Shkruan: Jusuf ZIMERI

Eh, bashkëfshatarët e mi, Llojanas-sistan të lënë në mëshirën e pamëshirës që po ballafaqohen me përpjekjet e tyre të mbijetesës për të lidhur tridhejtëshin me njëshin, dimrin me pranverën dhe anasjelltas, të lënë pas dore si zorrë qorre, pushtetarët e desenzibilizuar nëpër kolltukët e tyre me rrotulla assesi të rrëshqasin drejtë popullit të tyre. Po, po, e vërtetë është se ata nuk po na vinë në vizita për të na e pyetur hallin, por ama, jo nga neglizhenca dhe pakujdesia, por për shkak të faktik se rrotat e kolltukëve u ishin të frenuar dhe si duket u mungon sharllagani për ti lyer. Unë nuk po e besoj këtë, ama kështu më tha një fshatar tjetër, sepse unë po besoj se ata nuk vinë se nuk dëshirojnë të na e prishin qetësinë. Nejse, mos ta zgjasim aq shumë me ta se na dalin punët gjizë, po edhe gjiza është bylmet, tha plaku i strukur në një skaj të rrugës, i skuqur jo nga shëndeti, por nga ftohti, që shite gjizë në treg.

Eh çmë iku mendja mbrapsht kësaj nate me mjegull, duke ngarendur makinën rrugës drejt fshatit. Më falni gabova, çfarë fshati, po ku ka fshatar sot në shekullin XXI, të gjithë jemi qytetarë të rendit të parë. Drejt metropolit të komunës sime të quajtur Likovë. Ndoshta komshit për rreth na e kanë zili pse vendim tim po e quaj Metropol, por s’kanë drejtë. Haj të bëjmë një krahasim me metropolin e Maqedonisë – Skupin, atje ka vetëm, tigra, luana, kuaj, njerëz pa koka para shtëpisë së komanduese, e në metropolin tim ska elemente të tilla. Këtu  të gjithë jemi me koka, këtu ka vetëm kulturë, shqiptare pak e përzier me francuze, ama shqiptare, ka kulturë afgane, pakistaneze, indijane, marokiene, e çfarë të duash tjetër. Po pra a qenka metropol? Këtu gërshetohen kulturat Evro-aziatiko-ballkanike.

Nejse u largova nga tema pak, se desha t’ju tregoj ku më vajti mendja atë natë!  Thashë meqë institucionet e shtetit, (kam fjalën për njerëzit tanë, p.sh. këta të Komunës),, sigurisht se ata kanë ndonjë strategji afatgjate që ne populli i shkretë nuk mund ta kuptojmë ! Kush e din ? Njëherë më tha mendja se ndoshta kanë ndërmend më me këto njerëz ti kundërvihen maqedonëve me atë numrin e madh të votuesve fiktiv që kanë ngelur nga “Maqedonia Antike”, e kur të vijnë zgjedhjet edhe ne e rrisim numrin e votuesve! Ide e mirë kjo, por, jo jo, sigurisht s’është ky sekreti i mos intervenimit! Pa tjetër te ketë ndonjë arsyetim ma të fortë, se ky është banal. Tani e fillova ta kuptoj. Meqë këto njerëz janë nga raca indiane, sagllamë kanë ardhur për të dëshmuar dhe vërtetuar se Nënë Tereza ka qenë shqiptare.

S’po gjej arsye tjetër, po bëjë një apel, qytetarë të nderuar të rendit të “parë”, ju që jeni të interesuar për të shkuar në Afganistan për të punuar, kush dëshiron punë, biznes, para, le të vijë në LLojan se këtu është Avganistani ! Po pra, u soll rrota magjike, dhe u bë realitet!!

Po e përfundoj me thënien e njeriut më me ndikim në historinë e njerëzimit: “I mallkuar qoftë ai që ua ngarkon telashet e tij të tjerëve”

Shkrime të ngjashme