Prof. Dr. Ratib Nabulsi
Falënderimi i takon Zotit të botëve. Përshëndetjet dhe selamet zotërisë sonë Muhamedit premtuesit të së vërtetës dhe besnikut s.a.v.s. O Zoti ynë, ne nuk dimë më shumë se sa na ke mësuar, Ti je i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. O Zoti ynë, na e mëso neve atë që kemi dobi, dhe na bënë që të kemi dobi prej asaj që na e ke mësuar dhe na e shto diturinë.
Na e trego të vërtetën të vërtetë dhe na furnizo ta ndjekim atë. Na e trego të pavërtetën të pa vërtetë dhe na furnizo që të largohemi prej saj. Na bënë ne prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe e praktikojnë më të mirën. O Zoti ynë, ma nxjerr neve nga errësirat e paditurisë dhe iluzioneve në dritën e njohurive dhe diturisë. Amin.
Të nderuar vëllezër!
Nocioni “El-hixhretu” nënkupton lëvizje. Hixhret donë të thotë të largohesh nga ndalesat që i ndaloi Allahu xh.sh. Hixhret donë të thotë shpërngulje mes dy qyteteve si shpërngulja nga Meka në Medine.
Transmetohet nga Ma’kil b. Jesari se vërtetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Adhurimi në vështirësi është sikur emigrimi (hixhreti) tek unë.” [1]
Hadithi në fjalë është sqarim i ajetit kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të paaftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!” (Nisa 97).
Zgjedhja e Jethribit për emigrim (hixhret)
Fillimisht na duhet të theksojmë se zgjedhja e Pejgamberit a. s. që qyteti i Jethribit (Medineja) të jetë vendi i emigrimit, nuk ishte thjesht për arsye të kushteve që i mundësonin zhvillimin e thirrjes islame, por ky vend për emigrim u zgjodh përmes shpalljes (vajit) nga Allahu i Lartmadhërishëm.
Sqarim i kësaj
Çdo ngjarje që kishte ngjarë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kishte për qëllim ruajtjen dhe sigurinë qenësore të Pejgamberit a.s., sepse sunet i tij janë fjalët, veprat dhe pëlqimet e tij. Disa dijetarë islam thonë se veprat e tij praktike janë më kompaktibile, më të fuqishme në mënyrën e argumentimit në njohjen e Allahut xh.sh. se sa fjalët e tij. Pse? Sepse për fjalët ekziston mundësia e interpretimit, kurse veprat praktike janë të prera. Pra, çdo veprim i tij është ligjësim për ne. I vetmi është Muhamedi a.s. dhe askush tjetër, që fjalët e tij janë ligj, veprat e tij janë ligj, heshtja e tij është ligj, dhe cilësitë e tij janë ligj. Për këtë arsye Allahu xh.sh. thotë: “Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrjani e çka t’ju ndalojë, përmbahuni dhe kini frikë Allahun.” [2]
ose ajeti “E Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut.” [3]
Meqë urdhri në këto në këto ajete është i prerë dhe forma e argumentimit është e prerë (kat’ij-ju ethubut ved-dilale) atëherë përfitojmë dispozitën e obligueshmërisë në nënshtrimin ndaj Pejgamberit a.s. si në fjalët, veprat dhe pëlqimet e tij. Atëherë, nënkuptojmë se veprimet e tij janë të mbrojtura nga gabimet, sepse konsiderohen bazë, fondament i sheriatit.
Ëndrra që Pejgamberi a.s. e pa Jethribin
Thamë edhe më parë se Jethribi (Medineja) për vend të emigrimit ishte zgjedhur nga Allahu xh.sh. Transmetohet nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Mua mu tregua vendi i emigrimit tuaj, ai është vendi i hurmave mes dy kodrave që janë me shkëmbinj.” [4]
Në anën tjetër, ne e dimë se ëndrrat e pejgamberëve janë të vërteta, dhe si të tilla janë urdhra. Kjo vërtetohet edhe nga ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh., thotë: “…O djali im, unë kam parë ëndërr të të pres ty, shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: O Babai im, punoje atë që urdhërohesh.” [5]
Pra ëndrra e pejgambereve është urdhër, andaj Allahu xh. sh. ishte Ai i cili e zgjodhi Jethribin që të jetë vendi i emigrimit, për këtë arsye transmetohet në disa hadithe nga Pejgamberi s.a.v.s. se kur ka dalë nga Meka për të emigruar për në Jethrib kishte thënë: “O Zoti im, Ti më nxore nga vendi më i dashur i imi, atëherë më vendos në vendin më të dashur te Ti.” [6]
Ata të cilët e kanë vizituar Mekën e bekuar dhe Medinën e ndritshme, kanë vërejtur se atmosfera e përgjithshme në Meke është atmosferë madhërrimi, kurse atmosfera e përgjithshme në Medine është atmosferë bukurie. Pejgamberi a.s. fillimisht kishte menduar se vendi ku do të emigrojë do ishte tjetër, porse ajo ishte Medina. Këtë e vërteton hadithin ku thotë: “Kam parë në ëndërr se unë do emigrojë nga Meka në një tokë që ka hurme, e unë mendova se ai vend do të jetë Jemame ose Hexheri, porse ai doli Jethribi.” [7]
Shkaqet e emigrimit
Shkaqet e emigrimit të Pejgamberit a.s. dhe të myslimanëve nga Meka në Medine nuk janë të fshehta dhe i dinë shumica, sepse atje kishte terrorizim, presion, e bile edhe likuidime fizike të myslimanëve. Në anën tjetër pamë se emigrimi i shokëve të Pejgamberit a.s. për në Jethrib ishte bërë me përcaktimin e Allahut xh.sh. e jo me zgjedhjen e njeriut. Pra, realisht obligimi i parë i Medines ishte që të sigurojë paqë dhe siguri për thirrjen islame. Prandaj çdo qytet apo vendbanim të të rrezikon adhurimin ndaj Allahut xh.sh. duhet që të braktiset, sepse motivi i ekzistencës së njeriut është të adhurojë Allahun xh.sh., andaj Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka hixhret (emigrim) pas çlirimit të Mekës.” [8]
Nga ky hadith nënkuptohet se porta e emigrimit mes këtyre dy qyteteve është e mbyllur pas çlirimit të Mekës, porse realiteti është se emigrimi ekziston dhe është i hapur për të gjitha vendet tjera apo mes qyteteve tjera që janë ngjashëm si Meka dhe Medina.
Udhëtimi i ligjësuar sipas parimeve islame, bëhet për disa qëllime. Udhëtimi që klasifikohet nënkategorinë e parë, është udhëtimi për në xhihad në rrugën e Allahut xh.sh., pastaj pas xhihadit udhëtimi për aplikimin e fesë, pastaj udhëtimi për da’ve-predikim të islamit , pastaj për furnizim, për të fituar. Pra sipas islamit udhëtimi është i ligjësuar mes xhihadit në rrugën e Allahut, për shkaqe fetare, kërkim të diturisë, kërkim të pasurisë etj, e nuk janë të ligjësuara udhëtimet e pa qëllimta. Tani kohëve të fundit po vërejmë se gjithnjë e më shumë kemi turizëm, ose udhëtime për të kryer vepra të ndaluara sipas islamit. Tani kemi udhëtime të largëta për të bërë harame udhëtime që qëllimi i tyre është i keq.
Të nderuar besimtar, çështjet vlerësohen sipas qëllimit të tyre, andaj çdo udhëtim që bëhet me qëllim të devijimit të islamit, konsiderohet udhëtim që Allahu nuk është kënaqur. Në disa vende – shtete që normat islame janë obligative si mbulesa psh, shohim gjëra të çuditshme nëpër aeroporte. Shohim se femrave cila vetëm para disa çaste ishte e mbuluar, kur të hyjë në aeroplan e ka hjekur mbulesën e saj dhe e shpalosë avretin e saj. Këto fenomene dhe dukuri janë të pa pranuara në islam, pra të zbatosh islamin në një vend dhe të zhvishesh nga ai në vendin tjetër. Ky veprim aludon në fe gjeografike,e Islami nuk është ashtu. Muslimani udhëton gjithkund me islamin, pa u zhveshur nga ai, sepse kështu vepruan shokët e Pejgamberit s.a.v.s.
Urtësia pse i Dërguari ishte i dobët
Cila është urtësia që Pejgamberi a.s. ishte i dobët? Argument se Pejgamberi s.a.v.s. ishte i dobët ishte rasti kur ai kaloi pran familjes së Amar b. Jasirit të cilët terrorizoheshin dhe masakroheshin nga idhujtarët kurejshit, e i Dërguari duke mos pasur mundësi ti shpëtoj u tha: “Duroni i familja e Jasirit, sepse takimi i juaj është në Xhenet.”
Pra, Pse Pejgamberi ishte i pamundshëm, i dobët? Cila është urtësia e kësaj dobësie, që dëshira e Allahut ishte që ai të jetë i dobët. Ai thonte: “Unë nuk posedoj nga Allahu ndonjë forcë që t’ju ndihmoj apo dëmtoj juve.” [9]
Bile jo vetëm për to, por edhe për veten time: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi as ndonjë dëm..”[10]
Pse kështu ?
Sepse sikur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. do të kishte qenë i fortë, i fuqishëm si janë të fuqishëm tani të fuqishmit e kësaj kohe, atëherë sigurisht atë do ta kishin besuar me miliona njerëz, por jo nga bindja, adhurimi apo besimi, porse do ti kishin besuar nga frika, e besimi nga frika nuk ka kurrfarë vlere. Andaj, urtësia që Allahu xh.sh. zotëriun e krijesave të bëjë të dobët që nuk ka në dorë as të mirën as të keqen as për veten e as për të tjerët, fshehët në faktin se besimi në Pejgamberin s.a.v.s. duhet të jetë i vërtetë, dhe me bindje, e më pas do të pasojë edhe forca. Pra, imani i vërtetë prodhon forcë.
Gjendja e myslimanëve ndaj Allahut xh.sh.
Në këtë rast do të kisha theksuar se çdo mysliman absolutisht çdo mysliman, në lidhshmërinë e tij me Allahun xh.sh. ka tri gjendje që janë:
Gjendja e parë: Gjendja e këshillimit, – qortimit kur njeriu devijon diçka;
Gjendja e dytë: Gjendja e sprovimit, në gjendje normale;
Gjendja e tretë: Gjendja e nderimit dhe respektit.
Pra, i nderuar, ti jeton mes qortimit, sprovimit dhe nderit e respektit. Ndonjëherë që të tria këto gjendje janë të gërshetuara mes veti, e ndonjëherë na paraqiten të ndara, si psh, periudha e qortimit, pastaj pason periudha e sprovimit dhe në fund periudha e nderimit dhe respektit. Ndonjëherë të gjitha këto ndodhin brenda një dite. Allahu xh.sh. thotë: “A menduan njerëzit të thonë: ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” [11]
pastaj ajeti tjetër ku Allahu xh sh. thotë: “Ne i vëmë në sprovë”[12]
Urtësia e urdhrit për durim dhe mos ligjësimi i luftës
Xheneti është më madhësinë e qiejve dhe tokës, e ai nuk fitohet me dy rekate namaz e as me dhënien e dy lirave sadeka, porse ka nevojë të shpenzohet mundi dhe përpjekje e madhe për ta fituar atë. Andaj, kush e kërkon xhenetin pa punë, kërkesa e tij konsiderohet mëkat prej mëkateve . Dijetari i Umetit Abdulla b. Abasika thënë: kur idhujtarët e Mekës i torturonin shokët e Pejgamberit a.s., ai u thoshte: “Duroni, bëni sabër, sepse unë nuk jam urdhëruar për luftë”
Të nderuar, këtu fshehët urtësi madhore nga Allahu xh.sh.. Allahu xh.sh., islami dhe sistemi juridik i tij, nuk pranojnë një fenomen që në botën bashkëkohore quhet luftë qytetare. Allahu xh.sh. thotë: “A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë “Ndalni duart tuaja prej luftës e falne namazin dhe jepni zeqatën.”[13]
Ky ajet është ajet Mekas. Në Meke këtë kohë në një shtëpi kishte mysliman dhe idhujtar, sikur Islami ta kishte lejuar luftën në Meke, atëherë kjo luftë do të ishte luftë qytetare, do të digjej edhe i njomi edhe i thati, andaj Allahu xh.sh. tha: “Thuaj, Ai ka fuqi ( t’ju shpëtoj por edhe) t’ju sjell dënim prej së larti ose prej së poshtmi nën këmbët tuaja , apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri tjetrin…[14]
bile kjo e fundit pra lufta mes veti është më e rëndë në jetën e kësaj bote.
Çështja tjetër është fakti se Islami nuk zhvillohet, nuk lulëzon ndryshe vetëm se me paqe, andaj pasi shokët e Pejgamberit a.s. emigruan në Medine ku kishte paqe, garancë dhe qetësi, aty u rrit edhe forca e tyre dhe u shtuan aktivitetet e tyre. Të nderuar, edhe njëherë po ua vërtetojë këtë çështje. Allahu xh.sh. tha: “Ne ty të dhamë (vendosëm) një fitore të sigurt.”[15]
Kur ishte kjo fitore? Kjo fitore ishte në marrëveshjen e Hudejbisë, marrëveshje kjo që për qëllim kishte paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Kjo është ajo që sot i mungon myslimanëve më së shumti, kanë luftuar në të kaluarën, kanë bërë marrëveshje paqe dhe nuk përgatiten për të ardhmen. Allahu xh.sh. thotë: “E ju përgatitni sa të keni mundësi force (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të ta frikësoni armikun tuaj dhe të tjerët. [16]
Pra, kur përgatitë forcë, atëherë realizon një qëllim që është, e që nuk arrihet ndryshe por vetëm me përgatitje të forcës, sepse me të frikëson armikun tënd që mos e prishë paqen. Ju e shihni sa shtete të fuqishme kanë armatime të fuqishme që nuk kanë nevojë ti përdorin ato, porse vetë ekzistimi i tyre mbjell frikën në zemrat e armikut. Për këtë arsye besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te Allahu se sa besimtari i dobët.
Pra, kur i dërguari dhe myslimanët u shpërngulën në Medine, atje u vendosën të qetë , atje formuan organizim, pushtet dhe komandë, atëherë zbriti ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “Atyre që po sulmohen në luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë e padrejtë, e Allahu ka fuqi për tu ndihmuar atyre.” [17]
Përshtat nga arabishtja
Jusuf ZIMERI
________________________________________
[1] Transmeton Muslimi
[2] Suretu el Hash : 07
[3] En-Nisa : 80
[4] Transmeton imam Buharia nga Aisheja r.a.
[5] Suuretu Es-Safat : 102
[6] Transmeton Hakimi nga ebu Hurejra.
[7] Transmeton Buhariu nga ebu Musa
[8] Mutefikun nga Ibni Abasi
[9] Termidhiu nga ebu Hurejra
[10] Suretu el Enfal : 188
[11] El Ankebut : 02
[12] El Mu’minun :30
[13] En-Nisa : 77
[14] El En’am : 65
[15] El Fet’h :01
[16] El Enfal: 60
[17] Elhaxh :39