Shkruan: Jusuf ZIMERI
Meqë paraqitëm disa nga argumentet bazë dhe mendimet e dijetarëve islam nga Ehli Sunneti, për lejimin e pasimit të medhhebeve, apo më mirë me thën për detyrueshmërinë e avamit të ndjekin fetat e muxhtehidëve të tyre, në vazhdim do t’i përgjigjemi disa dyshimeve të përditshme satanike që i përdorin jomedhhebistat për të futur huti në mesin e muslimanëve.
Dyshimi i parë:
Argumentet të cilët jemi të urdhëruar t’i ndjekim dhe implementojmë në praktikë janë Kur’ani dhe Sunneti, e nuk janë fjalët dhe mendimet e dijetarëve të mëdhenj (muxhtehidëve)!
Po, çështja e parë që ata e kanë të mjegulluar është se nocioni Argument (Delil) nuk përfshinë vetëm Kur’anin dhe Sunnetin, por me këtë nocion përfshihen edhe Ixhmai (konsensusi) Kijasi (analogjia), fjalët e sahabëve, sheriati që ishte para nesh, Urfi (tradita) etj. Ngase të gjitha këto janë burime dhe argumente të sheriatit islam. Nocioni “Delil” nuk është ekskluzivitet vetëm i Kur’anit dhe Sunnetit, sepse këto dy burime quhen ndryshe edhe “Nusus” tekste nga të cilat muxhtehidi përfiton dispozita të sheriatit islam, kurse në nocionin “delil” përfshihen edhe burimet tjera që i përmendëm më parë.
Se jemi të urdhëruar të ndjekim Kur’anin dhe Sunnetin këtë çështje askush asnjëherë nuk është kontestuar nga askush, sepse kontestuesi i kësaj çështje është jobesimtar (qafir), por çështja është cila është mënyra dhe metodologjia e ndjekjses së këtyre dy burimeve. Andaj, meqë Kur’ani dhe sunneti janë Vahj (shpallje), synimet dhe detajet e shpalljes më së miri i kuptuan shokët e Pejgamberit a.s., sepse ata u edukuan drejtpërdrejtë nga Pejgamberi a.s., e pas tyre gjenerata e dytë që janë tabiinët, që islamin e mësuan nga sahabët, e pas tyre janë gjenerata e tretë që janë itbai tabiinët që dispozitat e Islamit i mësuan nga Tabiinët. Është racionale dhe krejtë normale që këto tri gjenerata të i kenë kuptuar më mirë qëllimet e argumenteve dhe teksteve nga Kur’ani dhe sunneti, e këtë e vërteton edhe vetë Pejgamberi a.s. kur thotë: Gjenerata më e mirë jnë gjenerata ime (sahabët) pastaj gjenerata që vijon, e pastaj gjenerata që vijon” [1]
Kjo është edhe gjenerata e selefit të ndershëm, kurse metodologjia e këtij selefi deri tek ne është përcjellë pikërisht përmes dijetarëve. Çështja tjetër që duhet vështruar se në këtë hadith përfshihen edhe themeluesit e katër medhhebeve që përfaqësojnë Ehli Sunnetin.
Pejgamberi a.s., në një hadith tjetër, po ashtu, thotë: “Falë i qoftë atij që më ka parë mua dhe atij që e ka parë atë që më ka parë mua, dhe atij që e ka parë personin, i cili e ka parë atë që më ka parë mua.”[2]
As Muxhtehidët e as dikush tjetër në asnjë kohë nuk ka pretenduar në rivalitet ndaj Kur’anit dhe sunnetit ashtu si dëshirojnë t’i paraqesin jomedhhebistat. Muxhtehidët fushëveprimin e tyre dhe konkluzat e tyre për dispozitat juridike islame i kanë të përfituara pikërisht nga studimet e tyre në këto dy argumente, andaj nga ajo që kanë kuptuar nga Kur’ani dhe sunneti, kanë përcaktuar edhe dispozitat islame nga sqarimet nga Kur’anidhe sunneti.
Në anën tjetër të veprosh sipas fetvave të muxhtehidëve nuk nënkupton anulim apo braktisje e Kur’anit dhe Sunnetit, por përkundrazi nënkupton veprim sipas Kur’anit dhe hadithit, sepse edhe Kur’ani dhe sunneti tek ne kanë arritur të ruajtura pikërisht përmes këtyre dijetarëve – muxhtehidëve, të cilët kanë përcaktuar rregulla dhe kritere për ruajtjen e shenjtërisë së këtyre burimeve të sheriatit islam.
Dyshimi i dytë
Mukal-lidi pason medhhebin e tij edhe atëherë kur sheh se medhhebi i tij është në kundërshtim me hadithin, e kjo nënkupton se i jep përparësi më shumë muxhtehidit se sa Kur’anit dhe sunnetit!
Kësaj çështje në mënyrë të qartë i përgjigjet dijetari i famshëm Shejh Kejranevij[3], i cili thotë: Se ne kinse i japim përparësi mendimit të imamit tonë më shumë se fjalës së Allahit dhe fjalës së Pejgamberit a.s. është vetëm një supozim i juaji i pa bazë dhe irracional, sepse realisht kjo nuk ekziston fare. E vërteta është se nëse paraqitet ndonjë ajet apo hadith që është kundër mendimit të imamit, atëherë çështja shihet në dy aspekte, që janë
-Të dijë se është fjalë e Allahut dhe e pejgamberit
– Të dijë se është në kundërshtim me mendimin e imamit.
Mukal-lidi n uk ka njohuri për asnjërin për këto dy aspekte, sepse këto çështje qëndrojnë mbi parimin e studimit dhe argumentimit, kurse mukallidi nuik ka fuqi për këtë, ose argumentimi i tij është pa konsideratë në aspektin juridik shkencor islam. Andaj nëse ai nuk ka kapacitet të njohë këto çështje, si mund të gjykojë se mendimi i imamit është në kundërshtim me tekstin, vetëm me ixhtihadin e tij?.
Pastaj thotë: Nëse mukal-lidi nuk nuk largohet nga mendimi i imamit për shkak të ndonjë hadithi, kjo nuk nënkupton se ai mendimit të imamit i jep më shumë përparësi se sa hadithit, por për shkak se tek ai nuk është vërtetuar e kundërta e mendimit të imamit.[4]
Nëse ju thuani se: nëse mukallidi nuk ka pasur dije se mendim i i imamit të tij është në kundërshtim me hadithin, atëherë ne e mësojmë se mendimi i imamit të tij është në kundërshtim me hadithin! Në këtë çështje shejh Kejraneviju përgjigjet shkencërisht duke thënë: Nëse mukal-lidi ju beson juve për shkak të argumentimit, e ai nuk është i aftë i argumentit dhe nuk bazohet në fuqinë e argumentit, andaj si mund t’ju besojë juve ? E nëse ju beson pa argument, atëherë ai sërish ngelë Mukal-lid, por kësaj radhe mukallid ndaj jush, e sa ai përket imitimit askush nuk ka më shu8më përparësi të imitohet se sa tjetr në mënyrë që të braktisë imitimin ndaj imamit të tij, t’ju imitoj juve.[5]
Dyshimi i tretë
Katër dijetarët që janë themelues të medhhebeve, kanë ndaluar që të imitohen, e veçanërisht kur mendimi i tyre është në kundërshtim me hadithin sahih, sepse transmetohet secili prej katër themeluesve të medhhebeve ka thënë: ”Nëse hadithi është i vërtetë, ai është medhhebi im”.
Kjo thënie që vehabistët dëshirojnë ta përforcojnë bindjen e tyre për ndalim të ndjekjes së një medhhebi është refren i përditshëm i tyre. Këtë nuk e thuan vetëm ata që ndonjë ditë kanë mësuar për islamin, por është interesant se këtë fjali e gjenë edhe te ata që janë ithtarë ekstrem të ides vehabiste, apo më mirë të them imitues të verbër që nuk e dinë as alfabetin e gjuhës së Kur’anit dhe sunnetit.
Thënia e imamëve që të mos pasojnë verbërisht mendimet e tyre, sepse nëse mendimi i tyre kundërshtohet me argumentet autentike, atëherë duhet ndjekur argumentin (sunnetin) e jo mendimin e tyre, është thënie që ngritë nivelin shkencor të këtyre katër imamëve. Kjo porosi e imamëve të mëdhenj, është mesazh i qartë për ata që kuptojnë. Ky mesazh që njëherit është edhe parim shkencor, i është drejtuar nxënësve të tyre që me vite ndoqën mësuesit e tyre, e që edhe ata ishin në kategorinë e muxhtehidëve, sepse ata para veti nuk kishin barin delesh. Kjo na jep të kuptojmë se katër imamët e mëdhenj ndaluan imitimin e verbërt për ata që kanë mundësi ixhtihadi, e jo për të ata që hadithin e kuptojnë vetëm sipërfaqësisht dhe shpejtojnë të vlerësojnë se hadithi është sahih apo nuk është sahih.
Pra kjo thënie vetëm vërteton faktin se katër imamët fuqimisht kanë ndjekë Kur’anin dhe sunnetin, që nënkuptonë se edhe ne duhet të ecim rrugës së tyre, e ftesa e jomedhhebistëve që të ndjekim Kur’anin dhe sunnetin e jo medhhebet ngelë vetëm thënie irracionale dhe kontraverze.
Në anën tjetër nëse ata pretendojnë që fjalët e katër imamëve për mos emitimin e medhhebeve ti përdorin si argument për ndalimin e imitimit, atëherë ata kryesisht kanë rënë në imitim të verbërt, sepse pikërisht imitojnë fjalët e tyre.
[1] Buhariu, Muslimi dhe të tjerët.
[2] Ez-Zerkeshi, El-Bahrul Muhit, 6/ 191, Darul Kutubi, botimi i parë, 1994.
[3] Muhamed Rahmetullah b. Halilurr-rrahman el Kejranevij el Hindij, i cii me gjyshin e tij të 34 përfundon te Othman b. Afani r.a. Ka lindur në fshatin kejrane afër kryeqytetit të Indisë Delhi në vitin 1818 m. Edhe pse rrjedhte nga një familje dijetarësh me kulturë të lartë islame, mësimet i kishte marrë nga një numër i madh i dijetarëve eminent si, Sadullah Muradabadi, Muhamed Hajati etj. Ai kishte mësuar edhe nga dijetarët e mekes Mukerreme. Përveç dituris së tij, ai ishte edhe një nga figurat kyçe në organizimin e revolucionit kundër anglezëve në vitin 1857. Kejraneviu kishte shkruar shumë vepra dhe atë në gjuhën arabe, urdishte dhe persishte. Nga veprat e tij më të njohura janë:Idhharul haki, Izaletul evham, izaletul esh-shukuk, fevaidun fi ulumil fikhi, etj. Ka vdekur vitin 1891 në meke, dhe është varrosur afër varrit të nënës së myslimanëve Hatixhes r.a.
[4] El Kejranevij, Fevaidun fi ulumil fikhi f.33-66.
[5] Po aty