Shkruan: Jusuf ZIMERI

All-llahu xh.sh. thotë:“All-llahu nuk e ndyshonë gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” Suretu Err-rra’d : 12
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë okular se gjithnjë e më shumë është bërë retorikë e  njerëzve, pavarësisht nga shtresa dhe kategoria e tyre përdoren shprehjet: ndryshime, reforma, integrim, përparim, emancipim, etj.

Sa më shumë që e dëgjon këtë retorikë, aq më shumë formulohet dhe përforcohet bindja se në të shumtën e rasteve, njerëzit këtë terminologji përdorin konotacion të gabuar dhe në vende jo adekuate, duke i dhënë shprehjeve të tilla konotacion krejtësisht të gabuar.
Nëse bëjmë përpjekje që këtë terminologji ta kundrojmë nga aspekti i terminologjisë islame, atëherë vërejmë se të gjitha këto nocione në kuptimin më të shkurtë janë veprime që ndërlidhen me qenien njeri. Njeriu nga natyra e tij e krijimit, është qenie shoqërore, dhe parimisht është i prirë për një zhvillim shoqëror e social në jetën e kësaj bote. Si tillë bënë përpjekje maksimale në ndërtimin dhe reformimin e sendeve që e rrethojnë.
Për ndryshimin e gjërave në jetën tonë të përditshme, kur hulumtojmë për qëndrimin e Islamit ndaj preokupimeve tona për ndryshim, në Kur’anin fisnik vërejmë, se këto çështje i sistemon përmes dy nocioneve më kryesore që janë: nocioni “et-tag’jir” me të gjitha derivatet e saja, që donë të thotë, se nocioni “el islah” nënkupton reforma përmirësuese.

Kuptimi i nocionit “et-tag’jir” sipas Kur’anit fisnik.  

Duke u mbështetur në ajetet kur’anore ku përmendet nocioni “tag-jir” që donë të thotë “ndryshim”, komentatorët e Kur’anit Famëlartë dhanë sqarime se ky nocion, parimisht trajtonë ndryshimet që i përjetonë një popull apo një shoqëri në drejtimin negativ. Këtë e vërtetonë ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).  Gjithashtu edhe ajeti Kur’anor, ku Allahu xh.sh thotë: All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.
Nga këto dy ajete kur’anore nënkuptohet qartë se operacioni i ndryshimeve të gjendjes së njeriut si individ apo si shoqëri drejt të keqës projektohet, fillon dhe menaxhohet nga vetë njeriu, andaj edhe pasojat e këtij ndryshimi i bartë vetë njeriu. Pra nocioni “Tag’jir” në Kur’an sinjalizon ndryshimet që i bënë njeriu prej të mirës nga e keqja, prej lartë poshtë, prej sistemit në kaos, prej moralit drejt pamoralit, prej besimit drejt pabesimit etj. Të gjitha këto veprime sipas principeve të përgjithshme islame ndodhin pikësisht si pasojë e besimit të dobët, dhe si pasojë e gjykimit të njeriut për çështjet që e rrethojnë, duke u mbështetur në egoizmin, mendjemadhësinë dhe ndryshimin e vlerave në jovlera. Pasojat e këtij ndryshimi janë serioze dhe me përmasa shumë të gjëra jo vetëm në jetën e kësaj bote, por edhe të botës tjetër. Për ti shpëtuar këtij ndryshimi, patjetër duhet kaluar në faza kryesore që janë.
1.    Sinqeriteti i jonë me vetë qenien tonë, që nënkuptonë se ne duhet të paraqitemi ata që jemi. Të kuptojmë qenien tonë, të definojmë identitetin tonë, të kuptojmë kush jemi ne, nga kemi ardhur dhe për ku jemi nisur, çështë qëllimi i gjetjes sonë në këtë jetë etj etj. Nëse me sinqeritet i npërgjigjemi këtyre pytejeve, atëherë sigurisht se edhe raportet tona me veten tonë janë të sinqerta dhe të drejta.
2.    Sinqertiteti i jonë ndaj Krijuesit tonë, që nënkuptonë rregullimi dhe harmonizimi i raporteve tona me Krijuesin tonë. Ne nuk kemi mundësi të njohim vetne tonë, identitetin tonë, rolin tonë në këtë botë po nuk njohëm Krijuesin tonë. Nëse arrijmë të përmirësojmë këtë lidhje, atëherë kemi formuar bindjen se Ai i cili na krijoi në këtë formë dhe konstrukt pa asnjë të metë, ai meriton mirënjohje, falënderimin dhe adhurimin, andaj plotësisht i nënshtrohemi urdhrave të tij.
3.    Sinqeriteti i jonë me të tjerët, që nënkuptonë rreugullimi i raporteve tona konform zrdhrave të krijuesit tonë, jo vetëm me botën njerëzore, por edhe me tërë atë që na rrethon.
Andaj nëse ne kemi nuk kemi arritur të ruajmë me fanatizmin më të madhë këto tre segmente, por kemi rrënuar këto vlera, atëherë ne do të jemi përgjegjës për këto vepra, e Allahu xh.sh. nuk ndryshon gjendjen tonë pa ndryshuar ne në veten tonë.

Kuptimi i nocionit “El islah” sipas Kur’anit fisnik.  

Për dallim nga nocioni “Et-tagjir” nicioni “el islah”  nënkupton reforme përmirësuese, apo thënë më thjesht “el Islah” quhet rruga nga e keqja drejt të mirës, nga kufri drejt imanit, nga kaosi drejt sistemit, nga jo vlera drejt vlerave, nga irracionalja drejt racionales, nga e pavërteta drejt të vërtetës, nga sëmundja drejt shërimit etj.
Dijetari i famshëm Er-ragib El Asfehani,  sqaron se karakteristikë e nocionit  “el Islah” që rrjedh nga folja “saleha” apo “saluha” është fakti se në Kur’anon Famëlartë gjithnjë përmendet për ballë të keqes apo shkatërrimit.
Këtë të vërtetë që e sqaron Al Asfahani mund ta vërejmë përmes shumë ajeteve kur’anore e në mesin e tyre janë këto ajete:
All-llahu xh.sh. thotë: “Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj”  Imam Bugaviu  në ntefsirin e tij gjatë shpjegimit të këtij ajeti sqaron se çrregullime konsiderohen të gjitha mëkatet dhe veprat që janë në kundërshtim me parimet e islame dhe në kundërshtim me sistemin e përcaktuar nga Krijuesi absolut. Pastaj ajeti: “E kush besoi dhe u përmirësua, ata nuk kanë as frikë as brengë”.  Pra ata që janë përmirësuar nga veprat e liga, dhe janë distancuar nga besimet e kota dhe shkatërrimet në jetën e kësaj bote, ata kanë nndërtuar një besim të mirë dhe stabil, për ta nuk ka frikë ditën e gjykimit e as brengë e dëshprim për veprimtarinë e tyre. Pastaj ajeti: “kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj që të jeni besimtarë”  Ajete të këtij konteksti që vërtetojnë se nocion “islah” ka për qëllim punët mira, pëmirësimet dhe largimin nga e keqja në të mirë janë të shumtë  e ne nuk do kemi mundësi ti radhisim të gjithë ato ajete kur’anore.
Ajo që patjetër duhet të përmendim në këtë rast, është fakti se në të shumtën e rasteve kur në Kur’anin Fisnik përmendet imani (besimi), shoqërohet edhe me këtë nocion siç është ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: ”E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t’i radhisim ndër më të mirët.  Pastaj ajeti: “E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
Dijetarët islamë në kontinuitet sqaruan se me nocionin “islah” me të gjitha derivatet e kësaj shprehje është për qëllim përmirësimi dhe largimi i njeriut qoftë si individt apo edhe si shoqëri nga punët e liga që dëmtojnë besimin, moralin dhe njerëzoren e tij. Andaj nocioni “Islah” që ne e quajmë reformë, është garancë e diagnostifikimit të veprës së keqe, e cila me vete bartë edhe fuqinë e reformimit nga këto anomali qofshin individuale apo shoqërore. Përmes implementimit të kuptimit të vërtetë të kësaj shprehje në jetën e përditshme, besimtari islam bënë një transferim fillimisht shpirtërorë e më pas edhe mendor e fizik dhe, në këtë mënyrë arrinë të ruajë identitetin e tij qoftë fetar, kombëtar, social, shoqërorë dhe të ndërtojë natyrën për reth tij, duke e zbatuar imperativin hyjnor për ndërtim, zbukurim të planetit tonë, e jo për shkatërrim dhe devijim. Përmes kësaj forme besimtari islam arrinë të detektojë gabimet e veta dhe të përmirësohet, pra të bëjë reformë në veten e tij dhe e ngritë nivelin e vetëdijes dhe përgjegjësisë duke kërkuar falje nga i Gjithëmëshirshmi. Imam Aliu r.a. duke sqaruar këtë fenomen kaq me vlerë, thekson se kërkimi faljes dhe reforma në veten e secilit nga ne, është emër që përfshinë gjashtë kuptime, e që janë: e para: pendimin për atë që është vepruar, e dyta: vendosshmëria që më kurrë të mos kthehet te ai veprim, e treta: të gjitha krijesave tu japish të drejtën e tyre, e katërta: të plotësosh çdo obligim që e ke lënë pas dore, që e ke humbur, e pesta: të pastrosh tërë qenien tënde nga elementet që i ke ndërtuar me pasuri të pa lejuar (haram) dhe më pas të ndërtosh trup të pastër, dhe e gjashta: Që trupi jot të shijojë dhembjen e nënshtrueshmërisë ashtu si e ka ndier shijen e mëkatit, e past tërë kësaj të thuash: Unë kërkoj falje.
Kjo ishte edhe metodologjia e reformave me të cilën u angazhuan të gjithë pejgamberët dhe të dërguarit e Allahut xh.sh. duke filluar nga Ademi a.s. e deri te vula e pejgamberisë Muhamedi a.s.. Kështu ishin edhe mësimet profetike të Muhamedit a.s. që i drejtoi jo vetëm boitës islame por mbarë botës njerëzore. Për këtë lloj të reformave ishte edhe porosia e Pejgamberit a.s. që i dha besimtarëve islamë të të gjitha kohëve dhe vendeve.
Reformat që pa na paraqiten neve kohëve të fundit nga njerëzit të cilët absolutisht nuk e kanë të qartë kuptimin e vërtetë të nocionit reformë nuk janë asgjë tjetër përveç se një snobizëm i sëmurë. Këto reforma që po na paraqiten neve si model i shpëtimit të shoqërisë, nuk janë aspak të shëndetshme , por përkundrazi janë vetëm sëmundje për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një klase, të një shtrese apo një grupi që mendohet si më i zgjedhur. Orvatjet që po i bënë dikush për ta integruar këtë shoqëri islame, drejt një bote të pa vlera, nënkupton vetëm përpjekje për t’na zhveshur nga identiteti i jonë fetar dhe kombëtar, sepse integrimi synon shkrirjen në diç tjetër nga ajo që jemi. Këto janë përpjekje hipokrite që mbulohen në emrin e vlerave, emancipimit, tolerancës dhe të drejtësisë, e në realitet në esencë bartin virusin e devalvimit, shkatërrimit dhe asgjësimit tonë. Këtë neve na e bënë të ditur Kur’ani fisnik kur thotë: “E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!”Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”.

Shkrime të ngjashme