Taftazani ka lindur në fshatin Taftazan, fshat në Horasan (rajon në Iran). Mësimet e para i kishte ndjekur në vendlindje, më pas kishte udhëtuar për në Damask ku kishte mësuar nga Kutubudin Err-Rrazi Et-Tahtanij. Taftazani ishte dijetari më eminent në kohën e tij dhe njihej si fikhist, usulist, akaidolog, njohës i disiplinave gjuhësore arabe etj. Ishte i fuqishëm në apologjetikë, usulifikh dhe letërsi. Taftazani ka shkruar shumë vepra në disiplina të ndryshme dhe thuhet se vepra e tij e parë ishte në moshën 16 vjeçare, porse veprat më të njohura të tij janë: “TehdhibulMantiki vel kelam” nga logjika, “ElMekasid fi ilmil kelam”, “Sherhul akaid en-nesefije”, “Elfetava el hanefije”, “Elmiftah”, “Et-telvih ila hakaik et-tenkih” në suli fikh dhe shumë të tjera.

Shkrime të ngjashme