Autor: Muhamed Muvafak Sulejme
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Pjesa e parë
(Ngritët perdja, e Hamza duke ecur, derisa ishte kthyer nga gjuetia, në dorë mbanë mjetet e gjuetisë dhe vet me vete thoshte): Sot gjuetia ishte e begatshme, fillimisht patjetër të shkojë në Qabe të bëjë Tavaf, e pastaj të kthehem në shtëpi dhe të vazhdojë me punët tjera të shtëpisë.
(Papritmas u dëgjua një zë i femrës nga larg duke bërtitur: O Ebu Ammare. Ajo grua shpejton dhe afrohet te ai. Ai e shikoi dhe e njoh femrën e tillë. Duke e lëvizur kokën tha: kjo është robëresha e Abdullah b. Xhedanit. Kur ajo u farua afër tij,e trishtuar u ndal dhe duke belbëzuar tha:)
O Ebu Amar…
Hamza: Ç’ke, pse belbëzon,….
Gruaja: U frikova se ndoshta nuk do të mund të takoj, andaj shpejtova me vrap që të mos më humbësh.
Hamza: Çka ka ndodhur, më trego?!
Gruaja: Çka të them zotëriu im ? të kam ardhur me një lajm jo të këndshëm, lajm jo i mirë, por, por mos mu hidhëroi o Ebu Amar. Sikur ti ta kishe parë atë që unë e kam parë, atëherë sigurisht se do të më kishe falur për ngatërresën time, por a nuk të tregoj askush ?
Hamza: Për çka të më informojë? Çka ka ndodhur ? Fol më shpejtë, çka ka ndodhur ?
Gruaja: Djali i vëllait tënd o zotëriu im, djali i vëllait tënd !!
Hamza: (i shqetësuar) djali i vëllait tim ? ke për qëllim Muhammedin ?
Gruaja: (lëvizi kokën poshtë e lartë) Muhammedin e kam për qëllim o Ebu Amar. Erdha të informoj se çka i bëri Ebu Hakemi ibni Hishami djalit të vëllait tuaj ..
Hamza: Çka i ka bërë ai i mallkuar djalit të vëllait tim, e ka mbytur ?
Gruaja: Jo, Zoti e ruajt, Ai ende është i gjallë, atë e ka mbrojtur Allahu nga njerëzit, por …
Hamza: Por çka ?
Gruaja: Muhammedi ishte duke bërë tavaf në shtëpinë e shenjtë (Qabe). Kur Ebul Hakemi e pa duke bërë tavaf, e lëndoi, e nënçmoi dhe e shau me fjalë sa që më vjen turp ti përmend ato sharje. Pastaj u largua nga ai e Muhamedi nuk i foli asgjë o zotëriu im…
Hamza: Ah. mjerë për ata !! Tani ku është ai i Mallkuar që e ka dëmtuar dhe ofenduar djalin e vëllait tim?
Gruaja: Ebul Hakimi ende është te Qabja po llafoset me njerëzit dhe po dëfrehet duke u treguar njerëzve se çfarë ka bërë me djalin e vëllait tuaj ….
Hamza: Mjerë për te… do të jetë gjuetia edhe më e begatshme sot. Vërtetë unë nuk i kam besuar shpalljes së tij, unë nuk jam në besim të njëjtë me djalin e vëllait tim, por nuk do të heshti ndaj padrejtësinë që të tjerët ia bëjnë atij. To ta ndihmojë. Ti je përbëtë o Hamza, ti je për ta ndihmuar fisin beni Hashim dhe të dërguarin e beni hashimit…
Gruaja: Të lumshin duart o zotri, mendja ime nuk më zhgënjeu. Kalun vite dhe ai është në pritje atë që e donë, ndihmën tënde dhe të afërmve të tij. Unë i lutem Zotit që ta hapë gjoksin me islamin. Ec me ndihmën e Allahut. Allahu të bëftë luan për ta ndihmuar fenë e Tij dhe të Dërguarin e Tij.
(Hamza sinjalizon me kokën e tij, duke e shikuar gruan me një shikim të çuditshëm, pastaj doli) lëshohet perdja.
Pjesa e dytë
(Ebu Xhehli duke ndejtur në rrethin e tij para Qabes dhe duke qeshur)
Ebu Xhehli: Sot kishte një gëzim të jashtëzakonshëm me Muhamedin. Këtë manifestim do ta sheh çdo ditë nëse dëshiron…. (dhe qeshte)
Një nga ata që ishte prezent: (duke shikuar diku larg, sinjalizon me dorën e tij dhe i pëshpërit Ebu Xhehlit në vesh duke i thënë) O Ebul Hakim, shiko !
Ebu Xhehli: (shikon dhe pyet) kush është ? Hamza ?
Të gjithë të pranishmit: (u kthyen drejt tij) Po, ai është pasha Allahun, Ai është Hamza (pëshpëritnin mes veti).
Njëri prej tyre: Ai po vjen drejt nesh para se të bëjë tavaf siç e kishte zakon !.
Tjetri: mllefi po reflektohet nga sytë e tij !
I treti: Patjetër të ketë ndodhur diçka meqë ai po vjen drejt nesh !!
Ebu Xheli: Ndaluni, të shohim çfarë po donë Ebu Amari …
Njëri prej tyre: A thua i paska besuar Muhamedit (qenka bërë mysliman)?
Tjetri: Ndoshta,! Fytyra e tij nuk është e zakonshme siç jemi mësuar ta shohim pas gjuetisë !!!
(afrohet Hamza, e në fytyrën e tij dukeshin shenjat e hidhërimit të tij,e në dorën e tij mbante harkun e tij, shikoi konakun dhe iu drejtua duke u thënë:)
Hamza: Ai (Muhamedi) a nuk po u thërret për të mirat e kësaj bote dhe atyre që vijnë pas saj ?
Ebu Xhehli: Cilin e ke për qëllim o Ebu Amare ? Bëhu më i qartë pash Zotin !
Hamza: Nuk kam për qëllim askënd tjetër përveç Muhamedit !! (me këto fjalë iu drejtua të gjithëve, e pastaj u drejtua kah Ebu Xhehli dhe tha): A nuk ju mjafton kjo që e kemi marrë mëni atë ? A nuk të mjaftoi ajo që ia bëre ti atij o armiku i Allahut ?
Ebu Xhehli: Ngadal , qetësohu o Ebu Amar…. ulu të bisedojmë e të merremi vesh …,
(Hamza e ngrit harkun mbi kokën e Ebu Xhehlit dhe tha:)
Nuk ka nevojë të merremi vesh me fjalë, kjo të bënë ty të kuptosh, merre këtë…
( i ra me harkun në kokën dhe e lëndoi me plagë të rëndë)
Ebu Xhehli: (e vendoi dorën në plagën e tij në kokë dhe vërejti se gjaku i rrjedhke pa ndërprerë dhe i tha) Çka po bën o Hamzë, çka të ka gjetur ty?
Hamza: Ofendoje sa të mundesh pas sodit …. përdore gjuhën tënde duke e ofenduar atë, nëse dëshiron që për çdo ditë të marrësh këso dhurata…. Unë jam i gatshëm për këtë.
(e ngrit harkun larg e pastaj e u ndalë, dhe vazhdon të flasë)
Unë jam në fenë e tij… Unë e them atë që e thotë ai, ato fjalë që ia the atij, mi thuaj mua pra nëse ke guxim…. Unë jam në fenë e tij, a po dëgjoni, unë jam në fenë e tij?
(të pranishmit ngritën në këmbë, sikur donin ta mbroni Ebu Xhehlin)
Hamza: (i shikoi ata dhe tha) Unë jam peng i lëvizjeve tuaja, provoni nëse dëshironi!!
Njëri prej tyre: Ne po e shohim o Hamza se ti paske hyrë në fenë e re, e paske lënë fenë e baballarëve dhe gjyshërve tu !
Hamza: Kush më pengon për këtë ?! Mua më është bërë e qartë se djalli i vëllait tim është vërtetë i Dërguari i All-llahut. Fjalët e tij janë të vërteta,andaj unë kurrë nuk do të kthej më. Atëherë, më ndalni po qe se keni mundësi…. unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut….
Ebu Xhehli: (ngritet duke e mbajtur plagën e kokës me dorë) lëne Ebu Amaren .. askush nga ju të mos i afrohet.. sepse unë vërteta e ofendova djalin e vëllait të tij me ofendime të rënda..lëreni .
Hamza: (lëvizë kokën dhe kthehet nga kishte ardhur) As që ka mundësi dikush nga ju që të m,ë afrohet.. përgjigjuni nëse keni mundësi.
(bie perdja)
Pjesa e tretë
(një grup nga sahanët të tubuar në shtëpinë e Ibni Erkamit pas namazit të tyre)
Njëri prej tyre: O Ibni Erkam, na trego diçka çka ke mësuar përmendësh nga Pejgamberi s.a.v.s…Ne jemi përmalluar të dëgjojmë diçka nga Kur’ani para se të shpërndahemi nga shtëpia jote.
Ibni Erkami: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim, Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim: Fesda bima tu’mer ve earid ani-l-mushrikine ve kul in-ni ene en-nedhiru-l mubine”
Sadekall-llahul adhim.
Tjetri: Allahu ta ruajt gojën tënde…ta ruajt shtëpinë tënde si pasuri për myslimanët dhe si vend qëndrim për lutjet e tyre.
I treti: O Zoti im, zgjeroje shtëpinë e tij, gjallëroje me iman dhe shto numrin e vizituesve te shtëpia e tij o Zoti i gjithësisë.(të pranishmit thoshin) All-llahumme amin, All-llahumme amin.
(Troket dera)
Ibni Erkami: Ndoshta ndonjë vizitues i ri (ngritet) sigurisht Allahu pranoi lutjet tuaja.
(e hapi derën, por ibni Erkami ngelë i mahnitur dhe i shtangur pa lëvizje. Të gjithë e shikonin Hamzën, e lotët i rrjedhin nga sytë e tij, kurse Hamza afrohej me hapa të ngadalësuar..)
Hamza: Es-selamu –Selami qoftë mbi ata që e duan Pejgamberin s.a.v.s. dhe të shokët e tij…
(Ibni Erkami lëvizë duke e pranuar selamin në këtë formë)
Ibni Erkami: Mirë se erdhe o xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, edhe mbi ty qoftë shpëtimi,mëshira e Allahu dhe begatitë e Tij.
(e len derën hapur pasi që u bind se ardhja e tij është për të mirë)
Njëri prej të pranishmëve: Çka po qanë o Ebu Ammare? Nuk të kemi njohur ndryshe vetëm si trim luan që nuk të bënë diçka që të qash në këtë botë…A të ka ndodhur diçka e keqe që e urren ?
Hamza: Nuk më ka bërë të qajë diçka që e urrej, porse këto janë lotët që janë të domosdoshme atëherë kur qetësohet zemra dhe frikohet nga Allahu xh.sh.
Ibni Erkami: Përgëzime o popull se … pasha All-llahin këto janë lotët e imanit…
Të gjithë: (duke bërtitur) All-llahu Ekber, është bërë besimtar luani….
Njëri prej tyre: El hamdu lil-lah Falënderimi të takon Ty o Allah që na shtove fuqinë dhe famën.
(ibni Erkami ulet)
Hamza: (ulet mes tyre dhe i bashkëngjitet bisedës) Unë isha te i Dërguari i Allahut… te ju erdha nga ai,unë dëshmova për vërtetësinë tij sepse asnjëherë nuk kemi parë se ai ka gënjyer.
Njëri prej tyre: Sigurisht se Pejgamberi s.a.v.s. është gëzuar pa masë për pranimin e islamit të një luani sikur ti.
Hamza: Unë shpresoj se vëllezërit e mi do të më pranojnë në mesin e tyre si njëri prej tyre. Bashkë me ta të mbrojë fenë e Allahut dhe të ndihmojë të Dërguarin e Allahut….
Ibni Erkami: Ti je nga fisi Beni Hashim, ju keni më shumë përparësi që ti besoni Muhammedit, ju jeni nga ngadhënjimtarët. Cilin e ka tjetër i Dërguari i Allahut nëse nuk e ndihmon familja e tij..
Hamza: Atë e ka mbrojtur vëllai im Ebu Talibi sa kishte mundësi, … por tash ka ardhur koha e mbrojtjes duke qenë besimtar, andaj unë do ta mbrojë dhe ndihmojë atë pasi që i besova atij..
Njëri prej tyre: Tash ka ardhur koha që të realizohet ajeti që pak më parë e lexoi Ibni Erkami. Elhamdulil-lah (falënderimi i takon All-llahut). La gjurmë thirrja e të Dërguarit me atë që e urdhëroi All-llahu.. Erdhi koha që për fjalën e mirë të ketë pemë të mira…
Njëri tjetër prej tyre: Ne jemi nën vendosshmërin e Ibni Erkamit, Allahu e begatoftë atë.. ne jemi tullat e para në shpalosjen e kësaj feje. Kjo pemë u bë e frytshme dhe filloi të japë frytet e saja, e Hamza është vetëm fryt i mirë prej fryteve të kësaj peme…
Ibni Erkami: Merita i takon All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.
Hamza: Unë, pasha All-llahin do të pendohem për jetën time që e kam kaluar para kësaj dite.
Ibni Erkami: E çka të vonoi ty që ta pranosh këtë fe o Ibni Amare ?
Hamza: Vetvetja ime o Ibni Erkam, Shpirti im i prirë nga e keqja. E lejoja djallin që të më udhëzojë, edhe pse mirë e dija se djalli i vëllait tim është në të vërtetë. Pëshpëritjet e djallit më hodhën në kufr, pabesim. Shpeshherë e dëgjoja pëshpëritjen e djallit duke më thënë: Ti je djaloshi – trimi i fisit, çfarë ke ti me atë fëmijë ? A po e len fenë e babait tënd ? Vdeka është më e mirë për ty se ta bësh atë!!
Ibni Erkami: Elhamdulilah- Falënderimi i takon All-llahut. Ti je ashtu si ta dhamë besën ty. Pema e Abdulmutalibit nuk do të zhdukë frytet e saja të besimit me dëshirën e Allahut.
Hamza: (ngritë shikimin drejt qiellit) O Zoti im, Nuk e pranova fenë Tënde për diç tjetër, vetëm për dashurinë dhe bindjen time ndaj Teje. Kur’ani Jot o Zot, po i zbret krijesave e ata po i nënshtrohen madhërisë Tënde dhe po të bëjnë sexhde Ty. Unë vërtetël po dëshmojë se i Dërguari i jot është i vërtetë….
Njëri prej tyre: Nuk do të na ndodhë më gjë inshall-llah.. Tani më nuk frikohemi se po i ndodhë diçka të Dërguarit të Allahut pas sodit. Pasha All-llahin edhe qielli edhe toka po dëshmojnë se ti je Hamza Luani. Ke besuar dhe ke thënë të vërtetën.
Tjetri: O Hamza a e dinë populli se ti e ke pranuar Islamin dhe ke shpallur imanin ?
Hamza: Si jo, unë kalova pran ndejave të tyre para se të shkojë te djali i vëllait tim, bile ia edhe Ibni Hishamit (Ebu Xhelit) ia pagova atë që e kishte fyer dhe sharë Muhammedin.
Ibni Erkami: Ti je i aftë për të o Ebu Amare, për këtë dëshmitarë është Allahu.. Ne do ti lutemi Allahut që ta përforcojë këtë fe me kësi trima.
Njëri prej tyre: Ndoshta do të ndalet armiqësia mbi të dërguarin e Allahut. Nuk do të mund që sot ta bëjnë ndaj Muhamedit atë që e bënë dje.
Hyri një njeri: Shpëtimi dhe paqa qoftë mbi shokët e të Dërguariut të Allahut. (i përgjigjen selamit)
Ai që hyri: Unë po vij me një sihariq (sheh Hamzën) Merhaba o ebu Ammare, mirë se erdhe si besimtarë i ri.
Ibni Erkami: Çke pas veti o vëlla mysliman ?
Njeriu që hyri : Vërtetë xhaxhai i Pejgamberit dukshëm e ndryshoi qëndrimin e kurejshëve ndaj të Dërguarit të All-llahut. Unë isha në mesin e tyre dhe përcjellja lajmet mes tyre.
Hamza:Ka diçka të re kundër djalit të vëllait tim ?
Hyrësi: Jo e Ebu Ammare.. por besimi yt për ta ishte një panikë e madhe për mekasit dhe për odat e tyre. Nuk ka ngelur shtëpi në meke qe të mos ketë depërtuar lajmi për islamin tën dhe për atë që e ke goditur Ibni Hishamin, prandaj liderët e fisëve si ibni Hishami bënë marrëveshje që Utben ta dërgojnë te Pejgamberi s.a.v.s.. Utbeja shkoi te Pejgamberi dhe u kthye te ata.
Hamza: Çka dëshiron Utbeja nga i Dërguari i Allahut ?
Hyrësi: Ata deshën që ta ndërrojnë strategjinë e tyre ndaj Muhamedit, ta ndalin zullumin, dhe forcën ndaj tij !
Hamza: Nuk mendoj se Muhamedi a.s. ka pranuar diçka nga to përveç imanit – besimit. Çfarë i paraqiti Utbeja të Dërguarit të Allahut ?
Hyrësi: Ia paraqitë këtë botën, pasuri, sundimin, e edhe gra dhe çdo gjë tjetër me të cilat kënaqet njeriu në jetën e kësaj bote, vetëm e vetëm të hekë dorë nga thirrja islame.
Hmaza: All-llahu të mëshiroi o i Dërguari i Allahut, ti je më i fortë se të mirat dhe pasur e kësaj bote dhe mbi të gjitha të mirat që jetojnë kurejshët.
Hyrësi: Vërtetë o Ebu Amare… të dërguarit të Allahut i janë dhënë çelësat e çdo gjëje, ai nuk u pajtua me asgjë nga ato që ia paraqitën.
Ibni Erkami: A nuk po shkojmë te i Dërguari i Allahut o Ebu Amare. A nuk po shkojmë te i dërguari i Allahut që të na shohin dhe ta dinë kurejshët se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka refuzuar gjithçka që i është paraqitur, sepse me të dërguarin e Allahut ka burra që janë më të shtrenjtë dhe më të dashur se gjithçka që i kanë paraqitur ?
Hamza: Qoftë me hajr kjo punë, le ta dinë kurejshët se e vërteta është me Muhamedin s.a.v.s.. Ejani (dhe u ngritën).
Mbyllet perdja
(zëri nga pas perdes)
Vërtetë Xhibri ka zbritur nga qielli, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: Më erdhi Xhibrili dhe më informoi, se vërtetë Hamza biri i Abdulmutalibit, te banorët e shtatë qiejve është i regjistruar:
“LUANI I ALLAHUT DHE LUANI I TË DËRGUARIT TË TIJ”.