Sekrete nga Kur’ani, për të zbuluar gënjeshtrën

gënjeshtra gënjshtra

Disa studiues kanë regjistruar dy zëra nga i njëjti njeri, në rastin e parë kur ai gënjen diçka dhe në rastin e dytë kur ai flet të vërtetën dhe kanë konstatuar se frekuencat (dridhjet) e zërit kanë dalluar nga njëri në rastin tjetër.

Dr. Abdudaim El Kehil

  1. Disa studiues kanë arritur të vërejnë ndryshimet që ndodhin në fytyrën e njeriut në rastin kur ata gënjejnë. Për të vërtetuar këtë më ekzaktësisht, ata morën iniciativën e eksperimentimit që përfshinë fotografimin e njeriut në momentin kur ai flet të vërtetën dhe në momentin kur ai gënjen. U konstatua se tiparet specifike që shfaqen në fytyrën e tij, janë të ndryshme nga rastet kur gënjen me rastet kur flet të vërtetën, mirëpo tipare specifike janë shumë të shpejta për syrin e njeriut që ti kapë. Prandaj u paraqit nevoja e fotografimit dhe regjistrimit të shpejtë për t’i njohur këto ndryshime, që më pas do të shihen në dukje të ngadalësuar për të vërejtur imazhin e vërtetë mes dy rasteve.

Është i çuditshëm rasti se Kur’ni Famëlartë kur Allahu i Madhërishëm flet për hipokritët të cilët gënjejnë dhe thonë të kundërtën e asaj që kanë në zemrat e tyre. Allahu xh.sh. thotë:

(وَلَوْ نَشَاء لأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُم بِسِيمَاهُمْ) [محمد: 30].

“E, sikur të donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave të tyre (të fytyrës). Muhamed:30. Nga ajeti nënkuptohet se sikur të dëshironte Allahu xh.sh. do t’i mundësonte Pejgamberit të Tij pamjen e gënjeshtrave të tyre përmes shenjave të fytyrave të tyre. Ky ajet është argument i qartë që konfirmon se ekziston mundësia e zbulimit të gënjeshtrës përmes shenjave të fytyrës, e këtë sot shkencëtarët kanë arritur ta zbulojnë përmes mjeteve që dedektojnë për të zbuluar një gjë të tillë.

  1. Shkenctarët kanë hulumtuar për këtë çështje dhe për të eksperimentuar provat, kanë regjistruar dy zëra të një personi, kur ai fliste të vërtetën. Në momentet kur folësi gënjente dalloheshin dridhjet (frekuencat) e zërit dhe kështu shkaktoheshin dallimet një regjistrim. Pra në mjetin ku bëhej inxhizimi shiheshin e janë dy lloje të regjistrimit, gjendja kur personi fliste të vërtetën dhe gjendja e dytë kur personi gënjente, dhe qartas shihej dallimi mes tyre.

Mirëpo ajo që është e çuditshme se edhe Kur’Ani Fisnik referoi dhe sinjalizoi për këtë të vërtetë shkencore në ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

(وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ) [محمد: 30].

“Ti do t’i njohësh edhe sipas mënyrës së të folurit të tyre, ndërkaq, All-llahu i di veprat tuaja” Muhamed : 30 Në këtë ajet kemi referim të qartë se zbulimi i gënjeshtrës mund të bëhet përmes tingullit dhe të fjalëve.  Pra për këtë të vërtetë ka folur Kur’ani fisnik para se të dinte bota njerëzore diçka rreth këtij fakti,  që para 14 shekujve.

  1. Eksperimentet shkencore bashkëkohore konfirmojnë se informacionet që i ruan (deponon) zemra, janë vetëm ato informacione që janë të vërteta dhe të sakta, kurse qendra e gënjeshtrës është në pjesën e ballinore të trurit. Kjo nënkupton se kur njeriu gënjenë me gjuhën e tij, ai e thotë të kundërtën e asaj që ka deponuar apo që ruan zemra e tij. Është i çuditshëm fakti se se Kur’ani Fisnik ka sinjalizuar për këtë të vërtetë, duke thënë:

يَقُولُونَ بِأَلْسِنَتِهِم مَّا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ

“ Ata me gjuhët e tyre flasin atë që nuk e kanë në zemra” El Fet’h 11. Në këtë rast gjuha flet me urdhrin e pjesës ballore të trurit që në terminologjinë e gjuhës arabe quhet “Nasijetun”, e Allahu fuqiplotë thotë:

نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ

“Floku rrenacak, mëkatar.”El Alek;16

Pyetja që lindë tash është: Kush e informoi të dashurin e Allahut s.a.v.s. se zemra nuk ruan informacione të rrejshme dhe se depoja ku ruhen informacionet e rrejshme janë në pjesën ballore të trurit. Këto janë njohuri  precizet mjekësisë që vërtetojnë saktësinë e Pejgamberit a.s.

  1. Shkencëtarët që janë marrë me studimin e sistemit nervor, kanë verifikuar se njeriu për çdo ndjenjë që kalon nëpër te, gjeneron ndryshime në fytyrë, por këto ndryshime kalojnë aq shpejtë saqë vështirësojnë vëzhgimin e atij ndryshimi. Për këtë arsye me evolimin e teknologjisë shkencëtarët krijuan një program kompjuterik që monitoron ndryshimet në fytyrë e njeriut dhe regjistron çdo ndryshim sado që i vogël të jetë. Rezultatet që dha ky program janë se, ndjenjat e përjetuara në fytyrën e njeriut derisa ai gënjen janë të ndryshme nga ndjenjat e njeriut kur ai është i hidhëruar apo në gjendjen kur ai është i prekur me ndonj mëkat, e kështu me radhë. Prandaj, këtë e referon edhe ajeti Kur’anor ku Allah xh.sh. thotë:

(وَإِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آَيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ تَعْرِفُ فِي وُجُوهِ الَّذِينَ كَفَرُوا الْمُنْكَرَ) [الحج: 72].

“E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje” Haxh: 72. Nga ky ajet qartë vihet në pah se, Kur’ani Fisnik ka bërë lidhjen mes shprehjeve të fytyrës dhe mes asaj çfarë ndodh në trurin e këtyre ndjesive dhe ndjenjave të Kur’anit.

  1. Shkencëtarët në studimet e tyre të fundit kanë përfunduar se, lëvizja e gjakut në neuronet e trurit në zonën ballore të trurit është shumë aktive në momentet kur njeriu gënjen, sepse gënjeshtra kërkon energji, kurse njeriu kur është në gjendje që flet të vërtetën nuk shpenzon asnjë energji që të përkujtohet nga truri i tij. Pra njeriu kur gënjen, shpenzon energji të shumtë për shkak të gënjeshtrës së tij.

 6. Shkencëtarët bashkëkohorë pas shumë eksperimenteve që kishin bërë kohëve të fundit shpikën një detektor pr zbulimin e gënjeshtrës. Si rezultat i këtyre hulumtimeve të bëra, zbuluan se zona përgjegjëse për gënjeshtrën tek njeriu është pjesa ballore e trurit (nahije).. Kjo zonë është shumë aktive gjatë gabimit që bënë njeriu, dhe si rezultat i kësaj ata dolën me përfundimin se operacionet e gënjeshtrës dhe operacionet e gabimit kompletohet në pjesën e lartë ballore të trurit që quhet (Nasije). Është çudi se Kur’ani fisnik flet për këtë dukuri dhe për këtë rol të pjesës së ballore të trurit duke thënë:

(كَلَّا لَئِنْ لَمْ يَنْتَهِ لَنَسْفَعَنْ بِالنَّاصِيَةِ * نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ) [العلق: 15-16]،

“Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),. për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit”. Alek; 15-16.

Nga arabishtja: J. Zimeri

Shkrime të ngjashme