ٍMr. Taxhedin Bislimi
Guri i Zi është gur i sjellë nga xheneti, gjatë ndërtimit të Qabesë nga ana e Ibrahimit a.s Allahu xh.sh. i a kishte zbritur nga xheneti që ta vendonte në këndin jugor të Qabesë. Në periudhën kur mekasit rindërtuan Qaben (18 vite para hixhretit) Muhamedi a.s. (kishte 35 vjet) me duart e tij të ndershme kishte rivendosur gurin e zi në atë kënd në të cilin kishte qen me mijë vjet. Ky gur ishte i bardhë, por mëkatet e njerëzve e kishin nxirë.
Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s. ka thënë:
” نزل الحجر الأسود من الجنة و هو أشدَّ بياضاً من اللبن، فسودته خطايا بني آدم “
“Guri i zi kishte zbritur nga xheneti, ishte më i bardhë se sa qumështi, por gabimet – mëkatet e njerëzve e kishin nxirë.”[1].
Të dhënat historike pohojnë se brendia e gurit ti zi ende është i bardhë ashtu siç ka zbritu[2]. Të mos lëmë në harresë faktin se, nëse mëkatet kanë ndikuar në gurin, atëherë ndikimi i mëkateve në zemrat e njerëzve është edhe më fuqishëm dhe më me ndikim.
Guri i zi është i venduar në këndin jugor të Qabesë në lartësi nga toka prej 1.10 m., i gjatë 25cm dhe i gjerë 17cm. Ky gur ishte një copë, por pasi që Karamitët e kishin nxjerrë nga vendi i vet dhe dërguar në Ihsa (vend në Saudi), atje e kishin coptuar, dhe pas njëzetë e dy vjetëve (prej 317 deri më 339h) kishin kthyer vetëm disa copa nga ai, prandaj tetë copat e kthyera janë të venduar në një gur tjetër, dhe të mbështjellë me kornizë – unazë të argjendit. I pari i cili e kishte rrethuar gurin e zi me kornizë argjendi ishte Abdulla b. Zubejri, pastaj sa herë që kishte nevojë prijësit e myslimanëve vepronin ngjashëm me Abdulla b. Zubejrin, e i fundit që i vuri kornizë të argjendit gurit të zi është Suud b. Abdulaziz në vitin 1375h -1955m.
Karamitët (sekt Shiit Ismaili) Gurin e Zi e uzurpuan dhe e mbajtën në Ihsa, kurse me ndërmjetësimin e udhëheqësit të Egjiptit ata pranuan që ta kthenin përsëri në vendin e vet, respektivisht në Qabe. Por për kthimin e tij thuhet se Halifi Abasit El Mukdedir Bil-llah pagoi mbi tridhjetë mijë dinar (30,000,- një dinar ari është i barabartë me 5 gr ari). Në ceremoninë e pranim dorëzimit Kurmutiju prezantoi dëshmitar nga dy palët që të dëshmojnë aktin e pranim dorëzimit të Gurit të Zi. Pas pranim dorëzimit Kurmutiju u tha të pranishmëve! O ju që nuk keni mend, kush ju garanton se ky është Guri i zi, ndoshta ne u kemi dorëzuar ndonjë gur të marrë nga fusha – shkretëtira! Të pranishmit heshtën, në mesin e të pranishmëve ishte Abdulla b. Ukejm dijetarë i Hadithit (Muhaddith), e mori fjalën, përmendi një hadithë Merfuë dhe tha: Guri i zi ka shenja, nëse ai i posedon ato shenja, atëherë është Guri i zi, e nëse, nuk z posedon nuk është ai. Ndër shenjat e tij është se:
– Guri i zi nuk fundoset në ujë por rri mbi të.
– Nuk ngrohet edhe nëse i kallet zjarr.
Kurmutiju solli një enë me ujë, e lëshuan në të, Guri i zi nuk u fundos por ngeli mbi ujë. Ndezën zjarr dhe venduan mbi të një kohë të gjatë, por Guri i zi aspak nuk u ngroh. Pas këtyre provave, Abdulla b. Ukejli mori Gurin e zi e puthi dhe tha: dëshmoj se ky është Guri i zi, kurse. Kurmutiju mbet i habitur dhe tha: Kjo fe është e garantuar me transmetim[3].
Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi është nga Xhenneti
Në vitin 1853 derisa në Britani qëndronte Imam Muhamed Abduhu, ai në një nga universitetet e Britanisë kishte mbajtur një ligjëratë. Në atë ligjëratë kishte folur për mrekullinë shkencore të disa Haditheve të të Dërguarit a.s., e në mesin e shumë Haditheve ishte edhe Hadithi i cili, vërteton se Guri i zi është nga Xhenneti. Në mesin e shumë të pranishmëve kishte qenë një nga orientalistët, i cili, ishte armik i përbetuar i Islamit, kur dëgjoi këta sqarime mbi mrekullinë e disa Haditheve, e, me theks të veçantë të Hadithit në lidhje me Gurin e zi. Ai, vendosi që këta pohime të Abduhus ti demanton edhe atë, të vjedhë një pjesë të Gurit të Zi, pastaj të bënë analiza shkencore, të cilat, do ta përgënjeshtrojnë Hadithin e të Dërguarit të All-llahut dhe ta vërtetojnë se Guri i zi nuk është asgjë tjetër përpos një gur Bazelit i zi, të cilin, rrënimet e shiut e kanë sjellë në atë vend.
Ky orientalist mendimin tij se, Guri i zi nuk është nga Xhenneti, me të madhe e përhapte në shumë universitete evropiane në të cilat, mbante ligjërata. Për realizimin e ëndrrës së tij, respektivisht, për të arritur deri te një pjesë e Gurit të zi, ai, përgatiti plan të hollësishëm. Ky orientalist u morë vesh me kryetarin e Shoqatës Mbretërore Britanike të Gjeografisë, që të përgatitin një person i cili, do të bëjë vjedhjen e një pjese të Gurit të Zi, andaj u pajtuan që t’i paguajnë para të majme njërit nga oficerët të Shërbimeve Sekrete të Britanisë, Riçard Fransis oficer i paguar për këtë qëllim, brenda tetë viteve mësoi gjuhën arabe, pastaj u vendos në Maroko, e prej Marokos me haxhijt e Marokës udhëtoi dhe arriti në Egjipt kinse është një nga haxhijët e Marokës. Kështu që, prej Egjiptit si haxhi udhëtoi për në vendet e shenjta. Një natë u largua nga shokët e tij nga Maroko dhe Egjipti, gjatë natës, pasi u vërtetua se rreth Qabes nuk kishte njeri, shfrytëzoi këtë rast dhe shkoi te Guri i zi, nxori një mjetë të mprehtë dhe të fortë, me të cilin në mënyrë të shpejt theu dhe mori me vete një pjesë të Gurit të Zi. Pasi ia arriti qëllimit të tij, ai, menjëherë u largua nga Mekkeja dhe shkoi në Konsullatën e Britanisë në Xhedde. Atje u prit si një hero. Të përmendim se, ajo çka i ndihmoi që me lehtësi ta nxjerrë pjesë nga Guri i zi, është se ky gurë dy herë më parë ishte thyer, hera e parë ishte në kohën Ebrehas, respektivisht, pesëdhjetë ditë para se të lind Pejgambei a.s, vit ky e cili njihet në histori si ‘ Viti i Elefantit’, në këtë ngjarje Guri i Zi ishte copëtuar në 14 copë – pjesë. Kurse hera e dytë është në periudhën e Karamitëve mes viteve 317-339 h , në këtë ngjarje Karamitët dorëzuan 8 pjesë të Gurit të Zi.
Pjesa e Gurit të Zi nga Xheddja u transferua në Britani, respektivisht, në Shoqatën Mbretërore Britanike të Gjeografisë, në punëtorit – laboratorikë e kësaj shoqate mbi pesëmbëdhjetë (15) dijetarë ekspertë për më shumë se gjashtëdhjetë ditë (60) bënë analizat e Gurit të zi. Pas të gjitha analizave shkencore mbi Gurin e zi, dijetarët përfunduan me rezultatin dhe konkluzionet se, ky gur nuk është nga gurët e tokës, nuk është gurë Bazelit, e as pjesë e ndonjë meteori, por guri i tillë është i ardhur nga qielli, sepse, përmbajtjen dhe specifikat që i përmban Guri i zi nuk përputhen me përmbajtjet dhe veçorit të cilat gjenden në gurët dhe meteorët, andaj detyrimisht ky gur është nga qielli.
Riçard Fransis oficer në Shërbimet Sekrete Britanike i cili vodhi pjesë nga Guri i Zi në shenjë armiqësie dhe smire ndaj Islamit, kur kuptoi për rezultatet e bëra nga dijetarët Britanikë, dhe se Hadithet e Pejgamberit a.s. ishin të vërtetë, ai së bashku me pesëmbëdhjetë (15) dijetarët tjerë përqafuan Islamin për fe të tyre. Këto tentime për demantimin e saktësive të Haditheve të Pejgamberit a.s. ai do ti shkruaj në librin e tij me titull “Udhëtimi im për në Mekke”. Riçard Fransis pasi pranoi Islamin u largua nga Britania dhe u vendos në vendet Arabe, dhe atje qëndroi deri në vdekjen e tij në vitin 1890. Kurse pjesa e vjedhur nga Guri i Zi, sot e kësaj dite ruhen në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.[4]
[1] Muslim, nr, 1270.
[2] Mendoj, se, brendia e Gurit të Zi tashë është i zi, e kanë nxirë mëkatet e njerëzve pamjen e jashtëme dhe brendësin e Tij. Këtë konstatim e mbështeti në atë,se, sa herë që mbi Gurn e Zi dikush bënte krim dhe e nxjerëte dhe e thenin, si p.sh. Keramitet në vitin 317-339h dhe Riçard Fransis në vitin 1853, në këto raste nuk është përmendur se brendia e Tij është e bardhë, por theksohej se është gur i zi.
[3] Ez-Zerkeshiju. . Muhamed b. Abdulla, Ië’lamu saxhid bi ehkamus saxhid, fq,203.
[4] (Nexhxhar. Zaglul, http://www.elghad.com)