Skenat pornografike dëmtojnë trurin e njeriut

Kohëve të fundit janë bërë më shumë se 20 studime shkencore që konfirmojnë dëmtimin e trupit nga shikimi i skenave pornografike dhe se ky fenomen është i ngjashëm me varësinë nga alkooli dhe droga, por edhe më i rrezikshëm pasi që ky fenomen dëmton rëndë pjesë të rëndësishme të trurit.

Në një studim të kryer nga studiues të Universitetit të Kembrixhit  u zbulua se truri i njeriut që shikon pornografi fillon të funksionojë ngjashëm si truri i një njeriu që është në varësi të drogës dhe alkoolit.

Ky është studimi i parë i këtij lloji që është bërë vitin 2013  ku studiuesit përdorën imazhe me rezonancë magnetike të trurit të një grupi të rinjsh që kishin krijuar varësi nga shikimi i filmave pornografik. Rezultatet e studimit i habitën shkencëtarët me rrezikun e skenave pornografike dhe alarmuan domosdoshmërinë e kufizimit të shikimit të tyre.

Dr. Valerie Voon totë: Kemi hasur një aktivitet të jashtëzakonshëm  në një zonë të trurit të quajtur “ventral striatum”  i cili është përgjegjës balancimin e motivimit dhe lumturisë.

Imazhet e që rezultojnë nga skanimi magnetik tregojnë se zona përgjegjëse për balancim në është jashtëzakonisht aktive gjatë shikimit të skenave pornografike dhe se përsëritja e këtyre skenave  ndikon në tru dhe rraskapit trurin ekzaktësisht ashtu si efekti i drogës dhe alkoolit.

Këshilla nga studiuesit perëndimor.

Për çdo sekondë më shumë se 28.000 njerëz hyjnë nëpër faqet pornografike në internet. Problemi është se një e treta (1/3) e këtij numri janë gra (femra). Ky fenomen ndikon negativisht në tru.  Thjesht sa po të shihni një skenë seksuale, menjëherë rritet sekretimit i testosteronit, dopaminës, dhe oksitocinës dhe formon një përmbytje që përfshinë trurin dhe shkakton lodhje të sistemit të funksionimit të trurit duke ndërprerë proceset e të kujtuarit dhe të mësuarit. Kjo mund të dëmtojë edhe një pjesë të rëndësishme të qelizave të trurit. Prandaj,  shkencëtarët këshillojnë largim të plotë nga skenat pornografike.

Dopamina sekretohet me bollëk nga truri gjatë shikimit të skenave pornografike seksuale, duke stresuar trurin, veçanërisht zonën ballore të trurit (parabllokut- Nasije). Kjo zonë e trurit është e rëndësishme për marrjen e vendimeve dhe është si freri për ndalimin e makinave. Prandaj, imagjinoni veten në drejtimin e një makine me frena të prishur. Nuk ka dilemë se të gjitha mundësitë janë që ju të bëni një aksident të rëndë të pa parashikuar. Kjo zonë ka shtigje që lidhen me zonën e  balancimit të trurit dhe kështu ndikohet gjatë shikimit të filmave seksual dhe në fund si rezultat ndikohen vendimet dhe aftësia e juaj për të kontrolluar veten tuaj. Dëmtimi shtrihet në pjesën e përparme të trurit dhe me kalimin e kohës ky rajon dëmtohet dhe gërryhet dhe gradualisht humbë aftësinë për të marrë vendime të duhura.

Dopamina është e domosdoshme për t’u ndjerë i lumtur. Kjo substancë prodhohet nga truri dhe na bënë të ndihemi të lumtur kur ne fitojmë diçka nga pasuria ose kur përfundojmë një punë me sukses. Mirëpo, kur truri bëhet i varur nga shikimi i skenave pornografike  rritet sekretimi i dopaminës dhe pas një kohe qelizat që sekretojnë dopaminën lodhen, sekretimi pakësohet dhe kështu gradualisht atrofizohet, gjë që e bënë njeriun të mos ndihet i lumtur si më parë. Nga këtu fillon të kërkojë edhe më shumë mjete dhe metoda emocionuese, ngjashëm sikur i varuri nga droga dhe në këtë mënyrë rritet dëmi dhe dëmtimi i qelizave. Pra, ky vërtetë është një proces shkatërrimi!

Studimet e mëparshme kanë vërtetuar se varësia nga droga shkakton dëmtime në zonën frontale të trurit dhe është vërejtur se të varurit nga alkooli dhe droga vuajnë nga tkurrja e zonës frontale të trurit të tyre, gjë që i bënë ata të humbin kontrollin e sjelljes së tyre. Prandaj, varësia nga shikimi i filmave pornografik  ka të njëjtin efekt në tru, e ndoshta edhe më shumë, porse shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë shkallën këtij dëmtimi derisa të bëhet tepër vonë.!

Dr. Eric Nestle shkencëtar neurolog vërteton se varësia ndaj drogës ndikon në tru dhe madje edhe e riformon keq trurin. Sa i përket dr. Norman Doigde i cili në librin e tij “Truri që ndryshon vetë” thotë dhe konfirmon se, pornografia shkakton ndryshime serioze të rrezikshme në tru dhe ata që shikojnë pornografi i bënë të jenë të varur në shikimin e pornografisë pa asnjë arsye dhe i gjeni duke lëvizur nga një skenë në tjetrën pa u ndalur.

Çështja është më e madhe se sa shikim i thjeshtë

Çështja nuk është vetëm shikim, por ajo evulon dhe zhvillohet në një krim përdhunimi, e kjo është ajo që ndodhë me të varurit nga pornografia siç konfirmojnë studimet shkencore.

Oksitocina është përgjegjëse për besimin mes njerëzve, e cila sekretohet shumë gjatë shikimit të skenave pornografike. Kjo substancë është përgjegjëse  për besimin mes bashkëshortëve dhe gjatë varësisë ndaj shikimi të skenave pornografike formohet ajo që quhet “dashuri virtuale” dhe kështu sekretimi i kësaj substance është i trazuar dhe çrregullon sekretimin e  hormoneve. Si pasoj e kësaj është dëmtimi i jetës shoqërore. Poashtu dëmtohet edhe jeta emocionale dhe mund të shembet tërësisht, prandaj ka disa studime  që konfirmojnë se filmat pornografik janë përgjegjës për shumë probleme martesore dhe dhunë në familje.

Në një artikull të titulluar “Efektet e pornografisë te të rriturit dhe fëmijët, Dr. Victor Cline shpjegon përvojën e tij në trajtimin e varësisë ndaj skenave pornografike dhe thotë: Kur një i ri praktikon masturbimin , me kalimin e kohës procesi i tij seksual bëhet virtual, d.m.th.  ai jeton në një botë të fantazisë largë realitetit. Kjo marrëdhënie e tij e dashurisë apo martesës bëhet vetëm një ushtrim në seks, as më shumë e as më pak, dhe kështu gradualisht humbë lumturinë dhe shpesh dështon në marrëdhëniet e tij reale, veçanërisht në martesë. Në anën tjetër shtohen dyshimet ndaj bashkëshortes së tij e në anën tjetër  ushtron marrëdhënie seksuale qoftë edhe virtuale përmes filmave pornografik apo edhe në jetën reale përmes tradhtisë bashkëshortore e cila shkatërron jetën dhe të ardhmen. E familjes. P

Prandaj si rezultat e shumë studimeve të tilla, shumë studiues kanë arritur në përfundim se: “Ai i cili përmbahet plotësisht nga shikimi i skenave pornografike, shikimin e femrave të zhveshura dhe masturbimit, arrinë nivelin më të lartë të lumturisë në jetën e tij dhe mund të shijojë jetën e tij, veçanërisht ata që janë të martuar.

Fëmijët dhe pornografia

Ndikimi me rrezikshmëri më të lartë vjen nga bota e fëmijëve nën moshën 14 vjeçare ku është zbuluar se  në këtë moshë fëmijët ndikohen shumë nga skenat pornografike, pasi që në trurin e tyre ndodhin ndryshime të përhershme dhe ndikojnë në sjelljen e tij. Shkencëtarët kanë vërë re  se një përqindje e madhe e fëmijëve që shikojnë filma pornografik, devijojnë në sjelljet e tyre në të ardhmen.  Studimet kanë vërtetuar se një e treta e fëmijëve që shikonin skena dhe klipe pornografike kishin kryer akte pornografike vetëm disa ditë pasi kishin parë skenat pornografike.

Efekti më i rrezikshëm është se fëmija që shikon pornografi, shkakton ndryshime të përhershme në tru që rezultojnë në një ndryshim në sjelljen e tij dhe në bindjen e tij kurse seksi bëhet një nga gjërat  natyrshme dhe thelbësore për të ardhmen e  tij.

Në një artikull të Dr. Victor B. Cline konfirmohet se shikimi i skenave pornografike zhvillon sjellje jonormale te shikuesit, dhe ai ka më shumë gjasa të kryejë përdhunime apo sulme seksuale, ngacmime dhe dhunë seksuale. Ai gjithashtu vërteton se  se shikimi i filmave apo shikimi i pornografisë dhe femrave të zhveshura  çon në varësi ashtu si narkomania e cila ka nevojë për një periudhë rikuperimi dhe trajtimi, por edhe mund të mos shërohet. Shumë raste të dhunës seksuale ndodhin nga njerëzit që ishin të varur nga shikimi i pornografisë. Rezultati më i keq i këtij fenomeni është edhe divorci mes bashkëshortëve.

Çka, nëse e shikon bashkëshorten?

Studimet e kryera te çiftet bashkëshortor thonë se aplikimi i marrëdhënieve seksuale mes bashkëshortëve  është i dobishëm për të dy palët pasi që forcon sistemin imunitar të dy bashkëshortëve dhe përmirëson performancën e trurit. Prandaj, shikimi i bashkëshortes  me epsh është plotësisht veprim i shëndetshëm dhe nuk ka asnjë pasojë. Për kundrazi, sekretimi i hormoneve nga truri dhe substancave tjera si, dopamina, endorfina, eksitocina, serotonina dhe substanca tjera kontribuojnë në rritjen e qetësisë së gruas dhe rritjen e intimitetit mes tyre.

Në një artikull zbulojmë se studiuesit konsiderojnë se varësia ndaj shikimit të pornografisë është sëmundje e trurit. Kjo sëmundje është nga sëmundjet më të vështira të mund të trajtohen sepse kjo godet thelbin ku truri i përgjigjet çdo skene pornografike brenda disa mikrosekondave dhe kjo përgjigje konsiderohet më e shpejta dhe më e forta ndër llojet e përgjigjeve ndaj trurit. Truprit i nevojiten disa minuta të ndikohen nga kokaina, por kur dikush e shikon një skenë pornografike, truri përgjigjet shpejt duke lëshuar një sasi të madhe kimikatesh.

Si shembull i kësaj është, truri sekreton një sasi të substancës Ostosin ose substancën e besimit dhe dashurisë. Kjo është një substancë që truri i nënës e sekreton me bollëk gjatëlindjes e cila forcon besimin dhe dashurinë mes nënës dhe fëmijës. Kjo substancë çlirohet nga truri në dy raste: gjatë marrëdhënieve seksuale me bashkëshorten kur është e dobishme për trurin sepse realizon lidhjen aktuale mes burrit dhe gruas, rritë pasionin dhe besimin dhe e aktivizon trurin pozitivisht. Në rastin e dytë, estocina lirohet me shikimin e skenave pornografike, por në këtë rast nuk ka një lidhje të vërtetë emocionale dhe kjo lë një zbrazëti emocionale dhe konfuzion në tru. Në këtë mënyrë kjo substancë bëhet rrezik për trurin pasi që ishte e shëndetshme në rasti bashkëshortor.

Funksionet mendore dëmtohen gjatë shikimit të pornografisë

Studiuesi Gordon S. Bruin,  thotë: Pasi praktikova trajtimin e varësisë nga pornografia për njëzet vite, vura re se shikimi i pornografisë është një sëmundje e vërtetë ngjashëm sikur varësia nga droga.

Në një eksperiencë shkencore ku qendra e lumturisë te minjtë stimulohej vazhdimisht dhe kjo çoi në lëshimin e kemikateve me bollëk dhe si pasojë minjtë ngordhën. Po kështu është kur njeriu stimulon vazhdimisht qendrën e lumturisë në trurin e tij, kjo çon në sekretimin e vazhdueshëm të substancave përgjegjëse për lumturinë pasi që truri të lodhet shumë. Sigurisht që truri këtë e bënë në kurriz të funksioneve tjera si p.sh. kujtesa, të menduarit dhe vendimmarrja, që do të thotë se shumica e funksioneve mendore janë të shqetësuara për shkak të varësisë nga shikimi i skenave pornografike.

Martesa, fenomen i shëndetshëm, ndryshe nga prostitucioni

Shikimi i filmave pornografik shpesh çon në prostitucion duke synuar kënaqjen e qendrës së lumturisë në tru, sepse pas një kohe kjo qendër nuk bindet më nga shikimi i thjesht teorik, por e motivon pronarin e saj që atë e ka parë ta zbatojë në praktikë. Mirëpo pas praktikumit të prostitucionit nuk arrihet kurrfarë lidhje emocionale që kërkon truri dhe kjo e nxitë dhe kërkon edhe më shumë marrëdhënie seksuale, por pa kurrfarë dobie përves se sjell rraskapitjen e një pjese të madhe të qelizave dhe dëmtimit të tyre gradual.

Martesa, zgjidhje perfekte

Shkencëtar[t kanë vënë re se truri ka aftësi për t’u vetë shëruar pas ndalimit nga shikimi i filmave pornografik.  Truri ka mundësi të rindërtojë qelizat e dëmtuara dhe rimodelon veten gjë që kontribuon për ti dhënë njeriut lumturi natyrale veçanërisht me gruan e tij. Shkencëtarët kanë zbuluar se një person është i programuar emocionalisht që të lidhet me një grua të vërtetë, pasi që në tru ndodhin ndryshime të përhershme. Këto ndryshime rrisin besimin dhe dashurinë mes bashkëshortëve.

Rezultati shkencor sipas studimeve të dokumentuara thotë: Martesa përfiton qelizat e trurit dhe i aktivizon ato pozitivisht, ndihmon kreativitetin, zhvillon zonën ballore dhe rritë aftësinë për të prodhuar, për të punuar dhe për të marrë vendime të shëndosha, kurse tradhtia bashkëshortore, amoraliteti dhe varësia nga seksi, shkatërron dhe dëmton qelizat e trurit, rraskapitjen e pjesëve të tjera, dobëson kujtesën dhe pjesët tjera.

Klinika psikologjike “Kate Scott” në Universitetn e Otagos në Zelandën e Re thotë: Studimi ynë tregon se lidhja martesore afron shumë përfitime për shëndetin mendor të burrave dhe grave. Të martuarit janë më të shëndetshëm, sistemi i tyre imunitar është më i fortë dhe rezistenca e tyre ndaj sëmundjeve është më e mirë.

Shkencëtarët thonë: Truri është i programuar të sekretoj kimikate që e bëjnë njeriun të ndihet i lumtur në rastet kur hanë, në rastet e marrëdhënieve seksuale ose në rastet kur ka përfitime  materiale: këto substanca sekretohen nga truri në sasi të mëdha edhe në rastin kur njeriu konsumon alkool ose drogë ose kur shikon filma pornografik, porse në rastin e parë këto substanca lidhen me diçka që është reale (partneri i vërtetë- gruaja), kështu që sekretimi i këtyre substancave janë të dobishme për trurin sepse ka arritur qëllimi e tij, për dallim nga e dyta.

Trajtimi Islam i këtij fenomeni

Islami, respektivisht Kur’ani urdhëroi shkëputjen e këtij fenomeni nga rrënjët e tij, kur urdhëroi largimin e shikimit të tyre. Allahu xh.sh. thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata.” Suretu En-Nur :30.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithashtu ka urdhëruar që plotësisht ti largojnë sytë dhe shikimin ndaj këtyre skenave. Pejgamberi a.s. ka urdhëruar të qëndrojmë larg imoralitetit. Të dëgjojmë këshillën e Pejgamberit a.s. që na e ka dhënë para katërmbëdhjetë shekujve. Sot, studiuesit po bëjnë thirrje për të mbrojtur trurin dhe sistemin imunitar për të gëzuar shëndet të mirë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “O Alij, mos ta pasojë shikimi shikimin, shikimi i parë është i yti, por jo edhe i fundit”. Ebu Davudi, Termidhiu.

Kur’ani ka urdhëruar  në largim nga imoraliteti dhe na ka informuar se ajo është rruga më e keqe që mund ta trasojë njeriu. Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar! El Isra : 32

Në fund: i nderuari lexues, a je i bindur se kur Allahu xh.sh. e ndalon shikimin e grave të lkuriqësuara, Ai donte të mirën për ne dhe për të siguruar shëndetin tonë? Dhe se kur Zoti i Plotfuqishëm e lejoi martesën, ishte për të na garantuar një jetë të qetë dhe lumturi të vërtetë?

Falënderimi i takon Allahut Fuqiplotë

Nga arabishtja: Jusuf Zimeri.

Shkrime të ngjashme