xxx-951 = xxx-1544
Muhamed (Muhjudin) b. Mustafa (Muslihudin) el Kavxhevij . Dijetar dhe fikhist i medhhebit hanefij me origjinë turke. Ishte muderris i njohur në Stamboll dhe kishte arritur një reputacion shumë të fuqishëm. Veprat e tija më të njohura janë; “Hashijetu ala envari Et-tenzil lil Bejdavij” vepër e botuar në katër vëllime.
Dijetari i famshëm Haxhi Halife për këtë vepër kishte thënë: Ky libër është një shpjegim më madhështorë, më i fuqishëm dhe më i lehtë në metodologji që është bërë këtij libri. Vepra tjetër e Shejh Zades është edhe “sherhul vikaje” nga lëmia e fikhut”sherh el miftah li Es-sekakij, etj