Marrëveshja Omerite për çlirimin e Kudsit

Mr. Taxhedin BISLIMI

Teksti i Marrëveshjes: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.

Kjo është marrëveshja me të cilën Robi i All-llahut, Omeri Prijësi i Besimtarëve banorëve të Ilija (Kudsit) ju jep (garanton) siguri. Ata i siguron ( garanton), për jetën tyre, për pasuritë e tyre, në kishat dhe kryqet e tyre. Siguron të gjithë popullin (e Kudsit) të shëndosh qofshin apo të sëmur. Siguron se muslimanët nuk do të banojnë në kishat e tyre dhe nuk do ti rrënojnë-shkatërrojnë ato (kishat), nuk do të marrin asgjë prej kishës e as për rreth saj, e as prej kryqit të tyre, nuk do të marrin asgjë prej pasurisë së tyre (kishës dhe kryqit).

Nuk detyrohen (nuk ju imponohet) se cilën fe do ta zgjedhin për fe të tyre, për këtë nuk guxon askush prej tyre të dëmtohet. Në Ilija (Kuds) nuk lejohet të banojnë çifutët. Banorët e Ilijas janë të obliguar të paguajnë tatim ashtu siç paguajnë qytetet e tjera. (Banorët e Kudsit) Janë të obliguar të nxjerrin (t’i dëbojnë) jashtë saj (Ilijas) Bizantinët dhe hajdutët, kush prej tyre del (lëshon Kudsin), ai është i sigurt në jetën dhe pasurinë e tij, derisa të arrijë në vend të sigurt, kurse, prej tyre kush dëshiron të qëndroj në të, ai është i sigurt, por obligohet të paguaj tatim ashtu siç paguajnë banorët e Ilijas. Kush dëshiron prej banorëve të Ilijas të merr pasurinë e tij dhe të ec –të shkoj së bashku me bizantinët dhe pas vete të lë kishat dhe kryqet e tyre, ata janë të sigurt, në shpirtrat, kishat dhe kryqet e tyre, derisa të arrijnë në vend të sigurt. Kush prej banorëve të tokës (të huajt) ka ndodh në Ilija para luftës, ai është i lirë, nëse dëshiron të ngel në të, mund të ngel (të banoj), e nëse dëshiron shkon me bizantinët, nëse zgjedh të ngel në Ilija atëherë obligohet të paguaj tatim ngjashëm si banorët e Ilijas, dhe nëse dëshiron mund të kthej në familjen e tij. Nuk merret diçka prej tatimit të tyre (banorëve të Kudsit) deri atëherë kur ata bëjnë vjeljen dhe korrjet e tyre. Kjo çka është shkruar në këtë shkresë, është në besën e All-llahut, në garancinë (besën) e të Dërguarit të Tij, në besën e Halifeve të Tij (të Pejgamberit a.s.) dhe në besën e të gjithë besimtarëve, nëse ata e japin atë që e kanë obligim nga tatimi.[1]

Sipas marrëveshjes çifutëve ju ndalohet qëndrimi në Kuds. Ky nen ishte kërkesë e të krishterëve, e jo që muslimanët në krye me Omerin r.a. e kishin diktuar, prandaj në bazë të Sofranijusit ky nen u shënua në marrëveshje. Të theksojmë edhe këtë, se, në këtë periudhë, respektivisht kohën kur muslimanët morën nën kontroll Kudisn, në qytet nuk kishte asnjë çifut, sepse të krishterët gjatë sundimit të këtij qyteti nuk u lejuan të vizitojnë apo të banojnë në qytetin e shenjtë.

Prej Xhabijes Prijësi i Besimtarëve Omer b. Hatabi udhëtoi drejt Kudsit për të prezantuar personalisht në çlirimin e Kudsit. Gjatë rrugës me shërbëtorin e tij me ndërrime hipnin mbi devenë, e në hyrje të Kudsit radhën e kishte për të hipur mbi deve shërbëtori i tij, por shërbëtori deshi që në këtë rast dhe vend hipur të qëndroj Prijësi i Besimtarëve, me qëllim që të pranishmit të shohin atë hipur mbi deve, kurse shërbëtori i tij të tërheq devenë. Mirëpo Omeri r.a. kërkesën e shërbëtorit e refuzoi, dhe vazhdoi të ec në këmbë, modest dhe i veshur me rroba të grisura. Muslimanët kur pan Prijësin e Besimtarëve veç më ishte afrua afër hyrjes së Kudsit, ata të gjithë bashkërisht me një zë brohoritën dhe madhëruan All-llahun xh.sh. duke thënë: “All-llahu Ekber, All-llahu Ekber-, prandaj kodra mbi të cilën muslimanët thanë All-llahu Ekber, sot e kësaj dite kjo kodër quhet ‘El-Xhebelul Mukeb-bir, Mali-kodra e Tekbirit’.

Të krishterët prej mbi muret e kështjellës së Kudsit, me vëmendje dhe habi shikonin Omerin r.a., ndoshta në vetvete thoshin: A vërtet ky është komandanti i kësaj ushtrie. Ndër kohë Prijësit të Muslimanëve Omer b. Hatabit iu afrua komandanti i ushtrisë muslimane Ebu Ubejdeja r.a. dhe në mënyrë të kulturuar dhe të qetë iu drejtua duke i thënë: O Prijësi i Besimtareve! Ne sot jemi në një rast madhor, para një mase (të krishterët) të cilët janë mësuar prijësit e tyre ti shohin në veshje, pamje dhe ceremoni ndryshe nga ajo që jeni ju, O prijësi i Besimtarëve sikur edhe ti ….  Omeri r.a. në shenjë qortimi me shuplakë i mëshoi në gjoks Ebu Ubejdes dhe i tha: “Ah! O Ebu Ubejde, sikur dikush tjetër të kishte thënë kështu !? O Ebu Ubejde! Ne ishim popull i poshtër, All-llahu xh.sh. me Islam na lartësoi, sa do të kërkojmë lartësi dhe krenari pa Islam, All-llahu do të na poshtërojë’.

Omeri r.a. vazhdoi të ecte në këmbë, derisa arriti te një gropë plot me baltë, nëpër të cilën duhej kaluar, shërbëtori deshi të shfrytëzoj rastin dhe tentoi edhe një herë të zbres prej deve, kurse Prijësi i tij të hip mbi deve, vetëm e vetëm që rrobat e Omerit r.a. të mos lagen dhe ndoten. Omeri r.a. urdhëroi shërbëtorin dhe i tha: ‘Hip mbi deve’, pastaj kapi frenat e devesë, nxori nallanet prej këmbëve të tij dhe i mori në dorë, këmbë zbathur tërhoqi devenë dhe doli në anën tjetër, ndërsa të gjithë njerëzit muslimanë dhe jo muslimanë të habitur vështronin këtë pamje.


[1] El-Hudari, Muhamed, Itmam el vefa fi siretil hulefa,Daru daëve, Halep, fq,115.

Shkrime të ngjashme