Shkruan: Hfz. Irfan ef. ABAZI
Hutbeja në namazin e xhumasë është kusht i vlefshmërisë së namazit të xhumasë, që nënkupton se namazi i xhumasë nuk mund të jetë i vlefshëm pa hutben. Argumenti që vërteton se hutbeja është kusht i namazit të xhumasë është ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “kur bëhet thirrja për namaz ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet Allahu ( dëgjojeni humben, faleni namazin)..el Xhumua : 09.
Në një hadith të pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme të transmetuar nga Enes b. Maliku thotë: Vërtetë i dërguari i Allahut s.a.v.s ishte ngjitur në minder e në shkallën e parë tha; Amin, edhe në shkallën e dytë tha; Amin, e edhe në shkallën e tretë e përsëriti duke thënë Amin, pastaj u drejtua nga xhemati dhe u ul. Më pas sahabiu i njohur me emrin Muadh b. Xhebeli r.a. i kishte thënë: Hipe në hutbe o i dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme dhe gajtë hipjes e përsërite tri herë fjalën Amin, çka donë të thotë kjo? I dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i tha: Më erdhi Xhibrili[1] dhe më tha: O Muhamed, kush e arrin Ramazanin i shëndoshë dhe nuk i falen atij mëkatet derisa ai vdesë në atë gjendje, do të hyjë në xhehenem dhe Allahu xh..sh. do ta largojë nga mëshira e Tij, e unë thash: Amin. Pastaj Xhibrili tha: Kush i arrin prindërit e tij, ose njërin prej tyre dhe nuk i respekton ata dhe vdes në atë gjendje, do të hyjë në xhehenem dhe do ta largojë nga mëshira e Tij, e unë thash Amin. E nëse ti o Muhamed përmendesh te ndonjë njeri e ai nuk të dërgon salevate, edhe ai është në xhehenem, e unë thash: Amin [2].
Sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij, hutbeja nuk është plotësim i dy rekateve të xhumasë, porse është i barabartë në sevape me dy regate namaz farz.
Hutbeja e namazit të xhumasë, përveç se është kusht i vlefshmërisë, ajo në vete përmbanë edhe disa kushte, që ndërlidhen me vetë humben e që janë:
- Hutbeja është kusht që të mbahet para faljes së farzit të namazit të xhumasë,
- Hutbeja është kusht që në të, të përfshihet tesbihu (pastrimi i njësisë së Allahut xh.sh. nga shoqërimi) dhe gjithashtu të përfshihet edhe Tahmidi (falënderimi i Allahut xh.sh.) pra të thuhet elhamdulil-lah.
- Nijeti i hutbes po ashtu është kusht i hutbes, ngase mbajtja e hutbes pa nijet sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefij dhe hanbelij nuk është e vlefshme.
- Hutbeja duhet të fillojë në gjuhën arabe, porse sipas mendimit të medhhebit hanefij lejohet që hutbeja të mbahet në gjuhën e popullit, respektivisht në gjuhën që e flasin xhemati i atij vendi.
- Gjithashtu kushtëzohet që hutbeja të mbahet në kohën e vet me çka nënkuptohet se nëse humben e bënë para hyrjes së kohës së namazit të xhumasë, e pastaj e falë namazin e xhumasë (farzin) në kohëm ky namaz i xhumasë konsiderohet i pa vlefshëm dhe atë sipas të gjithë medhhebeve.
- Që të dya humbet duhet të bëhen me zë, me qëllim që dëgjuesi ta dëgjojë fjalimin e hatibit, e për këtë çështje ekziston konsensus mes fukahave.
- Gjatë mbajtjes së hutbes është kusht që të prezantojnë më shumë se një xhematë përveç imamit, sepse nuk plotësohet ky kusht konsiderohet se hutbeja nuk është mbajtur.
- Mes hutbes dhe namazit nuk guxon të kryhet ndonjë veprim që nuk ka të bëjë me namazin si psh, ushqimi, muhabeti etj.
Sunetet e hutbes
Hutbeja e xhumasë ashtu si i ka kushtet e veta ka edhe sunetet e hutbes e që janë;
- Hatibi, personi i cili e mbanë humben, duhet të jetë i pastër nga dy pastrimet (gualli) dhe astrimi i vogël (abdesi), e nëse hatibi është pa busull apo pa abdes, hutbeja konsiderohet e vlefshme por me kerahet (e rrejtur), kurse përsëritaj e kësaj hutbe është mendua.
- Hutbeja duhet të mbahet nga minberi[3], ose në mungesë të minberit të mbahet nga ndonjë vend i ngritur nga toka, kurse po ashtu është sunet që minderi të jetë në anën e djathtë të Mihrabit.
- Gjithashtu është sunet që hatibi të ulet në minder para se të fillojë humben,
- Thirrja e ezanit derisa hatibi të qëndrojë ulur në hutbe
- Është sunet që hatibi fjalimin e tij, rresoektivisht humben ta mbajë në këmbë, e nëse fjalimin e mbanë ulur, ose mbështetur, hutbeja është e vlefshme por me kerahet.
- Hatibi gjatë fjalimit të tij është sunet të jetë me fytyrë i drejtuar kah xhemati e jo të kthehet në të djathtë dhe në të majtë. Ibni Maxhe ka regjistruar hadithin nga Adij . Thabiti, nga i ati i tij i cili ka thënë: Kur pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme hipte në minder u drejtohej njerëzve me fytyrën e tij.
- Htibi, humben duhet ta fillojë me fjalën Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim, bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, pa zë, e pastaj me zë të fillojë me fjalën Elhamdulil-llahi, pastaj dëshminë dhe salevatet mbi pejgamberin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, duke e këshilluar veten dhe xhematin që të largohen nga e keqja, pastaj duke e nxitur veten dhe xhamatin për të bërë vepra të mira, vepra këto me të xcilat fitohet dy botët, dhe në fund të hutbes së parë so zakonisht e lexonë një ajet nga Kur’ani famëlartë.
- Htibi duhet të mabjë dy hutbe, e para ësht sunet, kurse hutbeja e dyt është shart (kusht) i xhumasë.
- Ulja në mes të dy hutbeve është sunet, e kjo ulje të bëhet me një interval sa leximi i tre ajeteve nga Kur’ani fisnik, e nëse nuk ulet në mes të dy hutbeve hatibi konsiderohet mëkatar.
- Është sunet që në hobe të lexohet së paku një ajet Kur’anor.
- Pas mbarimit të pjesës së parë, ulet hatibi dhe bënë një dua (lutje) në veti e pastaj ngritët për ta vazhduar pjesën e dytë, duke filluar me elhamdulil-lah, duke madhëruar Allahun xh.sh. dhe duke dërguar salevate mbi Pejgamberin Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, e pastaj bënë lutje Allahut xh.sh. për të gjithë besimtarët dhe istigfar për shlyerjen e mëkateve
- Dëgjimi i hutbes nga xhemati është sunet,
- Gjithashtu është sunet që hutbeja e dytë të jetë pak më e shkurtë se sa hutbeja e parë,
- Po ashtu është sunet që hutbeja të jetë qartë për xhematin.
Mekruhet e hutbes.
Mekruhet janë veprime të urrejtrura islamikisht, kurse në rastin konkret kemi fjalën për mekruhet që konsiderohet mekruhe për shkak të lënies së ndonjë suneti. Mekruhet më të theksuar në humben e xhumasë janë:
– Është mekruh që imami kur të ngjitet në hutbe, të kthehet nga xhemati dhe të përshëndetë xhematin,
– Po ashtu është mekruh që imami sunetin para farzit ta falë në mihrab.
– Mekruh është që hatibi të mos flet për çështjet që konsiderohen urdhër në të mirë dhe ndalesë nga e keqja (emru bil ma’ruf dhe nehju anil bunker),
– Folja, llafosja, muhabeti i xhamtit gjatë ligjëratës (hutbes) është mekruhi tahrimen. Në momentin kur hatibi mbanë ligjëratën e tij, xhemati pavarësisht se e ndien apo nuk e ndien zërin e hatibit nuk ka të drejtë të llafosë ose të bisedojë me dikë afër tij. Kjo vërtetohet me hadithin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku ka thënë: Nëse ditën e xhuma derisa imami mbanë humben, i thua shokut tënd “hesht” veç ke gabuar. Po ashtu hadithi tjetër ku Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë; Kush thotë hesht, ai veç ka gabuar, e kush ka gabuar, ai nuk ka xhuma[4].
Kjo heshtje fillon thjesht me ngjitjen e hatibit në mkinber. Sipas dijetarëve të medhhebit hanefij, gjatë dëgjimit të hutbes ndalohen shumica e gjërave që ndalohen gjatë faljes së namazit, si psh, të ngrënit, të pirit, madje edhe tesbihu. Kur xhemati gjatë hutbes e ndien emrin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme lejohet për xhematin që në veti pa zë të thotë; All-llahum-me sal-li ala Muhamedin, e nëse e sheh ndonjë gabim te dikush tjetër mund ta lëvizë vetëm kokën.
– Gjithashtu gjatë këndimit të hutbes është mekruhi tahrimen ta marrish selamin nëse dikush të jep selam, ose ti përgjigjesh në rast pyetje, apo atij që teshë ti thuash Jerhamukall-llah (Allahu të mëshiroftë).
Kalimi mbi kokat e njerëzve ditën e xhuma
Para se të shtjellojmë dispozitën e këtij veprimi të përkujtojmë se sevapet që fitohen ditë e xhuma, nuk regjistrohen në bazë të kriterit të vendit ku ulesh në xhami, por në bazë të kriterit të kohës kur shkon në xhami. Ky kriter përfitohet nga hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka ka thënë: Kush pastrohet ditën e xhuma ngjashëm sikur pastrimi nga xhunubllëku e pastaj shkon në xhami, fiton sevapet sikur të ketë therrë një deve (dhe ta ketë dhënë sadeka), e kush shkon në orën e dytë sikur të ketë therrë një lopë, kush shkon në orën e tretë sikur të ketë therrë një dash, kush shkon në orën e katërt sikur të ketë prerë një pulë, e kush shkon në orën e pestë sikur të ketë dhënë një vezë, e kur imami të ngjitet në hutbe, melekët prezantojnë në dëgjimin e ligjëratës[5].
Nga edukata islame është që xhemati kur të hyjë në xhami të zë vendin e tij me radhë, e jo të japin mundësinë të kalohet mbi kokat e njerëzve. Ngritja e dikujt nga vendi ku është ulur, me qëllim që ai të ulet në atë vend është veprim i ndaluar (haram) sipas mësimeve islame. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka ndaluar ngritjen e dikujt nga vendi i tij me qëllim që ai të ulet aty.[6]
Falja e namazit derisa hatibi mbanë humben
Falja e namazit në momentin kur hatibi është duke e mbajtur humben e tij, sipas mendimit të imam ebu Hanifes dhe imam Malikut nuk lejohet qoftë edhe për namazin i cili quhet “Tehijetul mesxhid”. Ky mendim mbështetet në rastin kur një njeri kishte hyrë në xhami dhe kalonte mbi kokat e njerëzve derisa Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ishte në hutbe, e ai iu drejtua duke i thënë: Ulu, se veç je vonuar”[7]
Gjithashtu Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme në një hadith tjetër ka thënë: Nëse ndonjëri nga ju hznë në xhami dhe imami është duke e mbajtur humben (ligjëratën), nuk ka namaz e as fjalë, derisa të përfundojë imami[8].
[1] Xhibrili është Meleku i cili ua solli shpalljen gjithë Pejgamberëve e edhe Muhamediut a.s.
[2] Imam Muslimi dhe Tirmidhiu.
[3] Minberi i pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ishte prej tri shkallëve përveç pushimores ku ulej.
[4] Hadithi transmetohet nga të gjithë nga ebu Hurejra me përjashtim të Ibni maxhes.
[5] Transmetohet nga ebu Hurejra nga të gjithë, përveç Ibni Maxhes.
[6] Mutefikun alejhi, Buhari Muslim.
[7] Ebu Davudi, Nisau, Ibni Maxhe dhe Ahmedi.
[8] Taberaniu nga Ibni Omeri.