El- kesani ose El Kashani xxx-587h = xxx-1191m

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Bekr Alaudin b. Mes’ud b. Ahmed El Kashaniju ose (el Kasani)[1]. Fikhist me origjin nga Kashani, qytet në Iran mes Teheranit dhe Asfehanit, por kishte lindur dhe jetuar në Halep, andaj është i njohur si fikhist nga Halebi dhe kishte fituar epitetin mbreti i dijetarëve. Mësuesi i tij më i dalluar ishte Alaudin Es-semerkandi. Veprat e tij më e njohur është: “Bedaius-senai fi tertib Esh-sheraii” libër fikhu, i botuar në shtatë vëllime. Dijetari i njohur Ibni Abidini për këtë vepër ka thënë: ”Ky është një libër madhështor që nuk ka të ngjajshëm me te nga librat tona”. Ky libër është botuar dhe ribotuar disa herë, kurse për her të parë është botuar në Kairo në viin 1328 h ose 1910 m në shtatë vëllime. Vepra tjetër e Kashanit është edhe vepra “Es-sultanul mubin fi usulid-dini”.



[1] . Mevsuatu islamije el mujesere 9/1902, El Ealam li Hajrudin Ez Zirkijilij.- Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Shkrime të ngjashme