xxx-954 = xxx-1547
Muhamed b. Iljas el Hanefij err-rrumi Muhjudin, i njohur me emrin Xhevi Zade . Dijetar, fikhist dhe gjykatës me origjin turke i cili fillimisht ishte emëruar gjykatës në Egjipt, e më pas ishte trasferuar si gjykatës ushtarak në Anadol. Pas këtij posti ishte emëruar Muftij i Stambollit.
Mirëpo duke qenë Muftij kishte demantuar disa mendime të Muhjudin b. El Arabiut dhe si rezultat i kësaj shkarkohet nga posti i Muftisë dhe filloi të merret me arsim. Më vonë përsëri rikthehet në postin e gjykatësit ushtarak të Rrumelis. Dijetari ibni Amade thotë: Ishte shumë i ditur në fikh, usuli fikh dhe tefsir. Ai ishte shpatë për të vërtetën. Veprat e tija më të njohura janë: “Ta’liikat”, “Fetava xhevi zade” dorëshkrim, “Mizanul mud-deijiin fi ikameti el bejnetejni” dorëshkrim dhe vepra “Risaletu fi tahriri da’va el Melik” nga fikhu.