Qëndrimi i katër medhhebeve ndaj vizitës Pejgamberit a.s.

Mr. Taxhedin Bislimi

Të gjithë dijetarët eminent Islam janë të mendimit se të vizituarit të Pejgamberit a.s. është i ligjësuar, duke filluar nga Selefi i mirë dhe dijetarët e katër medhhebeve, dijetarë dhe personalitet të cilët din më mirë se çdo njeri tjetër për dispozitën e të vizituarit të Pejgamberit a.s.. Personalitet të cilët më mirë se kush tjetër kuptojnë sekretet e Sheriatit Islam, më të aftë dhe të ditur për të sqaruar tekstet Kur’nore dhe ato të Sunnetit, dijetarë të cilët meritojnë të ndjekën dhe qëndrimet e tyre janë udhërrëfyesi ynë.

Ata janë udhëheqësit tan fetar dhe trashëguesit e Pejgamberit a.s.. Dijetarët themelues të katër medhhebeve dhe dijetarët eminent tjerë pohojnë për ligjshmërinë e vizitës së Pejgamberit a.s. e kjo mjafton që të jetë argument se të vizituarit të Pejgamberit a.s. është vepër e mirë, mendub dhe e ligjësuar. Qëndrimi i tillë tregon për autenticitetin dhe pranimin e Haditheve të cilët ndërlidhen me vizitën e Pejgamberit a.s., sepse, sipas rregullave të shkencës së Hadithit dhe shkencë së Usuli fikhit, të vepëruarit dhe dhënëja fetva për ndonjë çështje mbështet dhe përforcon Hadithin e Dobët[1].

Në vazhdim sa për ilustrim do të përmendim qëndrimin e dijetarëve të katër mrdhhebeve:

-Dijetarët e medhhebit Maliki.

Dijetarët e medhhenit Maliki janë të mendimit se, vizita Pejgamberit a.s. është e ligjësuar dhe mustehab. Vetë Imam Maliku ndan këtë mendim siç dihet nga historia dhe qëndrimet e tij në lidhje me këtë çështje. Këtë qëndrim e ndajnë edhe dijetarët eminent të medhhebit Maliki. Dijetari i medhhebit Maliki, El- Hafidh El-Kadi Ebu Fadl Ijad i njohur me titullin- nofkën ‘ El-Kadi Ijad’, në veprën e tij ‘ Esh-Shifa’ thotë:  ‘ Vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është një nga sunetet për të cilin të gjithë muslimanët janë unanim dhe se ajo është mirësi e kërkuar- dëshiruar’.

Dijetari Abdulhak Sik-kili në veprën e tii ‘ Tehdhibul Metalib’ transmeton nga Shejh Imran El-Maliki i cili ka thënë: ‘ Vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është vaxhib’.

Ibn Ibi Zejd në veprën e tij ‘ En-Nevadir’ derisa sqaronte rregullat për vizitin e varrezave transmeton se, Imam Maliku ka thënë: “Prezenton pran varrezave të dëshmorëve në Uhud dhe i përshëndet ata, gjithashtu përshëndet varrin e Pejgamberit a.s. dhe dy bashkë të shtrirët e Tij (Ebu Bekri dhe Omeri r.a.)’[2].

Medhhebi Hanefij.

Dijetarët e këtij Medhhebit në krye me vetë Imam Ebu Hanifen janë të mendimit se vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është mendub, bile sipas disa dijetarëve, për ata persona të cilët kanë mundësi, për ata është vaxhib. Transmeton Muhamed El-Hasen Shejbani nga Ebu Hanifja i cili ka thënë: “Nëse Haxhi është farz (personi kryen haxhin që e ka farz), më mirë për haxhiun është që të filloj me Haxhin, pastaj kthen dhe bën vizitën, e nëse fillonë me vizitën ( Pejgamberit a.s.), një gjë e tillë lejohet[3].

Dijetari i njohur hanefij Kemal Ibni Hummami në veprën e tij “Sherh fet’hul kadir’ në‘ Kapitulli i tretë, i cili ka të bëjë me vizitën e varrit të Pejgamberit a.s., thotë:  dijetarët e tanë All-llahu i mëshiroftë kanë thënë:  (Vizita e varrit të Pejgamberit a.s.) është prej mendubeve më të mira. Ajo, për atë që ka mundësi është afër vaxhibit’ [4].

Medhhebi Shafij.

Gjithashtu edhe dijetarët e medhhebit Shafi janë të mendimit se vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është mustehab. Dijetari Ebu Is’hak Esh-Shirazi në veprën e tij ‘El-Muhedheb’ thotë: “Është mustehab t’i bëhet vizitë varrit të Pejgamberit a.s.’. Imam Neveviu në veprën e tij ‘ El-Mexhmuë alel muhedheb’ thotë: ‘ Dije se, vizita e varrit të të Dërguarit të All-llahut xh.sh. është prej afërsive më të rëndësishme dhe rrugëtimi më i suksesshëm, haxhijt dhe ata që bëjnë umren kur të largohen nga Mekkeja, për ata është mustehab i fortë që të drejtohen drejt Medinës që të vizitojnë Pejgamberin a.s., vizituesi letë vendos – bëjë nijet krahas vizitës edhe për afrim dhe rrugëtim për në xhami dhe falje namaz në të ( në xhamin e Pejgamberit a.s.)[5].

Se vizita varrit të Pejgamberit a.s. është mustehab dhe vepër e mirë, vërehet në veprat e shumë dijetarëve të këtij medhhebi, të cilët vërtetojnë se vizitat e tilla nuk janë të ndaluar por vepër e lejuar dhe e kërkuar, në vazhdim të përmendin emrat e disa dijetarëve që ndajnë këtë qëndrim:

Imam Ibni Haxher Hejtemiu në veprën e tij ‘ El-Xhevherul munedhem fi zijartil kabrish sherifi nebevijil mukerrem’ thotë: “Dije, All-llahu na udhëzoftë mua dhe ty në respektin e Tij (All-llahut xh.sh.), të kuptojmë sekretet e Pejgamberit a.s. dhe të nxitojmë në atë që është i kënaqur ai, se, vizita e Tij (pejgamberit a.s.) është e ligjësuar dhe e kërkuar me Libër (kitab), me Sunnet, me Konsensusin e  gjithë popullit ( Ixhmaul Umeh) dhe me Analogji’ [6].

Medhhebi Hanbelij.

Edhe dijetarët e medhhebit Hanbeli pajtohen me dijetarët e mdhhebeve tjera, të cilët, janë të mendimit se, vizita e varrit të Pejgamberit a.s. është mustehab dhe e ligjëruar, prandaj edhe shumë dijetarë në veprat e tyre potencojnë këtë çështje.

Dijetari i njohur i Medhhebit Hanbeli Ebu Muhamed Muvefekudin Abdulla b. Kudame i njohur me emrin ‘ Ibni Kudane’ në veprën e tij ‘ El-Mugni’ thotë: ‘ Është mustehab që të vizitohet varri i Pejgamberit a.s.’. Pastaj sjell argumentet mbi të cilat mbështet qëndrimin e tij[7].

Ndër ata të cilët përkrahin vizitën e varrit të Pejgamberit a.s. është edhe dijetari Shemsuddin Ebu Ferxh Abdurrahman b. Kudame El-hanbeli, i cili, në veprën e tij ‘ Esh-Sherhul Kebir’ thotë: ‘Kur të lirohet nga haxhi, është mustehab vizita e varrit të Pejgamberit a.s. dhe dy shokëve të tij r.a.’[8].

Dijetari Mensur b. Junus El-Behuti në veprën e tij ‘ Keshfu kina metnul ikna’ kështu shprehet në lidhje me këtë çështje ‘Kur të lirohet nga haxhi, është mustehab vizita e varrit të Pejgamberit a.s. dhe dy shokëve të tij Ebu Bekrin dhe Omerin r.a.[9].

Po i këtij mendimi është edhe dijetari Mer’i b. Jusuf  El-Hanbeli i cili në veprën e tij ‘ Delilu talib’ thotë: ‘Është Sunnet të vizitohet varri i Pejgamberit a.s. dhe varet e dy shokëve të tij r.a., gjithashtu është mustehab të falja e namazit në xhamin e Tij (Pejgamberit a.s.), ai namaz është i barabartë me njëmijë namaz (tjetër jashtë kësaj xhamie), në Mesxhidi haramin me njëqind mijë, kurse në Mesxhidi Eksa me pesë qindë’[10].

Të këtij mendimi janë edhe shumë dijetarë eminent të medhhebit Hanbeli, si, Shejhul Islam Muhamed Tekijuddin El-Futuhi El-Hambeli dhe El-Fekih Shemsuddin El-Mekdisi Muhamed b. Muflih  dhe shumë të tjerë.


[1] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq,10.

[2] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq,42-46.

[3] Ibni Abidin. Redul muhtar ala duril muhtar hashijet ibni abidin, 2/257.

[4] Kemal Ibni Hummam. Kemaludin Muhamed b. Abdulvahid, Sherh fethul kadir,2/336. El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq,46.

[5] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq,49.

[6] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq, 50.

[7] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq, 54.

[8] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq, 55.

[9] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq, 56.

[10] El-Haseni, Muhamed b. Alevij, Ez-Zijaretun nebevije, fq, 57.

Shkrime të ngjashme