Thënie nga Shejh Esha’ravi (Allahu e mëshiroftë)

Përgatiti: Jusuf Zimeri

– “Nëse Allahu Fuqiplotë të ka marrë diçka nga ajo që ti nuk ke menduar se do ta humbësh, atëherë do të të japë diçka tjetër që nuk ke menduar se do të mund ta kishe kompletuar”
– “Nëse nuk ke mundësi ta thuash të vërtetën, atëherë së paku mos i aplauzo të pa vërtetës”
– “Nëse nuk gjen dikë që të urren, atëherë dije se je njeri i dështuar”
– “Nëse nuk frikohet ai që e ka babanë, atëherë pse të frikohet ai që e Allahun”
– “Shpresoj që feja të arrijë te politikanët e jo dijetarët fesë te politika”
– “Allahu i Lartë-madhërishëm i jep këtë botë atij që e donë dhe atij që nuk e donë, kurse Ahiretin ia jep vetëm atij që e donë
– “Shpresoj që feja të arrijë te politikanët e jo dijetarët e fesë te politika”
– “Nëse te dikush tjetër e sheh bukurinë, atëherë dije se në zemrën tënde e ke të bukurën”
– “Kush e përshpejton një çështje para se ti vijë koha,është i sanksionuar me pengesë të arritjes së saj“
– “Është punë shumë e bukur që në çdo kopsht ta mbjellësh nga një lule të bukur, por puna më e bukur është që dhikrin (përmendjen e Allahutxh.sh.) ta mbjellës në çdo gjuhë. “
– “Besimtari islam asnjëherë nuk e kërkon jetën e kësaj bote, sepse ai është i bindur se jeta e vërtetë është në botën tjetër.”
– “Allahu i Plotfuqishëm e dinë më së miri se ç’ke në veten tënde, andaj edhe të dhuron pa të pyetur fare”

Shkrime të ngjashme