e Allahut xh.sh. që i drejtohet njerëzve me këtë atribut është një respekt i veçantë për besimtarët islam duke i dalluar ata nga kategoria tjetër e njerëzve.

Vlerësojmë se ftesa me këtë atribut është e veçantë, sepse edhe veprimi për të cilin na fton Allahu xh.sh. e që është agjërimi, është  veprim i veçantë dhe obligim vetëm për besimtarët islamë.

Nëse ajetin e kundrojmë me syrin analitik shkencor na del në pah se detyrimi me të cilin do ta marrin për sipër besimtarët islam, e që është agjërimi, është çështje që mund ta kryejnë vetëm ata që kanë besim dhe bindje të fuqishme e stabile. Atyre që u mungon bazamenti i besimit të fuqishëm, ata që kanë telashe dhe defekte me besimin e tyre, assesi nuk do të mund ta përballojnë këtë obligim islam, për dallim nga ata që imanin (besimin) e  tyre e kanë stabil këtë obligim islam jo vetëm që do ta kryejnë me shumë lehtësi, por edhe me shumë dashuri. Andaj edhe konstatojmë se çdo kush nga ne aq sa më shumë të ketë telashe me agjërimin e tij, në esencë ai ka aq telashe me besimin e tij, e aq sa më i fuqishëm të jetë besimi dhe bindja e tij, aq më i lehtë dhe më i dashur do të jetë edhe agjërimi i tij.

Në anën tjetër, Allahu xh.sh. përmes këtij ajeti kur’anor ta na e largon edhe një dilemë për ata të cilët janë të prirë që gjithnjë të shtrojnë dilema para veti, a jo është se agjërimi nuk është veprim i veçantë i Umetit të Muhamedit a.s., por ky adhurim ishte edhe te pejgamberët tjerë dhe popujt e tyre para Muhamedit a.s.. Kjo nënkupton se agjërimi si shtyllë esenciale e besimit islam ishte formë e komunikimit dhe lidhshmërisë së krijesës (njeriut) me Krijuesin e tij (Allahun xh.sh.) që nga gjetshmëria e njeriut në këtë hapësirë.

Gjithashtu nëse ajetin në fjalë e kundrojmë nga aspekti i përfshieshmërisë së tij, vërejmë se këtu Allahu xh.sh. ka përmendur tre faktorë kyç që janë për njeriun, e që janë: besimi, agjërimi dhe devotshmëria e tij. Elementi i cili i cili i bashkon këto tre faktorë është fakti se, edhe besimi, edhe agjërimi e edhe devotshmëria janë çështje fshehta që vendbanim e kanë zemrën e njeriut. Pra njeriu nuk mund të besojë sipërfaqësisht, vetëm e vetëm për ta parë dikush se ai kinse beson, që shtiret para të tjerëve se e beson Allahun xh.sh. e kur është në vetmi e refuzon besimin, ky njeri nuk mund të quhet besimtarë dhe ftesa e Allahut xh.sh. “O ju keni besuar” e përmendur në ajetin kur’anor nuk e përfshinë këtë njeri, sepse ky ka atribut tjetër i cili quhet hipkizi.  Hipokritët mendojnë se janë aq të aftë sa të mashtrojnë jo vetëm njerëzit, por të mashtrojnë edhe Krijuesin e tyre, andaj Allahu xh.sh. u përgjigjet përmes Kur’anit dhe u thotë, se ju nuk keni tradhtuar askë tjetër përveç vetes suaj. Prandaj të nderuar besimtarë, çka mund të presim prej një njeriu i cili tradhton veten e tij, çfarë besimi mund të kemi tek ai njeri, çfarë përgjegjësia mund ti besojmë atij që e tradhton veten e tij !! Nëse këtij nuk kemi arsye racionale ti besojmë ndonjë çështje qoftë edhe me pak vlerë, atëherë si mund ti besojmë për çështje fundamentale i tangojnë një shoqërie!? Pra besimimtar i vërtetë është ai i cili për asnjë moment nuk luhatet nga bindja e tij, nga besimi i tij, as kur është para opinionit e as kur është në vetmi. Të tillë i fton Allahu xh.sh. ne atributin e nderit duke u thënë “O besimtarë”. Në anën tjetër edhe agjërimi është formë e komunikimit me krijuesin tënd, adhurim që besimtari islam lidhet drejtpërdrejtë me Krijuesin e tij. Agjërimi nuk mund të bëhet vetëm sipërfaqësisht, por bëhet me bindje dhe sinqeritet duke shpresuar madhërin e Allahut xh.sh..  Në kontekst të kësaj, vetëm besimtari islam i cili bindhsëm beson Allahun xh.sh. me iman të pa luhatshëm, vetëm ai është i gatshëm ti thotë Krijuesit të tij: O Zoti im, ti më krijove në formën më të mirë, më dha shumë të mira e begati, na i lejove të mirat dhe na i ndalove të këqijat, por ne si rob të Allahut që jemi, ne për ta arritur kënaqësinë Tënde, pëlqimin Tënd dhe dashurinë Tënde, jemi të gatshëm që të heqim dorë edhe prej disa të mirave që Ti na i ke lejuar për një kohë të caktuar,. Ky është morali i Muslimanit, këtë nuk mund ta bëjë ai që ka besim të luhatshëm, por vetëm ai që ka bindje të thellë te krijuesi i Tij. Si tillë, ai që ka gatishmëri të përgjigjet kësaj ftese të Allahut xh.sh. me iman të plotë, dhe me agjërim të pastër, ai ka arritur edhe shkallën e lartë të devotshmërisë. I lutemi Allahut xh.sh. që të na bëjë prej atyre që Ai është i kënaqur me ta.

( Ligjërate e mbajtur para namazit të Teravisë në Xhaminë e fshatit

 LLojan më 10, 07. 2013)


1 El Bekaretu : 183

Shkrime të ngjashme