Argumentet për lejimin e manifestimit të mevludit

Argumentet nga Kur’ani

Të gëzuarit për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. është çështje e kërkuar dhe imperativ Kur’nor, ku Allahu xh.sh. thotë: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen,”.Junus: 15.  Allahu xh.sh na urdhëroi që ti gëzohemi mëshirës, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s është mëshira më e madhe për njerëzinë, Allahu xh.sh. thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” Enbija: 107.  Këtë e përforconë edhe komentatori më i njohur i Kur’anit , zotriu jonë Abdullah b. Abasi r.a. i cili në shpjegimin e ajetit thotë: mirësia e Allahut është dituria,  klurse mëshira e Tij është i Dërguari i Allahut s.a.v.s., sepse Allahu xh.sh. ka thënë: E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” Enb ija: 107, andaj, gëzimi për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. është çështje e kërkuar në çdo kohë dhe për çdo begati dhe për çdo mirësi, por ky gëzim shtohet çdo ditë të hënë, çdo vit në muajin Rebiul evvel, për shkak të rastit që shënonë koha.

Argument nga Sunneti

Njeriu i parë që manifestoi lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. ishte vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Argument për këtë kemi hadithin e regjistruar te Imam Muslimi në Sahihin e tij, në kapitullin e agjërimit, me transmetin nga zotriu jonë Ebu Katadete el Ensariju r.a. i cili ka thënë: Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për arsyen e agjërimit të ditës së hënë, e ai ka thënë: “Këtë ditë kam lindur, dhe këtë ditë më është shaplluar mua (Kur’ani)”. Ky hadith është argument se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. agjëronte ditën e hënë për arsye se këtë ditë kishte lindur dhe i në këtë ditë i ka ardhur shpallja, e ky veprim i Pejgamberit s.a.v.s. shpien drejt një sinjali që qartë se ne në këtë ditë duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm në rritjen dhe shtimin e adhurimeve në shenjë falënderimi ndaj Allahut xh.sh. duke filluar nga agjërimi e deri te ato veprime që ka mundësi njeriu ti veprojë e që nuk kanë pengesë juridike islame, pra që nuk njanë vepra të ndaluara islamikisht.
Manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. është një demonstrim i gëzimit për lindjen dhe dashurinë ndaj të Dërguarit tonë Muhamed Mustafas s.a.v.s. gëzim ky nga i cili pati dobi edhe jomuslimani (kafiri). Transmeton Imam Buhariu një komentim të cilin e ka bartur edhe hafidh Ibni Haxheri në librin e tij “Fet’hul bari”, të njëjtin e kanë transmetuar Abdurrezak Es-San’ani në veprën e tij “El-Musnef” 7/478, Hafidh El bejhekiju në “Ed-delail”, ibni Kethiri në veprën e tij “El bidaje ven-nihaje” 1/224,Ibni Ed-dejbe Eshejbani në veprën “Hadaikul envari” 1/134, Hafidh El Bugaviju në veprën “Sherhu es-suneti” 9/76, El Amiriju në veprën Behxhetul mehafil” 1/41, dhe shumë të tjerë. Edhe pse ky transmetim është Mursel, është hadith i pranuar, për arsye se ka transmetuar Imam Buhariu, andaj janë unik dijetarët e shkencës së hadithit se ky hadith ka të bëjë me karakteristikat dhe tiparet e Muhamedit a.s., e nuk ka të bëjë me çështjet e haramit dhe hallallit.  Themi kështu ngase studjuesit  e shkencës islame shumë mirë e dinë se çka është dallimi mes aragumentimit me hadithe që kanë të bëjnë me identifikimin dhe veçuritë e Pejgamberit s.a.v.s. dhe haditheve që kanë të bëjnë me çështjet e hallallit dhe haramit.
Në komentimin e tij Imam Buhariu transmeton se zotëriu jonë Abasi, një natë e kishte parë në ëndërr Ebu Lehebin pas vdekjes së tij, dhe i kishte thënë: Si është halli i jot në botën tjetër? Ai tha: Në zjarr të xhehenemit, mirëpo për çdo natë të hënës  absorboj, thithi ujë të freskët nga këto dy gishta dhe e freskojë trupin tim, duke sinjalizuar me gishtat e tij. Ky lehtësim më bëhet për shkak se me rastin e lindjes së Muhamedit a.s. nga gëzimi që pata për të, e lirova nga robëria Thuvjeben kur më informoi se ka lindur Muhamedi a.s.
Dijetari i famshëm El Hafidh Shemsudin el Xhuzrij, në shpjegimin e kësaj ngjarje të Abasit me Ebu Lehebin tha: Nëse nga gëzimi që shprehi Ebu Lehebi, njeri ky për të cilin ka zbritur Kur’an për mëkatet e tij,  për shkak të lindjes së Pejgamberit a.s. , i lehtësohet dënimi që nënkupton se ka dobi nga gëzimi i tij për lindjen e Muhamedit a.s., atëherë çfarë ngelë të thuhet për muslimanët të cilët janë pjesë e pandashme e Umetit të Muhamedit a.s. në rastet kur shprehin gëzimin dhe lumturinë e tyre për lindjen e tij?!. Këtë gëzim e manifestojnë në bazë të mundësive të tyre, atëherë s’ka dilemë se shpërblimi i tyre do të jetë me xhennet nga Allahu xh.sh.  Hafidh Nasirudin Ed-Dimeshkiju në shpjegimin e këtij hadithi shton duke thënë: Nëse kafiri për të cilin ka zbritur Kur’an dhe është vërtetuar se do të jetë në zjarr të përhershëm  xhehenemit, i lehtësohet dënimi çdo të hëne, për shkak të gëzimit për lindjen e Pejgamberit a.s., atëherë çka mendon për robin i cili gjatë tërë jetës së tij është gëzuar për Muhamedin a.s. dhe ka vdekur si besimtar”
Hadithi i zotëriut tonë Abbasit është ëndërr e vërtetë, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ëndrrat e vërteta i ka marrë në konsideratë të veçantë në ligjësimin e çështjeve islame, ngase kështu qëndroi çështja edhe me ligjësimin e ezanit, në harmoni me ëndrrën e vërtetë që e kishte parë dikush nga shokët e tij.
Kjo ëndërr e Abasit ishte treguar në praninë e shumë sahabëve dhe nuk është regjistruar se ndonjë nga sahabët kishte refuzuar këtë ëndërr duke thënë se nuk mund të argumentojmë me të për shkak se ishte ëndërr, e kjo nënkupton se është formuar Ixhma  sukuti (konsensus i heshtur) i sahabëve. Pastaj, as  pas vdekjes së Abasit nuk e kishte mohuar askush nga sahabët këtë ngjarje, pastaj ashtu u transmetua dhe u pranua edhe nga gjenerata e dytë e muslimanëve tabiinët, dhe askush nuk e kontestoi deri më sot.
Ata të cilët thonë se: ëndërruesi apo informuesi që është për qëllim Abbasi këtë ëndërr e ka parë derisa ishte në Kufr, andaj nuk lejohet të dëgjohet dëshmia e tyre dhe nuk pranohen informacionet nga ata!
Ky pretendim i tyre nuk ka asnjë bazë e as aromë shkencore, andaj tërësisht është i pa pranuar dhe si i tillë është i pa vlerë. Është i pa vlerë sepse askush nuk ka pohuar se ëndrrat janë pjesë e dëshmisë, sepse ëndrrat janë vetëm sihariq e asgjë më shumë, andaj nuk janë kushte të fesë apo besimit. E shihni se Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik përmend mrekullinë e Jusufit a.s. për ëndrrën e mbretit të Egjiptit, i cili ishte idhujtar dhe nuk besonte në asnjë fe qiellor. Mirëpo Allahu xh.sh. ëndrrën e mbretit të Egjiptit e bëri argument për të vërtetuar pejgamberllëkun e Jusufit a.s., andaj edhe i përmendi njërën pas tjetrës. Sikur ëndrra të mos kishte kurrfarë vlere dhe të mos sinjalizonte diçka, atëherë sigurisht se Allahu xh.sh. nuk do ta përmendte ëndrrën e këtij idhujtari  në Kur’an. Sepse ajo ishte ëndërr e idhujtarit që nuk ka dobi, as në përforcimin e saj e as në mohimin e saj.
Është shumë e çuditshme thënia e tyre se, Ibni Abbasi këtë ëndërr e kishte parë duke qenë jomusliman, andaj edhe nuk merret për dëshmi informata e jomuslimanëve! Kjo thënie është dëshmi e fuqishme se ata që e thonë këtë fjalë nuk kanë njohuri as minimale mbi shkencën e hadithit, ngase është i njohur rregulli në shkencën e hadithi se, nëse sahabiu ka transmetuar ose ka bartë një hadith duke qenë jomusliman, e pastaj të njëjtin transmetim e ka bërë pasi që është bërë musliman, ky hadith është i pranuar dhe ka validitet. Raste të tilla kemi të shumtë në shkencën e hadithit.

Transmeton Imam Muslimi në Sahihin e tij 5/198 hadithin me transmetim nga Xherir b. Abdullahi r.a. se vërtetë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Kush e hap një rrugë të mirë në islam, ai ka shpërblim për të dhe shpërblim për ata që e veprojnë këtë vepër pas tij pa iu pakësuar shpërblimi atyre që e veprojnë, e kush e hapë një rrugë të keqe në islam, ai do të ketë barrën e kësaj vepre dhe barrën e atyre që e veprojnë këtë barrë vepër pas tyre pa iu pakësuar atyre barra.
Në këtë hadith vërejmë se pejgamberi s.a.v.s. një risi të mirë e ka quajtur sunnet dhe veruesin e kësaj vepre e ka garantuar me shpërblim. Kjo na lenë të kuptojmë se besimtari islam ka mundësi të veprojë një veprim të mirë, edhe nëse nuk e ka praktikuar pejgamberi s.a.v.s.. ky veprim i quajtur sunnetul hasene (sunet i mirë) ngritët në bazë të ixhtihadit, përpjekjes maksimale duke u mbështetur në rregullat dhe parimet e përgjithshme islame apo në argumentete universale të islamit. Atëherë cila është risia, apo cili është suneti më i madh se sa manifestimi i gëzimit për lindjejn e Pejgamberit s.a.v.s. mëshirë për të gjitha botët.

Argumenti nga analogjia

Imam Xhelaludin Es-Sujuti ka thënë: Është pyetur dijetari i madh Ebul Fadl Ahmed b. Haxher El Askalani, për manifestimin e lindjes së Pejgamberit s.a.v.a., e ai ka thënë: Në esencë manifestimi i lindjes së Pejgamberit a.s. është novacion (bidat) sepse nuk ka të dhëna se këtë e ka manifestuar dikush nga tri gjeneratat e para të muslimanëve, megjithatë ky manifestim mund të përfshijë vepra të mira dhe të këqija, andaj ai i cli manifestimin e shoqëron me vepra të mira dhe largohet nga veprat e këqija, atëherë konsiderohet novacion (bidat) i mirë, në të kundërtën jo.
Mirëpo sipas hulumtimeve të mia, më rezulton se ky veprim në esencë është i vërtetuar, dhe atë duke u mbështetur në dy sahihat, të Buhariut dhe të Muslimit, ku regjistrojnë ngjarjen se Pejgamberi s.a.v.s. pasi kishte migruar në Medine atje kishte gjetur çifutët duke e agjëruar ditën e ashurës (dita e dhjetë e muajit muharrem), e ai i pyeti për shkakun e agjërimit të kësaj dite, e ata iu përgjigjën: Kjo është dita kur Allahu xh.sh. fundosi Faraonin dhe e shpëtoi Musanë a.s., andaj ne e agjërojmë këtë ditë në shenjë falnderimi ndaj Allahut. Nga ky rast nënkuptohet se veprimet falënderuese ndaj Allahut xh.sh. në ditë të caktuara për shkak të plotësimit të begatisë apo evitimit të ndonjë telashi është veprim i lejuar, e kjo arrihet përmes veprimeve të ndryshme siç janë, agjërimi, sadekat e ndryshme, leximi i Kur’anit etj etj. Atëherë cila është begatia më e madhe për muslimanët se sa lindja e Pejgamberit s.a.v.s. që është mëshirë për mbarë njerëzinë?. Andaj, në bazë të kësaj vlen të manifestojmë dhe të shënojmë këtë ditë. Sa i përket veprimeve, ato duhet të jenë veprime që janë të lejuara dhe nuk kundërshtohen me parimet bazore islame, por të jenë veprime që në esencë janë të lejuara, siç është leximi i Kur’anit, ushqimi i të varfërve, ligjërata dhe këshilla që zgjojnë zemrat e besimtarëve islamë, lexim të vargjeve që lavdërojnë Pejgamberin a.s. etj etj. Mirëpo nëse gjatë manifestimit paraqiten veprime që islamikisht janë të ndaluara, atëherë ato veprime duhet  evituar dhe larguar nga ceremonia e manifestimit.
Themi: kam përfunduar edhe me një konstatim tjetër nga një burim tjetër, që është transmetimi te koleksioni i Imam Bejhekiut me transmetim nga Enesi r.a se vërtetë Pejgamberi s.a.v.s. kishte therë kurban (akika) për veten e tij pasi që ishte graduar me pejgamberllëk, edhe pse ekziston transmetimi se gjyshi i tij Abdulmutalibi kishte therë akika për të ditën e shtatë të lindjes së tij. Ne e dimë se akika nuk përsëritet për herë të dytë, andaj nga kjo nënkuptohet se këtë që e bëri Pejgamberi s.a.v.s., e bëri në shenjë falënderimi për lindjen e tij dhe për statusin që i kishte dhuruar si mëshirë për të gjitha botët, dhe ky veprim të jetë ligjësim për ummetin e tij. Andaj në bazë të kësaj, për ne është e preferuar që edhe ne të demonstrojmë harenë dhe gëzimin tonë për lindjen e tij, duke u bashkuar, duke shpërndarë lëmosha dhe veprime tjera të ngjashme me to, që konsiderohen afrim te Allahu xh.sh., përfundon Imam Sujuti.

Dyshimet që duhet flakur

Nëse dikush thotë: Manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. në këtë formë është risi-bidat, sepse manifestimi në këtë formë nuk është argumentuar as nga Pejgamberi a.s., as nga sahabët, e as nga ndonjëri prej selefit të ndershëm !
Përgjigjja jonë është: Ju që po thoni se mevludi është bidat,  ju keni akuzuar si bidatxhinjë një numër të madh të dijetarëve të mëdhenj që janë gjigantë të këtij ummeti siç janë, Ibni haxher Askalani, Xhelaludin Es-Sujuti, Imam Es-Sahavi,  Imam Ibni Dehije, Imam Ibni Xhezrij, Imam Ibni Haxher El hejtemij dhe shumë e shumë dijetarë tjerë që e kanë lejuar manifestimin e lindjes së Pejgamberit a.s. – mevludin!
Andaj po pyesim: Ti që po e thua këtë, je më dijetar se të gjithë këta që i përmendëm në shkencat e Kur’anit dhe të sunnetit ? A je më i fuqishëm se këta dijetarë në përfitimin e dispozitave juridike islame ? Ju a i dini më mirë se ata kufijt e bidatit dhe të sunnetit, e ata nuk i kanë ditur këto kufij ?  Përgjigja e vërteto do ishte, Jo. Atëherë çështja është shumë e qartë. Atëherë, çfarë po pret, që njerëzit të largohen nga dijetarët dhe të pasojnë rrugën tënde !!?? T braktisin fjalët e dijetarëve dhe të veprojnë sipas fjalëve tuaja?! Atëherë sipas jush, që mendoni kështu nuk lejohet për muslimanët që të ndejkin rrugën e dijetarëve të tyre eminent siç janë ato që i përmendem dhe shumë të tjerë të ngjashëm me ta. Atëherë kush duhet ndjekur në mësime nëse nuk ndjekin dijetarët apo shkollat juridike, që ummeti është i kënaqur me to shekuj me radhë?
Thënia e juaj se manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. mevludi është është i ndaluar sepse është Bidat nuk mbanë, sepse nocioni bidat nuk është termin enkas për ndalesat, për haramet dhe mekruhet, sepse bidati mundet me qenë i lejuar, mendub apo edhe obligative.  Imam Neveviju në veprën e tij “Tehdhibul esmai vel-lugati” thotë: Nocioni “El Bid’a” në jurisprudencën islame nënkupton risitë që nuk kanë qenë në kohën e Pejgamberit a.s., e bidati ndahet në: Bid’atul hasenetu-bidat i mirë dhe Bid’atun kabihatun- bidat i keq. Pra nga vet fakti se është bidat- risi, nuk nënkupton se është veprim i ndaluar.
Shejh Izud-din Abduselami thotë: Bidati ndahet në: vaxhib, haram, mendub, mekruh dhe mubah. Pastaj thotë: Andaj që të dimë cila është dispozita e bidatit, bidatin duhet ta kundrojmë dhe sitim përmes rregullave të sheriatit, andaj nëse përputhet me rregullat e vaxhibit, është vaxhib, nëse përputhet me rregullat e haramit është haram, nëse përputhet me rregullat e mekruhit është mekruh, nëse përputhet me rregullat e mendubit, është mendub e nëse përputhet me rregullat e klejimit, atëherë është i lejuar. Ai në vazhdim solli nga një shembull për të gjitha këto dispozita të bidatit.
Imam Bejhekiju në transmetimin e tij për cilësitë e imam Shafiut, transmeton nga Imam Shafiu e thotë: Risitë janë dy lloje, që janë:
Risia e cila është në kundërshtim me Kur’anin dhe sunnetin apo me ixhmain, kjo risi – bidat është e ndaluar dhe dalalet,
Risia e mirë e cikla nuk kundërshtohet me këto burime të sheriatit. Kjo risi nuk është e ndaluar dhe nuk është mëkat praktikimi i saj. Për këtë lloj të risive Omer b. Hatabi r.a. ka thënë: “Sa bidat i mirë, i bereqetshëm është ky” kur bashkoi xhematin në faljen e namazit të teravisë, sepse një veprim i tillë nuk ishte në kohën e Pejgamberit s.a.v.s./ Përfundon thënia e Imam Shafiut.
Me këto argumente flaket mendimi i atyre që thonë se ndalohet manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. për shkak se është bidat, sepse  në këtë rast, në manifestimin e lindjes së Pejgamberit a.s. nuk ka asgjë që kundërshton burimet e sheriatit, Kur’anin apo sunnetin e as ixhmain. Nga kjo nënkuptohet se sipas asaj që tha imam Shafiu, mevludi nuk është vepër që dëmton, nuk është mëkat, kurse sipas mendimit të Abduselkamit mevludi është mendub.

Në përfundim të flakjes së këtij pretendimi, të mos harrojmë pa përmendur edhe një fakt shumë me peshë shkencor. Fakti se këtë veprim nuk e kanë praktikuar sahabët apo edhe selefi i ndershëm, nuk nënkupton ndalim të veprimit, siç vërteton edhe shkenca e Usuli Fikhut.
Transmetohet në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit nga Halid b. Velidi se ai një ditë bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. kishin hyrë në shtëpinë e Mejmunes, e aty erdhi një hardhucë, e Pejgamberi a.s. e trembi me dorë. I është thënë: Ai është hardhucë o i Dërguari i Allahut, ngrënia e tij a është e ndaluar o i Dërguari i Allahut ? Tha: Jo, por nuk është nga vendi im, andaj po e falë. Halidi tha: E zura unë dhe e ngrëna e Pejgamberi a.s. shikonte.
Ka hadith përforcon rregullin e usulit ku thotë: “Lënia e sendit, nuk nënkupton ndalim të sendit”. Ndoshta dikush mendon dhe thotë: Vetë fakti se Halidi e pyeti Pejgamberin a.s. për dispozitën e ngrënies së hardhucës, është argument që kon teston vlefshmërinë e rregullit të usulit ! Përgjigja është: Jo, ky hadith nuk konteston rregullin por përforcon, porse pyetja e Halidit që iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s. ndërlidhet me faktin se Halidi kur vërejti se Pejgamberi a.s. e trembi hardhucën, tek ai lindi dyshimi, andaj për të larguar dyshimin parashtroi pyetjen.

Nëse dikush thotë:
Veprimet që ndodhin nëpër disa tubime me rastin e  manifestimit të lindjes së pejgamberit s.a.v.s. janë në kundërshtim me argumentet e sheriatit islam, siç është rasti i përzierjes së femrave me meshkuj etj, andaj nga këto veprime gjykojmë se ky manifestim është i ndaluar !
Përgjigja: Po, kjo është e vërtetë, pra përzierja e meshkujve me femra është veprim i ndaluar, por megjithatë do të ishte irracionale që për këtë shkak të ndalohet manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. ngase këto veprime nuk guxojnë të ndikojnë drejtpërdrejtë në veprimin e mevludit. Çka sikur një veprim i tillë do të kishte ndodhur në namazin e xhumasë, pra sikur të përziheshim meshkuj e femra në xhematin e namazit të xhumasë, a do të ishte e logjikshme të themi se falja e namazit të xhumasë është haram?!! Apo sikur të ndodhte një veprim i tillë në namazin e teravisë, ado ta zgjidhnim problemin duke thënë se namazi i teravisë është i ndaluar ?!!
Nëse dikush thotë: Muaji Rebiul Evel, nuk është vetëm muaji i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s., por është edhe muaji i vdekjes së Pejgamberit a.s., atëherë cilën do ta festonin lindjen apo vdekjen, pra të gëzohemi apo të dëshpërohemi ?
Përgjigja: Fillimisht të themi se lindja e Pejgamberit s.a.v.s. është nga begatitë më madhështore për Ummetine tij, kurse vdekja vërtetë është humbja më madhore për këtë Ummet, mirë Islami na nxitë dhe na porositë që të reflektojmë falënderimin për begatitë dhe të durojmë, bëjmë sabër për fatkeqësitë. Islami na urdhëron të therim akika për lindjen, e me këtë nënkuptojmë të reflektojmë  falënderim për lindjen, e për vdekje nuk na ka urdhëruar për therje të ndonjë kafshe, por për kundrazi na ka urdhëruar që të përmbahemi nga hidhërimi dhe mënyrat e reflektimit të hidhërimit.

Nga arabishtja
Jusuf ZIMERI

Shkrime të ngjashme