Pyetje:

Selamun alejkum hoxh i nderuar,ju deshiroj te gjitha te mirat ne jete.
Kam ble një palë këpucë, e para pak ditësh isha te këpucëtari me e rregullua njërën këpucë, un dhe ustahi njihemi sepse jetojmë ne një lagje dhe ai e di se un e fali namazin mirëpo problemi  është se ustahi i mori këpucët me e pa se cka është problemi dhe me tha KËTO KEPUC JAN ME LEKUR THIU, un e di se mishi u thiut është i ndaluar qe te hahet por nuk e di se si qëndron puna me lëkuren e thiut qe përdoret për këpucë, a është e lejuar qe te vishen ato këpucë a jo ?

Përgjigje

Bismil-lahi velhamduliul-lahi ves-salatu ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d.

I nderuar, nuk ka asnjë dilemë se Dijetarët Islamë, duke u mbështetur në argumentet autentike islame, janë unik në mendimet e tyre se dispozita së ngrënies së mishit të derrit është veprim i ndaluar (haram) gjithashtu edhe ngrënia  e mishit nga kafshët e ngordhura është e ndaluar pra (Haram).

Mirëpo nga kjo dispozitë përjashtohet shfrytëzimi i lëkurës nga kafsha e ngordhur. Andaj, dijetarët islamë (fukahatë) kanë mendime të ndara rreth faktit se a pastrohen të gjitha lëkurat nga kafshët e ngordhura pas regjjes (shtavitjes), apo disa prej tyre nuk mund të pastrohen, që donë të thotë se ngelin në dispozitën e tyre të mëparshme, pra në dispozitën e ndalimit (haram).

Sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij dhe medhhebit Shafiij, me regjie (shtavitjen) e lëkurave, pastrohen të gjitha lëkurat e kafshëve të ngordhura, me përjashtim të lëkurës së derrit, e cila ngelë e pa pastër edhe pas shtavitjes, kurse imam Shafiu kësaj dispozite ia bashkëngjet edhe lëkurën e qenit.

Mendimin e tyre dijetarët në fjalë e mbështesin në hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. të transmetuar nga Ibni Abasi (Radiall-llahu anhu) i cili ka thënë: njëherë duke kaluar Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. pranë një deleje të ngordhur të Mejmunes shokëve të tij u tha: “Pse nuk e morët lëkurën e saj, e regjni dhe e shfrytëzoni atë? I thanë: ajo (delja) është e ngordhur. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme tha: Vërtetë, e ndaluar është ngrënia e saj.”[1]

Në një hadith tjetër të koleksionuar në Sahihun e Imam Muslimit të transmetuar nga Abdullah b. Abbasi (Radiall-llahu anhu) i cili e ka dëgjuar Pejgamberin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. duke thënë:  “Kur të regjet lëkura, ajo pastrohet [2]

Nga këto hadithe nënkuptohet se të gjitha lëkurat pas regjjes pastrohen, pavarësisht se a u hahet mishi apo jo, kurse lëkura e derrit nuk pastrohet për shkak të ekzistimit të argumentit tekstual i cili argumenton se është i ndytë që do të thotë se derri në esencë është i papastër.

Nga kjo i nderuar nënkuptojmë se lëkura e derrit nuk mund të pastrohet dhe si e tillë ngelë e ndaluar të veshmbathet për muslimanët.

Ve bil-lahi teufik.

Jusuf ZIMERI


[1] Muslimi

[2] Muslimi

Shkrime të ngjashme