Rrotullimi i tokës rreth diellit, fakt shkencor dhe fetar

Autor: Abdudaim El Kehil
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Burimi: kaheel7.com

Deri në shekullin XX shumica e dijetarëve islamë ishin të  bindur se dielli është ai i cili rrotullohet rreth tokës dhe atë duke u mbështetur në ajetin kur’anor ku thotë: Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Jasin : 38). Andaj kjo ishte edhe arsyej që, kur shkencëtarët sugjeruan se dielli është fikse- statik, kurse toka është ajo e cila sillet rreth diellit, disa dijetarë islam e mohuan këtë duke thënë: se ky parim bie ndesh me kuptimin e qartë të ajetit kur’anor ku thotë: “Dielli udhëton”.  Për këtë kishin të drejtë ngase  Kur’ani është parimi bazë dhe e vërteta absiolute, kurse shkenca është variabile dhe relative.

Mahnitës është fakti kur shkencëtarët perëndimorë pasi që kishin thënë se dielli është statik, i pa lëvizshëm, u tërhoqën nga qëndrimi i tyre dhe thanë se edhe dielli sillet rreth qendrës së galaktikës, pastaj pas evoluimit të shkencës konstatuan se lëvizja e diellit është lëvizje vibruese që i përngjet ecjes së kuajve!!! Për këtë e përdorën nocionin Stream që do të thotë “udhëtim-lëvizje” për të përshkruan udhëtimin e diellit. Kështu që në fund u konstatua se dielli vërtetë është në proces, por shtrohet pyetja, ky udhëtim i diellit a do të vazhdojë përgjithmonë?

Shkencëtarët e NASA thonë se dielli lëvizë drejt një pike që ata e quajnë “pikë të  qëndrueshme” (Solar Apex). Këtu manifestohet edhe mrekullia kur’anore kur për lëvizjen e diellit thotë: Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar).!

E vërteta është se ata që mbështesin idenë se palëvizshmërisë dhe stabilitetit të tokës, nuk i kanë lexuar dhe kuptuar mirë parimet e astronomisë, e me theks të veçantë ligjin e gravitacionit universal. Ky është ligji përmes së cilit shpjegohet koherenca e universit dhe mos zhdukja e tij, sepse ky ligj nuk lejon dështimin e universit, sepse pa këtë ligj do të kishte ndeshje të planetëve dhe kështu do të shkatërrohej universi. Për këtë ligj referon edhe Kur’ani Fisnik në ajetin madhështor ku thotë: All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë”.(Fatir: 41) Pra, Allahu i Plotfuqishëm e mbanë universin dhe ka kontroll të plotë mbi të, andaj për këtë shkak krijoi edhe ligjin e gravitacionit i cili nuk pushon së funksionuari asnjë moment.

Kur ne shikojmë drejt qiellit shohim me mijëra yje (të gjitha yjet i përngjajnë diellit në madhësi apo edhe më të mëdha), dhe shohim se këto yje sillen rreth tokës. Atëherë, a është e mundur që toka të jetë statike, e pa lëvizshme dhe në të njëjtën kohë ti tërheqë të gjithë ato yje që të rrotullohen rreth saj !? Ata që mendojnë kështu, duhet të na afrojnë një shpjegim shkencor, kurse unë them se: ai që më së miri i shpjegon dhe interpreton argumentet kozmike është dijetari astronom, që është mysliman. Të mos harrojmë se veteranët komentues të Kur’anit kishin njohuri nga astronomia, mjekësia, inxhinieria, matematika etj, porse për fat të keq, këto shkenca tani në këtë kohë nuk po trajtohen si kushte për interpretimin e dhe interpretuesit bashkëkohorë.

Ligji i gravitacionit universal

Pyetjet e para që na bien ndër mend janë: Si po na mbanë toka që të mos fluturojmë në ajër? Si po qëndrojmë në sipërfaqen e saj? Çka do të ndodhte sikur toka të ishte pak më e vogël apo më e madhe se sa është?.

Të nderuar vëllezër, shkencëtarët në epokën moderne zbuluan një ligj që quhet ligji i gravitacionit universal, ku thekson se çdo objekt në univers ka masën e vet dhe patjetër të ketë edhe gravitacionin, kurse patjetër të ekzistojë  përputhshmëri e plotë mes fuqisë së gravitacionit dhe masës së saj. Andaj sa më i rëndë të jetë trupi, aq më e madhe është edhe fuqia e gravitacionit (tërheqjes).

Andaj, toka tërheqë njerëzit për shkak të peshës së vogël që ka njeriu në krahasim me tokën, toka tërheqë edhe hënën, sepse toka është më e madhe se sa hëna dhe më e rëndë, andaj e gjejmë se ajo sillet rreth saj me sistem me shumë saktësi të lartë. Mirëpo, shtrohet pyetja: toka a ka fuqi gravitacioni  që ta tërheqë edhe diellin dhe planetet, yjet dhe galaktikat në mënyrë që të gjithë këto të sillen rreth tokës?!

Ky është planeti i jonë tokë, që ka një diametër prej 12,756 km.  Ndërsa hëna ka një diametër prej 3.476 km. Pra, është më e vogël se toka. Kjo është arsyeja që toka e tërheq hënën dhe e bënë që të sillet rreth tokës sipas ligjit konstant që dijetarët e quajtën ligji i gravitacionit. Distanca mes tokës dhe hënës është 384.000 kilometra. Toka peshon më tepër se hëna për rreth tetëdhjetë herë. Anadaj, gravitacioni i hënës është shumë më i pakët, më i vogël se gravitacioni i tokës.

Sa i përket diellit është shumë e vërtetë,  se ai peshon më shumë se toka për 300 mijë herë, kurse madhësia e diellit është për 1.300.000 herë më e madhe në krahasim me madhësinë e tokës. Andaj llogaritni se toka është e humbur në madhësi në krahasim me diellin.  Sikur dielli nuk do ta kishte këtë madhësi do të ishte shuar shumë më herët dhe nuk do të kishte mundësi të na dhuronte energji dhe ngrohje.

Paramendo madhësinë e diellit në krahasim me tokën e vogël. Madhsia e diellit është 1.392.000 km,e tani krahasoi me diametrin e tokës që është: 12.756 km dhe i hënës 3.476 km. Pesha e diellit është më e madhe se sa pesha e përbashkët e të gjitha planetëve që rrotullohen rreth tij për më shumë se njëqind herë. Pikërisht masa e madhe e diellit i bënë që planetët tjera të rrotullohen rreth tij, sipas sistemit që e ka krijuar Allahu xh.sh. dhe ka thënë: “Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”. (Ez-Zumer :05).

Arsyeja që më nxiti për të shkruar këtë artikull është se disa vëllezër, mendojnë se kuptimi i dukshëm i Kur’anit thotë se toka është fikse- statike, dhe se dielli është ai i cili rrotullohet rreth tokës. Ky është mendim i gabuar, për një shkak shumë të thjesht. Kur’ani Fisnik nuk i referohet përfundimisht fiksimit mosrrotllimit të tokës, kurse ajetet kur’anore që flasin për rrotullimin dhe lëvizjen e diellit dhe hënës, nuk nënkuptojnë se ata janë orbital dhe sillen rreth tokës. Ata thonë se nuk ka ajet kur’anor që i referohet rrotullimit të tokës, kurse ne themi se: ka shenja delikate që konfirmojnë se toka është duke ecur dhe lëvizur ashti si lëvizin edhe objektet tjera në univers.

 Çka, në lidhje me perëndimin e diellit

Ekziston edhe parimi i proporcionalitetit i cilin duhet ta kuptojmë mirë para se të lëshohemi në gjurmimin dhe interpretimin e e argumenteve, ajeteve dhe haditheve që flasin për kozmosin dhe universin. Ne, nëse qëndrojmë në tokë, shohim se hëna rrotullohet rreth tokës dhe themi: Hëna rrotullohet kurse toka është statike –fikse.  Mirëpo nëse ngjitemi në hënë dhe nga hëna e shohim tokën, vërejmë se ajo sillet rreth hënës, dhe themi: Toka sillet rreth hënës, kurse hëna është fikse-statike. Pra shihni si paraqitet ky paradoks!

Kështu është pamja e tokës nga hëna, andaj sikur të kishte krijesa të gjalla që jetojnë në hënë, ata do ta shihnin diellin se ai lind, perëndon dhe rrotullohet rreth hënës, dhe ata do të mendonin se hëna është fikse kurse toka është ajo e cila rrotullohet rreth hënës, sepse lëvizja sipërfaqësore duket kështu.! E njëjta gjë ndodhë kur qëndron në tokë dhe e sheh diellin, hënën, yjet dhe planetët që sillen rrotullohen rreth tokës, por realiteti është se toka rrotullohet.

Citati më i saktë që përshkruan gjendjen e universit tonë dhe atë që gjendet në të është ajeti ku thotë: “dhe secili noton në një galaktikë” (Jasin : 40). I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur fliste për perëndimin e diellit (muzgun), fliste se ai (dielli) perëndon dhe shkon të përulet nën Arsh, por ai na tregoi për atë në ne e shohim me sytë tonë , sepse ne vërtetë e shohim diellin duke lëvizur-ecur , perëndon, humbet, fshihet, por a vërtetë ajo humbet dhe fshihet dhe zhduket?

Kur Allahu xh.sh. i drejtohet Profetit të tij, për t’i treguar për ngjarjen dhe historinë e As’habul Kehfit i thotë: Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte. (El Kehf:17) pra, Ai i përshkruan gjendjen se sikur të shikonte dikush në këtë shpellë, çka do të shihte me sytë e  tij !  Dielli lindë dhe perëndon ashtu si e sheh njeriu, dhe e përdorë nocionin “e sheh” por kur Kur’ani flet për të vërtetën e universit, ai thotë: “dielli udhëton-shpejton”. Andaj është vërtetuar se udhëtimi i diellit në galaktikë është udhëtim vibrues, ngjashëm sikur njeriu kur udhëton, shpejton.

Dielli jonë, është një nga 100.000.000.000 diellrat që ekzistojnë brenda një galaktike. Dielli, ngjashëm si ai janë edhe yjet tjerë në galaktikë që udhëtojnë me një shpejtësi të madhe poshtë e lartë dhe të gjithë notojnë në orbitën që ua ka përcaktuar Krijuesi. Bashkë me to noton edhe toka dhe hëna dhe yjet tjerë. Teksti që më së miri përshkruan këtë sistem, është ajeti kur’nor ku Allahu xh.sh. thotë: “dhe secili noton në një galaktikë”. Shkencëtarëve u është bërë e qartë se dielli nuk rrotullohet thjesht, por është në shpejtësi të vërtetë, lëvizje sizmike, e këtë e vërteton Kur’ani me ajetin e lartpërmendur.

Allahu i Plotfuqishëm na jep një përshkrim të lehtë për të kuptuar, andaj ai kur përshkruan veten e tij se Ai dëgjon dhe sheh, kjo a do të thotë se i ngjanë njeriut nga shqisat e të dëgjuarit dhe të parit!? Natyrisht se jo, por Allahu xh.sh. dëshin që neve të na ofrojë idenë për të kuptuar me mendjen tonë të kufizuar, dhe të kuptojmë se Allahu sheh çdo gjë dhe dëgjon çdo gjë, dhe në të njëjtën kohë “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi. Esh-Shura: 11. Po ashtu kur flet edhe për lëvizjen e diellit  dhe hënës, nuk është e nevojshme për të na dhënë mësime nga lëmi i fizikës, por mjafton të sinjalizimi Kur’anor që nuk do të kundërshtohet nga shkenca, pavarësisht evoluimin e shkencës.

Kur’ani, e sinjalozi për sjelljen e tokës?

Disa nga dijetarët e vjetër musliman  janë të mendimit se  shumica e ajeteve kur’anore në mënyrë të qartë flasin për lëvizjen e diellit dhe të hënës dhe nuk gjejmë ndonjë ajet i cili flet për lëvizjen dhe sjelljen e tokës. Sa është i bazuar ky mendim ?

Të nderuar, problemi qëndron në faktin se disa njerëz gjykojnë dhe interpretojnë Kur’anin në atë mënyrë sikur atyre Allahu tu kishte dhuruar fshehtësitë e këtij libri madhështor. Sikur me vëmendje shqyrtojmë ajetet kur’anore që flasin për  kozmosin, aty do të gjejmë edhe referenca të shumta për faktin se edhe toka lëvizë dhe ajo noton në orbitën e saj të përcaktuar, ashtu sikur edhe dielli dhe hëna. Allahu xh.sh. thotë: ” Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. El Enbija:33.

Tani pyetja e jonë është: nëse dielli ka një rrugë të veçantë në të cilën noton ai, pastaj nëse edhe hëna ka një orbitë ku noton, atëherë ku është orbita e natës dhe ditës? Si mund që edhe nata e dita të notojnë në orbitat e tyre ngjashëm si dielli dhe hëna? Nata dhe dita janë dy fenomene që ndërlidhen me tokën sepse edhe nata edhe dita janë të ngjitura me tokën. Andaj nga këtu nënkuptojmë për rrotullimin e tokës dhe notimin e saj, e për këtë Kur’ani Famëlartë thotë: “secili prej tyre noton në orbitë” që nënkupton se nocioni “secili” përfshinë edhe natën edhe ditën.

Kjo nënkupton se nata lëvizë me tokën dhe noton me të në udhëtimin e tij, e po ashtu edhe nata. Andaj në këtë ajet gjejmë sinjalin e qartë për rrotullimin e tokës. Shtresa e ditës është një shtresë e hollë e mbështjellë në njërën anë nga toka, e rrethuar nga dy anët me natën. Kjo shtresë e ditës rrotullohet me tokën me një sitsem të çuditshëm dhe kështu paraqitet  nata dhe dita si rezultat i këtij rotacioni. Kjo është ajo për të cilën flet Kur’ani ku thotë: “A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni”. Lukman: 29. Pra ajeti na jep të kuptojmë se edhe toka sillet, ashtu si sillet dielli dhe hëna. Dielli sillet rreth qendrës së galaktikës, kurse hëna rreth tokësor kështu me radhë.

Konsiderojm se shtresa e hollë e ditës që e rrethon token, kurse mbi të është nata, në të djathtë nata në të majtë nata, e kjo është ajo përtë cilën na tregon Kur’ani ku thotë: “Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve. El Earaf :54. Pra nata është ajo që e mbulon ditën nga të gjitha anët, kurse shtresa e ditës është shtresë shumë e hollë në krahasim me diametrin e tokës (1/% të diametrit të tokës). Prandaj kjo shtresë e ditës, duket si kore e hollë që çlirohet nga errësira që e ka mbështjellë në çdo anë. Kjo është ajo për të cilën foli Kur’ani famëlartë ku tha: Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. Jasin : 37

Për në fund dëshiroj të bëjë tre sqarime të shkurtë që janë:

  1. Kur’ani nuk sinjalizon në fiksimin e tokës që ajo është statik, kurse ajetet të cilat flasin për lëvizjen e diellit dhe hënës nuk nënkuptojnë se toka është statike dhe e pa lëvizshme.
  2. Madhësia e tokës në krahasim me universin është si një grimcë e vogël pluhuri. Prandaj edhe toka është si pjesët tjera të trupave kozmik  që noton dhe sillet, dhe nuk ka asgjë statike në univers, e kjo është një e vërtetë që nuk ka dyshim.
  3. Nuk lejohet të shpallim dikë si kafir (të pa fe siç pretendojnë disa) nëse mendon se toka është statike dhe e pa lëvizshme apo vetëm nga fakti se mendon se toka sillet, apo se dielli është statik apo sillet. Gjykohet kështu ngase ajetet kur’anore që flasin për universin kërkojnë përpjekje maksimale (ixhtihad) për interpretimin e tyre, e ixhtihadi mund të jetë i qëlluar por edhe i gabuar, kurse çështja e besimit është çështje e vërtetuar dhe stabile.

Shkrime të ngjashme