Një gurë, vetëm sa pengon në rrugë

Një gurë, vetëm sa pengon në rrugë, në arë apo në kopsht, por shumë gurë bëjnë një mur thoshte populli dikur. Kjo thënie e popullit duket e thjeshtë në dëgjim të parë, që dikujt ia tërheq vëmendjen vetëm rima e saj, por në esencë kjo shprehje ka kuptim shumë më të thellë se kaq. Kjo thënie popullore është e ndërtuar mbi parimin e përvojës praktike, që njerëzve ua tërheq vëmendjen për dy çështje kryesore që janë:

  • Nëse njeriu mirë menaxhon me të mirat e natyrës që e rrethojnë atë, edhe sendet që pengojnë nëpër këmbë arrin ti shndërrojë në vepra të mira dhe të dobishme, e nëse jo, atëherë ndodhë e kundërta njerëzit pengojnë këmbët nga gurët dhe thyejnë qafën.
  • Çështja tjetër që kuptojmë nga kjo thënie e popullit është kuptimi figurativ i saj, se asnjë njeri i ndarë nga shoqëria nuk vyen asgjë sepse nuk është frytdhënës për shoqërinë, kurse nëse ata bashkohen mes veti, ashtu si lidhen gurët mes veti, pra bashkëpunojnë për atë pajtohen dhe respektohen për atë që nuk pajtohen, atëherë ndërtojnë kalanë që është simbol i forcës dhe rezistencës.

Shkrime të ngjashme