Dr Taxhedin BISLIMI
Argumentet për lejimin e dhurimit të sevapeve, të tjerëve për lejimin e dhurimit të sevapeve të tjerëve, ekzistojnë argumente nga Kur’ani, suneti, ixhmai dhe analogjia.
- Argumenti nga Kur’ani Kerimi.
الَّذِينَ يَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَمَنْ حَوْلَهُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيُؤْمِنُونَ بِهِ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِهِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ . رَبَّنَا وَأَدْخِلْهُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّهُم وَمَن صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ . وَقِهِمُ السَّيِّئَاتِ وَمَن تَقِ السَّيِّئَاتِ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
“ Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth rij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i xhehenemit! Zoti ynë, shtini në xhenete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre dhe pasardhësve të tyre, Ti je ngadhënjyesi, i urti! Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi I madh”. Sureja, Gafir, 7-9.
Në këtë ajet Allahu xh.sh. bënë të ditur se, melaiket bëjnë istigfar dhe lutje për besimtarët, e kjo nënkupton se, besimtarët kanë dobi nga kjo lutje dhe istigfar, qofshin ata të gjallë apo të vdekur, e sikur të mos kishte dobi nga lutjet dhe istigfaret e tyre, atëherë lutjet e tyre do të ishin të pa kuptimta.
وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
“Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha I vogël”. Sureja, Israë, 24.
Nga ajeti kuptohet se, Allahu xh.sh. urdhëroi pasardhësit, që të luten për prindërit (paraardhësit) e tyre, andaj ata janë urdhëruar të luten për ata, sepse lutjet e tilla janë të dobishme për prindit, prandaj, ky ajet është argument se, lutjet u arrin atyre.
وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je I butë, mëshirues”. Sureja, El-Hashr, 10.
Në këtë ajet Allahu xh.sh. urdhëron Pejgamberin e Tij, që të bëjë istigfar për ndonjë gjynah eventual që mund të ndodh nga ana e Pejgamberit [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme], apo ndonjë vepër, të cilën do të ishte më mirë të mos e bënte Pejgamberi [Alejhis-selam] edhe pse ajo nuk llogaritet mëkat (terk evla). Pastaj e urdhëroi, që Pejgamberi të bëjë istigfar dhe lutje për popullin (ummetin) e tij, nëse ata bëjnë ndonjë gjynah dhe gabim. Andaj urdhri për istigfar dhe lutje, nënkupton se, ato janë të dobishme për besimtarët dhe besimtaret, qofshin të gjallë apo të vdekur, dhe se një istigfar dhe lutje e tillë u arrin atyre.
- Argumentet nga sunneti i Pejgamberit [Alejhis-selam]
Ndër argumentet nga sunneti i Pejgamberit [Alejhis-selam], të cilat vërtetojnë se sevabi i veprave të mira lejohet t’u dhurohet të tjerëve, janë edhe këto hadithe.
Saëd ibni Ubadete kishte marr pjesë me Pejgamberin [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] në disa prej luftërave të tij, e nëna e Saëdit kishte qenë në agoninë e vdekjes, asaj i është thënë: le testament (vasijet)! ajo kishte thënë: Çka të lë testament, kur e tërë pasuria është e Saëdit. Pastaj, para se të kthehej Saëdi nga lufta, ajo kishte ndërruar jetë. Kur Sa’di u kthye nga udhëtimi, ia përmendën atë (d.m.th. çka kishte thënë nëna e tij), Sadi tha: O i Dërguari i Allahut, a ka ajo dobi nëse unë japë për te sadeka? i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] i tha: “Po”. Kështu Saëdi tha: kopshtet e mia, ky e ky janë sadeka për nënën e tij dhe i emëroi kopshtet. Transmeton Imam Maliku në Muvattaë.
عَنْ عَائِشَةَ أَنَّ رَجُلًا قَالَ لِلنَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّ أُمِّيَ افْتُلِتَتْ نَفْسُهَا وَإِنِّي أَظُنُّهَا لَوْ تَكَلَّمَتْ تَصَدَّقَتْ فَلِي أَجْرٌ أَنْ أَتَصَدَّقَ عَنْهَا قَالَ نَعَمْ
Transmeton Aisheja r.a. se, një njeri i kishte thënë Pejgamberit [[Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme]: Vërtet nënës sime shpirti ju mor befas (befasisht-papritmas vdiq), unë jam i mendimit se, sikur ajo të kishte mundësi të fliste, ajo do të kishte dhënë sadeka (vasijet), a shpërblehem unë nëse për te japë sadeka? Pejgamberi [Alejhis-selam] i tha “Po”. Transmeton, Muslimi.
عن أبي رافع رضي الله عنه قال كان رسول الله عليه وسلم إذا ضحى اشترى كبشين سمينين أقرنين أملحين، فإذا صلى وخطب أتى بأحدهما وهو في مصلاه فذبحه، ثم قال: اللهم عن أمتي جميعاً من شهد لك بالتوحيد، وشهد لي بالبلاغ… “
Transmeton Ebu Rafië r.a., i cili ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] therte (dëshironte të therë) kurban, i blinte dy desh të trash të bardhë me brirë, pasi falej dhe e mbante hutben, e sillte njërin prej tyre derisa ishte në Musala dhe e therte atë dhe thoshte: ”O Allahu im! Këtë për të gjithë ummetin (popullin) tim, të cilët kanë dëshmuar për Ty se, je një i vetmi dhe kanë dëshmuar për mua se unë e kamë komunikua (përcjell) misionin tim”. Transmeton, Imam Ahmedi, Ibni Maxheh, Bezzari.
Nga këto hadithe kuptohet se, Pejgamberi [Alejhis-selam] praktikisht na e ka sqaruar se, lejohet therja e kurbanit, dhënia e sadekasë për të vdekurit, edhe nëse i vdekuri nuk e ka lënë vasiet një gjë të tillë, pra për një veprim të tillë i vdekuri nuk ka porosit. Për këtë kuptohet se, i vdekur ka dobi dhe sevapet e tilla i arrijnë të vdekurit, pavarësisht se, kush jep sadak apo therë kurban, qoftë fëmija dhe të afërmit e tij apo të tjerë.
عن عَوْفَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: صَلَّى رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى جَنَازَةٍ فَحَفِظْتُ مِنْ دُعَائِهِ وَهُوَ يَقُولُ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ وَارْحَمْهُ وَعَافِهِ وَاعْفُ عَنْهُ وَأَكْرِمْ نُزُلَهُ وَوَسِّعْ مُدْخَلَهُ وَاغْسِلْهُ بِالْمَاءِ وَالثَّلْجِ وَالْبَرَدِ وَنَقِّهِ مِنْ الْخَطَايَا كَمَا نَقَّيْتَ الثَّوْبَ الْأَبْيَضَ مِنْ الدَّنَسِ وَأَبْدِلْهُ دَارًا خَيْرًا مِنْ دَارِهِ وَأَهْلًا خَيْرًا مِنْ أَهْلِهِ وَزَوْجًا خَيْرًا مِنْ زَوْجِهِ وَأَدْخِلْهُ الْجَنَّةَ وَأَعِذْهُ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ أَوْ مِنْ عَذَابِ النَّارِ
Transmeton Auf ibni Malik r.a., i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ia fali namazin një xhenazes, unë mbajta mend lutjen e Tij (për xhenazen), ku ai thoshte: ”O Allahu im! Fale dhe mëshiroje, fshija mëkatet dhe ruaje atë. Dhuroja një vend të ndershëm dhe zgjeroja vendin atje ku do të shkojë. Pastroje me ujë, me borë dhe me akull. Pastroje prej mëkateve të tij ashtu sikur rroba e bardhë që pastrohet nga ndyrësira. Jepi shtëpi më të mirë se kjo, në të cilën ka jetuar në dynja dhe familje më të mirë se sa kjo, të cilën e ka pasur, bashkëshorte më të mirë se sa kjo, me të cilën ka jetuar. Fute në Xhenet dhe ruaje prej vuajtjeve në varr dhe prej vuajtjeve në zjarr”. Transmeton, Muslimi, Tirmidhiu, Nisaiu, Ibni Maxheh.
عن أبي هريرة -رضي الله عنه- أن رسول الله -صلى الله عليه وسلم- قال: إذا مات ابن آدم انقطع عمله إلا من ثلاث: صدقة جارية، أو علم ينتفع به، أو ولد صالح يدعو له،
Transmeton Ebu Hurejreja r.a. se, vërtet i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka thënë: ”Kur të vdes njeriu veprimtaria (për të cilën shpërblehet) e tij ndërpritet, përveç tri gjërave, (nëse len pas vete) sadeka rrjedhëse, dituri të dobishme dhe fëmijë, i cili lutet (Allahut) për të (prindërit)”. Transmeton, Muslimi.
عَنْ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا : سَأَلَتِ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : كَيْفَ تَقُولُ إِذَا اسْتَغْفَرَتْ لِأَهْلِ الْقُبُورِ ؟ قَالَ : قُولِي : السَّلَامُ عَلَى أَهْلِ الدِّيَارِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ ، وَيَرْحَمُ اللَّهُ الْمُسْتَقْدِمِينَ مِنَّا وَالْمُسْتَأْخِرِينَ ، وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لَلَاحِقُونَ .
Transmeton Aisheja r.a. se, vërtet ajo e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] dhe i kishte thënë: Si duhet të lutesh kur të kërkosh istigfar për banorët e varrezave (për të vdekurit)? Pejgamberi [Alejhis-selam] tha:[1] ”Shpëtimi qoftë mbi besimtarët dhe muslimanët e këtij vendbanimi, Allahu i mëshiroftë ata, të cilët kanë shkuar më herët dhe ata, të cilët do të ngelin për më vonë, dhe ne me dëshirën e Allahut do t’u pasojmë juve”. Transmeton, Muslimi.
عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ مَرَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِقُبُورِ الْمَدِينَةِ فَأَقْبَلَ عَلَيْهِمْ بِوَجْهِهِ فَقَالَ السَّلَامُ عَلَيْكُمْ يَا أَهْلَ الْقُبُورِ يَغْفِرُ اللَّهُ لَنَا وَلَكُمْ أَنْتُمْ سَلَفُنَا وَنَحْنُ بِالْأَثَرِ
Transmetohet nga Ibni Abasi r.a. se, vërtet ai ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] kaloi pran varrezave të Medinës, u drejtua me fytyrën e tij drejt tyre dhe tha:[2] ”Shpëtimi qoftë mbi ju o banorët e varrezave, Allahu na falët neve dhe juve, ju jeni të parët tanë (që shkuat atje) kurse ne jemi në gjurmë (për të ardhur atje)”. Transmeton, Tirmidhiu.
عثمان بن عفان – رضي الله عنه – ، قَالَ : كَانَ النبيُّ – صلى الله عليه وسلم – إِذَا فُرِغَ مِن دَفْنِ المَيِّتِ وَقَفَ عَلَيْهِ ، وقال : اسْتَغْفِرُوا لأخِيكُمْ وَسَلُوا لَهُ التَّثْبِيتَ ، فَإنَّهُ الآنَ يُسألُ
Transmetohet nga Othman ibni Affani r.a., i cili ka thënë: Kur përfundohej me varrimin e të vdekurit, i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] qëndronte aty afër dhe thoshte: ”Kërkoni falje (bëni istigfar) për vëllain tuaj dhe lutuni për të qëndrueshmëri, sepse, vërtet ai tash pyetet”. Transmeton, Ebu Davudi.
Nga hadithet e sipër përmendura kuptohet se, lutja dhe istigfari është e lejuar për të vdekurin dhe se, ajo i bënë dobi dhe sevapet i shkojnë atij. Mu për këtë Pejgamberi [Alejhis-selam] lutej për ata, që ishin varrosur dhe për ata që varroseshin. Po ashtu Pejgamberi [Alejhis-selam] inkurajoi dhe nxiti edhe besimtarët, që të bëjnë istigfar dhe lutje për të vdekurit e tyre dhe të luten, që Allahu xh.sh. t’i përforcoj, t’u dhuroj qëndrueshmëri dhe t’ua bëjnë të mundshme të përgjigjen me shprehje të qëndrueshme dhe të jenë të guximshëm kur të pyeten nga ana e melaikeve. Për ndryshe pse një gjë të tillë e vepronte i Dërguari i Allahut xh.sh. dhe për një gjë të tillë pse atëherë i inkurajoi dhe i nxiti edhe muslimanët?
Transmetohet nga Xhabir ibni Abdulla r.a., i cili ka thënë: Vdiq një njeri nga ne, e pastruam atë, e qefinosëm dhe e lyem me hanut (lloj parfumi), pastaj shkuam te i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] dhe i thamë: T’ia falësh atij namazin e xhenazes! Pejgamberi [Alejhis-selam] hapëroi (eci) disa hapa, pastaj u ndal dhe tha: ”A ka borxh”? ne i thamë: borxh i ka dy dinar!, Pejgamberi [Alejhis-selam] u kthye prapë. Borxhin e morri përsipër Ebu Katadete, pastaj shkuam përsëri te Pejgamberi [Alejhis-selam], Ebu Kadadeja tha: Me dy dinarët unë jam ngarkuar (unë marr përsipër t’ia paguaj)! Pejgamberi [Alejhis-selam] në këtë rast tha: ”Allahu ia ktheu borxhin borxhdhënësit dhe i vdekuri u lirua nga ato dy (dinarët)”. Pastaj Pejgamberi a.s tha “Po” dhe ia fali namazin e xhenazes. Transmeton, Buhariu.
عن أبي هريرة: أن رسول الله صلى الله عليه وسلم كان يؤتى بالرجل المتوفى عليه الدين فيقول: هل ترك لدينه من قضاء، فإن حدث أنه ترك وفاء صلى عليه، وإلا قال للمسلمين: صلوا على صاحبكم. فلما فتح الله عليه الفتوح قام فقال: أنا أولى بالمؤمنين من أنفسهم، فمن توفي من المسلمين فترك ديناً علي قضاؤه، ومن ترك مالاً فهو لورثته.
Transmeton Ebu Hurejreja r.a. se, vërtet kur të Dërguarit të Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ia sillnin ndonjë njeri të vdekur, i cili kishte borxh thoshte: ”A ka lënë pasuri, me të cilën e pastron (kthen) borxhin”. Nëse i thuhej se, ai ka lënë pasuri, me të cilën e kthen borxhin, Pejgamberi [Alejhis-selam] ia falte namazin e xhenazes, për ndryshe u thoshte myslimanëve: “Faleni namazin e shokut tuaj”. Kur Allahu ia hapi atij dyert e pasurisë u ngrit dhe tha: ”Unë jam më afër te besimtarët se, sa ata te vetvetja e tyre, kush vdes prej myslimanëve dhe ai pas vetes len borxh, (borxhin e tillë) unë e lajë (e kthej), kurse, kush len pas vetes pasuri, ajo është për trashëgimtarët e tij”. Transmeton, Buhariu, Tirmidhiu.
Nga dy hadithet e theksuara më parë dhe shumë të tjera, qartë kuptohet se, larja e borxhit për të vdekurin është i vlefshëm dhe i vdekuri ka dobi, pavarësisht se, i vdekuri ka lënë porosi (vasiet) apo nuk la lënë porosi. Pa marrë parasysh se, larësi i borxhit është i afërmi i tij apo jo, larja e borxhit bëhet nga pasuria e lënë trashëgimi (mirath) apo nga ndonjë pasuri tjetër.
عن أبي أسيد مالك بن ربيعة الساعدي رضي الله عنه قال: بينا نحن عند رسول الله صلى الله عليه وعلى آله وسلم إذ جاءه رجل من بني سلمة، فقال: يا رسول الله! هل بقي من بر أبوي شيء أبرهما به بعد موتهما؟ قال: نعم، الصلاة عليهما، والاستغفار لهما، وإنفاذ عهدهما من بعدهما، وصلة الرحم التي لا توصل إلا بهما، وإكرام صديقهما
Transmeton Ebu Usejd Malik ibni Rebiate Saidijju r.a., i cili ka thënë: Derisa ishim ulur dhe qëndronim te i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, papritmas erdhi një njeri nga (fisi) Beni Selimete dhe tha: O i Dërguari i Allahut! A më ka mbetur diçka nga mirësia për prindërit e mi, me të cilën mund të sillem me ata me të mirë, pasi që ata veç më kanë vdekur? Pejgamberi [Alejhis-selam] tha: ”Po, të lutesh për ata, të bësh istigfar për ata, të realizosh premtimet (porosit) e tyre pas tyre, të mbash lidhje farefisnore, të cilat nuk mund të mbahen veç për mes tyre dhe të nderosh shokët (dhe shoqet) e të dyve”. Transmeton, Ebu Davudi.
عن شهاب بن خراش عن الحجاج بن دينار أن رجلاً سأل النبي صلى الله عليه وسلم فقال: يا رسول الله إن لي أبوين وكنت أبرهما حال حياتهما . فكيف بالبر بعد موتهما ؟ فقال النبي صلى الله عليه وسلم إن من البر بعد البر أن تصلي لهما مع صلاتك وأن تصوم لهما مع صيامك وأن تصدق لهما مع صدقتك
Transmeton Shihab ibni Harrash nga Haxhaxh ibni Dinar se, vërtet një njeri e kishte pyetur Pejgamnberin [Alejhis-selam] duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, unë kam pasur dy prindërit, unë me ata sillesha me të mirë derisa ata ishin të gjallë. Por, pas vdekje së të dyve, ndaj tyre si mund të sillem me të mirë? Pejgamberi [Alejhis-selam] tha: ”Prej mirësisë (që duhet bërë ndaj prindërve pas vdekjes së tyre), pas mirësisë (që e ke bërë derisa ata ishin të gjallë), është që të lutesh për ata kur të falësh namaz (të lutesh) për vete, të agjërosh për ata me agjërimin tënd (nafile apo të lutesh gjatë agjërimit) dhe të jepësh sadeka së bashku me sadekan tënde (t’ia dhurosh sevabin e saj prindërëve dhe të tjerëve)”. Transmeton, Dare Kutni, Muslimi, Tergib ve Terhib.
عن عمرو بن شعيب عن أبيه عن جده : أن العاص بن وائل نذر في الجاهلية أن ينحر مئة بدنة ، وأن هشام بن العاص نحر حصته خمسين بدنة ، وأن عمرا سأل النبي صلى الله عليه وسلم عن ذلك ؟ فقال : (( أما أبوك ؛ فلو كان أقر بالتوحيد ، فصمت وتصدقت عنه ؛ نفعه ذلك
Transmeton Amr ibni Shuajb nga babai i tij, nga gjyshi i tij se, vërtet Aas ibni Vail në periudhën e injorancës (xhahilijjes) kishte bërë nedhër (premtim) se, do të therë njëqind deve. Kurse Hisham ibni Aas theri hisen (kuotën) e tij, e që ishte pesëdhjetë deve. Në lidhje me këtë Omeri (r.a.) e kishte pyetur Pejgamberin [Alejhis-selam], e ai i kishte thënë: ”Sa i përket babait tënd, sikur ai të kishte pranuar tevhidin (të besonte Allahun një të vetmin), pastaj ty të agjëroje dhe të dhuroje sadeka për të, (një veprim i tillë) do t’i bënte dobi atij”. Transmeton, Imam Ahmedi.
عن أنس رضي الله عنه أنه سأل رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال يا رسول الله، إذا نتصدق عن موتانا ونحج عنهم وندعو لهم فهل يصل ذلك إليهم؟ قال: نعم ويفرحون به كما يفرح أحدكم بالطبق إذا أهدي إليه
Transmeton Enesi r.a. se, vërtet ai kishte pyetur të Dërguarin e Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] dhe i kishte thënë: O i Dërguari i Allahut, ne japim sadeka për të vdekurit tanë, kryejmë haxhin për ata, lutemi për ata, kjo a ju arrin atyre? Pejgamberi [Alejhis-selam] tha: “Po, dhe gëzohet me atë, siç gëzohet ndonjëri prej jush, kur atij t’i dhurohet ndonjë pjatë (me ushqim)”. Transmeton, Ibni Makula (El-Ajni, Umdetul kariu, 8/222).
Këto hadithe dhe shumë të tjera, të cilat janë shënuar në koleksionet e hadithit dhe me shumë transmetime e transmetues të ndryshëm, të gjitha këto dhe ato hadithe, të cilat nuk i kemi shënuar këtu, të gjitha argumentojnë se, dhurimin e sevapeve të veprave të mira i shkojnë të vdekurit dhe i vdekuri ka dobi.
Adhurimet, të cilat kanë karakter dhe natyrë materiale (financiare), i gjalli mund t’i kryej për të vdekurin dhe një veprim i tillë lejohet dhe i vdekuri shkarkohen nga obligimi, që e ka pasur (In shall-lla). Po ashtu i gjalli mund të jep sadeka për të vdekurin dhe sevapi i asaj i arrin të vdekurit dhe ai ka dobi.
Pastaj ajo që e vërteton se, i vdekuri ka dobi nga ajo që i dhurohet prej të gjallit janë edhe këto hadithe, të cilat i kemi përmendur më parë, në temën në lidhje me vizitën e varrezave.
عن أنس بن مالك رضي الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال: “من دخل المقابر فقرأ سورة يس خفف الله عنهم، وكان له بعدد من دفن فيها حسنات”
Transmeton Enes ibni Maliku r.a. se, vërtet Pejgamberi s.a ka thënë: “Kush hyjnë në varreza dhe e lexon suren Jasinë, pastaj sevapet e atij leximi ia dhuron të vdekurve, atë ditë Allahu do t’ua lehtësojë atyre, e ai do të ketë sevape sa numri i të varrosurve në ato varreza”. Transmeton, Ibni Sunni.
عن معقل بن يسار رضي الله عنه، أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: قلب القرآن يس لا يقرؤها رجل يريد الله والدار الآخرة إلا غفر الله له، اقرؤوها على موتاكم
Transmeton Ma’kil ibni Jesar r.a. se, vërtet i Dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka thënë: “Zemra e Kur’anit është Jasini, s’ka njeri, i cili e lexon atë, duke dëshiruar Allahun xh.sh. dhe Shtëpinë e Fundit (ahiretin), vetëm se Allahu atij do t’ia falë (gjynahet), (andaj) lexoni atë për të vdekurit e juaj”. Transmeton, Ibni Maxheh, Taberaniu, Imam Ahmedi, Ebu Davud.
عن علي رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال : (من مر على المقابر وقرأ (قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ) إحدى عشر مرة ، ثم وهب أجرها للأموات أعطي من الأجر بعدد الأموات
Transmeton Ali ibni Ebi Talibi r.a. se, vërtet Pejgamberi s.a ka thënë: ”Kush kalon pranë varrezave dhe e lexon Kulhuvell-llahu ehad njëmbëdhjetë herë, e pastaj shpërblimin ua dhuron të vdekurve, atij i jepet sevap sa numri i të vdekurve”. Transmeton, Dare Kutni.
Nga këto hadithe kuptohet se, leximi i Kur’ani Kerimit për të vdekurit është i lejuar, nëse lexon Kur’an dhe sevapin e Tij ua dhuron atyre, të vdekurve u arrin sevapi dhe kanë dobi.
Argument nga veprimtaria e selefit të mirë
Ajo, që le të kuptohet se, sevapi i veprave të mirave u arrin të vdekurve dhe ata kanë dobi prej atyre, është edhe veprimtaria e sahanëve (shokëve të Pejgamberit a.s.). Këtë e vërteton fakti se, Aisheja r.a kishte qëndruar në I’tikaf për vëllain e saj Abdurrahmanin dhe për atë kishte liruar rob pas vdekjes së tij.
Aisheja r.a. nuk do të kishte qëndruar në I’tikaf dhe nuk do të kishte liruar rob për vëllain e saj, nëse sevapi nuk do t’i arrinte dhe nuk do të kishte dobi Abdurrahmani r.a.. Nga Aisheja r.a. nuk mund të buronte kjo vepër, vetëm nëse ajo është e lejuar dhe se vëllai i Saj ka dobi[3].
[1] Es-Selamu ala ehlid-dijari ninel mu’minine vel muslimine, ve jerhamull-llahul mustekdimine vel musteëhirine, ve in-na in shaell-llahu bikum le-lahikun
[2] Es-Selamu alejkum ja ehlel kuburi, jegfirull-llahu lena ve lekum, entum selefuna ve nehnu bil etheri
[3] Ibni Hazimi, El-Muhal-la, 5/197.