Shkruan: Jusuf ZIMERI
Meqë zeqati para së gjithash dhe mbi të gjitha është ibadet- adhurim ndaj Allahut xh.sh, nga dhënësi i zeqatit përveç se kërkohet zbatimi i këtij obligimi, ai duhet që gjatë dhënies së zeqatit ti përmbahet edhe etikës fetare dhe njerëzore për dhënien e zeqatit. Andaj, i pasuri i cili jep zeqat duhet të përkujdeset për këto çështje.
01. Gjatë dhënies dhe pas dhënies, zeqati nuk guxon të shoqërohet dhe përcjellët me fjalë lavdëruese, krenuese dhe neveritëse, sepse kështu dëmtohet shpërblimi i ibadetit të zeqatit dhe dëshmon syfaqësinë e dhënësit të zeqatit. All-llahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُمْ بِالْمَنِّ وَالأَذَى كَالَّذِي يُنْفِقُ مَالَهُ رِئَاءَ النَّاسِ وَلا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ .
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër.[1]
02. Shumica e dijetarëve islamë janë të mendimit se dhënia e zeqatit në mënyrë të fshehtë është më e preferuar për shkak të lavdrimit, krenarisë dhe syfaqësisë së atij që jep zeqatin, dhe nënçmimit apo turpit të atij që merr zeqatin. Ky mendim mbështet në ajetin kur’anor ku All-llahu xh.sh. ka thënë:
إِن تُبْدُواْ الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاء فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّئَاتِكُمْ
“Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat”.[2]
Gjithashtu ky nmendim ka mbështetje edhe në hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë:
رجل تصدق بصدقة فأخفاها حتى لا يعلم شماله ما تنفق يمينه
“Një njeri që jep sadeka dhe e fsheh atë saqë nuk e din e majta e tij se çka jep e djathta”[3] ky njeri do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut xh.sh. ditën e gjykimit.
Nga ky rregull bënë përjashtim vetëm nëse duhet të jepet zeqati haptas me qëllim të nxitjes së të tjerëve që të japin zeqatin.
03. Zeqati të jepet nga pasuria e mirë, e shëndoshë dhe nga ajo që është më e dashur për të, e jo nga pasuria e dobët apo që i ka dalë nga përdorimi. Allahu xh.sh. thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَنفِقُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُم مِّنَ الأَرْضِ وَلاَ تَيَمَّمُواْ الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَلَسْتُم بِآخِذِيهِ إِلاَّ أَن تُغْمِضُواْ فِيهِ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s’ka nevojë për ju, është i madhëruar”.[4]
Kjo dispozitë vlenë për atë që e jep zeqatin, kurse kur është në pyetje marrja e zeqatit nga mbledhësi i zeqatit, atëherë ai merr nga pasuria e mesme, as më të mirën e as më të dobtën.
04. Të shpejtuarit me dhënien e zeqatit, sepse të shpejtuarit në këtë çështje nënkuptonë të shpejtuarit në urdhrin e Allahut xh.sh., dhe në anën tjetër mbyllje e portës së deportimit të djallit për të futur vesvesen apo hipokndrinë në zemrën dhe shpirtin e atij që jepë zeqatë.
Të shpejtuartit me dhënien e zeqatit pas plotësimit të nisabit është mendimi i shumicës së fukahave islamë, porse dhënie e zeqatit edhe para plotësimit të vitit është e lejuar, bile edhe nëse jepet disa vite përpara, e veçanërisht kur këtë e kërkonë nevoja. Ky është mendimi i Imam Ebu Hanifes dhe Imam Shafiut.
5. Dhënësi i zeqatit është mirë që të bëjë përpjekje që zeqatin e tij t’ia japë atij që është më meritorë për të, si p.sh të jetë i devotshëm dhe zbatues i normave të islamit, të jetë i ditur apo kërkues i diturisë, të jetë nga ata që e fshehin varfërinë, të jetë nga të afërmit e tij, apo prej atyre që janë shumë të nevojshëm për shkak të sëmundjeve të ndryshe.