Recension veprës “Hyrje në Shkencën e Usuli Fikhut” nga Dr. Taxhedin ef. Bislimi

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Këmbëngulë në faktin se, të kesh në raftin e sate, një vepër në gjuhën shqipe si kjo “Hyrje në shkencën e Usuli Fikhut” nga autor Dr. Taxhedin ef. Bislimi është një pasuri e madhe shkencore dhe islame. Në të vërtetë kjo vepër reflekton edhe dëshmi të fuqishme se, në trevat tona ka pasur, ka dhe do të ketë, dijetarë eminent siç është autori i kësaj vepre, të cilët me urtësi dhe mjeshtri kanë ditur dhe dinë të jenë në krye të detyrës për zhvillimin dhe ruajtjen e pastërtisë islame me argumente autentike . Kjo vepër ështëm dëshmi e qartë që tregon edhe nivelin e diturisë dh profesionalizmit të vetë autorit.

Shkeca e Usuli fikhut e cila si shkencë e veçantë është themeluar që nga Imam Shafiu e deri më sot, është filtruar dhe përkufizuar nga dijetarët më eminent të shekncave juridike islame. Kjo është një shkencë pa të cilën nuk mund të ruhet pastërtia e hukmeve islame, sepse vetëm përmes kësaj shkence trasohet rruga dhe metodologjina shkencore për përfitimit të dispozitave juridike islame. Është një filtër që i jep frymëmarrje të lirë dhe të pastër dispozitave islame duke penguar dhe ndaluar të gjitha tentecat për mjegullimin e dispozitave islame sipas tekeve njerëzore. Këtë më së miri e përshkruan vetë autroi i kësaj vepre, i cili në fillim të librit në mënyrë brilante e përshkruan këtë shkencë kur thotë:

Shkenca e Usuli Fikut nënkupton “Një ekuilibër që kontrollon mendjen gjatë një udhëtimi për ekstrapolimin e dispozitave juridike nga provat dhe argumentet e hollësishme”. Prandaj dijetarët e mëhershëm thanë: Kujt i mungon Usuli Fikhu, i mungon qasja dhe arritja te rezultatet.

Në kontekst të kësaj, i vetëdijshëm për përgjegjësinë, sfidat dhe rreziqet me të cilat do të ballafaqohet gjatë lundrimit të tij në këtë shkencë, i mbështetur në Allahun xh.sh. me urtësinë e tij, sinqetitetin, vullnetin dëshirën e madhe për të ndihmuar dhe ruajtuar pastërtinë e islamit dhe mbi të gjitha me guximin e tij intelektual dhe me përgatitjen profesionale të tij, Dr. Taxhedin ef. Bislimi nxorri në dritë veprën “Hyrje në shkencën e Usuli Fikhut”. Kjo vepër përveç se është një thesar shumë i vlefshëm për shkencat islame në gjuhën shqipe, konsiderohet edhe nga librat e parë në gjuhën shqipe të kësaj natyre.

Vepra “Hyrje në shkencën e Usuli Fikhut” e dr. Taxhedin ef. Bislimit, në mënyrë të detajuar dhe me precizitet shkencor shtjellon tematikën e Usuli Fikhut. Autori që në parathënien e librit shpjegon se metodologjia e shkrimit të këtij libri është sipas konceptit të shumicës së Usulistëve të cilët janë të mendimit se tematika e kësaj shkence janë argumentet e sheriatit islam. Në fillim të librit autori në mënyrë precize, të saktë duke shoqëruar me argumente, bënë përkufizimin e shkencës së Usuli Fikhut, si në aspektin linguistik ashtu edhe në aspektin terminologjik. Duke e kuptuar thelbin e kësaj shkence, me mençuri, urtësi dhe precizitet, lëvron mendimet e dijetarëve islam, gërsheton dhe harmonizon qëndrimet e gjiganëtve të mëdhenj të kësaj shkence. Reflekton bindshëm mbi paqartësitë e përkufizimeve, regullave dhe disiplinave të kësaj shkence, duke i sqaruar shkencërisht dhe duke i ilustruar me shembuj konkret, dhe në fund si zakonisht që është princip i autorit të sjellë edhe rezultatet përfundimatre të këtyre sqarimeve. Ai, përmes kësaj vepre fillimisht lexuesit i afron një letërnjohtim për themelimin, historikun, dhe metodologjinë e kësaj shkence: informon lexuesin edhe për qëndrimet e shkollave juridike islame duke përfshirë edhe metodologjin dhe qëndrimet e dijetarëve bashkëkohor që kanë të bëjnë me shkencën e Usuli Fikhut.

Profesori i nderuar që në kapitullin e parë, me shumë pedantëri dhe siguri shkencore shpjegon argumentet e Sheriatit Islam, duke bërë përkufizimin dhe analiza të detajuara për secilin burim nga burimet e sheriatit islam, qofshin ato burime të njëzëshme siç janë Kur’ani, Suneti, Konsensusi dhe Analogjia, apo edhe burimet jo të njëzëshme, siç janë: Istihsani, tradita, Istis’habi, Sedu dherai, ligji i atyre që ishte para nesh, etj. Flet për ixhtihadin si një institucion i patjetërsuar në jursprudencën islame, për kushtet e muxhtehidit, pastaj flet për taklidin (ndjekjen e një mendimi) për fetvanë dhe kushtet e fetvas dhe nxjerr në skenë se jo çdo kush mund t bëj ixhthad dhe të japë fetva.

Më pas autori në mënyrë të shkëlqyer, flet për dispozitën (normën) Islame, farzin, vaxhibin, sunetin, haramin, mekruhin etj duke theksuar përkufizimin e normës islame, llojet e dispozitave dhe argumentet e tyre duke precizuar edhe dallimet mes tyre. Në mënyrë të detajuar paraqet edhe mendimet e xhumhurit dhe mendimet e shkollës juridike hanefite dhe metodologjinë e përkufizimit të tyre. Flet për veprën juridike dhe për subjektin juridik, duke i përshkruan në detaje kushtet dhe mundësitë e subjektit juridik dhe përgjegjësitë e tij. Sqaron e kuptimine shprehjeve siç janë dilaletu en-nas, ibaretu en-nas etj, dhe për mënyrën e të kuptuarit të tyre duke i detajuar me shembuj konkret. Ai nuk harron pa përfshirë edhe shpjegimin intencës së sheriatit (mekasidu esh-sheria) dhe mënyrë e të kuptuarit të saj.

Karateristikë e kësaj vepre që reflekton përpikshnërinë e autorit është se shumica e përkufizimeve krahas përkthimit në gjuhën shqipe, autori ka regjistruar edhe përkufizimin origjinal në gjuhën arabe.

Prandaj të nderuar lexues, marrë parasysh materialin që përfshinë kjo vepër, tematikat që trajton, mënyrën e shpjegimit, fuqinë argumentuese, konkluzionet dhe çështet tjera që ndërlidhen me shkencën e Usuli Fikhut, mund të konstatoj për që:

  • Kjo vepër ka mbështetje të fuqishme shkencore, e mbështetur në argumente dhe burime të plotëbesueshme, e këtë e vërtetonë vetë literatura e shumënumërt që është përdorur për shkrimin e kësaj vepre.
  • Kj vepër sipas bindjeve të mia, është e domosodshme për çdo student të dijes islame dhe për çdo teolog që merret me shpejgimet e çështjeve dhe dispozitave islame.
  • Një vepër e tillë si kjo “Hyrje në shkencën e Usuli Fikhut” me një koncept të qartë e të kuptueshëm mund të shkruhet nga një autor si Dr. Taxhedin ef. Bislimi, i cili ka qenë nxënës i drejtëpërdrejtë para autoriteteve eminente shkencore siç janë Dr. Vehbe Zuhejli, Dr. Ramadan El Buti, Dr. Fet’hi Furejni, Dr. Nurudin Itri, Dr. Muhamed Zuhejli, Dr. Mustafa Buga etj, sepse fryti i mirë pikon nën pemën e mirë.

Në fakt, kush është Taxhudin ef. Bislimi?

T. Bislmi ka lindur më 21 Prill 1961 në Fshatin Grushinë të Shkupit. Aty kreu shkollën fillore, kurse të mesmen dhe Fakultetin në Universitetin e Damaskut në Fakultetin e Sheriatit. Studimet posdiplomike, magjistraturën në Universitetin e Imam Evzait me temën “ Vakëfi në Maqedoni 1391-2001” në Bejrut, kurse disertaconin e doktoraturës e mbrojti në Fakultetin e shkencave islame në Novi Pazar me temën “Kontrata e pajtimit në të drejtën islame dhe roli i saj te populli shqiptar”.

Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi është një nga personalitetet e njohura në trojet shqiptare në rrafshin e shkencave të sheriatit, e me theks të veçantë në shkencën e Usuli Fikhut. Veprimtaria e tij shumë dimensionale si në fushën e thirrjes silame, në fushën e mësimbesimit islam, në fushën e krijimtarisë shkencore dhe në shumë sfera tjera, janë dëshmi e pa kontstuar se bëhet fjalë për një personalitet të madh islam, modes, i edukuar me edukatë të lartë familjare dhe islame, i urtë dhe i qetë e human por mendjendritur dhe shkencërisht i përgatitur. Bëhet fjalë për një personalitet që tërë jetën e tij ia përkushtoi mbrojtjes së vlerave islame dhe atdhetare. Personalitet me të cilin nuk mund të arrihet asnjëherë kompromis në dëm të së vërtetës, në dëm të vlerave islame dhe të atdheut, për interesa materiale, sepse inetersi material për te gjithmonë ishte pika e fundin në katalogun e tij. Prof. Taxhedin ef. Bislimi është një pedagog dhe këshillues, që me këshillat e tij edukoi dhe po edukon gjereata të tëra. Është një hoxhë, imam, vaiz, mualim dhe pedagog që duhet të jetë model për shumë gjenerata se si shërbyer fesë dhe muslimanëve, si duhet ndjekur shkencën, diturinë, urtësinë por edhe ashpërsinë në momente të caktuara kur e kërkon nevoja. Është një mik dhe shok që e tani më po bëhen gati 40 vite që e shoqërojë, dhe nuk ka moment që ta kem takuar e të kem biseduar me të për çështje të ndryshme shkencore e islame, e të mos kem përfituar diçka nga dituria e tij, nga sjellja dhe edukata e tij.

Këto fjalë janë të mangëta për të përshkruar personalitetin e tij, sepse personaliteti i tij si një hoxhë, si një pedagog, si një thirrës islam, si një prind, si një shok, si një mik është shumë i madh, shumë më grandioz, shumë më gjithëpërfshirës se oratoria ime. Ky është realiteti për ata që e njohin profesorin nga afër.

Për këtë që e thash, vërtetojnë faktet e veprimtarisë së tij, i cili pas veti po le gjurmë të pa shlyera gjithkund ku ka shërbyer, edhe si imam, vaiz, mualim, edhe si Mufti i Shkupti që ishte, edhe si ligjërues në Fakultetin e shkencave islame në Shkup. Me theks të veçantë po lenë gjurmë të thella në fushën e veprimtarisë shkencore islame, sepse me shumë sukse ka arritur të shkruaj disa vepra shumë të rëndësishme për pupullatën tonë Islame. Mendoj se nuk e teproj nëse them, është e pa mundur të thellohesh në ndonjë studim shkencor nga lëmia e fikhut pa kaluar përmes derës së Ibni Abidinit, kurse në trevat tona është vështirë të shkruhet dhe të shpejgohet diçka në lidhje me jurisprudencën islame pa kaluar përmes portës së Dr. Taxhedin Bislimit.

Disa nga veprat më të rëndësishme të ka shkruar dr. Taxhedin ef. Bislimi:

  • Hyrje në shlencën e Usuli fikhut, bot parë 2003, botimi i dytë 2018)
  • Edukata Islame pjesë përbërëse e besimit, vëllimi I-II , 2018
  • Tre vendet e shenjta, Mekë, Medinë, Kuds, bot. 2013
  • Vakfi në Maqedoni, 1391-2001. Bot. 2007
  • Mevludi, historiku dhe dispozita e tij, bot. 2007
  • Medreseja Medah e Ataullah ef. dhe nxënësit e saj, bot. 2011
  • Atributet e hipokritëve në suren Teuvbe, bot. 2011
  • Kontrata e pajtimit në të drejtën islame dhe roli i saj te populli shqiptar”.
  • Pesë shtyllat e Fesë islame (bashkautor) bot. 1998
  • E drejta Familjare në Islam (bashkautor) 1996
  • Gazi Isa Beu dhe bamirësitë e tij,, 2012
  • Talkini mbi të vdekurin, 2003
  • Grushina në të kaluarën dhe sot, 2013 etj,

Për në fund po e përfundojë me faktin se, edhe pse vitin 2021 Dr. Taxhedin ef. Bislimi ishte i dekoruar me çmimin më të lartë që e jep Bashkësia Islame në RMV “Imam Vehbi Dibra” për veprimtarinë e tij shkencore, ai edhe më tutje ngelë si nëpunës fetar imam në fshatin Grushinë, ngase institucionet tona nuk i siguruar një vendim pune të rregullt si punëtor shkencor dhe ligjërues në FSHI i lëndës së Fikhut dhe Usuli Fikhut.!

I nderuari lexues, konsideroj se vepra e Dr.. Taxhedin ef. Bislimit kanë lënë gjurmë të pa shlyera në historikun e këtij nënqielli dhe i lutem Allahut xh.sh. që t’i japë shëndet dhe të mira në jetën e kësaj bote dhe ta Xhenetin Firdevs në botën tjetër.

Ju falënderim Prof për vlerat që na i dhatë, Allahu ju bekoftë.

Shkrime të ngjashme