Emri Err-rrhmanu Err-rrahim (I gjithëmëshirshëm dhe Mëshirbërës) është emër gjithëpërfshirës me kuptim të thellë që në vete ngërthen edhe emrat tjerë të shumtë të All-llahut xh.sh. që janë përmendur në Kur’anin Famëlartë nëpër shumë vende, por vetëm si shembull, Ai është Mbrojtës dhe Falës me mëshirën e Tij absolute të pa kufizuar për njeriun. Ai është i cili dhuron dhe plotëson të mirat dhe begatitë gjatë tërë jetës së njeriut. Përmes begative të Tij, të shumë numërta dhe të shumëllojshme, All-llahu xh.sh. prezanton dobitë shpirtërore dhe fizike, i falë mëkatet dhe i pranon pendimet, i mbron nga gabimet dhe i mbulon ato dhe e udhëzon njeriun në rrugën e vërtetë.
Vështruar nga këndvështrimi i kompaktibilitetit të krijesave të Tij dhe përsosshmëria e natyrës vërehet se All-llahu i mbanë në jetë të gjitha krijesat, çdo krijesë i nënshtrohet Atij për shkak të urtësisë së lartë, për shkak të dhembshurisë dhe mëshirës së Tij, cilësi këto të cilat nuk njohin kufij. All-llahu xh.sh. paraqiti për krijesat çdo gjë për të cilën kanë nevojë ato, e me këtë sërish vërtetohet Mëshira e All-llahut xh.sh. e pakufishme dhe vërtetohet se Ai është Rrahman dhe Rrahim (Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëbërës) për krijesat e Tij.
All-llahu xh.sh. thotë:
“A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve « (Suretu El Haxhxh :65)
Pastaj ajeti: « Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s’ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush » (El Hadid :09)
Asnjë njeri që nga lindja e tij nuk mund të jetojë pa mëshirën, mbrojtjen dhe ndihmën e All-llahut xh.sh.. Si shembull, në çdo minutë që kalon në botë ndodhin fatkeqësi si tërmete, përmbytje, uragane dhe shpërthime të vullkaneve. Në realitet ekziston mundësia që ngjashëm me këto ngjarje të ndodhin në çdo vend të globit dhe në çdo kohë. Gjithashtu ekziston mundësia që çdo person të sëmuret apo të bie në vështirësi të ndryshme, mirëpo megjithatë ekziston një realitet shumë i thjeshtë që njeriu nuk duhet ta harrojë për asnjë moment kur ballafaqohet me këto vështirësi se, asnjë person nuk ka mundësi që ti pengojë dhe ti largojë këto fatkeqësi. All-llahu është Ai i cili i dërgoi këto, andaj vetëm Ai ka mundësi ti ndalojë këto gjëra, Ai është i Gjithëmëshirshëm (Rrahman) dhe Mëshirëbërës (Rahim), ai është Mbrojtës i vetëm. Këtë mund ta bëjë vetëm Ai nëse dëshiron, që ti ndihmojë njeriut në të gjitha llojet e vështirësive dhe fatkeqësive, ose të ndodhë e kundërta e kësaj.
All-llahu xh.sh. ka thënë: Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”. (Suretu El Isra : 110)
Ose Ajeti : « Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?”Thuaj: “All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithë këtë ju Atij i përshkruani shok. (Suretu El En’am 63-64.)
Ose ajeti : Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: “Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë. (Suretu El Hud : 43)
Ose ajeti : « përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t’iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t’i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës » (Suretu En-Nisa : 173.)
Përmes këtyre ajeteve kur’anore mund të shohim se All-llahu xh.sh. është i vetmi që përmes mëshirës së Tij mund ta pezullojë shqetësimin nga njerëzit dhe t’i mbrojë nga këto fatkeqësi. Veni re, besimtarët islam kërkojnë strehim në mëshirën e All-llahut atëherë kur i godet sëmundja, shqetësimi dhe fatkeqësitë, sepse Ai i dhuronë ndihmën materiale dhe shpirtërore për ata që besuan All-llahut me sinqeritet dhe iu nënshttruan atij. All-llahu xh.sh. i udhëzon ata që t’u mundësohet dalja nga vështirësitë me të cilat ballafaqohen dhe të ngritet nga ata shqetësimi.
All-llahu xh.sh. thotë : Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai. (Suretu El Bekare 245).
Pastaj ajeti : S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron. (Suretu El Isra: 30)
Meqë All-llahu është i cilësuar me përjetësi, atëherë All-llahu është fisnik me njerëzit në të gjitha etapat e jetës së tij, u dhuron të mira që nuk mund të krahasohen me asgjë në univers e as në bukuri.
All-llahu xh.sh. thotë : Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues”. (Suretu Et-Tur : 28)
Çdo gjë që eksiton është nga All-llahu xh.sh. çdo bukuri dhe begati që janë të shumta nxjerrin në pah përsosshmërinë e All-llahut xh.sh.. Ashtu si çdo organizëm tjetër edhe njeriu kur vjen në këtë botë, vjen me dëshirën e All-llahut, rritet dhe zhvillohet në mënyrë graduale duke pasqyruar çdo detaj të artit të tij të mrekullueshëm.
All-llahu xh.sh. thotë : O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi! (Suretu El Infitar 6-8)
Pastaj ajeti : Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, Për shkak se e ndien veten të pavarur. Po kthimi është vetëm te Zoti yt. (Suretu El Alek 1-8)
Përmes begatisë së Tij madhore, All-llahu xh.sh. dhuroi të mira dhe dobi të pa numërta dhe të pa llogaritshme për njeriun, e për kthim kërkoi nga njeriu të jetë mirënjohës për to. Ata të cilët janë mirënjohës ndaj këtyre begative, kanë një besim të vërtetë, i nënshtrohen All-llahut xh.sh. me gjithë zemrat e tyre dhe e adhurojnë me sinqeritet. Për ata në botën tjetër ka shpërblime të mëdha si kundërshpërblim të edukatës së tyre të lartë, sepse Mëshira e All-llahut është e përhershme.
All-llahu xh.sh. thotë : Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. (Suretu Ibrahim 34)
All-llahu xh.sh. mëshirën e Tij të madhe e shpalosi me faktin kur Islamin e bëri fe të lehtë për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin atë. Ai ka në konsideratë harresën dhe gabimet që mund ti bëjë njeriu. Në vend të kësaj i mësoi ata që të jenë të durueshëm dhe të bindur dhe përmes këtyre cilësive ti largojnë vujatjet e tyre. Këto shembuj i ndihmojnë atyre që e refuzojnë mëshirën e Tij dhe e përbuzin atë. Në këtë aspekt, Kur’ani famëlartë shpalos emrin e bukur të All-llahut Halim (i butë)sepse ai është Gafurun Halim (Falës dhe i Butë).
All-llahu xh.sh. thotë : Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë. (Ali Imran : 155)
Pastaj ajeti : All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë. (El Bekare : 255)
Pastaj ajeti : Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë. (El Isra : 44)
Pastaj ajeti : All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë. (Fatir : 41)
Vërtetë All-llahu është Gjykatësi i përhershëm për botën e ardhshme, andaj është plotësisht e drejtë e Tij që të shpërblejë apo dënojë çdo person sipas veprave të tij. Ankthi, frika ndalesat dhe padrejtësia në këtë botë janë sprova nga All-llahu i Plotfuqishëm. Falja e Tij nuk njeh kufij, ai do të shpalosë çdo vepër që e ka bërë njeriu në këtë botë gjatë jketës së tij. Gjithashtu drejtësia e Tij është e qartë në peshoren ku peshohen veprat e njeriut. All-llahu xh.sh. përmes Kur’anit shpalosë dhe na tregon se krimineli do të vuaj dhe do të ndëshkohet për krimin dhe padrejtësinë e tij, gjithashtu na tregon se çdo punë e mirë të cilën e kemi punuar në këtë botë do të dalë para All-llahut xh.sh. dhe për të do të shpërblehet njeriu në jetën e botës tjetër.
All-llahu xh.sh. thotë : (Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije. El Isra : 71)
Pastaj ajeti : Thuaj: “Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm. (Sebee : 26)
Ata të cilët i nënshtrohen All-llahut xh.sh. dhe shpejtojnë për të fituar nga begatit e All-llahut do të jenë të gëzuar dhe të kënaqur si në jetën e kësaj ashtu edhe në jetën e botës tjetër. All-llahu dhuron begatit e Tij për robërit e tij besimtar për tu ndihmuar atyre në të gjitha vështirësitë, e kjo karakteristikë vërehet përmes emrit të Tij El-Latif (El-Latiful halim). Në Kur’anin Fisnik thuhet : All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi. (Esh-shura :19)
Pastaj ajeti : A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.(El Haxhxh :63)
All-llahu është i besniku dhe kujdestari (miku) i vetëm në këtë botë për besimtarët, andaj do të jetë ndihmues për ata botën tjetër, andaj ka mundësi që mëkatet e tyre ti shndrrojë në mirësi dhe ti përmirësojë, e për këtë arsye për besimtarët do të jetë Xhenneti.
All-llahu xh.sh. ka thënë :(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues”. (Et-Tur :26-28)
Vërtetë dhuratat e All-llahut janë të shumta, Ai dhuron pa pritur kundërshpërblim për të (Shih Sad :9) . Përmes vujaris së tij All-llahu e begaton robin e Tij, i dhuronë butësinë e tij në këtë botë, si burim i mëshirës së Tij dhe ndihmë për vlerën dhe fisnikërin e tij. All-llahu xh.sh. thotë : Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithëdijshëm”.Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe. (Ali Imarn . 73-74).
Pasuria, bukuria dhe shkëlqimi janë tipare të veçanta të Xhenetit, andaj për këtë arsye All-llahu xh.sh. krijonë edhe bukurinë në këtë botë me qëllim që njeriut ti përkujtojë për bukuritë e Xhennetit dhe t’ua shtojë dashurinë ndaj tyre. All-llahu xh.sh. përmes Kur’anit Fisnik na përgëzon se ata të cilët pendohen dhe dëshirojnë mirësinë, All-llahu do ti begatojë me të në jetën e kësaj bote dhe në jetën e botës tjetër, kurse ata të cilën të cilët kanë shprehur kufrin – pabesimin e tyre do të ankohen dhe do t’i nënshtrohen dënimit të përhershëm.
All-llahu xh.sh. ka thënë : E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.(Hud : 03)
Pastaj ajeti : E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.(El Bekare : 158)
Besmtarët islamë e kanë të qartë se fuqia e përhershme është e All-llahut xh.sh., andaj edhe i përulen dhe i nënshtrohen kërkesave dhe ndalesave të Tij. Ata jetojnë konform udhëzime të fesë së tyre Islamit duke shpresuar te All-llahu xh.sh. Xhennetin. All-llahu xh.sh. në këtë botë i shpërblenë duke ua shtri dorën e ndihmesës dhe mëshirës, por mund të sprovohen për besimin e tyre përmes fatkeqësie dhe vështirësive. Besimtari islam shikon drejt lindjes dhe gjithmonë e ruajnë bindjen dhe besimin e tyre te All-llahu xh.sh. sepse ata janë të vetëdijshëm se All-llahu do ti kompensojë në jetën e botës tjetër për veprat e tyre të mira.
All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë : A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! (Er-Rahman :60)
Pastaj ajeti : Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë. (Junus :60)
Pastaj ajeti : Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t’i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan. (Et-Tevbe : 121)
Pastaj ajeti : Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet. (El Bekare :261)
Pastaj ajeti : Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. (El Bekare :268)
Nga arabishtja
Jusuf Zimeri