Shkruan: Jusuf ZIMERI

Na ka treguar Sulejman b. Davud El Mehriju, na ka informuar Ibni Vehbi, më ka informuar Seid b. Ejubi nga Sherahil b. Zejd El Meafiriju, nga Ebu Alkame e ky nga Ebu Hurejreja, se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili ka thënë: “Vërtetë Allahu xh.sh. këtij Ummeti do ti dërgojë në krye të çdo njëqind vjeçari (shekulli) nga ata që do tua ripërtërijë atyre fenë e tyre.[1]

Shpjegimi i hadithit

Hadithin në fjalë nëse e kundrojmë nga aspekti analitik, vërejmë se në brendësinë e saj trajton një sërë tematikash të rëndësishme për organizimin e jetës fetare si në aspektin individual ashtu edhe në atë shoqërorë. Do të ishte absurd sikur të pretendonim se, në shpjegimin tonë kemi përfshirë të gjitha segmentet e jetës mbi të cilat lëshon rrezet e veta ky hadith, por ne do po bëjmë përpjekje të absorbojmë diçka nga tematika më kryesore që trajton ky hadith,

Ngritja e optimizmit në mesin e muslimanëve

Hadithi në fjalë meqë bënë fjalë për përtëritjen e fesë përmes dijetarëve të veçantë të këtij ummeti për çdo shekull, është një sihariq për besimtarët islam, se Allahu xh.sh. për çdo njëqind vjet këtij umeti do ti dhurojë dijetarë të cilët do të jenë rojtar të sinqertë dhe do të korrigjojnë çështjen e islamit jo vetëm në aspektin formal të adhurimit, por edhe si sistem jete që është i përgatitur nga Sistemuesi absolut, për krijesën e Tij më të dashur që është njeriu. Ripërtëritja e fesë që paralajmëron Pejgamberi s.a.v.s. përmes këtij hadithi, nuk nënkupton reforma thelbësore fundamentale islame, siç pretendon dikush që me apo pa qëllim të keq interpretojë këtë hadith, sepse reformat esenciale në islam janë të pa pranuara, sepse të bësh reforma esenciale në Islam donë të thotë të ndryshosh islamin në esencë, e ky veprim bien ndesh drejtpërsëdrejti me burimet e Islamit që janë Kur’ani dhe suneti. Të tentohet për reforma esenciale islame, nënkupton tentativën për konstatim të mangësive në vetë esencën e islamit, e kjo kundërshtohet nga ajeti ku Allahu xh.sh. thotë: sot, ua kam kompletuar juve fenë...

Mendoj se hadithi në fjalë me nocionin ripërtëritje, synon veprimtarinë intelektuale të dijetarëve islam, të cilët përmes interpretimeve që i bëjnë argumenteve autentike nga Kur’ani dhe suneti, sqarojnë konceptualitetin thelbësorë islam, për implementimin praktik të sistemit islam në jetën e përditshme. Meqë islami konsiderohet si i kompletuar, vetëm atëherë kur trajtohet si fe, besim, adhurim dhe sistem dhe, është i ngritur mbi postulatin e diturisë, shkencës dhe mendjes së shëndoshë, atëherë vetvetiu nënkuptohet se bartës të këtyre vlerave janë dijetarët që me intelektin dhe veprimtarinë e tyre ruajnë koherencën dhe njëkohësisht gjejnë zgjidhje dhe alternativa për çështjet që kërkojnë rrugëdalje. Andaj hadithi në fjalë me nocionin ripërtëritje ka për qëllim, jo vetëm ruajtjen e pastërtisë islame nga njollosjet që i bëhen islamit, pavarësisht se i bëhen përmes keqinterpretimeve të qëllimta, ose përmes veprimeve që i bëjnë muslimanët dhe thirrën në emër të islamit, por kanë angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve adekuate konform parimeve dhe princive islame. Pra, hadithi në fjalë është edhe një garancë nga Pejgamberi s.a.v.s. për besimtarët islamë se për çdo shekull do të ketë rojtarë dhe dijetarë të mirëfilltë islamë të cilët me udhëzimin dhe ndihmën e Allahut xh.sh. do të ruajnë, sqarojnë dhe interpretojnë vlerat e Islamit, dhe do të rrezatojnë në mesin e muslimanëve.

Meqë sqaruam se çfarë synon hadithi me nocionin ripërtëritje, atëherë, vallë a përfshihet të gjithë dijetarët  në këtë çështje, apo vetëm ata që posedojnë tiparet e dijetarit të vërtetë. Dijetarët islamë na sqarojnë se në kornizën e kuptimit të hadithit përfshihen dijetarët e lëmive të ndryshme shkencore që me veprimtarinë e tyre janë në shërbim të fesë dhe interesit të popullit të tyre, në të gjitha poret e jetës si në sferën fetare, politike, ekonomike, edukative, sociale etj. Me titullin Ripërtërirës nuk mund të përfshihen dijetarët të cilët jetojnë për veten dhe interesin e tyre, pavarësisht kapacitetin intelektual dhe përgatitjen shkencore të tyre, të cilët jetojnë të ndarë dhe distancuar nga populli i tyre, porse me këtë titull përfshihen ata dijetarë që me tërë potencialin e tyre jetojnë dhe veprojnë për fenë dhe popullin e tyre, pavarësisht nga çmimin që duhet paguar për këtë



[1] Ky hadith është i regjistruar në Sunenin e Imam Ebu Davudit, në kapitullin “El melahim- epopetë”  pjesa e katër faqe 109, me nr të hadithit 4291. Hakiamai e ka regjistruar në Mustedrekun e tij 4/522, Bejhekiu në veprën e tij “Ma’rifetu essuneni vel athari” 1/28/422 dhe shumë dijetarë tjerë në veprat e tyre.

 


Shkrime të ngjashme