Për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë së pa fund, Allahu xh.sh. dërgoi të dërguarit e Tij në mënyrë që të paralajmërojnë njerëzinë, dhe t’ua sqarojnë kuptimin dhe qëllimin final të kësaj jete dhe njëkohësisht t’i informojnë për ekzistimin e jetës së botës tjetër (Ahiretit). Pejgamberët gjatë tërë jetës së tyre munduan që njerëzit t’i udhëzojnë në rrugën e vërtetë dhe me lejen e Allahut xh.sh. t’i shpëtojnë nga injoranca. Si shembull i kësaj le të jetë thirrja e Nuhut a.s. i cili realisht me tërë potencialin e tij u mundua që njerëzve tu vërtetojë ekzistimin e Allahut të lartë madhërishëm dhe fuqisë së Tij të përhershme, në mënyrë që të ndryshojë bindjet, besimet dhe të menduarit e tyre të gabuar. Kryeneçësia e tyre për të mos besuar në thirrjen e Nuhut a.s. tek ai nuk mundi të ndikoi tek ai, që ai të largohet nga rruga e tij, por për kundrazi ai bëri përpjekje maksimale që të zbatojë dhe plotësojë porositë e Allahut
قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلًا وَنَهَارًا 5 فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَائِي إِلَّا فِرَارًا6 وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا7 ثُمَّ إِنِّي دَعَوْتُهُمْ جِهَارًا8 ثُمَّ إِنِّي أَعْلَنْتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَارًا9
« Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi” » (Suretu Nuh : 5-9)
– لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ .
« Eshtë e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur ». (Ali Imran :164).
Përpjekjet e Pejgamberëve ishin të vërteta dhe realitet, ato janë një begati e madhe për besimtarët dhe një manifestim i dashurisë së Allahut xh.sh. për robërit e Tij. Beteja e të dërguarve që e zhvilluan kundër mosbesimit (kufrit) ishte pa kompensim, ata bënë përpjekje që besimtarëve t’ua mësojnë mënyrën se si duhet ndjekur rrugën e duhur.
-كَمَا أَرْسَلْنَا فِيكُمْ رَسُولًا مِنْكُمْ يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِنَا وَيُزَكِّيكُمْ وَيُعَلِّمُكُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُعَلِّمُكُمْ مَا لَمْ تَكُونُوا تَعْلَمُونَ :
(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiri i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit. (El Bekare : 151)
– أَوَعَجِبْتُمْ أَنْ جَاءَكُمْ ذِكْرٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَلَى رَجُلٍ مِنْكُمْ لِيُنْذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t’ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!” (El Earaf :63)
– أَمْرًا مِنْ عِنْدِنَا إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ 5 رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ .
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. (Ed-Duhan : 5-6)
– وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ .
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.(El Enbija :107)
– قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ31 قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ32.
Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët ”! (Ali Imran : 31-32)
Të dërguarit e Allahut ishin të bekuar nga Allahu xh.sh. ata ishin të besueshëm në këtë botë. Ishin besnik dhe posedonin moral të lartë. Ishin të zgjuar, të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm, të guximshëm dhe të durueshëm. Në çdo veprim të tyre ishin të sigurt, të sinqertë dhe të devotshëm, andaj dërgimi i tyre nga Fisnikëria e Allahut xh.sh. është madhështi.
Të dërguarit ishin idealist në moralin e tyre, ata ishin begati për popujt e tyre, i thërrisnin njerëzit që të ndjekin rrugën e drejtë, ti nënshtrohen Kur’anit Fisnik dhe të largohen nga veprat e këqija, të përqafojnë mirësinë dhe të vërtetën. Ata i përkujtonin njerëzit për jetën e tyre që po kalojnë në tokë dhe porse ata i pretë jeta e botës tjetër (Ahireti). Andaj Kur’ani na informon dhe sqaron se Allahu xh.sh. për çdo popull kishte dërguar të dërguar ku thotë:
– إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ بِالْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَإِنْ مِنْ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٌ
Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajm përgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar. (Fatir :24)
– وَمَا كُنْتَ بِجَانِبِ الطُّورِ إِذْ نَادَيْنَا وَلَكِنْ رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أَتَاهُمْ مِنْ نَذِيرٍ مِنْ قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ .
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim. (El kasas :46).
– أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ بَلْ هُوَ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أَتَاهُمْ مِنْ نَذِيرٍ مِنْ قَبْلِكَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ. سورة السجدة الآية 3
A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t’i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë. (Es-sexhde : 3)
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَى فَتْرَةٍ مِنَ الرُّسُلِ أَنْ تَقُولُوا مَا جَاءَنَا مِنْ بَشِيرٍ وَلَا نَذِيرٍ فَقَدْ جَاءَكُمْ بَشِيرٌ وَنَذِيرٌ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ.
O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen”. Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send. El Maide :19)
– وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ فَمِنْهُمْ مَنْ هَدَى اللَّهُ وَمِنْهُمْ مَنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلَالَةُ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ.
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve? (En-Nahl :36)
Andaj, dërgimi i Pejgamberëve ishte një begati madhore nga Allahu xh.sh. për të gjithë popujt që u dërgoi përjgamber, sepse ata i mësonin njerëzit për çështjet që nuk i dinin. Ata i mësuan njerëzit se si ta jetojnë jetën e tyre të lumtur, nën sigurinë dhe drejtësinë e Allahut xh.sh.. Kur’ani fisnik sqaron se në të kaluarën numri i njerëzve që iu bashkëngjitën ftesës dhe mësimeve të pejgamberëve të tyre ishte i vogël. Andaj ekzistojnë disa ajete që sqarojnë këtë, siç është ajeti :
المر تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ وَالَّذِي أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ الْحَقُّ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ
Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë. (Er-ra’d :01)
Kishte pabesimtarë që nuk besonin në Allahun xh.sh., kishte edhe prej atyre që besuan në atë që e thoshin pejgamberët, porse nuk zbatonin obligimet islame e as mësimet e Kur’anit. Mirëpo këto raste nuk i pengonin të dërguarve sepse qëllimi i tyre final ishte që ata ti shohin njerëzit se si e besojnë Allahun xh.sh., të shfrytëzojnë begatitë e kësaj bote dhe botës tjetër, t’u mundësohet atyre një jetë e lumtur, një jetë më e mirë që është e mundur. Allahu xh.sh. thotë:
ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا كَذَلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنْجِ الْمُؤْمِنِينَ
E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t’i shpëtojmë besimtarët. (Junus :103).
Të dërguarit nuk marrin paga edhe nëse sikur të gjithë njerëzit rreth tyre të ishin besimtarë të kënaqur në të dy botët, në këtë dhe botën tjetër. Frika e tyre dhe respekti i vërtetë ishte për Allahun xh.sh.. Morali i tyre i lartë i bënë ata që të kalojnë një jetë të mirë, të jenë entuziastë për plotësimin në mënyrën më të kompletuar të asaj atë që i obligoi Allahu xh.sh.. Andaj ata ballafaqohen me sërë sprovime dhe vështirësi por të gjitha i tejkaluan dhe bindja e tyre ngeli e fortë dhe e pa luhatur. Ata me ndihmën e Allahut xh.sh. ngelën shembuj në trimërinë e tyre, dhe me dëshirën e Allahut ata ishin ngadhënjimtarë. Allahu xh.sh. thotë :
–وَمَنْ يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ.
O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë ktheheni të dëshpëruar.(El Maide :21).
– وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنْتُمْ تُتْلَى عَلَيْكُمْ آيَاتُ اللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُ وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ .
Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë. (Ali Imranj :101).
Mëshira e Allahut xh.sh. për robërit e tij nuk është e reduktuar asnjëherë, Ai fton çdo individ që të ndjekë rrugën e drejtë. Për këtë i ka dhënë kohë të mjaftueshme që ajo të konsiderohet këshillë për të. Ai e sqaron të vërtetën përmes shumë mënyrave dhe çdo kënd e shpërblen sipas meritës së tij. Kur’ani Fisnik vërteton se një popull të cilit nuk i është dërguar Pejgamberi nuk do të shkatërrohet, sepse kjo do të kundërshtonte drejtësinë e Allahut xh.sh.. Allahu xh.sh. thotë:
– وَمَا أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٌ مَعْلُومٌ .
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar. (El Hixhr :04)
– ذَلِكَ أَنْ لَمْ يَكُنْ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَى بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا غَافِلُونَ
Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar. (El En’am :131)
– وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَى حَتَّى يَبْعَثَ فِي أُمِّهَا رَسُولًا يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَمَا كُنَّا مُهْلِكِي الْقُرَى إِلَّا وَأَهْلُهَا ظَالِمُونَ.
Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë vendbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t’ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë. (El kasas :59).
Nga gjuha arabe : Jusuf ZIMERI