Autor: Mr. Taxhedin Bislimi
Me nocionin tallje me All-llahun dhe të dërguarin e Tij, është për qëllim tallja me adhurimet, obligimet dhe të përmendurit e All-llahut xh.sh. dhe me cilësitë e Tij, kurse tallja me Kur’anin bëhet përmes talljes me ajetet dhe dispozita që dalin nga Kur’ani. All-llahu xh.sh. thotë:
يَحْذَرُ الْمُنَافِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيْهِمْ سُورَةٌ تُنَبِّئُهُمْ بِمَا فِي قُلُوبِهِم قُلِ اسْتَهْزِؤُواْ إِنَّ اللَّهَ مُخْرِجٌ مَّا تَحْذَرُونَ َلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِؤُونَ
“Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Ani, talluni!” All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfryer”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”[1]
Me qenë se hipokritët gjatë veprimtarisë së tyre të përditshme bënin veprime që ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me besimin, përgatitnin kurthe për pejgamberin a.s. dhe për muslimanët, pastaj veprimtarinë e tyre e fshihnin pas betimeve të rrejshme, ata duke pasur parasysh realitetin e shpalljes që ishte në vazhdimësi e sipër, ishin të sigurt se një ditë prej ditëve intrigat e tyre hipokrite do të zbulohen dhe të dalin në skenë. Kjo paraqet krizën dhe shqetësimin e tyre të brendshëm, ngase kishin frikë se mos ndoshta do ti zbresë ndonjë sure Muhammedit a.s. ku do të nxjerrë në skenë intrigat dhe hipokrizinë e tyre. Mirëpo megjithatë edhe pse në zemrat dhe shpirtet e tyre kishte krizë dhe frikë, ata sërish nuk iu kthyen realitetit por filluan të mendojnë për rrugëdalje nga kjo situatë nëse zbulohen shantazhet dhe hipokrizia e tyre duke u arsyetuar se ata janë musliman dhe me muslimanët, por me fjalët e tyre vetëm po bëjnë shaka dhe po tallen. Mirëpo, All-llahu xh.sh. përmes këtij ajeti e informoi Pejgamberin a.s. për mënyrën e veprimit me ta, duke u thënë se nëse i pyet ata për thëniet e tyre, ata sërish nuk do të jenë të sinqertë, por sërish do të bëjnë lajka dhe do të thonë se: Ne vetëm jemi mahnitur e dëfryer, e nuk jemi serioz në atë që e kemi thënë. Megjithatë, edhe krahas tentativës së tyre për të amnistuar veten e tyre, All-llahu xh.sh. i jep mesazh pejgambnerit a.s. që jo vetëm ti demantoj fjalët e tyre, por edhe tu kërcënohet atyre duk u thënë: “Thuaj: “Ani, talluni!” All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni” E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfryer”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?! Pra a nuk keni tjetër me çka të talleni. Tallja dhe dëfrimi me All-llahun xh.sh., me ajetet e tij dhe me të dërguarin e Tij është kufër i pastër.
Pra arsyetimi i juaj është i refuzuar dhe mos tentoni të arsyetoheni me këtë apo me atë që të pastroheni nga mëkatet tuaja, sepse ju keni bërë kufër, e kufri i juaj tanimë ka dalë në sipërfaqe dhe është i qartë.
Shkaku i zbritjes së këtij ajeti sipas asaj që transmeton ibni Ebu Hatimi nga Ibni Omeri r.a. i cili ka thënë: Njëri prej hipokritëve[2] në luftën e Tebukit një ditë në një mexhlis kishte thënë: Nuk kemi parë si Kur’ani i tyre, e as më interesxhi se ata për barkun e tyre, e as gjuhë më gënjeshtare, e as më frikacak se ata kur takohen me armikun. Një njeri që ishte pran tyre i tha:Po gënjen! Ti je hipokrit, për këtë do ta informoj të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe e informoi dhe për këtë zbriti ajeti i lartpërmendur.[3] Abdullah b. Amri duke përshkruar momentin e hipokritit kur kur justifikonte thotë: Unë e pashë atë, ishte i kapur për rripin e devesë së pejgamberit s.a.v.s. e deveja duke ecur i hidhte gurë këmbëve, e ai thoshte: O i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ne talleshim, luanim, nuk ishim serioz, e Pejgamberi s.a.v.s. i thoshte: “A me All-llahun, Kur’anin dhe të dërguarin e tij po luanit, talleshit”
Në një transmetim po ashtu nga Ebu Hatimi, e ky nga Ka’b b. Maliki i cili ka thënë: Mihash b. Himjeri kishte thënë: Do të kisha dashur që të gjykoheshim që secili nga ne të sanksionohet me nga njëqind shkopinj, e vetëm të kishim shpëtuar që të mos zbriste për ne Kur’an. Kjo informatë i shkoi pejgamberit a.s.,e ata erdhën ti kërkojnë falje Pejgamberit a.s., por All-llahu xh.sh. zbret ajetin kur’anor ku thotë: “Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë”[4]. Ai që ishte amnistuar ishte Mihash b. Himjeri, i cili u quajt Abdurrahman.[5]
Nga tërë kjo që u tha deri më tani, na jep të kuptojmë se tallja ishte dhe ngeli cilësi e munafikëve, e kjo sëmundje e tyre theksohet edhe nëpër shumë ajete tjera nëpër sure tjera.
[1] Suretu Et-Teuvbe :64-65
[2] Thuhet se ai njeri ishte Abdulla b. Ubeje, por e vërteta është se ai ishte Vedia b. Thabiti, sepse Abdulla b. Ubeje nuk ka marrë pjesë në Tebuk. Shih, Zuhejti, tefsirul munir 10/287.
[3] Ibi Kethiri, Tefsirul kur’anil adhim, 2/267, Vehbe Zuhejli, tefsirul munir 10/287.
[4] Et-Teuvbe : 66
[5] Vehbi Zuhejli, tefsirul munir, 10/288