Shejh Muhamed Alaudin ibni Muhamed Emin Abidin Ed-dimeshkij el Hanefij
Sunetet e namazit [1]. janë:
– Ngritja e duarve gjatë ose para marrjes së tekbirit fillestar deri te lobulli i veshit për meshkujt, kurse për femrat si për të lira ashtu edhe për robëreshat duart të ngritën në paralele me supet.
– Zgjerimi i gishtërinjve (mos ngjitja mes veti[2]) gjatë marrjes së tekbirit dhe kthyerja e shuplakave të dorës në drejtim të kiblës dhe mos ulja e kokës kur të merret tekbiri[3].
– Thënia e tekbirit me zë nga imami sipas nevojës sa të informohen të pranishmit për fillimin – hyrjen e namazit ose transferi (daljen nga namazi).[4] Gjithashtu duhet ngritur zërin edhe në thënien “semiall-llahu limen hamide” kur të ngritët nga rukui dhe në dhënien selam (në fund të namazit). Nëse e ngritë zërin tepër por nuk e hijeshon është mekruh, e nëse e hijeshon, sikur ta ngritë zërin me melodi për ta hijeshuar ate që ti pëlqej të tjerëve, dhe thënien e kësaj fjale nuk ka për qëllim dhikri, atëherë prishet namazi, ashtu si prishet namazi nëse me tekbirin fillestar është për qëllim vetëm informimi i njerëzve. Mirëpo nëse ka për qëllim tekbirin (si adhurim) si dhe informimin e njerëzve për fillim të namazit atëherë është mirë, e po ashtu edhe lajmëruesi[5] (personi i cili përsërit tekbirin pas imamit me qëllim që ti informoj ata që nuk e dëgjojnë tekbirin e imamit, për fillimin dhe procedurën e namazit J.Z.).
-Bashkangjitja e tekbirit të atij që falet pas imamit (Muktedis) me tekbirin e imamit të tij.
– Vëndimi i dorës së djathtë mbi dorën e majtë nën kërthizë, për meshkujt duke e rrumbullakësuar bylyzykun e dorës së majtë me gishtin e madh dhe gishtin e vogël të dorës së djathtë. Kurse për femrat vëndimi i duarve në gjoksin e tyre nën gji pa e rrumbullakësuar dorën e majtë.
– Leximi i Subhanes (Subhaneke All-llahum-me ve bi hamdike tebarekesmuke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke) dhe eudhu bil-lahit[6] (Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim) kurse besmelja (Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim) këndohet në fillim të çdo reqati[7] si dhe thënia e fjalës Amin[8], tahmidit[9] ( i cili këndohet pas fjalës semial—lahu limen hamide J.Z). Të gjitha këto thuhen – këndohen pa zë.
-Zgjatja e rekatit të parë vetëm në namazin e sabahut.
– Tekbiri i rukuit si dhe thënia tri herë: ” Subhane rb-bijel adhim”.
– Kapja e kapakëve të gjunjëve me duar, zgjerimi i gishtërinjve, dhe drejtimi i këmbëve, kurse femra nuk i zgjeron gishtërinjtë e as nuk i kap gjunjët, porse vetëm i lëshon duart mbi gjunjë duke i mbledhur ato.
– Drejtimi – barazia e kokës me mollaqet (kryqet) e tij, thënia e tahmidit, teksti më i preferuar është “All-llahum-me rab-bena ve lekel hamdu”. Pastaj fjala “Semiall-llahu limen hamide” kurse mes tyre duhet bashkuar imami dhe ai i cili falet vetmas[10].
– Tekbiri për të rënë në sexhde dhe tekbiri për tu ngritur nga sexhdeja[11].
– Në momentin duke qëndruar në sexhde të thotë tri herë: “Subhane rab-biel eala”.
– Kryerja e sexhdes mes dy duarve,
– Gjatë qëndrimit në sexhde meshkujt duhet ta distancojnë barkun nga kofshët e tij, bërrylat nga trupi i tij, krahët ti nge nga toka nëse falet në vend komotë ku nuk i pengon të tjerët nga e djathta dhe e majta, sepse dëmtimi i tjerëve është i ndaluar.
– Ulja e femrës dhe mbështetja e barkut të saj me kofshët e saja[12].
– Vënduarje e duarve mbi gjunjë në momentin kur rrinë ulur mes dy sexhdeve dhe gjatë qëndrimit ulur në etehijat[13].
– Gjatë qëndrimit ulur meshkujt këmbën e majtë e shtrijnë për toke, kurse këmbën e djathtë të përqendruar në gishtërinj të kthyer kah kibla[14].
– Femra gjatë uljes mbështetet në kukin e saj duke e venduar njërën kofshë mbi tjetrën dhe i nxjerrë këmbët nga ana e saj e djathtë[15].
– Sinjalizimi me gishtin tregues te shehadeti[16] duke qenë ulur (duke e ngritur gishtin në momentin e mohimit dhe ulë gishtin në momentin e vërtetimit).
– Në dy rekatet e fundit, më e mirë dhe më e preferuar është leximi i fatihas, pastaj thënia tesbihit tri herë, pastaj heshtja aq kohë sa mund të thuhet tesbihi[17]. –personi mund të zgjedhë njërën prej këtyre por nëse përcaktohet edhe për heshtjen, mjafton.
– Leximi i salevateve dhe përshëndetjeve mbi pejgamberin s.a.v.s. në uljen e fundit[18].
– Lutjet të cilat janë i përngjasin Kur’anit dhe sunetit, pra të mos jenë thjesht fjalë të njeriut.[19]
– Sjellja në të djathtë e më pas në të majtë kur të jepet selam.
– Imami duhet të bëjë nijetin që kur të japë selam, të përshëndes ata që janë me te në namaz, melekët, xhinët që janë të mirë, kurse xhemati përshëndet imamin e tij në anën përkatëse, e nëse gjendet në anën kundërt bënë nijet për të, kurse personi i cili falë namazin vetmas përshëndetë vetëm melekët.
Imami kur të japë selam në anën e majtë e ulë zërin më ulët se në anën e djathtë,
– Xhemati duhet të japin selam bashkërisht me imamin.
– Selami të fillojë në të djathtë,
– Personi i cili është duke u falur pas imamit por është Mesbuk, që nuk ka arritur namazin nga fillimi dhe i ka ngelur ndonjë rekat pa falur, duhet të mos japë selam me imamin, por të pushojë derisa imami të përfundoj me selamin[20].
Nga libri: “El hedijetul alaije”
Nga arabishtja: Jusuf Zimeri
[1] .Mos zbatimi i sunetit nuk detyron prishjen e namazit e as sexhden e harresës (sehvi sexhde) por paraqet ofendim, e ofendimi në këtë rast është më i rëndë se sa keraheti. Kështu qëndron në Durul muhat sherh tenvirul ebsar dhe Hashijetu Ibni Abidin.
[2] Pra gishtërinjtë as mos të ndahen shumë e as mos të ngjiten por të lihen në gjendje të rëndomtë. Durul muhta, sherh tenvirul ebsar.
[3] Sepse ngritja e kokës është Bidat – risi. Ed-durul muhtar, sherh tenvirul ebsar.
[4] . Muktediu (ai i cili falet pas imamit) ose personi i cili falet vetmas duhet të ngritë zërin sa të dëgjojë vetë ai. Ed-durul muhtar sherh tenvirul ebsar.
[5] . Dije se lajmërimi atëherë kur nuk ka nevojë për te, pra ta përcjellë zërin e imamit është Mekruh. Hashijetu Ibni Abidin
[6] . Këtë duhet ta lexojë edhe Mesbuki (personi i cili nuk ka arritur imamin nga fillimi i namazit) sikur imami apo ai i cili falet vetmas, por jo Muktediu sepse ai ka pasuar leximin. Sipas ebu Jusufit edhe Muktediu duhet ta këndojë këtë në mënyrë që të largojë vesvesen nga ai. Merakijel felah, Shurunbilali.
[7] . Para leximit të sures Fatiha. Merakijel felah, Shurunbilali.
[8] . Fjala Amin thuhet si nga imami, xhemati si dhe ai i cili falet vetmas e edhe ai i cili e lexon fatihan jashtë namazit. Merakijel felah, Shurunbilali.
[9] . Si imami, muktediu ashtu edhe ai i cili falet vetmas. All-llahum-me rab-bena ve lekel hamdu
[10] . Muktediu – ai i cili falet pas imamit mjafton të thotë vetëm “-All-llahum-me rab-bena ve lekel hamdu“.
[11] . Sepse Pejgamberi s.a.v.s. shqiptonte tekbirin në çdo ulje dhe ngritje, me përjashtim të ngritjes nga rukui kur thonte “Semiall-llahu limen hamide”. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[12] . Sepse femra nuk është si meshkujt, ajo është auvret që duhet mbuluar. Merakijel felah, Shurunbilali.
[13] . Në mënyrë që majet e gishtërinjve të tij të jenë në linjë të plotë me majën e gjurit, dhe në këtë rast nuk duhet kapur gjurin. Merakijel felah, Shurunbilali.
[14] Kështu është transmetuar nga ibni Omeri r.a.. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[15] . Sepse kjo është forma e uljes që më së miri mbulon avretin e saj. Merakijel Felah, Shurunbilali.
[16] . Transmetohet nga ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë: Një njeri i lutej Allahut me dy gishtërinj e tij, e pejgamberi s.a.v.s. i kishte thënë: “një një” dhe nuk sinjalizohet me gisht tjetër përveç gishtit tregues edhe nëse gishti tregues është i këputur apo i palëvizshëm nuk sinjalizohet me gisht tjetër as të dorës së djatht e as të dorës së majtë. Kështu qëndron te Imam Neveviu, shpjegimi i Muslimit. Merakijel Felah Tahtavi.
[17] . Këtu nuk është për qëllim barazia mes këtyre tri gjërave, sepse pa kurrfarë dyshimi leximi i fatihas është përcaktimi më i mirë, e pastaj leximi i tesbihut më i vlefshëm se sa heshtja, e kjo nuk fshehët në tekst. Merakijel Felah, Tahtaviu.
[18]. Imam Shafiu e ka bërë obligim (farz) thënien “All-llahum-me sal-li ala Muhamedin”. Kështu qëndron në Durul muhtar sherh tenvirul ebsar.
[19] .Të mos jenë fjalë dhe kërkesa të thjeshta të njeriut që e prishin namazin e tij. Durul Muhtar sherh Tenvirul ebsar.
[20] . Pushën derisa të vërtetohet se imami nuk ka nevojë për ndonjë sehvi sexhde. Merakijel Felah Shurunbilalii.