Autor: Jusuf ZIMERI
II.2. Zeqati në deve
Zeqati në deve është obligim, kurse Nisabi për obligueshmërinë e zeqatit fillon prej 5 deveve. Në bazë të hadithit i cili thotë se për çdo pesë deve jepet zeqatë një dele, dhe atë deri në 25 deve, si vijon:
Në 5 deve jepet zeqatë 1. dele.
Në 10 deve jepen zeqatë 2 dele
Në 15 deve jepen zeqatë 3 dele
Në 20 deve jepen zeqatë 4 dele
Pastaj dijetarët islamë janë unik se prej 25 deveve zeqatë jepet si vijon:
Prej 25 – 35 jepet zeqat një Bintu Mehad (deve e vogël që ka mbushur një vit).
Prej 36 – 45 deveve jepet zeqat një Bintu Lubun (deve e cila ka mbushur dy vite).
Prej 46 – 60 Një Hak-ka ( e cila ka mbushur tri vjet)
Prej 61 – 75 Xhedhea (e cila ka mbushur katër vite),
Prej 76 – 90 Dy deve që kanë mbushur nga një vit.
Prej 91 – 100 Dy deve që i kanë mbushur dy vjet.
Prej 121 – 120 Dy deve që i kanë mbushur nga tri vjet.
Kur numri i tyre shtohet mbi 120 sipas dijetarëve të medhhebit Hanefij ripërsëritet obligimi sikur prej fillimit do të thotë në çdo pesë deve nga një dele,dhe vazhdon sipas asaj që u tha deri më tani.
II.3. Nisabi i zeqatit në kafshë të imta
Zeqati në kafshë të imta përfshihet në dhen dhe dhi. Argumenti për obligueshmërinë e zeqatit në dhen është hadithi i Enesit, për shkresën e Ebu Bekrit ku thotë:’Në zeqatin e dhenve që janë në saime, nëse janë 40 deri në 120 jepet një del”[1] Nisabi prej ku fillon obligueshmëria e zeqatit në kafshë të imta është si vijon:
Prej 40 – 120 Një dele;
Prej 121 – 200 Dy dele;
Prej 201 – 399 Tri dele;
Prej 400 – 499 Katër dele;
Pastaj në çdo 100 dele jepet një dele.
Në këtë kategori të zeqatit përfshihen edhe dhitë. Nëse bagëtia është e përzier në dhen dhe dhi, atëherë zeqati jepet prej atij lloji që janë më shumë, e nëse janë të barabartë në numër, atëherë zeqati zeqati jepet sipas dëshirës. Nëse nuk plotësohet nisabi, sikur të jenë 39 dele, në këtë rast nuk jepet zeqat, me përjashtim nëse këtë e bëjnë vullnetarisht e bënë pronari i mallit. Delja ose dhia e cila do të jepet për zeqatë patjetër të ketë mbushur një vit. Juristët islamë janë unik se mes dy obligimeve, pra prej 40 deleve deri në 120 nuk jepet asgjë nga zeqati.
Kafshët që i merr tubuesi i zeqatit
Nisur nga fakti se Udhëheqësi shtetërorë, respektivisht administrata e veçantë që merret me tubimin e pasurisë së zeqatit, angazhon njerëz për të dalë në teren për ta tubuar zeqatin.
Sipas mendimit të juristëve të medhhebit hanefij, njerëzit e angazhuar në teren për tubimin e zeqatit, duhet të jenë të drejtë dhe njohës të çështjeve të zeqatit. Tubuesit e zeqatit nuk kanë të drejtë të marrin për zeqat kafshët më të mira sepse dëmtohet pronari i kafshëve, vetëm nëse këtë e dhuron pronari i kafshëve. Gjithashtu nuk kanë të drejtë të marrin më të dobëtën e kafshëve, ngase me këtë dëmtojnë interesin e të varfërve. Tubuesit e zeqatin nuk kanë të drejtë të marrin as kafshën e cila ka të voglin e saj që është duke pirë qumësht nga nëna e tij, e as kafshën plle, e cila ka të voglin në barkun e saj.
Tubuesit e zeqatit nuk guxojnë që të marrin zeqat te devetë nga gjinia mashkullore, por vetëm femra, sepse kjo është çështje është e definuar tekstualisht përmes haditheve të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ata kanë të drejtë të pranojnë edhe vlerën e tyre. Kurse te te kafshët tjera mund të marrin zeqat edhe nga gjinia mashkullore edhe nga ajo femërore.
Pagimi i zeqatit në vlerë
Juristët e shkollës juridike hanefite, duke u nisur nga parimi i tyre se obligim nga zeqati është dhënia e një pjesës së pasurisë nga nisabi, pavarësisht se kjo bëhet në aspektin formal apo kuptimor. Nga kjo nënkuptohet se pronari i mallit ka të drejtë të japë zqatin duke e nxjerrë një pjesë nga esenca e mallit, por ka të drejtë të japë zeqatin edhe në vlerën e saj. Ky parim vlen në Ushr, haraxh, sadekatul fitr, në kefaretet me përjashtim të lirimit të tobit dhe te kurbanët.
Kur është në pyetje zeqati i kafshëve, dijetarët e medhhebit hanefij theksojnë se vlera e zeqatit llogaritet në ditën e dhënies së zeqatit e jo në ditën e obligueshmërisë, kurse vlerësimi bëhet sipas vendit ku gjendet pasuria. Pra sipas juristëve të medhhebit hanefij, dhënia e vlerës për zeqatë është ngjashëm sikur dhënia e një pjese të nisabit, sepse edhe nisabi konsiderohet pasuri, pastaj këtu qëndron edhe përparësia se është më lehtë për personin që jep zeqatë, e ndoshta edhe më efektive për të varfrin sepse ai këtë pasuri të marrë si zeqat mund ta shfrytëzojë për nevojat më prioritare të tij.
Drofesor Jusuf Kardaviu në studimin e tij të thellë që i bënë çështjes së zeqatit, thotë se mendimi i shkollës juridke hanefite është shumë më i përshtatshëm dhe më efikas në kohën bashkëkohore, e veçanërisht kur ekzistojnë institucione që bëjnë mbledhjen dhe vlerësimin e zeqatit.
Referencat
[1] Dr. vehbe Zuhejli -Fikhul Islami ve edil-letuhu 2/844.