Autor: Ahmed Uthmani Et-Tehanevij,
Kapitulli rreth cilësisë së abdesit dhe vlerës së tij.
Allahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, kur të ngriteni për në namaz pastroni fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri mbi bërryle, jepni mes’h kokave tuaja dhe lani këmbët deri mbi nyjen e këmbës”.
1. Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah el Uvejsi i cili ka thënë: më ka treguar Ibrahim ibn S’adi nga ibni Shihabi se vërtet Ata ibn Jezidi e kishte informuar atë se Himrani, i liruari i Othmanit e ka informuar se, ai e kishte parë Othman b. Afanin i cili kishte kërkuar një enë me ujë për abdes, i lau duart e tij tri herë radhazi, pastaj e futi dorën e tij të djathtë në enë, mori ujë dhe me të e pastrojë gojën dhe hundën, pastaj e pastrojë fytyrën e tij tij tri herë dhe krahër deri mbi bërryla tri herë, pastaj, i dha mes’h kokës së tij, pastaj, i pastroi këmbët tri herë deri mbi nyjen e këmbës, e pastaj tha:i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “kush merr abdes të ngjashëm me abdesin tim, pastaj i falë dy rekate duke mos i prishur ato me veten e tij, ai falet për mëkatet e bëra“. Regjistron Buhariu[1] (p.1 f.27)
Në transmetimin e ebu Davudit – ka rënë prej transmetimit- nga ebu Alkame ka thënë: se vërtetë Othmani kishte kërkuar ujë dhe mori abdes, me dorën e djathtë hedhi ujë mbi të majtën, e pastaj i pastroi që të dy duart deri mbi bërryla. Hadithit[2] gjendet në “Telhisul habir”. Ebu davudi thotë: në hadithin e Othmanit është e njohur shprehja “pastaj vazhdoi”.
Kapitulli rreth cilësisë së abdesit dhe vlerës së tij.
Shpjegimi i shprehjes “Ila el merfikajni الى المرفقين” në ajetin kur’anor. Autori në rezimenë e veprës “Ganijetul mustemla” (f.16-17) thotë: Bërrylat dhe nyjet e këmbëve përfshihen në pastrim, për dallim nga Imam Zuhferi Allahu e mëshiroftë dhe Davud Dhahiriju. Këta dy janë mbështetur në sqarimin, sepse fjala që vjen pas parafjalës “ila الى” mund të jetë pjesë e kuptimit që gjendet para saj, por mund të mos jetë.
Imam Ez-Zemahsheriu ka thënë: “shprehja “ilaالى ” jep të kuptosh synimin, qëllimin- cakun e sigurtë, por, a përfshihet apo përjashtohet në dispozitë që është pas “ila”, është çështje që lëvizë me argumentin. Ne kemi konsensus të ummetit se, edhe shprehja pas “ilaالى ” përfshihet në kuptimin që ka fjalia para “ila” siç thotë autori i veprës “El Bahru Err-rraiku”: e vërteta është se çështjet të cilat i kanë përmendur (Zuferi dhe Dhahiriu, pëkrhyesi) nuk shpiejnë drejt detyrimit (farzit), andaj, më me prioritet do të ishte detyrimi – farzi që arguentohet nga konsensusi (ixhmai) se sa ajo që vërtetojnë ata dy.
Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, në veprën e tij “El Ummu” thotë: Ne nuk dim se dikush ka kundërshtuar dispozitën që bërrylat të përfshihen në obligueshmërinë e pastrimit. Ky mendim i tij, është tregues për eksistimin e ixhamit (konsensusit), se bërrylat duhet të lahen gjatë marrjes abdes.
Në veprën “Fet’hul Bari” pasi që paraqitet mendimi i imam Shafiut, thuhet: Në bazë të kësaj vërtetohet se imam Zuferi, Allahu e mëshiroftë, është i mbiargumentuar nga Ixhmai (konsensusi) para se atë ta thotë mendimin e tij, e poashtu edhe dijetarët nga Dhahiritë të cilët pas imam Shafiut e përmbajnë këtë mendim. Një gjë e tillë nuk është vërtetuar qartë as nga imam Maliki, Allahu e mëshiroftë, porse ka rrëfyer nga imami Eshhebi i cili ka thënë disa fjalë të dyshimta. Dispozita e nyjeve të këmbëve është ngjashëm me dispozitën e bërrylave. Përfundon[3] (1-13).
Në veprën “el Munteka” transmetohet nga ebu Hurejreja, Radiallahu anhu se, vërtetë ai, mori abdes, e pastroi fytyrën e tij dhe e plotësoi abdesin, pastaj e pastroi dorën e tij të djathtë saqë në pastrim përfshiu edhe një pjesë të krahut, nga bërryli deri tek supi (pra pastroi bërrylin), pastaj pastroi krahun e majtë e edhe në te përfshiu në pjesë të krahut mbi bërrylin, pastaj i dha mes’h kokës së tij e mëpas pastroi këmbën e tij të djathtë dhe në pastrimin e tij përfshiu një pjesë të këmbës nga nyja deri gjuri (pra pastroi mbi nyjen e këmbës) dhe më pas pastroi edhe këmbën e tij të majt deri mbi nyjen e këbës, e pastaj tha: ”Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme duke marrë abdes, e më pas tha: i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “ju jeni ata që keni shenja të bardha (në fytyrë) ditën e kiametit për shkak të plotësimit të abdesit, andaj ai që ka mundësi të rrisë shenjën e tij të bardhë nga abdesi në fytyrë dhe kokë, le ta bëjë atë”. Regjistron Muslimi[4]
Në veprën “Nejlul evtar” shpjegimi i Muntekas, autori thotë: nga kjo argumentohet obligueshmëria e pastrimit të bërrylave gjatë marrjes abdes, (unë thash[5], gjithashtu në këtë obligueshmëri përfshihet edhe pastrimi i nyjeve të këmbëve). Vlerësohet kështu ngase teksti i ajetit është i paqartë (muxhmel) në këtë pikë, që mund të nënkuptoj edhe pastrimin, por edhe mospastrimin e bërrylave dhe nyjeve të këmbëve në abdes, andaj veprimi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme vjen si shpjegim i ajetit. Tejkalimi i bërrylave pa i pastruar gjatë marrjes abdes, nuk është çështje zbukurimi, por obligimi. (përfundon[6] f.148 p.1). Në veprën “el Azizij” thuhet: I Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme kur merrte abdes e sjellte (rrotullonte) ujin mbi bërrylat e krahëve. Transmeton Ed-dare Kutni nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaur me të. Shejhi ka thënë: hdithi është hasenun li gajrihi[7].
2. Transmeton imam Et-Termidhiu – dhe ka thënë se hadithi është Hasen Sahih- nga Er-rebia, bija e Muavidh ibn Afrait, se vërtetë ajo e kishte parë të dërguarin e Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme duke marrë abdes dhe kishte thënë: (Pejgamberi a.s.) i dha mes’h kokës së tij e gjithashtu i kishte dhënë mes’h gjymtyrëve para se ti jep mes’h kokës, dhe pas kokës, nënkokës (qafës nga dy anët)dhe veshëve të tij vetëm një herë[8].
Është i njohur fakti se ekziston konsensus mes fukahave islam se, nuk lejohet dhënia mes’h këmbëve në vend të pastrimit të tyre, mirëpo ekzistojnë transmetime për lejimin e dhënies mes’h këmbëve. Andaj në fillim të përmendim ato transmetime, e më pas do t’i përgjigjemi atyre.
Në veprën “Kenzul Ummal”[9] (p.5.f. 102) transmetohet nga Ubad ibn Temimi , ky nga babai i tij i cili ka thënë: e kam parë të Dërguarin e Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme duke marrë abdes dhe, me ujë i dha mes’h mjekrrës dhe këmbëve të tij. Trnsmeton ibni ebu Shejbe, imam Ahmedi dhe Buhariu në tarihin e tij, Adniju, Bugaviju, el Baverdiju, Et-Taberani në veprën e tij “el kebir” dhe ebu Neimi në veprën e tij “el Isabetu” ka thënë: transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm. Shtova, në “mexhmeu ez-zevaid (f.95, p.1) pasi që e kishte definuar et-taberani në “el kebir”, transmetuesit e tij janë të besueshëm.[10]
Në sunenin e Ed-dare Kutnit (f.35 p.1): na ka treguar el Husejn ibn Ismaili, na ka treguar Jusuf ibn Musa, na ka treguar Hisham ibn Abdulmeliki dhe el Haxhxhaxh ibn el Minhali, kurse shprehja është e ebu el Velidit, ku kanë thënë: na ka treguar Hemami, na ka treguar Is’hak ibn Abdullh ibn ebu Talha nga Alij ibn Jahja ibn Hal-ladi ky nga babai i tij, ky nga xhaxhai i tij Rifa ibni Rafiu i cili ka thënë: Rifaa dhe Malik ibn Rafiu ishin dy vëllezër nga pjesëmarrësit në Bedr. Tha: Deri sa ne, ishim ulur te i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, e Pejgamberi a.s. ishte ulur, e ne për rreth tij, kur paprit mas hyri një njeri, u kthye nga kibla dhe u fal. Pasi përfundoi me faljen e namazit, erdhi dhe i dha selam Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme dhe të pranishmëve. I Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ia ktheu selamin, duke i thënë: “edhe mbi ty selami, kthehu falu sepse ti nuk je falur”. Njeriu u kthye të falet sërish, e ne e vrojtonim namazin e tij, por nuk kuptonim të metat e namazit të tij. Pasi u fal, erdhi sërish, i dha selam Pejgamberit a.s. dhe të pranishmëve, e Pejgamberi a,s, i tha: “edhe mbi ty selami, ktheu dhe falu, sepse vërtetë ti nuk je faluar”. Hemmami tha: nuk e di se pejgamberi a.s. e urdhëroi të përsëris namazin dy apo tri herë. Ky njeriu i tha: nuk reduktova asgjë nga namazi im, andaj unë nuk e di ku është e meta e namazit tim. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme tha: “nuk kompletohet namazi i ndonjërit nga ju derisa të kompletoj abdesin e tij, ashtu si ka urdhëruar Allahu xh.sh., të pastroj fytyrën e tij, krahët e tij deri mbi bërryla, ti japë mes’h kokës (dhe të pastroj) këmbët e tij deri mbi nyje, pastaj të marrë tekbirin fillestar, të këndoj subhanen, pastaj të lexojë nënën e Kur’anit (suren el Fatiha) dhe të lexoj tjetër nga Kur’ani që e din më së miri, pastaj të marrë tekbirin (të thotë All-llahu ekber) dhe të shkojë në ruku duke i vënduar duart e tij mbi gjunjët e tij dhe të qëndrojë ashtu derisa t’i qetësohet trupi, pastaj të rikthehet në këmbë duke thënë: Semiall-llahu limen hamide”, drejtohet mirë në këmbë derisa t’i drejtohet boshti kurizor dhe çdo asht të zë pozicionin e vet, pastaj merr tekbirin dhe shkon në sexhde duke e lëshuar fytyrën e tij në tokë. – Hemami ka thënë: ndoshta ka thënë: Ballin e tij në tokë derisa ti pushojnë pjesët e trupit, pastaj rikthehet dhe drejtohet ulur në uljen e tij derisa ti drejtohet boshti kurrizor, kështu e përshkroi namazin katër rekatësh derisa përfundoi, e pastaj tha: Nuk kompletohet namazi i dikujt nga ju, derisa ta veprojë kështu”. Në shpjegimin e veprës “el mugni”[11] qëndron: Hisham ibn Abdulmeliki është babai i el Velid t-Tajlisiut, është i besueshëm, mbanë mend dhe imam, kurse Hemmi është ibni Jahj, edhe ky është i besueshëm. Edhe transmetuesit tjerë janë të besueshëm.
Në veprën “Et-tergib” nga Hafidh el Mundhiriju (p.1.f.44) thuhet: transmetohet nga ibni Rifaa ibni Rafi Allahu qoftë i kënaqur, se vërtetë ai ishte ulur te Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e ai tha: vërtetë nuk kompletohet namazi i dikujt nga ju derisa, të kompletojë abdesin[12] ashtu siç ka urdhruar Allahu me pastrimin e fytyrës dhe krahëve deri mbi bërryla, ti japë mes’h kokës dhe këmbëve deri mbi nyjen e këmbëve” Transmeton ibni Maxhe me sened të mirë.
Transmetohet nga Himrani, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: e kam parë Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të, kërkoi ujë për abdes, i pastroi duart tri herë, pastaj pastroi gojën dhe hundën dhe fytyrën nga tre herë, pastaj pastroi krahët tri herë dhe i dha mes’h kokës së tij dhe shpinës së këmbëve, e pastaj qeshi, dhe tha: A nuk po më pyetni, çka më bëri mua që të qeshë? Ne i thamë: E çka të shtyri që të qeshësh o sunduesi i besimtarëve? Tha: Më bëri të qeshë fakti se kur robi të marrë abdes dhe pastrojë fytyrën e tij, Allahu xh.sh. ia shlyen të gjitha mëkatet që i ka bërë me fytyrën e tij, poashtu edhe kur pastron krahët, ngjashëm edhe kur i jep mes’h kokës, e poashtu edhe kur i pastron këmbët. Transmeton Imam Ahmedi, el Bezari, ebu Ja’li dhe e ka konsideruar hadithin sahih, ngjashëm është edhe në “kenzul Ummal”[13] (p.5 f. 106).
Leximi i ajetit, apo më mirë thënë fjalës në ajet në rasën gjinore “ve erxhulikum و ارجلِكم) është lexim mutevatir, e kjo vërtetohet me Kur’an dhe me hadithe, kurse sqarimet e detajuara të medhhebeve për këtë çështje janë në veprën “Nejlul Evtar” (p.1f.163). Imam En-Neveviju ka thënë: dijetarët kanë ihtilaf (kundërshtime) dhe janë ndarë në disa medhhebe. Sipas shumicës së fukahave që janë të aftë për fetva, nëpër të gjitha kohët dhe vendet, pastrimi i këmbëve përfshirë këtu edhe nyjet e tyre është obligim (farz). Kjo nënkupton se mes’hi mbi këmbë është i pa vlefshëm, e as nuk detyrohet tu japë mes’h këmbëve bashkë me pastrimin. Për këtë çështje nuk ka ndonjë polemikë, dhe kjo konsiderohet se është ixhma. Imam Hafidh ibni Haxheri në veprën e tij “El fet’hu” thotë: nuk është vërtetuar nga ndonjë prej sahabëve e kundërta e pastrimit të këmbëve, me përjashtim të Aliut, ibni Abasit dhe Enesit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta, mirëpo është vërtetuar se edhe këta janë tërhjekur nga ky mendim. Abrurrahman b. ebu Lejla ka thënë: Ekziston Ixhma (konsesus) i sahabëve të Pejgamberit a.s. për larjen e këmbëve gjatë abdesit, transmeton Seid b. Mensuri. Imam Et-Tahaviju dhe ibni Hazmi janë të mendimit se dhënia mes’ha këmbëve gjatë marrjes abdes është abroguar (anuluar). Shiat Imamije janë të mendimit se dhënia mes’h këmbëve është detyrim (vaxhib). Imami, mufesiri dhe muhadithi i devotshëm, Muhamed ibni Xherir Et-Taberiju, el Xhebaiju dhe Hasan el Basriju thonë: personi kur merr abdes ka të dejtë të zgjedhë mes larjes së këmbëve dhe dhënies mes’h. Përfundon[14].
Përgjigje rreth haditheve që lejojnë mes’hin.
Përgjigja ime rreth haditheve që lejojnë mes’hin është në dy aspekte. Në aspektin e ixhmait (konsensusit) i cili është në kundërshtim me këtë mendim, e kjo është shenjë se dhënia mes’h këmbëve gjatë abdesit është deroguar (anuluar). Gjithashtu edhe aspekti tjetër, sepse transmetimet të cilat detyrojnë larjen e këmbëve janë hadithe mutevatire, për dallim nga hadithet që lejojnë mes’hin. Kështu ka thënë autori në veprën “Nejlul Evtar” (p.1 f.164). Anadaj unë nuk e di se ata që thonë se duhet dhënë mes’h këmbëve, si përgjigjen dhe çfar qëndrimi kanë ndaj haditheve mutevatire në këtë lëmi. Poashtu ata nuk sollën ndonjë argument nga Kur’ani apo sunneti mutevatir qoftë thënie apo veprim, që vërteton të kundërtën e larjes së këmbëve.
Unë them: Ndoshta ata thonë: Ne nuk themi se ka kundërshtime, ngase ne lejojmë edhe larjen e këmbëve edhe dhënien mes’h, ashtu si e ka lejuar imam Et-Taberiju. Përgjigja në këtë është, ashtu siç më ka mësuar hoxha im, se i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e kishte parë një njeri i cili gjatë marrjes abdes nuk i kishte pastruar nyjet e këmbëve, dhe i tha: Mjer ata që nuk i pastrojnë nyjet e këmbëve, nga zjarri ixhehenemit” siç e ka transmetuar imam Muslimi[15] (p.1 f. 125). Nuk është vërtetuar se në këtë hadith është për qëllim moskalimi i dorës së lagur mbi nyjen e këmbëve, prandaj mos larja nuk obligon mos kalimin e dorës mbi nyjen e këmbës. Megjithatë, ekziston kërcënim në hadith, e ky kërcënim vërteton pamjaftueshmërinë e dhënies mes’h këmbëve, andaj në këtë rast veprimi i ndaluar ka prioritet nga vepra e lejuar. Allahu e din më së miri.
Dijetari el Al-lame, shpjegues i veprës “el Xhevheru en-nekij” (p.1f. 18) thotë: argumentimi me këtë hadith, duhet të analizohet mirë, sepse ata që thonë se lejohet dhënia mes’h këmbëve, ata detyrojnë dhënien mes’h të tërë këmbës. Këtë e nënkuton edhe ajetit kur’anor në aspektin sipërfaqësor që është: “edhe këmbët tuaja deri mbi nyje”. Kërcënimi që vie në hadith ka për qëllim dhe u dedikohet atyre që nuk përfshijnë tërë këmbën në dhënijen mes’h të saj apo larje. Kjo vërtetohet edhe me transmetimin e regjistruar te imam Muslimi ku thotë: .. dhe përfunduam te ata por nyjet e këmbëve të tyre dukesh se nuk i kishte prekur uji”. Kjo sqaron se nyja e këmbës është pjesë që duhet të pastrohet dhe nuk vlen pastrimi më pak se kjo pjesë, andaj kërcënimi nuk ka të bëjë me mes’hin, por ka të bëjë me mos përfshieshmërinë e nyjes, ashtu si theksum më parë[16]. Ky është mendim i dobët, sepse shprehja tjetër në këtë transmetim në sahihin e Muslimit (p.1 f.125) thuhet: ne i dhamë mes’h këmbëve ( duke u ngutur), e (pejgamberi a.s.) bërtiti, të mjerë janë ata nga zjarri që nuk i pastrojnë nyjet e këmbëve të tyre.
Nëse thuhet: ua kontestoi atyre bashkimin mes dhënies mes’h dhe pastrimit, por jo mes’hin që i jepet nyjeve të këmbëve! Themi: larja është në vend të mes’hit, për atë që e thonë, e nuk e konteston bashkimin, Allahu e din më së miri.
Përgjigja për leximin në e ajetit në rasën gjinore përmendet në librat e shqyrtuara dhe nuk punphe sipas tij. Kupto dhe vepro, Allahu është Udhëzues.
(Shkëputë nga vepra “I’lau Es-s-uneni”)
Autor: Ahmed Uthmani Et-Tehanevij,
Shpjegimi: Muhamed Tekij Othman
Përktheu ga arabishtja; Jusuf Zimeri
[1] Kapitulli, Abdesi nga tri nga tri here (1/39, el emirijetu, botimi Egjiptit).
[2] Në kapitullin silësimi i abdesit të Pejgamberit a.s. (1/17- Et-tazije, botimi Egjiptit.
[3] Përfundon mendimi i shprehur në veprën El Bahru err-rraik”.
[4] Muslimi në kapitullin, preferimi i rritjes së shenjave të abdesit në kokë dhe këmbë gjatë abdesit 1/126, botimi i Karaçit.
[5] Autori i veprës I’lau es-suneni.
[6] Nejlul evtar, kaitulli pastrimi i krahëve bashkë me bërrylat dhe rritja e shenjës së abdesit, nr.2.
[7] Es-siraxhul munir, sherh xhamiu es-sagir nga el Azizij, shkronja Kaf 3/120 , botimi i Egjiptit 1325 h.
[8] Et-Termidhiu në kapitullin, rreth dhënies mes’h kokës vetëm një herë 1/52. Botimi i Egjiptit me shpjegim të ibni el Arabis.
[9] Botimi i Hajdarabadit, hadithi me nr. 2193.
[10] Mexhme Ez-Zevaid, fundi i kpitullit rreth abdesit, 1/234, botimi Bejrutit 1967m
[11] Domethënë në shpjegimin e El Adhim Abadit mbi sunenin e Ed-Dare Kutnit.
[12] Ngjashëm është edhe në “El Aslu”, poashru ngjashëm është edhe te suneni i ibni Maxhes, në kapitullin rreth abdesit sipas asaj që ka urdhruar Allahu, porse dallimi është se te tergibi transmetohet me shprhejen “hatta ennehu “ jesbigu el budu.
[13] Adabul vudui, numri i hadithit,2257.
[14] Përfundon shpjegimi i Shevkanit në veprën “nejlul evtar” që është regjistruar te kapitulli, pastrimi i këmbëve.
[15] Kapitulli, vuxhub istiab xhemiul exhzai mehal et-tahareti.
[16] Domethënë këtu pëfundojnë fjelët e el Mardinit Allahu e mëshiroftë në veprën “xhevheru en-nekij” në shpjegim të “es-sunenul kebir” nga Bejhekiu Allahu e mëshiroftë, kapitulli: argumenti se pastrimi i këmbëve është farz. (1/67).