Shkruan: Jusuf ZIMERI
Ubejdullah b. El Husejn b. Dilal b. El Hasan El Kerhij[1]. Dijetar me origjinë nga Kerhiju dhe tek ai ka përfunduar kryesia e hanefive. Ka lindur dhe ka vdekur në Bagdad. Ai ishte i njohur si mualim dhe pedagog shumë i suksesshëm, kurse xënësit e tij më të njohur ishin Ebu Bekr Err-rrazi, ebu Abdulla Ed-Damigani dhe shumë të tjerë. Ishte shumë i sjellshëm dhe i devotshëm, agjëronte shumë si dhe ishte shumë i durueshëm ndaj varfërisë. Veprate tija më të njohura janë; “muhtesar” “sherh xhamiul kebir”, “sher xhamiu s-sagir”,. Kah fund i jetës ishte goditur nga paraliza dhe dikush nga shokët e tij kishte kërkuar ndihmë për të te Halifja. Kur mori vesh Kerhiju duke qajtur tha: O Zoti im, mos e bënë rrizkun tim ndryshe, vetëm se me kompensim” dhe vdiq para se ti arrinte ndihma e halifes.
[1] Hajrudin Ez-Zirkelij, el Ealam 4/193, – Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti. – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.