Shkruan: Jusuf Zimeri
Vendlindja origjinale konsiderohet vendi ku njeriu ka lindur është martuar dhe ka formuar familje, dhe nuk ka vendosur të udhëtojë prej atij vendi para gjysmë muaji. Gjithashtu konsiderohet edhe vendi ku ka emigruar dhe ka vendosur të mos shpërngulet nga ai vend , por të jetojë në te edhe nëse nuk ka formuar familje. Dispozita e vendlindjes prishet me vend tjetër të ngjashëm me te , nëse në vendin e parë nuk i ka ngelur familje, e nëse në vendin e parë i ka ngelur familje, ajo nuk prishet, porse namazin e falë të plotë në të dy vendet me hyrjen e thjesht në ato vende pa pasur nevojë të bëjë nijetin e qëndrimit.