Autor: Dr. Sheuvki ebu Halil
Përktheu nga arabishtja: Jusuf Zimeri
Seanca e dytë
“Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari, po ju nuk përkujtoheni”.El Haka:41-42
Erdhi Islami, hyri në sallë kokë lartë dhe me krenari, i bindur në hapat e tij dhe kështu filloi seanca e dytë e gjykimit të Islamit.
Prokurori: qëndronte para Islamit duke i thënë: Islami dhe Kur’ani dhe tërë ajo që gjendet në to janë si rezultat i falltarit të Behires, që ia kishte dhënë Muhamedit gjatë qëndrimit të tij në Sham. Muhamedi njëherë kishte udhëtuar me xhaxhain e tij në tokat e Shamit, e në Basra ishte njoftuar me një falltar dhe nga ai kishte mësuar diturinë e Tevratit.
Gjykatësi: Islam, cila është mbrojtja juaj ?
Islami: I nderuari gjykatës ,
Kam një vërejtje të vogël dhe të thjeshtë që do ta them në mbrojtjen time ndaj kësaj akuze. Emri i këtij falltari për të cilin pretendoni se i kishte dhënë apo e kishte inspiruar Muhamedin për Kur’anin, e gjejmë të ndryshëm në literaturë. Nëse bëjmë fjalë për literaturën krishtere gjejmë se emri i tij ishte Serxhijus apo Behire, e herët tjera quhet Vereka b. Neuvfel. Nëse bëhet fjalë për literaturë çifute, atëherë del se ai ishte Hahammi me emër të pa njohur nuk e di pse.
I nderuari gjykatës,
Tërë kësaj akuze do ti përgjigjem me tetë kundër argumente që janë:
1. Transmetimet dhe mospajtimet rreth emrit të vërtetë të falltarit, herë Behire, herë Vereka e herë Haham Bejuverd el funsu, a nuk janë këto dyshime të mjaftueshme për të refuzuar akuzën ?.
2. Vërtetë mosha e Muhamedit a.s. kur kishte udhëtuar për në tokat e Shamit ne xhaxhain e tij Ebu Talibin ishte nëntë vjet, atëherë shtrohet pyetja, a është e logjikshme që një fëmijë i kësaj moshe, i pa arsimuar të frymëzohet nga një falltar si Behira që më vonë të përpilojë një Kur’an?.
Herën e dytë Muhamedi kishte udhëtuar për në Sham si shërbëtor i Hadixhesh për shkaqe tregtie në moshën njëzet e pesë vjeçare. Në këtë udhëtim tregtie aq shumë të suksesshëm Muhamedi nuk ishte me asnjë prift apo falltar, atëherë, pse ne të mos flasim për mrekullitë e Allahut xh.sh. që i dhuroi pejgamberit të Tij derisa ai ishte në tregti për Hadixhen, e të marrim për bazë udhëtimin e tij të parë.
Vetvetiu na lind pyetja, logjikisht është e pa pranuar çështja se Muhamedi në moshën nëntë vjeçare ka arritur të inspirohet për Kur’anin e veçanërisht kur dihet fakti se ishte fëmijë i pa arsimuar, porse do të ishte e mundur të pranohet se në moshën njëzet e pesë vjeçare të ishte i frymëzuar me befasinë e normave të tregtisë. Përgjigja logjike do të ishte: Muhamedi kur ishte në moshën nëntë vjeçare ishte i pa arsimuar, gjithashtu edhe në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte i pa arsimuar, atëherë si korri sukses në këtë tregti në karvanin e Hadixhes bijës së Huvejlidit,, edhe pse ajo akoma nuk ishte bashkëshorte e tij?. A ishte e mundur që ai të udhëtoj për në tokat e Shamit fshehurazi pa e obliguar Hadixhja për tregtinë e saj në mënyrë që nga Behira të marrë Kur’anin ?
Cila ishte lidhshmëria dhe raporti i Muhamedit me Behiren ? Pse Behira e kishte zgjedhur Muhamedin t’ia dhuroj Kur’anin dhe t’ia japë këtë legjislacion, e të njëjtën nuk ia kishte dhënë djalit të tij, apo ndonjë të afërmi të tij, apo fundi i fundit këtë autoritet ta kishte lënë për veten e tij ?. Pse tërë këto epitete, bujarinë, pavdekshmërinë, autoritetin fuqinë, ndihmën të mirën e njerëzisë dhe shpëtimin e tyre t’ia japë një arabi bonjak, e të mos i kishte lënë për veten e tij. Në tërë këto, Behira a nuk kishte më shumë prioritet se sa jetimi i ebu Talibit ???.
3. Muhamedi në udhëtimin e tij të parë nuk kishte qëndruar kohë të gjatë në tokat e Shamit, e veçanërisht me Behiren kishte qëndruar vetëm pak kohë dhe atë në prezencën e shumë njerëzve, atëherë shtrohet pyetja kjo kohë kaq e shkurtë a do të mjaftonte për një fëmijë të vogël qoftë edhe një, dy apo edhe tri ditë që të pranojë tërë Kuranin në tërësi ?.
Sikur ai të kishte marrë diçka nga Behira, në kohën kur ai shpalli pejgamberllëkun e tij, sigurisht idhujtarët do ti kishin thënë, këtë e ke marrë nga Behira. Ky do të ishte argument i fuqishëm për kundërshtarët e tij në momentet kur ata i shpallën luftë publike Muhamedit a.s. dhe Kur’anit, sepse ata do ta kishin ditur këtë se ai po ta kishte pranuar nga Behira, ajo ishte bërë para syve të popullit të tij.
4. Mohuam logjikisht dhe praktikisht se Kur’ani absolutisht nuk buron nga njeriu, e Behira është njeri, edhe Vereka b. Neufeli është njeri, e edhe Hahami është njeri. Të gjithë këto janë njerëz dhe ai nuk buron nga ata. Sikur Muhamedi të kishte qëndruar në mesin e tyre edhe mija vite nuk do ti kishin dhënë diçka të ngjashëm atij sikur ky Kur’an.
5. Behira e as Vereka apo dikush tjetër nuk ka kontinuitet kohor me ngjarjet që rrëfehen në Kur’an. Ku ishte Behira apo Vereka nga pyetjet kur iu parashtroheshin pejgamberit s.a.v.s. e pejgamberi a.s. përgjigjej në ato çështje, pastaj zbrite Kur;ani i sqaronte dhe i përkufizonte qëndrimet e tija. Këto raste kategorikisht mohojnë mundësinë që esenca e Kur’anit të kenë ndonjë lidhje me ta, sepse sikur Kur’ani të jetë një pjesë prej tyre, atëherë ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas tyre për të cilat ka folur i dërguari, do të kishin metodë të veçantë, që nënkupton se Kur’ani do të kishte dy metoda të shprehjes e kjo nuk vërehet në Kur’an. Sado që Berhira apo dikush tjetër të ketë qenë erudit apo vizionar dhe i aftë, ai nuk do ti dinte vetë që ti mësojë të tjerët për ngjarjet që do të ndodhin dhjeta vite pas tyre.
6. Në Kur’anin famëlartë gjenden ajete të cilat nuk pajtohen me besimin krishter, atëherë si do ti regjistron Behira apo Vereka këto kundërshtime, ose ajete që sqarojnë për shpirtligësinë e çifutëve, atëherë si do ti ketë regjistruar këto Hahami ?.
Ajetet që nuk pajtohen me krishterimin.
Allahu xh.sh. ka thënë:” Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. En Nisa :157. Pastaj ajeti : O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. En Nisa : 171.
Ajeti: Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. El Maiade :72.
Ajeti: Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” El Maide :116.
Ajeti: Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët” Saf : 06..
Nga këto jate ku qëndron besimi i vërtetë i islamit, ndaj trinitetit të besimit të Behires ?!.
Ajetet që mposhtin çifutët dhe imunitetin e tyre.
Allahu xh.sh. ka thënë:”Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën. El Bekare :146
Pastaj ajeti: Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë..” El Maide 64.
Ajeti: Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar. Xhuma: 05.
Ajeti: Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave, prej thjerrëze (groshë) dhe prej qepëve të saj!” (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?” Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe. Bekare : 61. Ajeti: E kur vijnë te ju, thonë: “Kemi besuar”, ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata. Maide : 61-62.
7. Prifti Behira athua është gënjeshtar?. Apo Vereka është gënjeshtar? Si mund të pajtohemi me faktin se një dijetar fetar i cili ka izoluar veten e tij për adhurim dhe madhërim Allahut që të gënjejë?. Gënjeshtra është mangësi të cilën nuk e pranon një njeri i thjeshtë, e jo më një njeri i përkushtuar në adhurim?. Si mund të thotë ndonjëri prej tyre se Kur’ani është nga Allahu që i ka zbritur Muhamedit birit të Abdullahut, e ai të jetë nga ai.? A pajtohet akuzuesi Nurman Dinjal që dijetari i fesë së tij të jetë gënjeshtar, dhe cili është interesi i tij në shpifje?
8. Fjala e fundit, i nderuari gjykatës,
Kur’ani për të cilin thanë se është nga Behira apo dikush tjetër përkthyesit e Kur’anit në gjuhët e ndryshme evropiane gjatë përkthimit kanë humbur estetikën dhe retorikën e Kur’anit dhe lexuesi nuk pati fat të shijojë shijen e vërtetë të tij. Këto ndryshime dhe devijime disa herë janë bërë të qëllimta që përkthyesi ka synuar diçka të arrij me te, që në këtë kontekst do të përmendin përkthimin e Fidenzios i cili në formë rrëfimi tregon këtë ngjarje të çuditshme ku thotë; Ekzistonte një njeri i cili quhej Sejdus- Zejdi, i cili kishte një bashkëshorte shumë të bukur e cila quhej sipas tij Zebibe – Zejnebe. Muhamedi kishte dëgjuar për bukurinë e sajë sepse ajo ishte femra më e bukur e asaj kohe dhe kishte shprehur dëshirën ta shohë atë, kështu që një ditë i mësyni shtëpisë së saj në momentin kur burri i saj nuk ishte në shtëpi, për ta pyetur kinse për burrin e saj. Kur arriti gruaja doli dhe e pyeti. Çka po dëshiron o i dërguari i Allahut?, çka të solli ty te ne? Burri im ka shkuar në punën e tij. Bashkëshortja këtë vizitë të pejgamberit nuk e kishte fshehur na bashkëshorti i saj kur ishte kthyer dhe e kishte pyetur. A ishte i dërguari i Allahut këtu ? Gruaja tha: po, ishte këtu. A e pa fytyrën tënde ? gruaja tha: Po, e pa dhe e ka zgjatur shikim në fytyrën time. Atëherë bashkëshorti tha: Unë nuk kam jetë më me ty pas këtij rasti…?! Kështu, prifti “besnik” duke e devijuar rrëfimin dhe ngjarjen mes Zejnebit dhe Zejdit e cila përshkruhet në suren Ahzab.
(Ai i cili na gënjen dhe ndaj nesh bënë kësi lloj shpifje të cilat nuk i pranon mendja e shëndoshë e një besimtari të rëndomtë mysliman, të tillët flasin se Kur’ani është nga prifti).
I nderuari gjykatës, të gjitha këto tetë argumente, secili prej tyre janë argumente të fuqishme për të mposhtur akuzën e z. Nurmanit, dekanit të fakultetit.