Mitologjia e Todor Petrovit nuk ka fund

Autor: Jusuf ZIMERI

Besoj se nuk do të habiteshin as shqiptarët as myslimanët e as popujt tjerë që jetojnë në Maqedoni e nuk janë nga përkatësia fetare ortodokse, kur një ditë z. Todor Petrovi si kryetar i Kongresin Botëror Maqedon dhe disa intelektual tjerë të kalibrit të tij, kur të dalin me tezën e shekullit XXI se edhe Qabja e edhe Vatikani janë të ndërtuar mbi themelet e Kishave ortodokse Maqedone !.

Zotriu në fjalë, është i njohur për gjithë qytetarët me fobin e tij ndaj çdo sendi që nuk është sllavo-ortodokse maqedone. Ky njeri disa herë pa fije turpi ka ngacmuar dhe provokuar ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë e veçanërisht të konfesionit islam. Vetëm para disa ditëve kishte deklaruar se pronat e vakëfit dhe xhamitë të nacionalizuara nuk duhet ti kthehen bashkësisë Islame, sepse sipas tij Bashkësia Islame nuk na qenka trashëgimtarë juridik i kësaj prone përfshirë edhe xhamitë. Pas kësaj deklarate sërish provokon thellë ndjenjat e besimtarëve islam në një emision televiziv në Alsat-m kur deklaron se nëse kthehemi në histori e së kaluarës, atëherë një numër shumë i madh i xhamive qenkan të ndërtuara mbi themelet e kishës ortodokse maqedone, e në mesin e tyre edhe Xhamia Burmali në Shkup e cila është rrënuar vitin 1925 paska qenë e ndërtuar mbi themelet e kishës ortodokse “Sveti trojka”!. Mirëpo, megjithatë ortodoksët maqedon na qenkan aq shumë tolerant saqë kanë hjekur dorë nga kjo dhe këtë problem ia kanë lënë ta zgjedhë ligji për denacionalizim i Maqedonisë!.

Të polemizohet me një njeri si z. Todori, konsideroj se është humbje kohe, dhe atë për dy arsye, e para se ai gjendet në afekt dhe e dyta sepse ai vërtetë merret me demagogji të pa skrupull i bazuar mbi mitologjinë e paparë.

Demagogjitë e njerëzve të kalibrit të tillë nuk janë asgjë tjetër vetëm se tentativë për të mbuluar vandalizmin sllavo maqedon i cili vazhdimisht është ushtruar mbi kulturën islame në Maqedoni.

Pastaj z. Todori, rrëfen në TV se sa tolerantë paskan qenë ortodoksët Maqdon ndaj përkatësive tjera sepse po të gjurmonin në themelet e xhamive, sigurisht se dalin që më parë paska pasur kisha ortodokse maqedone. Andaj ata pikërisht për shkak të tolerancës vendosën që të mos gjurmojnë në themele të xhamive, por të ngritën lart dhe në shenjë tolerance të vendojnë kryqe mbi sahatkulla.

Zotri Nikolla Gruevski më heret kishte parë ëndërr se në qendër të Shkupit paska qenë një Kishë ortodokse, dhe tani ajo duhet të ngritët mbi themelet e një objekti të konfesionit katolik, dhe atë me parat e myslimanëve, edhe kjo është tolerancë, kurse zotri Todori paska parë një ëndërr tjetër se nën themelet e xhamisë Burmali paska qenë kisha ortodokse sveti troja, kurse para disa muajve një akademik tjetër kishte parë ëndërr se hami i Daut pashës qenka i ndërtuar mbi themelet e një kishe ortodokse. A thua ku përfundojnë ëndrrat e këtyre tolerantëve !?

I sugjerojmë zotri Todorit të mos të bëjë ish pa pasur pula edhe pse ne e dimë se këtë e ka zanat, mos u kthe shumë prapa se rrënjët e identitetit tuaj edhe kombëtar edhe fetar akoma nuk janë ngulur mirë në dhe. Maqedonët janë i vetmi komb në ballkan që edhe sot e kësaj dite kanë probleme me elementet përbërëse të identitetit të tyre, së pari kanë problem me emrin që e tërë bota dëshiron tu ndihmoj përveç ata nuk dëshirojnë ta ndihmojnë veten, kanë problem me gjuhën, dhe gjithashtu kanë problem edhe me kishën ortodokse Maqedone që nuk e pranojnë kishat tjera ortodokse si motra. A i ka harruar këto zotri Todori, apo ndoshta shtiret se tërë bota ua ka zilinë se vetëm këta janë të drejtë. Pastaj zotëriu ka harruar se në Maqedoni jetojnë afër një milion mysliman, e të gjithë këto i kanë dhënë dhe akoma po u japin përkrahje të fuqishme maqedonëve për ruajtjen e identitetit të tyre si atij fetar ashtu edhe atij kombëtar, por le të llogarit se edhe durimi ka fundin e vet.

Pra, nga tërë kjo konstatohet se Maqedonët edhe sot e kësaj dite, në shekullin XXI kanë probleme me  legjitimimin e  identitetit të tyre si kombëtar ashtu edhe fetar, andaj si duket dikush prej tyre në vend se të jetojë me realitetin dhe të bëjë përpjekje të zgjidhë problemet e tilla dhe të ecë përpara me botën, akoma po merren me mite dhe ëndrra të së kaluarës.

z. Todori në emision na del edhe si jurist i madh duke folur për ligjin për denacionalizim dhe porositë që të respektohet ai, por harroi të na tregojë pse Ministria e Financave që është e autorizuar të implementoj ligjin për denacionalizim bënë ndarje konfesionale dhe nuk është i barabartë për të gjithë. Pse nuk na citoi se Komisioni për denacionalizim pran ministrisë së financave Kishës Ortodokse Maqedone ia ktheu 8 % të territorit të Maqedonisë, e Bashkësisë Islame nuk ia kthen pronat e saja.?

Z. Todori harroi të na shpjegojë, pse disa Xhami në Maqedoni të cilat janë funksionale edhe sot e kësaj dite, ku kryhen ritet islame pesë herë në ditë ishin të regjistruara në kadastra si objekte fetare Kisha deri vitin 2007, derisa në drejtorinë e Katastrës erdhi zv. Drejtori shqiptar dhe i përmirësoi këto regjistra. Edhe kjo është në emër të tolerancës ?

Z Todori foli për ligjin për denacionalizim, por nuk na shpjegoi se si erdhi puna që të nacionalizohen xhamitë, kur në ligjin për nacionalizim xhamitë dhe kishat nuk ishin objekte nacionalizimi ?. Si kaluan xhamitë në pronë të shtetit pa kurrëfar ligji dhe dokumenti ?.

Harroi të na thotë pse maqedonët që qenkan aq tolerantë nuk lejojnë rindërtimin e xhamisë në Prilep të cilën e dogjën vandalistët vitin 2001, edhe për krah faktit se Bashkësi Islame posedon të gjitha dokumentacionet për rindërtim.

Z. Todori largohuni nga mitet dhe ëndrrat sepse askush nuk ka arritur që realitetin e ndërtojë mbi mitin dhe ëndrrën. Mslimanët dhe shqiptarët në Maqedoni nuk janë më ata që mendoni ju, nuk janë sharrëxhi dhe ëmbëltorit që dinë vetëm tu shërbejnë të tjerëve. Andaj zgjohu dhe jeto me realitetin se shqiptarët dhe myslimanët e Maqedonisë i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt është çështje irelevante porse ata kanë dy universitete me disa fakultete, kanë fakultetin teologjik në Shkup dhe qendra tjera arsimimi. Ndoshta edhe për këtë dikush do të thonte si kalibri i Todorit se edhe këto që i kemi janë si dhuratë nga tolerantët maqedon, porse realiteti është krejt tjetër e këtë e dinë e tërë bota, se këto shqiptarët i kanë fituar me shumë sakrifica dhe gjak, andaj edhe patjetër të japin frytin e tyre.

Shkrime të ngjashme