Prof. Dr. Muhamed Ratib En-Nabulsi
Falënderimi i takon Zotit të të gjitha botëve salevatet dhe selamet mbi zotëriu tonë Muhamedin premtues besnik. O zoti ynë, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na ke mësuar, Ti je më i Dijshmi dhe më i Urti: O Zoti jonë, na e mëson atë që na bënë dobi dhe na e bënë të dobishme atë që na e mëson. Na e trego të vërtetën për të vërtetë nga na furnizo ta ndjekim atë dhe na e mëso të keqen për të keqe dhe na furnizo që ti largohemi asaj. Na bënë prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin më të mirën dhe me mëshirën Tënde na bashko me robërit tu të mirë.
Të nderuar vëllezër, Gëzuar çdo vit dhe ju të jeni mirë. Gjendemi në prani të muajit që na përkujton në vjetorin e lindjes së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Dje një fjalim festiv për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. thash, se manifestimi i lindjes së Pejgamberit a.s. ka dy aspekte.
Nëse ti dëshiron ta njohësh të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., atëherë ky është edhe thelbi fesë, e nëse dëshiron ta dish sunetin retorik (që e ka thënë me fjalë Pejgamberi a.s.) ajo është detyrim personal (farzi ajn). Pse e falë namazin e drekës? Sepse namazi i drekës është detyrim personal (farzi ajn). A të ka shkuar ndonjëherë ndërmend se njohja e sunetit retorik të Pejgamberit a.s. është detyrim personal? Siç është namazi, agjërimi, haxhi dhe zekati? Ja argumenti: “Sendi pa të cilin nuk kompletohet fari pa të, është farz, sendi pa të cilin nuk kompletohet suneti pa të , është sunet, sendi pa të cilin nuk kompletohet vaxhibi pa të, është vaxhib. Abdesi është farz, sepse namazi nuk mund të zbatohet pa abdesin. Atlherë, Allahu xh.sh. ka thënë:
وَمَا آتَاكُمْ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
“Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër. (el Hashr : 07)
Atëherë, si do të merrni atë që u ka dhënë dhe do të ndaloheni nga ajo që ju ka ndaluar nëse nuk e dini çka ju ka dhënë e çka ju ka ndaluar?!. Manifestimi i lindjes së Pejgamberit s.a.v.s. fillon që nga tani, që nga ky moment dhe përfundon me përfundimin e jetës. Ke për detyrë të kërkosh diturinë për çdo ditë për të grumbulluar faktete dhe të vërtetat. Andaj, njohja e biografisë dhe jete përshkrimit të Pejgamberit a.s. është detyrim personal sikur edhe namazi, e për këtë argument kemi faktin se “çështja pa të cilën nuk kompletohet vaxhibi pa të, është vaxhib”. Allahu xh.sh. thotë:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun” ( El Ahzab : 21)
Si do të ishte Pejgamberi a.s. shembulli më i mirë nëse ne nuk dimë jetën e tij? Si ishte ai në shtëpinë e tij dhe si sillej me familjen e tij, me fëmijët e tij, me fqinjët e tij, si sillej me vëllezërit e tij, si sillej me armiqtë tij? Si ishte jeta e tij kur ishte në vendlindje dhe në udhëtim, në paqe dhe në luftë, kur ishte i hidhëruar apo edhe i gëzuar? Pra, kemi për obligim të dimë saktësisht dhe bindshëm se njohja e suntetit retorik dhe atij parktik është detyrim për çdo besimtarë islam. Pastaj ka një sende tjetër, ku Allahu xh.sh. ka thënë:
وَكُلًّا نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ وَجَاءَكَ فِي هَذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ
“Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët. (El Hud : 120)
Pejgamberi s.a.v.s. është zotëria i krijesave, i dashuri i Allahut të shtohet bindja dhe dashuria kur të lexosh për jetën e Pejgamberit a.s.. Si është e mundur bindja e besimtarit islam kur i mungojnë informacionet dhe njohuritë për zotërinë e krijesave, zotërinë e të gjithë pejgamberëve dhe të dërguarve të Allahut xh.sh.. I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Edukoni fëmijët tuaj për tri çështje: Për dashurinë e Pejgamberit tuaj, për dashurinë familjes së Pejgamberit dhe për dashurinë ndaj leximit të Kur’anit”.
Më thuaj për Zotin, a mund ta edukosh fëmijën tënd vetëm me fjalën duke i thënë: o biri im, duaje të Dërguarin e Allahut ?! Kjo është vetëm shprehje që nuk ka kuptim. Duhet ti rrëfesh, ti tregosh për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. ti tregosh për edukatën, cilësitë, sjelljet dhe qëndrimet e tij, për jetën e tij, në mënyrë që ai ta dojë Pejgamberin a.s. Njeriu i donë tri gjëra, e donë të bukurën, kompletimin. E këto cilësi që të gjitha e gjenë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s., andaj poeti thotë:
“Më të bukur se ti (O Muhamed) nuk ka parë syri im,
Më të kompletuar se ti, nuk kanë lindur gratë,
Je krijuar i pastër nga çdo e metë, sikur të ishe krijuar ashtu si donë ti”.
Të nderuar vëllezër,
Kur të flasim për jetën e njerëzve të devijuar, delikuenteve dhe tiranëve, trazohen zemrat tona, mirëpo provo për të folur për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., për shokët e tij të ndershëm. Për zotërinë tonë Ebu bekr Sidikun, i cili kishte një fqinjë të moshuar të cilit Ebu Bekri ia mjeltë delet, e kur mori postin e Halifit, udhëheqësit të muslimanëve dikush e informoi për dëshpërimin e kësaj familje sepse tani më u ishte ndërprerë ky shërbim që ia bënte Ebu Bekri. Mirëpo në mëngjesin e ditës së nesërme, pasi që Ebu Bekri kishte marrë postin e halifit kishte shkuar te fqiu i pamundshëm plak ia kishte mjelë delet dhe trokiti në derë: Nëna bijës së saj itha: Bija ime, shihe kush po troket në derë!. Kur vajza e hapi derën, nëna e pyeti: kush është oj bija ime? Vajza tha: Qumështari që i mjelë delet, e ky ishte Ebu Bekr Es-sidiku, halifja i muslimanëve. Kjo ishte modestia, mëshira, kompletësia virtyti i lartë i Pejgamberit dhe shokëve të tij. Dëgjo tani një ngjarje, kur Pejgamberi a.s. përcaktoi që për udhëtim çdo tre persona të kenë nga një deve. Në mesin e tyre ishte edhe komandanti ushtarak, kryetari i shtetit, Pejgamberi i këtij ummeti, zotëria e krijesave i dashuri i Allahut. Pejgamberi a.s. kishte hipur mbi deve, e dy shokët e tij ecnin në këmbë, e kur i erdhi radha atij që të ecë, iu lutën dy bashkëudhëtarët që ai të ngelë mbi deve e këta të ecnin, por Pejgamberi a.s. u tha: Ju nuk jeni më të fuqishëm se unë për të ecur, e as unë nuk jam më i pasur se ju në shpërblime (sevape). Ky pra është i Dërguari i Allahut s.a.v.s.! Ishte një herë në udhëtim me shokët e tij, e ata deshën ta therin një dele, njëri prej tyre tha: Unë do ta presë delen, tjetri tha unë do ta rrjepe delen, i treti tha, unë do ta përgatisë delen, e Pejgamberi a.s. tha. Unë do të grumbulloj drunjtë. Ai zgjodhi punën më të rëndë. Shokët e tij i thanë: Mjaft jemi ne o i dërguari i Allahut, ne i kryejmë të gjitha punët, por i Dërguari tha: E di se jeni mjaft, porse Allahu xh.sh. urren që ta shoh robin e tij duke u dalluar nga shokët e tij.
Nëse ke bashkëshorte (grua) dhe ajo ka gabuar ndonjëherë ke për obligim që ta marrish me butësi, me fjalë të mira, ta qetësosh atë. Një herë Aishes radiallahu anha i erdhi një vorbë me ushqim nga ortakja e saj Safija, në këtë rast si duket Aisheja ishte kapluar nga xhelozia, e mori enën dhe e lëshoi në tokë e ajo u thye para Pejgamberit s.a.v.s.. Çka bëri Pejgamberi a.s. në këtë rast, u ngrit i mblodhi copat e enës një nga një dhe tha: “Është hidhëruar nëna e juaj, është hidhëruar nëna e juaj” Kështu ishin sjelljet e tij në shtëpinë e tij. Në një rast e kishte dërguar shërbëtorin e tij diku për një punë, e ai u vonua shumë, derisa i Dërguari i Allahut u zemërua, e kur sherbetoi u kthye, Pejgamberi a.s. i tha: Pasha Allahin, sikur të mos kisha frikë nga Allahu xh.sh. për Kisasin, do të kisha rënë me këtë misvak (brushë e dhëmbëve).
Ensarët në një rast kishin shpalosur publikisht hidhërimin e tyre, andaj e dërguan liderin e tyre Sead b. Ubadete te Pejgamberi a.s. e i tha: O i dërguari i Allahut, vërtetë populli im janë të dëshpëruar, të hidhëruar nga ti! Pejgamberi a.s. tha: Pse ? Tha: për shkak se kur ke shpërndarë lëmoshë mes njerëzve nuk u ke dhënë atyre. Pejgamberi a.s. e pyeti: Si është qëndrimi yt ndaj popullit tënd? Seadi tha: Unë jam pjesë e tyre: Pejgamberi a.s. tha: ma tubo popullin tënd që t’u sqaroj si qëndron puna. Seadi i tuboi Ensarët, e Pejgamberi a.s. iu drejtua tyre duke ju thënë: O ju të nderuar Ensar, më Ka arritur mua lajmi për zemërimit tuaj ndaj meje për shkak të një pasurie të vogël të kësaj bote që ia dhashë të tjerëve për të përfituar zemrat e tyre të pranojnë islamin. Pramendo, si u drejtohet atyre i dërguari i Allahut xh.sh. atëherë kur kishte mundësi ti injorojë tërësisht, tu shpallë luftë apo ti nënshtrojë me dhunë, mirëpo kjo nuk do të ndodhë që pejgamberi a.s. të nënvlerësojë nderin e tyre. Por Pejgamberi a.s. përfundoi duke thënë: O Zoti im, mëshiroj Ensarët, dhe bijtë e ensarëve si dhe bijtë e bijve të ensarëve. Sikur ensarët të vendohen në njërën anë të peshoresdhe njerërzit tjerë në anën tjetër të peshores, do ti kishin rënduar ensarët. Kjo i bëri ata që qajnë derisa i ujitën mjekrat e tyre: Ky ishte Pejgamberi a.s..
Pejgamberi a.s. kur ishte në kulmin e forcës, pas betejës së Hunejnit dhe çlirimit të Mekës, kur i ishte nënshtrua e tërë ishulli arabik. Beteja e fundit e tij ishte beteja e Hunejnit që e fitoi Pejgamberi dhe kështu u bë njeriu më i fuqishëm në ishullin arab, atëherë kur fuqia e tij përbëhej prej dhjetë mirë shpatave të ngritura lart dhe të gjithë shikonin kah ai, ai tha: Çka mendoni se do të bëjë me ju sot ? Thanë: Vëlla i ndershëm, djali i vëllait të ndershëm. Pejgamberi a.s. tha: Shkoni, jeni të lirë. Kështu i tha atyre që deri dje i kishin torturuar, ekzekutuar, plaçkitur etj. Atëherë ebu Sufjani tha: O djali i vëllait tim, nuk ka më të mençur se ti, më të drejtë se ti, më vizionar se ti dhe më të mëshirshëm se ti.
Po pra ky ishte i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Andaj një shtëpi ku gjendet libra që përshkruajnë jetëne Pejgamberit s.a.v.s. nuk ka mirësi në te, dhe shtëpia në të[ cilën nuk ka hurme në te, banorët er asaj shtëpie janë të uritur. Zotëria i krijesave të cinin e nderoi Allahu xh.sh. e mbrojti, e bëri lidhvënës dheshembull për njerëzinë. Hulumto për jetën e tij në të gjitha poret e jetës së tij, si vepronte me njerëzit etj.
Ikrime e pranoi islamin derisa ishte biri i armikut më të përbetuar i Pejgamberit a.s., biri i Ebu Xhehlit. Në momentin kur Ikrime kishte pranuar Islamin, Pejgamberi a.s. tuboi shokët e tij dhe u tha: Ikrime ka ardhur në shoqërinë tuaj si musliman, andaj askush nga ju mos ta ofendoj babanë e tij sepse ofendimi (sharja) e të vdekurit e dëmton të gjallin e nuk arrin te i vdekuri. O zoti i madh, Çka është kjo edukatë, ky moral ??!! Ja rasti tjetër, Abdullah b. ebu Seluli para se të vdiste kishte kërkuar këmishën e Pejgamberit a.s. që ta vishte . Pejgamberi a.s. jo vetëm që ia dha këmishën atij, por edhe ia veshi me duart e veta derisa ishte në shtratin e vdekjes. Abdullah b. Seluli ishte koka dhe zotëria i hipokritëve, por pejgamberi a.s. e respektoi atë për shkak të birit të tij.
Të nderuar vëllezër, motoja e jonë për manifestimin e kësaj dite të lavdishme është që të lexojmë nga biografia dhe jeta e pejgamberit s.a.v.s., që të mësojmë kush ishte i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Allahu xh.sh. ka thënë:
فَإِنْ لَمْ يَسْتَجِيبُوا لَكَ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهْوَاءَهُمْ وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِنْ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar. (el Kisas : 50)
Andaj përgjigja e njerëzve pejgamberit a.s., është e njëjta përgjigje ndaj Allahut xh.sh.
Ve bil-lahi teufik.
Përshtatë nga arabishtja: Jusuf ZIMERI