Ngjashmëria mes dy gjinive veprim i ndaluar sipas Islami

Autor: Jusuf ZIMERI

Në Kur’anin famëlartë është vërtetuar fakti se All-llahu xh.sh. çdo gjë që krijoi në univers, krijoi çift, mashkull dhe femër, e në anën tjetër që të dy gjinive u dha edhe tiparet dhe karakteristikat e tyre që simbolizojnë gjininë e natyrshmërinë e krijimit të tyre. Gjithashtu është fakt i pa kontestuar, se devijimi më i madh në ekzistencë mund të jetë atëherë kur njeriu me veprimet e tija satanike tenton të largohet nga natyrshmëria e krijimit të tij. Pra, sipas parimeve fundamentale Islame edhe femra ka për obligim të ruaj natyrshmërinë e saj, e gjithashtu edhe mashkulli ka për obligim të ruaj natyrshmërinë e tij.

Ndarja e krijesave në dy gjini dhe krijimi i tyre me tipare të veçanta është argument shtesë që paraqet absolutizmin e Allahut xh.sh. në çdo send. Kjo natyrshmëri e ndarjes së gjinive detyron njeriun të ruaj dhe kultivojë dhe njëkohësisht të respektoj natyrshmërinë e tjetrit, sepse te krijesat tjera kjo bëhet në mënyrë instiktive. Pra, raportet mes dy gjinive sipas islamit ndërtohen mbi parimin e reciprocitetit dhe rresepektimit të natyrshmërisë së tjetrit. Siq e përshkruan Kur’ani, mashkulli ndien prehje dhe pushim te gjinia e kundërt, kurse femra ndihet e sigurtë dhe e qetë kur për rreth tij është mashkulli, qoftë, prindi, bashkëshorti, djali apo i afërmi i saj. Sa do që të lexoni dhe pavarësisht se çka do të lexoni, sigurisht se nuk do të mund të gjeni fjalë më të ëmbël dhe më me realitet se sa ajeti Kur’anor ku Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. Suretu Err-rrum:21

Andaj lidhshmëria mes dy gjinive dashuria dhe mëshira e jo gjelozia dhe urrejtja mes veti. Nisur nga këto fakte, parimet Islame ndaluan që meshkujt të bëjnë tentativa dhe përpjekje për të dalë nga këmisha e tij e natyrshme që të imitojnë femrat, ose femrat të zhvishen nga natyrshmëria e tyre dhe të imitojnë meshkujt dhe atë pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë për sjallje në të folurit apo në veshmbathje. Në këtë kontekst gjejmë hadithin e Pejgamberit (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). i cili e mallkoi ata të cilët bëjnë orvatje për ngjashmërinë e mashkullit me femrën dhe tha:

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْمُتَشَبِّهِينَ مِنَ الرِّجَالِ بِالنِّسَاءِ وَالْمُتَشَبِّهَاتِ مِنَ النِّسَاءِ بِالرِّجَالِ تَابَعَهُ عَمْرٌو أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ *

“ Transmetohet nga Ibni Abasi (Radiall-llahu anhu) i cili ka thënë: Pejgamberi (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). i mallkoi ata burra të cilët i përngjasin femrave (në veshje), si dhe ato gra të cilët i përngjasin meshkujve.”[1]

Në një hadith tjetër të regjistruar te Ebu Davudi të transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. gjejmë Pejgamberit (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). ka thënë :

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الرَّجُلَ يَلْبَسُ لِبْسَةَ الْمَرْأَةِ وَالْمَرْأَةَ تَلْبَسُ لِبْسَةَ الرَّجُلِ

“ Pejgamberi (Sal-lall-llahu alehji ve sel-leme). e mallkoi mashkullin i cili vesh rrobe femrash dhe femrën e cila vesh rrobe meshkujsh.”

Allahu xh.sh. krijoi dy gjinitë që të ruajnë natyrshmërinë e tyre, dhe i obligoi me obligime varësisht nga gjinia dhe mundësia e tyre pa e rënduar apo vështirësuar ndonjërën palë.  Tregohet një ngjarje në kohën e Halifit Islam, Omer b. Abdulazizit, halif ky i cili mbahet mënd në mes të muslimanëve për devotshmërinë, drejtësinë, bujarinë dhe trimërinë e tij gjatë sundimit të tij, andaj edhe konsiderohet halifi i pestë prej Hulefai rashidinëve. Në kohën e tij, një delegacion prej fshatrave kishin kërkuar nga Halifi që ti pranojë në kabinetin e tij, për të parashtruar disa kërkesa që i kishin. Pasi Halifi i kishte pranuar, në mesin e delegacionit kishte edhe një fëmijë, i cili kishte dëshirë të flakët të takojë Halifin dhe të shohë se si jeton Halifi. Fëmija kishte ëndërruar se kur të hyjë në pallatin e Halifit do të shehë kabinete të mëdha të stolisura dhe dekoruara nga ari e argjendi. Kur hynë, fëmij u dëshprua, sepse kabineti i Halifit ishte shumë i thjeshtë. Mirëpo, fëmija nuk u përmbajt dot, de këtë ia shprehi Halifit, duke ia tërhequr vërejtjen pse kabineti i Halifes nuk është i stolisur me ari dhe argjendt. Halifja, kur e pa reagimin e fëmijës, e përkëdheli nga koka dhe i tha: O biri im, stolisja me ari është cilësi dhe natyrshmëri e femrave, e nëse meshkujt shndërrohet në femra, atëherë kush e mbronë atdheun ?! Fëmiu e kuptoi mesazhin dhe doli i gëzuar nga Kabineti i Halifit.

Pra mendoj se ky është mesazh mjaft i qartë për myslimanët edhe sot e kësaj dite.

Referencat
[1] Buhariu

Shkrime të ngjashme