Përsëritja e namazit të falur me tejemmum

Eselamualejkum nëse ka mundësi te me jepni ketë përgjigje hoxhë i nderuar nëse e kemi fal namazin me tejemum dhe tani na mundësohet brenda kohës qe te marrim abdes a duhet qe te falim me atë namaz qe e kemi fal me tejemum apo jo p.sh koha drekës hyn ne ora 13:00 dhe sa te hyjë koha e kemi fal dreken me tejemum dhe pak para ikindie na mundësohet marrja e abdesit a duhet ta falim prapë dreken a po jo
eselamualejkum

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, tejemmumi është pastrim simbolik me dhe, që e zëvendëson ujin në rastet e veçanta dhe si i tillë është veçori e ummetit (popullit) të Muhammedit. Fukahat Islam janë unik në mendimin e tyre se nëse personi ka falur një namaz me tejjemum për shkak të mungesës së ujit apo pamundësisë së përdorimit të tij, dhe ka kaluar koha e atij namazi, e pastaj ka ardhur uji, nuk duhet të përsëritet ai namaz.

Sipas mendimit të fukahave të medhhebit Hanefij, Malikij dhe Hanbelij, nëse falësi i namazit me tejemum pasi të ketë falë namazin, arrin deri te uji brenda kohës së namazit, (siç është rasti me pyetjen konkrete) sërish nuk obligohet me përsëritjen e namazit. Nga ky rregull disa nga fukat e medhhebit Malikij bëjnë përjashtmin dhe thonë: Nëse falësi i namazit nuk është angazhuar sa duhet për të gjetur ujë,dhe e ka falur me tejemum, ky obligohet me përsëritje të namazit nëse vjen uji.

Dijetarët në fjalë, për argument se nuk se falësi i namazit me tejemum nuk duhet ta përsërisë namazin nëse vjen uji, kanë hadithin e transmetuar nga Ebu Seid el Hudriju i cili ka thënë: Dy njerëz ishin në udhëtim, e kur erdhi koha e namazit nuk kishin ujë për abdes. Ata morën tejemmum dhe u falën. Pastaj pas pak kohe erdhën deri te uji brenda kohës, e njëri prej tyre mori abdes dhe e përsëriti namazin, kurse tjetri nuk e përsëriti namazin. Kur erdhën te Pejgamberi s.a.v.s. i treguan rastin e Pejgamberi a.s. atij që nuk e kishte për përsëritur namazin i tha: ke vepruar sipas sunnetit dhe namazi i juaj është i vlefshëm, kurse atij që e kishte përsëritur i tha: Ti ke dy herë shpërblime (sepse kishte falur dy namaze). Ebu Davudi.

Ky është argument se falja e namazit me tejemum nuk është obligim të përsëritetpasi të ektë[ ardhur koha edhe nëse ka akoma kohë për të falë atë namaz.

Ve bil-lahi teufik.

Shkrime të ngjashme