Autor: Prof. Dr. Zaglul En-Nexhar
Përshtatë nga arabishtja: Jusuf ZIMERI
Të gjithë e dimë se toka mbi të cilën po jetojmë ne sot, mbi te jetojnë mbi gjashtë miliard banorë, e edhe para nesh kanë jetuar me miliarda njerëz dhe do të jetojnë pas nesh edhe miliarda njerëz, e që të gjithë mes veti janë të lidhur me zinxhirin e gjenit trashëgues deri sa të ekzistojë kjo botë.
Ligjet e trashëgimisë na e bëjnë të qartë se këto shifra mahnitëse të njerëzve, të gjithë erdhën si rezultat nga zemra e një babai dhe një nëne të cilët kodin gjenetik e ndanë mes veti. Mirëpo, njeriu i mençur as nuk mund të imagjinojë se ku përfundon kompletimi i kësaj sekuence të çuditshme të miliarda e miliarda të qenieve njerëzore. Për shpjegimin e kësaj, as për së afërmi nuk mjaftojnë shpjegimet dhe sqarimet që i jep teoria e rastit, ngase teoria e rastit nuk ka prodhuar një sistem të tillë siç është sistemi i riprodhimit të shkëlqyer të jetës. Vlerësimi që gjërat ti përshkruajmë nga natyrshmëria e tyre në mënyrë të verbër duke u mbështetur se, këto janë rezultat i menaxhimit të mirë të ligjeve të natyrës, nuk janë të mjaftueshme për shpjegimin dhe sqarimin e kësaj mrekullie që paraqet lidhshmërinë gjenetike të qenies njeri. Në anën tjetër përfshirja e njeriut, bashkërisht me krijesat tjera si, kafshët dhe bimët në ligjet e funksionimit të tyre sërish nuk është sqarim i duhur. Vlerësohet kështu ngase edhe ligjet edhe natyrshmëria janë të përcaktuara nga dikush dhe kanë nevojë për ti sponsorizuar ato. Atëherë, shtrohet pyetja? Kush i përcaktoi ato ligje? Kush është ai i cili mbanë mbikëqyrjen dhe sponsorimin e tyre? Kush është ai përveç Allahut xh.sh. Krijues i Universit subnahehu ve teala. Andaj, duke u nisur nga kjo pikë, paraqitet edhe thirrja e përgjithshme drejtuar banorëve të tokës që, të besojnë në Allahun xh.sh., e këtë ne mund ta sqarojmë përmes disa pikave.
Çështja e parë. Cilësitë trashëguese gjenetike të njeriut, dëshmojnë për Krijuesin e tyre – Allahun xh.sh.
Shkencat empirike kanë vërtetuar se tiparet gjenetike te krijesat e gjalla, përfshirë edhe njeriun në brendësinë e bërthamës qelizore bartin trupa të rritur, të cilat njihen me emrin kromozome, dhe se numri i këtyre kromozomeve është i kufizuar për çdo lloj të gjallesave dhe çdo devijim nga ky numër i përcaktuar i kromozomeve për çdo lloj të veçantë, ose përnjëherë eliminon fetusin dhe e bënë që ai të mos ekzistojë, ose shkakton një çekuilibër në ndërtimin fizik të organizmit i cili shfaqet në formën e invaliditetit dhe mangësive që më vonë shpien, ose në vdekje, ose në një jetë me aftësi fizike të kufizuara.
Qeliza normale në organizmin e njeriut, e cila nuk tejkalon gjatësinë me diametër mbi mesataren 0.3 mm është ndërtuar në formë tronditëse dhe komplekse, dhe e ka bërë në atë formë që ajo të jetë e aftë për kryerjen e veprimeve më të mëdha se sa të atyre që i ka ç’pikur njeriu. Bërthama e qelizës së gjallë është koka e saj, e cila kontrollon të gjitha aktivitetet e saja. Këto bërthama kontrolluese në qelizën e gjallë përbëhen prej 46 kromozomeve të ndara në 23 çifte. Njëra prej këtyre çifteve është i përkushtuar në detyrën e riprodhimit, e pjesët tjera janë të përkushtuara për detyrën e zhvillimit dhe rritjes fizike. Këto kromozome që janë përkushtuara për detyrën e zhvillimit dhe rritjes fizike si dhe për detyrën e riprodhimit që gjenden brenda një qelize nuk zënë vend më shumë se një e pesëqindamijë milimetër kub, mirëpo nëse këto kromozome i ngjesim me njëra tjetrën mes veti, atëherë formohet gjatësia, përafërsisht dy metra. Këto dy metra në vete përfshijnë 18.6 bilionë të molekulave komplekse kimike dhe janë të rregulluara, të radhitura dhe të sistemuara në mënyrë aq precize saqë funksionojnë në një marrëveshje shumë të saktë deri në atë pikë saqë, nëse prishet vetëm në një situatë, i ndërrohet vendi apo vetëm një molekulë, atëherë rezultati i këtij çrregullimi do të jetë: ose deformimi i krijesës që bartë këtë qelizë, ose të mos jetë fare.
Kur e dimë se organizmi i njeriut në vete ka triliona qeliza dhe nëse marrim kromozomet që gjendet brenda këtyre qelizave të shumta në organizmin e një njeriu, dhe të gjitha ato i lidhim me njëri tjetrin, atëherë përfitojmë një gjatësinë e cila është shumë fish më e madhe se gjatësia mes tokës dhe diellit që vlerësohet se është 150,000,000 kilometra mesatarisht.
Andaj, nëse pranojmë faktin se brenda çdo qelize të organizmit tonë gjendet një depo e madhe e mbushur me informacione precize, të radhitura dhe sistemuara dhe se këto informacione gjenden në formë të dhjeta apo qindra trilionë kilometra në gjatësinë e molekulave të ndërlikuara kimike në ndërtim, të organizuara dhe sistemuara në një formë aq të lartë, saqë kjo formë e sistemimit çdo individi nga njerëzit i dhuron kodin gjenetik të veçantë, që e dallon nga të tjerët që janë me miliona e miliona në rruzullin tokësorë, të atyre që kanë lindur dhe kanë vdekur, të atyre që janë gjallë dhe të atyre që do të lindin dhe do të vdesin, atëherë vetvetiu na lindë pyetja: Kush është ai i cili në organizmin e çdo individi vendoi kaq shumë informacione? Kush është ai i cili i radhiti dhe sistemoi këtë sistem dallues për çdo njeriu, kur këto informacione në përbërjen e tyre kimike (desoxy acid ribonucleic) ADN i cili shkruan kodin e saj gjenetik janë të ngjashme në 99.9 % me të gjitha trupat, kurse dallimi është aq i vogël saqë përbën vetëm 0.1 %. Atëherë, cila është ajo dituri apo urtësi që mund ti realizojë dhe verifikojë të gjitha këto përveç fuqisë së Allahut xh.sh.!?
Çështja e dytë: Krijimi i njeriut dhe ndërtimi fizik i tij, dëshmon për Krijuesin e tij, Allahun xh.sh.
Këtë që e thamë deri më tani kishte të bëjë me një qelizë të gjallë që jeton në trupin e njeriut, e nëse ne lëshohemi në detaje në studimin e trupit të njeriut, nëse lëshohemi në specializimin e secilit prej sistemeve, organeve, indeve, qelizave të shumta etj etj, që në organizmin e njeriut funksionojnë në harmoni të mrekullueshme dhe integrimin mahnitës për sigurinë e trupit të njeriut, atëherë edhe më qartë reflektohet Fuqia e krijuesit absolut.
Edhe më shumë do të shtohej çudia dhe mrekullia, atëherë kur të dimë dhe të kuptojmë se këto triliona qeliza të specializuara që gjenden në trupin e njeriut, janë të përbëra dhe sistemuara prej triliona indesh po ashtu të specializuara për të formuar një sistem perfekt në trupin e çdo individi dhe kanë origjinën prej dy qelizave për riprodhim, e njëra prej tyre është qeliza nga babai që gjatësia e saj nuk është më e madhe se 005,- pjesë e milimetrit, dhe qeliza tjetër nga nëna (vezorja) e cila nuk është më e madhe se ,200 pjesë e milimetrit. Në këtë operacion bëhet përfaqësimi i biliona njerëzve që kanë prejardhje nga një babë që është Ademi a.s. dhe nga një nënë që është Hava dhe që janë shkaktar për ecurinë e historisë së njerëzimit në sipërfaqen e tokës. Atëherë pyetja e cila vetvetiu na imponohet është: Kush është ajo fuqi e cila ka sistemuar këtë çështje me kaq saktësi të lartë? A ka mundësi që rastësia të ketë prodhuar diçka të tillë?! A ka mundësi që e është quajtura natyra apo instinkti të pavarura nga ndonjë faktor tjetër të kenë rregulluar dhe sistemuar diçka të tillë?! Përgjigja definitive e këtyre pyetjeve është JO.
Në anën tjetër nëse shkojmë dhe e kundrojmë njeriun nga aspekti shpirtërorë dhe ai psikologjik, emocionet e tij, ndjenjat e tij, fuqinë e tij, aftësitë e tij, talentin e tij etj, atëherë do të ishim futur në një labirint që nuk do të kishim mundësi të dalim prej tij, pa iu nënshtruar plotësisht Allahut xh.sh. Krijuesit absolut.
Allahu xh.sh. thotë:
﴿وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإِنسَانَ مِن سُلالَةٍ مِّن طِينٍ * ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَّكِينٍ * ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا العَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا المُضْغَةَ عِظَاماً فَكَسَوْنَا العِظَامَ لَحْماً ثُمَّ أَنشَأْنَاهُ خَلْقاً آخَرَ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الخَالِقِينَ
“Për All-llahun, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”[1]
Pastaj ajeti:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ البَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ مِن مُّضْغَةٍ مُّخَلَّقَةٍ وَغَيْرِ مُخَلَّقَةٍ لِّنُبَيِّنَ لَكُمْ وَنُقِرُّ فِي الأَرْحَامِ مَا نَشَاءُ إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى ثُمَّ نُخْرِجُكُمْ طِفْلاً ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّى وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَى أَرْذَلِ العُمُرِ لِكَيْلا يَعْلَمَ مِنْ بَعْدِ عِلْمٍ شَيْئاً وَتَرَى الأَرْضَ هَامِدَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا المَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ وَأَنْبَتَتْ مِن كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë – të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme”.[2]
Pastaj ajeti:
وَهُوَ الَّذِي أَنشَأَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ فَمُسْتَقَرٌّ وَمُسْتَوْدَعٌ قَدْ فَصَّلْنَا الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَفْقَهُونَ
“Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë”.[3]
Pastaj ajeti:
لَقَدْ خَلَقْنَا الإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur”.[4]
Çështja e tretë: Universi dëshmon për Krijuesin e tij.
Nëse tani kalojmë nga çështja e krijimit, funksionimit dhe zhvillimit të organizmit të njeriut, dhe meditojmë në universin, do të gjejmë se ne jetojmë në një top që masa e saj llogaritet rreth gjashtë (5974) milion, milion, milion ton, dhe mbi sipërfaqen e saj jetojnë aktualisht mbi gjashtë miliard njerëz nga bijtë e Ademit si dhe më shumë se një milion e gjysëm lloje të organizmave të gjalla që secili lloj prej tyre përfaqëson miliarda individë prej tyre (e nëse kësaj shifre i shtojmë edhe miliarda që kanë vdekur dhe në anën tjetër duke llogaritur në normat e zbulimit të llojeve të krijesave të reja në vit, atëherë numri i llojeve të krijesave në tokë mund të arrijë deri në pesë milion lloje, e secili në llojin e vet përfaqëson miliarda individë).
Uji që është në topin tokë, ka një masë të përcaktuar rreth 1.4 milion milion milion ton, kurse mbulesa e saj me gazin që ka strukturë të veçantë kimike është në një masë të caktuar reth 5100 milion milion ton. Ky gaz i quajtur atmosferë e ndanë tokën nga qielli dhe e mbron nga shumë rreziqe kozmike që mund të paraqiten ndaj tokës.
Kjo tokë që është në kohën tonë sillet në aksin e saj rreth boshtit të saj para diellit në një cikël të plotë në çdo 24 orë, me qëllim të ndërrimit të ditës dhe natës mbi sipërfaqen e saj. Me rrotullimin e tokës rreth boshtit të saj, ajo qarkullon në orbitën e saj të veçantë rreth diellit, me një shpejtësi të madhe dhe precize me qëllim të ndërrimit të katër stinëve të vitit që janë: pranvera, vera vjeshta dhe dimri, që këto stina paraqesin një sistemim preciz të çdo viti prej viteve të tokës, të ndara në 365.25 ditë nda ditët tona. Këto ditë janë të sistemuara në 12 muaj. Sjellja e tokës rreth boshtit të saj në fillim të krijimit të saj ishte më e shpejtë se sjellja e saj sot për gjashtë herë, andaj edhe gjatësia e ditës dhe natës ishin për katër orë më të shkurta. Numri i ditëve gjatë një viti ishte 2200 ditë, andaj Allahu xh.sh. në librin e tij thotë:
﴿ إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى العَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثاً وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ العَالَمِينَ ﴾ (الأعراف:54)
“Vërtet, Zoti juaj, All-llahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve”.[5]
Kjo çështje dhe shumë të tjera që ndërlidhen me tokën tregojnë për precizitetin madhorë të krijimit, andaj nëse paraqitet mosmarrëveshje apo shkëputje në bilancet e tyre qoftë një shkëputje edhe sa qimja e flokëve, atëherë sigurisht se kjo planetë nuk do të jetë e vlefshme për jetë. Gjithashtu drejt precizitetit madhorë shpijnë edhe ndërtimi i brendshëm dhe i jashtëm i tokës, siç janë: masa e saj, trashësia e saj, dendësia (largimi) mesatare mes diellit dhe hënës, pastaj sipërfaqja e ngurtë dhe ajo e ujit të tokës, pastaj shpërndarja e topografisë së kësaj sipërfaqe, pastaj instalimi i të gjitha elementeve për jetë si ujin, ajrin, pastaj roli dhe rëndësia e shkëmbinjve, ujërave të pa lëvizshëm si detet dhe oqeanet, pastaj ujërat që rrjedhin, pastaj lëvizja e erërave rreth saj etj. Në shumëllojshmërinë e fenomeneve që gjenden në sipërfaqen e tokës janë edhe tërmetet, vullkanet, stuhitë, ciklonet, retë e shiut, bubullima vetëtima, rrufet zjarri e deri te rënia e meteorëve etj. Toka e ekuilibruar me precizitet mes proceseve të brendshme dhe atyre të jashtme, mes largësisë dhe afrimit, mes eklipseve të diellit dhe të hënës, mes pozicioneve të tyre dhe mes zodiakut, dhe shumë çështjeve tjera janë vetëm dëshmi që mposhtin teorinë e rastit me një mposhtje të përhershme dhe janë dëshmi për Krijuesin absolut, i Plotfuqishëm.
Toka e jonë është një prej njëmbëdhjetë yjeve që secili prej tyre sillet në rrugë të veçantë të përcaktuar për të rreth diellit tonë dhe me këtë formohet ajo që quhet “sistemi diellor”. Dielli i jonë është një prej trilion yjeve të galaktikës sonë që formon hekurudhën e galaktikës. Dielli jonë ka një sistem në vete që përmban shumë yje, kometa, asteroide hëna etj, andaj ka të ngjarë që secili prej këtyre yjeve ka edhe sistemin e vet, në bazë të njësisë së ndërtimit të universit.
Galaktika e jonë është shprehje e një disku të rrafsh me një diametër gjatësie prej njëqind mijë vjet dritë dhe një e dhjeta e saj në trashësi. Në galaktikën tonë ekzistojnë yje të shumtë dhe ngjashëm me to, si dhe vrima, mjegullnaja, tym i zi që përfaqëson një shumëllojshmëri, një saktësi të densitetit në shpërndarjen e materialeve, të cilat lidhen me gravitetin brenda galaktikës.
Disa nga këto yje janë duke kaluar nëpër fazën e lindjes, të fëmijërisë , disa janë të begatuara me shumë rini, pjekuri dhe pleqësi, e disa janë nën presionin e plakjes dhe vdekjes. Yjet janë shprehje e furrave bërthamore që në brendësinë e sajë krijojnë shumicën e elementeve për të cilat ka nevojë jeta në këtë botë duke filluar nga hidrogjeni deri te hekuri dhe e tërë kjo bëhet përmes një procesi të quajtur “procesi i fuzionit bërthamor” dhe liron energjinë e nevojshme për vazhdimësinë e kësaj ekzistence, kurse pjesa tjetër e elementeve që pesha e tyre atomike peshon më shumë se pesha atomike e hekurit krijohen në qiell përmes gjuajtjes së atomeve të hekurit te disa bimë që janë në fazën e ndërtimit fillestar të materies. E tërë kjo përfundon dhe kompletohet me dëshminë e krijuesit absolut, për njëshmërinë absolute e cila qëndron mbi të gjitha krijesat.
Deri në vigjilje të shekullit njëzet, astronomët besonin se galaktika e jonë është i tërë universi, mirëpo me zhvillimin e pajisjeve të vëzhgimeve astronomike, u vërtetua se në qiell ngjashëm sikur galaktika jonë ekzistojnë mes dyqind mijë milion dhe treqind mijë milion galaktika. Disa prej tyre janë më të mëdha se galaktika e jonë e disa janë të ngjashme me galaktikën tonë apo edhe më të vogla. Këto shifra tronditëse të galaktikave janë të organizuara në grupe, në dimensione, në numra, në blloqe, në densitet, në lëvizje etj, dhe të gjitha këto funksionojnë në lëvizje të disiplinuar dhe kanë marrëdhënie rigoroze mes veti. Për këtë arsye dhjeta galaktika që janë të afërta njëra me tjetrën janë të grumbulluara në grupe të njohura si “turme galaktike” e më pas në “bashkësi lokale të mëdha” e më pas “turmë galaktike të mëdha”. E deri në panjohurin e pafundmë. Astronomët nuk kanë njohuri më shumë një rrëshqitje që është vlerësuar si rreze prej më shumë se 25 milion vite të dritës, kurse një vit i dritës është vlerësuar me gjatësi prej 9.5 milion kilometra.
Qielli gjithnjë është në zgjerim e sipër, që nënkupton se galaktikat në vazhdimësi largohen nga njëra tjetra me një shpejtësi që arrin ¾ e shpejtësisë së dritës, që është treqind mijë kilometra në sekondë. Nga kjo nënkuptohet se galaktikat largohen nga njëra tjetra për me shpejtës për 225 mijë kilometra në sekondë, e kjo është një shpejtësi që nuk mund ta arrijë njeriu. Këtë zgjërim të universit, dijetarët nuk e dinin deri në fillim të shekullit njëzet, e këtij informimi i ka prirë Kur’ani që para 1400 viteve, ku Allahu xh.sh. thotë:
وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ
“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.”[6]
Ky ndërtim precis i qiellit i cili është gjithnjë në zgjërim është i qeverisur nga ligjet precize, saqë çdo trup siullet rreth boshtit të vet dhe qarkullon në orbitat e përcaktuara dhe të kufizuara për të, pa ndërprerje, pa vonesë, pa përplasje ose ndikim, pa dalje dhe shpërbërje deri në momentin e fundit të kësaj ekzistence. Atëherë kush është ai i cili krijoi qiellin me këtë gjërësi, me gjithë këtë saktësi në ndërtim, dhe precizoi lëvizjet lëvizjet e të githa trupave ?Kush është ai i cili mbanë nën kontroll dhe io ruan nga shfarosja e tyre derisa ato gjithnjë janë në zgjërim? A është e mundur që e tërë kjo të jetë rezultat i rastit? Sigurisht përgjigja është Jo..
Nëse me syrin e mendjes, shikojmë universin dhe atë që ka në të, vetvetiu vërtetojmë se është e pa mundur që cila do qoftë prej këtyre krijesave ta kishte krijuar veten e vetë, ose të jetë si rezultat i rastit. Për kundrazi, pa tjetër të ketë një Çpikës, një Krijues që posedon të gjitha cilësitë madhështore absolute. Kjo konfirmon se kalkulimet matematrikore të teorisë së rastit janë inekzitente për shpjegimin e krijimit të Universit, sepse krijimi i Universit me këtë precizitet, me këtë zgjërim të vazhdueshëm me këtë sistemim preciz të jetë rezultat i rastit, e kundërshtonë logjika e shëndoshë. Astronomët janë dakort mes veti se zgjërimi i vazhdueshëm, preciziteti i ndërtimit të tyre, lëvizjet e rabitruara, duhet patjetër të kenë një referencë nga jashtë. Kjo referencë e dalluar nga krijesat, duhet të jetë absolute, duhet të jetë mbi të gjithë në vend, në kohë, në materje dhe energji. Pra lartësuar është Allahut xh.sh. i cili për veten e tij tha:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
“Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”[7]
Astronomët gjithashtu thonë se: nëse ne kthehemi mbrapa me këtë zgjërim në kohë, atëherë patjetër çdo gjë të takohet në një pikë: matreja, fuqia-energjia, vendi, koha etj. Do të kthehemi në atë pikë saqë do të ndërpriteshin së funksionuari të gjitha ligjet e terorisë së fizikës.
Pra, ky është Kur’ani i cili para 1400 viteve perceptoi vizionin, i cili nuk arriti të materjalizohet deri në fund të viteve pesëdhjeta të shekullit njëzet.
( Prof. Dr. Zaglul En-Nexhar, Kryetar i Komisionit për mrekullitë shkencore në Kur’an pran Këshillit të Lartë për Çështje Islame – Egjipt.)
Referencat
[1] Suretu El Mu’minun : 12-14.
[2] Suretu El haxhxh : 05
[3] Suretu El En’am : 98
[4] Suretu Et-Tin : 04
[5] Suretu El Earaf : 54
[6] Edharijat : 47
[7] Esh-Shura : 11