Nga: Jusuf ZIMERI
Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s
Shpjegimi i ajetit 13.
Allahu xh.sh. thotë:
وَاضْرِبْ لَهُم مَّثَلاً أَصْحَابَ الْقَرْيَةِ إِذْ جَاءَهَا الْمُرْسَلُونَ
“Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit”.
Pasi që Allahu xh.sh. përmes ajeteve të mëparshme sqaroi se ku dhe si do të përfundojnë ata të cilët pranuan shpalljen e Allahut xh.sh., pranuan Kur’anin për udhëzues, pranuan Muhamedin a.s. për të Dërguar dhe besuan në ringjalljen dhe ditën e gjykimit, si dhe për ata të cilët refuzuan shpalljen, refuzuan pejgamberllëkun e Muhamedit a.s. dhe nuk besuan në ringjalljen dhe ditën e gjykimit, atëherë Allahu xh.sh. na sjell disa shembuj nga e kaluara e njerëzimit, dhe i thotë Muhamedit a.s.: O Muhamed “Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit”.
Pra, urdhri për rikujtim i drejtohet Muhamedit a.s. që ti përkujtojë idhujtarët dhe pabesimtarët, ata që shprehën kokëfortësi dhe të përgënjeshtruan se edhe ju jeni si banorët e atij vendbanimi ku Allahu dërgoi të Dërguar e edhe ata bënë të njëjtë veporime si ju.
Dijetari bashkëkohor Prof. Dr. Ratib Nabulsi duke shpjeguar këtë ajet të sures Jasin, përkujton se njerëzit për ti përkujtuart çështjen mund të ndahen në dy kategori. Kategoria e parë e cila arrinë të kuptojë realitetin vetëm prej teorisë, pra prej tekstit, kurse kategoria tjetër e njerëzve për ti kuptuar çështjet atyre duhet patjetër t’u sillen shembuj më konkretë për ti kutpuar. Andaj meqë idhujtarët nuk kuptuan dhe nuk deshën të kuptojnë atë që ua sqaronte Muhamedi a.s. përmes Kur’ Allahu xh.sh. e urdhëroi Muhamedin a.s. që të përdorë edhe metodologjinë tjetër të shpjegimit përmes shembujve, në mënyrë që ata nëse nuk dëshirojnë të kuptojnë, të mos kenë arsye nesër për tu justifikuar. Andaj Allahu xh. sh. i thotë të Dërguarit të Tij, t’i përkujtojë me shembullin e banorëve të një vendbanimi, se çfarë ndoshi me ta kur Allahu xh.sh. atyre u patë dërguar Pejgamberët e Tij e ata nuk dëgjuan dhe nuk iu përgjigjën atyre. Nga ky përkujtim duhet të marrim mësime, sepse edhe këta të cilët nuk dëgjojnë dhe nuk i përgjigjen të Dërguarit të Allahut xh.sh., pra Muhamedit a.s., përfundimi do të jetë ngjashëm me përfundimin e tyre.
Sjellja e shembujve ishte metodologji e arabëve për sqarimin e çështjeve, andaj edhe Kur’ani famëlartë e përdoriu këtë metodologji, thoshte Imam Sha’raviu,
Gjatë shpjegimit të këtij ajeti, gjithnjë shtrohen këto pyetje: Kush ishte ai fshat, kush ishin ato banorë që nuk iu përgjigjën pejgamberëve të tyre? Kush ishin ato Pejgamberë? Pse Allahu xh.sh nuk përmendi emrin e fshatit, e as emrin e Pejgamberëve etj.
Kur shfletojmë tefsiret e Kur’ani kerimit rreth këtij ajeti gjejmë se disa prej komentuesve jain disa sqarime rreth vendit, fshatit, dhe pejgamberëve. Ibni Kethiri thotë: transmetohet nga Ibni Abasi, Ka’bi dhe Vehb b. Munebihi, se ky vendbanim është Antakia. Në te ishte një mbret i cili quhej Antajhis b. Antajhis b. Antajhis, i cili ishte idhujtar. Allahu xh.sh. atje dërgoi tre të dërguar që quheshin: Sadik, Saduk dhe Shelum, por mbreti dhe populli i tij refuzuan ftesën e tyre.[1]
Imam Kurtubiu në bazë të asaj që shtjellon Imam el Maverdi sjell mendimin se shumica e komentuesve të Kur’anit janë të mendimit se ky vendbanim ishte Antakia.[2]
Për emrin e këtij vendbanimi, për banorët dhe emrat e të dërguarve që kishin ardhur në këtë fshat për të predikuar islamin dhe për ti thirrë njerëzit në besim të pastër monoteist, nëpër librat e tefsirit mund të gjejmë tregime të gjata, që ndoshta për lexuesin janë mjaft interesantë, por shpjegimin e vetë ajetit janë irelevante, andaj edhe ne nuk do të merremi me këtë çështje në detajhe për të humbur kohë.
Ajo që më ka pëlqyer më së shumti është mendimi i dijetarit dhe koemntuesit bashkëkohor Prod. Dr. Ratib Nabulsi i cili thotë: Disa dijetarë janë të mendimit se për çështjet që Kur’ani nuk ka sqaruar, mos hulumto në ato çështje. Atëherë nëse Allahu xh.sh. nuk ka përmendur emrin e vendbanimit, atëherë edhe ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë për emrin e atij vendbanimi. Nuk hulumtojmë sepse jemi shumë të bindur se mos përmendja e ermit të atij vendbanimi dhe emrin e atyre banorëve nuk është nga mosdija, por është për ndonjë urtësi madhore. Sikur të ishte regjistruar ngjarja në detaje duke i përmendë emrat e vendbanimit, banorëve të dërguarve etj, atëherë do të kishte kuptimin se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm një herë me një popull të veçantë dhe nuk mund të përsëritet te popujt tjerë, andaj për derisa nuk janë dhënë detaje, atëherë nënkuptonë se ngjarja mund të përsëritet edhe shumë herë tjera. Pra nëse ti hulumton në detaje të emrave, atëherë sikur dëshiron ta rrënoshë urtësinë e mos përmendjes së emrave nga Allahu xh.sh.[3]
Shpjegimi i ajetit 14
Allahu xh.sh. thotë
إِذْ أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمُ اثْنَيْنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزْنَا بِثَالِثٍ فَقَالُوا إِنَّا إِلَيْكُم مُّرْسَلُونَ
Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”.
Ky ajet shpjegon se Allahu xh.sh banorëve të këtij vendbanimi u patë dërguar dy të Dërguar për ti ftuar në besimin e pastër, në monoteizëm, por pasi që ftesa e tyre në besim të pastër u kundërshtau dhe u përgënjeshtrua nga banorët e vendit, atëherë Allahu xh.sh. në përforcim të ftesës së tyre dërgoi edhe të dërguarin e tretë, për ta shpalosur të vërtetën madhore. Nga kjo nënkuptohet se dërgimi i Pejgamberit të tretë nuk ishte përforcim force për të mbrojtur dy pejgamberët e mëparshëm, por për të mbrojtur të vërtetën madhore, pra shpalljen e tyre. Sikur përforcimi të ishte për mbrojtjen e tyre fizike, atëherë ajeti do të kishte qenë “feaz-zezna huma” por meqë është “feazzezna” atëherë nënkuptonë se përforcimi i bëhet vajhit e jo të dërguarve.
Me të arritur të dërguarit të tretë, ata që të gjithë kishin një mision të përbashkët, andaj edhe iu drejtuan popullit duke u thënë: Vërtetë ne jemi të dërguar. Këtu ajeti vjen në formën përfocuese ngase ata po përgënjeshtrojnë pejgamberët për herë të dytë.
= V A Z H D O N =
Ligjeratë e mbajtur në Ramazan pas namazit të Iqindisë në xhaminë e fsh. Llojan nga Jusuf Zimeri
[1] Ismail b. Omer b. Kethir el Kureshij Ed-Dimeshkij, tefsir ibni Kethir, 6/568, daru Tiba, botimi 2002.
[2] Muhamed b. Ahmed El Ensarij el Kurtubij, El xhamiu li ahkamil Kur’an, darul fikr , 15/15.
[3] http://www.nabulsi.com